Shtesë » Lajme
Shuhet Arbën Xhaferri
E merkure, 15.08.2012, 08:07 PM
Maqedoni, shuhet Arbën Xhaferri
Kryetari i nderit të
Partisë Demokratike Shqiptare dhe intelektuali i njohur shqiptar Arbën
Xhaferri, ndërroi jetë të mërkurën pasdite në Klinikën e Shkupit, pas një
goditje celebrale që pësoi javën e kaluar në banesën e tij në Tetovë.
Lajmi u konfirmua nga mjekët
në klinikën neurokirurgjike, ku ndodhej i shtruar Xhaferri. Sipas mjekut Vlladimir Mirçevski, Arbën
Xhaferri ka pasur trajtim të posaçëm dhe ishin ndërmarrë të gjitha masat,
mirëpo tentativat për të shpëtuar rezultuan të
“Përkundër të gjitha përpjekjeve të ekipit të
mjekëve dhe ekipit profesionist, si rezultat i përkeqësimit sekondar të një
dite më parë, zoti Arbën Xhaferri ndërroi jetë sot në ora
Të mërkurën e kaluar Xhaferri u dërgua në
Klinikën e Shkupit në gjendje të rëndë kome, pas një problemi në tru që kishte
përjetuar. Edhe përkundër ndërhyrjeve mjekësore, gjendja e tij nuk u
përmirësua.
Me rastin e vdekjes së zotit Arbën Xhaferri
nesër më 16 Gusht 2012, në ora 12.00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të
mbahet mbledhja komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të
niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30 për në varrezat e qytetit.
Kryetari i parë i PDSH-së disa vite me radhë
ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit. Nëvitin 2007, për shkak të gjendjes shëndetësore ai u tërhoq
nga posti i kreut të PDSH-së, pasi kishte udhëhequr këtë parti për 12 vite me
radhë.
Arbën Xhaferri ka lindur në Tetovë më 24 janar
të vitit 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë, ndërsa
studimet filozofike në
Në vitin 1994, në zgjedhjet e dyta
parlamentare në Maqedoni për herë të parë u zgjodh deputet në Parlamentin e
Maqedonisë. Në cilësinë e kryetarit të PDSH-së, Xhaferri në vitin 2001 ishte
mes nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit. Arbën Xhaferi është çmuar si një nga
intelektualët më të mëdhej shqiptarë në trevat shqitpare.
Nishani:
Xhaferri, mjeshtër i dialogut politik
Nga Tirana lidhur me
lajmin e hidhur ka reaguar presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili e
vlerëson Xhaferrin si “një udhëheqës vizionar që do të na mungojë të gjithëve”.
“Arbën Xhaferri vuri në dispozicion idealet për
t’i shërbyer shqiptarëve dhe demokracisë”, thotë Nishani në mesazhin e tij të
ngushëllimit.
Kreu i shtetit shqiptar thotë më tej se, Xhaferri
përdori me mjeshtëri dialogun për të zgjidhur me qetësi problemet politike të
pashpresa.
Berisha: Humbja e Xhaferrit,
pikëllim për shqiptarët
Edhe kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh
ngushëllimi familjes së mendimtarit të madh shqiptar, për humbjen e njeriut të
tyre të dashur.
“Ndarja nga jeta e Arbën Xhaferrit solli pikëllim dhe trishtim tek mbarë
shqiptarët”, shprehet Berisha në telegramin e tij.
Kryeministri vlerëson më tej se, me ndarjen nga
jeta të Arbën Xhaferrit shqiptarët kanë humbur një prej personaliteteve më të
shquara.
“Kontributi i Arbën Xhaferrit është një trashëgimi
tejet e çmuar që meriton mirënjohje”, shprehet shefi i ekzekutivit shqiptar.
Rama: Humbje e madhe për botën
shqiptare
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi
Rama ka shprehur hidhërimin e tij lidhur me vdekjen e Xhaferrit, përmes një
mesazhi të publikuar në rrjetin social Twitter.
Rama është shprehur se, Arbën Xhaferri ishte nje
shqiptar jotipik, që tha të vërteta të mëdha e hapi rrugë të pashkelura me
trimëri të jashtëzakonshme intelektuale!
“Vdekja e tij është një humbje e madhe për botën
shqiptare në disa përmasa që veç Arbën Xhaferri i mishëronte në një njeri të
vetëm. U prehtë në paqe”, thotë Rama.
Topi: Xhaferri, politikan me
profil perëndimor
Ndërsa ish-presidenti Bamir Topi, në mesazhin e
tij ka vlerësuar klasin e Arbën Xhaferrit në botën e politikës mbarëshqiptare.
Sipas Topit, Xhaferri ishte një intelektual me
profil perëndimor dhe humbja e tij përbën një humbje kombëtare.
“Shqiptarët janë të trishtuar për humbjen e
qytetarit, filozofit, mendimtarit dhe politikanit Arbën Xhaferri”, shprehet
Topi.
AK: Humbëm një rilindas të madh
Nuk ka munguar ndërkohë edhe ngushëllimi nga ana e
Aleancës Kuqezi, e cila i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të
Xhaferrit.
Në telegramin e saj, AK shprehet se shqiptarët
humbën të vetme “mendje të kthjellët” që synonte bashkimin e trojeve të tyre.
“Sot u nda nga jeta dhe nga ne rilindasi i madh.
Arbën Xhaferri ishte mendja më e kthjellët e trojeve shqiptare. Lamtumirë Arbën
Xhaferri, amaneti i bashkimit të shqiptarëve”, thuhet në telegramin e
Aleancës.
Ngushëllime edhe nga Prishtina
Telegrame ngushëllimi për familjen dhe mbarë
popullin shqiptar për vdekjen e publicistit dhe intelektualit të shquar
shqiptar Arbën Xhaferri kanë ardhur edhe nga liderët shtetërorë të Kosovës.
Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, përmes
një telegrami ngushëllimi shkruan se: “Vdekja e Arbën Xhaferrit do të lërë një
boshllëk të madh jo vetëm për ju si familjarë dhe për bashkëpunëtorët e tij në
subjektin politik që e themeloi dhe me të cilin qëndroi i lidhur gjithë këto
vite, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan qëndrimin e tij
politik".
Kryeministri Hashim Thaçi në ngushëllimin e tij
për familjen shkruan se: “Arbën Xhaferri ishte profil i lartë i politikanit,
mendimtarit dhe vizionarit që la gjurmë të ndritura dhe kontribut të çmuar në
jetën politike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë hapësirën shqiptare”.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi thekson nga
ana tjetër se, “Arbën Xhaferri do të kujtohet për guximin, sakrificën dhe
mprehtësinë intelektuale, me të cilën i dha mençuri politikës shqiptare në plan
mbarëkombëtar".
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa
Mustafa tha se Arbën Xhaferri do të mbahet mend përherë për veprën e madhe në
shërbim të kombit”.
Mehmeti: Humbëm njeriun që i bëri
ballë presioneve maqedonase
Ndërkohë, shqiptarët e Maqedonisë pritën me
hidhërim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të politikanit dhe mendimtarit,
Arbën Xhaferri. Për analistin Kim Mehmeti, shqiptarët e Maqedonisë, humbën
njeriun që i bëri ballë presioneve të qarqeve intelektuale maqedonase ndaj
popullsisë shqiptare. Mehmeti vlerësoi rolin vendimtar të Arbën Xhaferrit në
fazën e fundit të konfliktit të 2001-it duke qenë një ndër nismëtarët e
Marrëveshjes së Ohrit.
Selia e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni,
që Arbën Xhaferri kryesoi për 12 vjet, e së fundmi mbante postin e Presidentit
të Nderit, është në zi dhe ka nisur përgatitjet për përcjelljen për në banesën
e fundit të liderit të saj.
Analisti dhe Drejtori i Zyrës së Top Channel në
Shkup, Kim Mehmeti shprehu ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e madhe, shtoi
nevojën që shqiptarët, jo vetëm në Maqedoni, duhet të mësojnë se si të
vlerësojnë vlerat e tyre. Dhe Arbën Xhaferri është një vlerë kombëtare, tha
zoti Mehmeti, dhe për nderimin e veprës së tij është i nevojshëm një
bashkëpunim mes Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit.
Varrimi i Arbën Xhaferrit pritet të mbahet ditën e
enjte në orën
Top Channel shpreh ngushëllimet për ndarjen nga
jeta të Arbën Xhaferrit.
_________
Kryetari i nderit i
Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferri u lind në Tetovë në vitin 1948.
Ai do të mbahet mend si një nga mendimtarët që lexoi drejt kalendarin në të
cilën jetonte dhe atë kalendar e shënoi me veprimtarinë dhe mendimin e tij që
zbërthente dhe u jepte kahë proçeseve në mbarë shoqërinë shqiptare.
Pjesën më të madhe të jetës së
vet Arbën Xhaferri e kaloi në Prishtinë,
atje ku gjetën strehim shumë intelektualë shqiptarë nga Maqedonia gjatë
sistemit socialist.
Xhaferri u kthye në Tetovë në vitet e hutesës
së madhe politike që e
jetonin shqiptarët nëMaqedoni dhe jo vetëm ata. Pra, ai u kthye në vendlindje në
vitet e kundërshtive të mëdha brenda partisë më të madhe shqiptare, Partisë për
Prosperitet Demokratik, e që do përfundonin me përçarjen e saj.
Dhe nga njëri krah i kësaj partie do formohej
PDSH-ja e sotme, e cila do drejtohej nga Xhaferri deri në vitin 2007, kohë në të
cilën ai ishte kryetar i saj i nderit.
Me kthimin në Maqedoni, në njëfarë mënyre,
shqiptarëve, Xhaferri ua ktheu nderin e munguar të mendimit politik shqiptar.
Ndaj edhe shumë shpjet u bë figura më e spikatur politike, e cila nga
dita në ditë do merrte edhe përmasat e mendimtarit mbarëkombëtar.
Ai ia doli të kontribuojë për faktorizimin
politik të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe ta përcaktojë vendin e tyre si
faktor i rëndësishëm për mbarë shqiptarinë.
Duke vepruar në një Maqedoni ku përballë kishte
arrogancën e politikës maqedonase, e pas vetes inferioritetin e politikës
shqiptare, Xhaferri duhej të ecte drejt së ardhmes si ai që duhet të vinte
baraspeshë mes ëndrrave iracionale maqedonase dhe ambicieve shumë tokësore të
shqiptarëve.
Pra, ngaqë duhej të vepronte lokalisht, por
duke menduar mbarëkombëtarisht, ai herë herë nuk u kuptua drejt as nga
bashkëkombësit e vet në Maqedoni, e aq më pak nga maqedonasit etnike, të cilët
në fillimet e veprimtarisë së tij politike, mendimin e tij e përjetonin si
fatkeqësi natyrore që i ka ndodhur Maqedonisë.
Arbën Xhaferri është një nga firmëtarët e
Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur
në Maqedoni, por që nuk e zgjidhi problematikën mes shqiptarëve dhe
maqedonasve, sic edhe e pranon vetë ai në një intervistë për emisionin “Shqip”
në Top Channel.
“Unë nuk them që ka marrë fund, por them se
ajo marrëveshje nuk po implementohet. Në dallim nga të tjerët, unë jam i vetmi
që e kam lexuar e stërlexuar Marrëveshjen e Ohrit dhe e di çfarë përmban ajo.
Të tjerët nuk e kanë lexuar dhe nuk e dinë se në cilat pika po devijohet kjo
marrëveshje”, tha Xhaferri.
Arbën Xhaferri mbase ishte nga politikanët e
rrallë që ia doli nga e përkohshmja, politika, të bëjë shumëçka që atë do e
bëjë të përjetshëm në botën shqiptare.
E ajo që atë do e bëjë të pavdekshëm, mbase
nuk janë vendimmarrjet politike, të cilat gjithësesi nuk mungojnë, por mendësia
e tij, e një filozofi që gjithmonë shihte më qartë e më larg se thuajse të
gjithë politikanët e tjerë shqiptarë.
Kuptohet edhe si i tillë, largpamës e me
mendim të ndritur, ai nuk ka mundur ta parashikojë se do vdiste pasditen e
kësaj të mërkure gushti, por gjithësesi se më qartë se cilido tjetër, i shihte
rrugët e ardhmërisë ngado shkonte kjo shqiptari e copëtuar, të cilës mbase më
së shumti i mungojnë njerëz vizionarë si Arbën Xhaferri.