Mendime
Pirro Prifti: Pse At Marku dhe Ymeri sulmojne KOASH
E diele, 12.08.2012, 11:19 AM
Përse `At` Marku dhe Prof. Eshref Ymeri sulmojnë në mënyrë të përsëritur Institucionin e KOASH
Nga Pirro Prifti
Nuk
është hera e parë që ky pseudo-prift vjell vrer kundër Institucionit shumë të
respektuar të KOASH duke sulmuar në mënyrë fare të pahijshme Kryepeshkopin
shumë të nderuar dhe të respektuar jo vetëm brënda Shqipërisë dhe nga
Komuniteti Ortodoks shqiptar të cilët shoin tek ai ringjallësin dhe mbrojtësin
e vërtetë të Krishterimit ortodoks në SHQIPËRI , por gjithashtu më shumë të
repsketuar e nderuar me urdhra dhe medalje nga më të ndryshmet nga institucione
dhe shoqata serioze jashte shtetit sin ë
BE, SHBA ashtu dhe në vëndet ku dominon Ortodoksia.
Përse
pseudo –prifti i ashtu quajturi `At` Marku ka marrë barrën e fajtorit që nuk gjen derman nga fajet e
turpet që ka bërë të cilat nuk do të nderonin aspak një prift dhe aq më pak ata
ortodoksë:
Arsyet
mund të jenë të shumta por do të rreeshtoj tre më të rëndësishmet:
- Së pari sepse I ashtu
quajturi `At` dhe pseudo-prift Marku, e kupton se është juridikisht dhe
praktikisht jashtë Institucionit të
KOASH-it, dhe si I tillë nuk ka të bëjë më ortodoksinë e vërtetë përvecse hiqet
si I tillë përpara individëve të ngjashëm me të
por që ushtrojnë rolin e përcarësit në fusha të tjera si ato të politkës
si Avdi Baleta, si historian të dështuar si Sh.Delvina dhe z. Butka, të cilët
justifikojnë dhe shtrembërojnë historinë e l-n-cl, dhe të shqiptarëve ortodoksë
në jug, dhe individëve të tjerë që bëjnë pjesë në politikë por që u pëlqen të
hedhin gurin dhe të fshehin dorën duke përdorur në këtë rast kundër KOASH dhe
Kryepeshkopit Janullatus- personin që quhet prift `At` Markun e gjorë. Pseudo
prifti `At`Marku dhe disa individë
ngatërrojnë me qëllim politikën me fenë duke I a atribuar problemet dhe
vendimet politike të qeversisë – KOASH-it DHE Kyrepeshkopit tonë, me qëllim që
opinion shqiptar të ngatërrohet dhe të ngarkojë me faj kishën ortodokse
autoefale të Shqipërisë, por këta njerëz gabohen rëndë. Populli shqiptar I njeh
fare mirë përcarësit dhe të shiturit si
At Marku me shokë.
- Së dyti , mesa duket pseudo-prifti herë pas here ngel pa të
ardhura, dhe për këtë arësye e le vehten
e tij ne dorë të shejtanit I cili menjëherë e përdor sigurisht kundër kishës
sepse, si thonë për priftërinj të padenjë për shërbimin ndaj
Zotit: prapa kryqit të tyre qëndron shejtani; mesa duket prapa kryqit që ngre
dora e pseudo-priftit `At` Marku, qëndron I paudhi I cili sigurisht kërkon të
dëmtojë më cdo kusht autoritetin ligjor të Kryepeshkopit të nderuar dhe të
respektuar kudo në Shqipëri dhe jashtë si dhe të KOASH të cilën Kryepeshkopi e
drejton me siguri, me mbarësi dhe me prosperitet të tillë sa që Marku I shkretë dhe nxitësit e tij nxihen e
bëhen vrer kur shohin një komunitet ortodoks të Shqipërisë që lulëzon, ecën
përpara, është ringjallur nga dora e
Kryepeshkopit Janullatos aq mirë saqë të tëra si-motrat ortodokse në Ballkan
Europë dhe kudo në botë na urojnë për
lulëzimin dhe përhapjen e besimit të
krishterë në Shqipëri.
- Së treti, pseudo prifti `At` Marku nëpërmjet deklaratave të tij anti-institucionale
vazhdon t`u kujtojë shoqërisë shqiptare dhe
në vecanti, komunitetit
ortodoks të Shqipërisë se sa e
lehtë qënkërka për disa njerëz që të veshin një veladon dhe nëse institucioni nuk I pranon sepse nuk plotëson
kushtet përkatëse – atëhere këta persona nuk e kanë për gjë që të mos shohin
fare së cfarë është bërë vecanërisht nga Kyrepeshkopi I nderuar dhe shumë I
repsktuar brënda dhe jashtë vendit Janullatyos, për rindërtimin dhe prosperitetin e Komunitetit ortodoks I cili në fillimet e
viteve 90 praktikisht nuk egzistonte , - por vazhdojnë të vjellin vrer dhe të mos
respektojnë as elementet humane dhe as ato fetarë (ashtu si pretendon të jetë
`At` Marku). Veprimet e tij paranojake përputhen një me
një edhe me linjën anti-ortodoskisë shqiptare që kanë disa politikanë dhe të
ashtuquajtur VIP-a shqiptarë që I puthin dorën Kryepeshkopit ditën dhe natën
bëjnë të kundërtën.
Përkundrazi
, zotëri `At` Marku. Ju, dhe ata që rrijnë pas jush nuk doni të shikoni
sukseset dhe përpjeket e parreshtura për forcimin e Kishës Autoqefale dhe të
komunitetit ortodoks. Ju nuk doni të
shihni kishat e ndërtuara, ju nuk doni të shihni shkollat dhe universitetin e ndërtuar në të
cilat shkollohen dhjetra dhe qindra student shqiptarë, ju nuk doni të shihni
investimet në shëndetësi, ndihmën e pacmuar që I u dha kosovarëve në `99,
ndihmat që u jepen të varfërve,
ngritjen e institucioneve në ndihme të moshës së tretë dhe fëmijve, meshat e
përjavëshme, etj, etj.
Ju
nuk mund t`i shihni këto, sepse ashtu sikundër
veprat e mëdha që bëri Krishti-
ai u tradhëtua nga Juda, vdiq dhe u ringjall, ashtu dhe KOASH u ringjall nën
drejtimin e Kryepeshkopit të nderuar e të respektuar kudo Janullatos, ashtu dhe
ju bëheni keq kur shikoni se komuniteti ortodoks po lulëzon dhe bashkëjeton në
një harmoni të përsosur me komunitetet e tjera religjioze në Shqipëri.
Nuk
mund të shpreh vetëm keq ardhjen për veprën tendë të urryer , vepër e cila nuk
do ti bëjë asgjë komunitetit ortodoks të Shqipërisë, as do ti bëjë asnjë të
keqe as Kryepeshkopit Janullatos, por vetëm se do të tregojë para shoqërisë
shqiptare, se sa lehtësisht njerëz si ju
, për një `lugë corbë të gëlltitur` mund
të bëjnë lloj lloj gjërash të ulta që
nuk I kanë hije as fëmijëve pale ju që jeni në një mosh në të cilën përkundrazi
duhet të vinit dhe të kërkonit falje gjitë këto 20 vite sharjesh dhe shpifjesh.
Pse, kë do të lëmë për të bekuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë- juve
more `At` Marku? Jo kurrsesi.
Bekimi
për këtë 100 vjetor të bekuar do ta bëjë vetë Kryepeshkopi ynë I nderuar dhe I
respektuar, drejtuesi i institucionit
legjitim KOASH.
Pak
fjalë dhe për Prof. Eshref Ymeri I cili dhe në
shkrimin të dt. 8 gusht 2012 e tij dërguar nga SHBA tek
gazeta Tribuna Shqiptare me titull `Historiani
grek Nikolas Stavros: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e
madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”, - shkruan
fraza pa lidhje me titullin që ka vendosur dhe mesa duket nuk e njeh
fare realitetin shqiptar. Në këtë shkrim të cuditshëm ai diku thotë: `Politikanët
shqiptarë nuk e pyetën popullin e vet dhe le më pastaj të vilnin edhe mendimin
e tij për shumë probleme me rëndësi kombëtare. Nuk u pyet populli shqiptar për
ardhjen e Janullatosit në krye të kishës ortodokse, e cila, siç ka deklaruar
historiani shovinist grek, që prej ditës që Janullatosi shkeli në Shqipëri, nuk
është më shqiptare, ajo funksionon si një filial i kishës shoviniste greke`. Duke
qënë në sinkron me përcarësin ` At` Marku Profesori Eshref vazhdon të mos e kuptojë të vërtetën
por ngatërron politikën shqiptare me komunitetin ortodoks duke mos qënë fare I
këtij komuniteti por duke hedhur `lotë krokodili` për KOASH-in tonë. Sigurisht
një ateisti ish-komunist si Prof. Eshrefi I ka hije të flaës kodra pas bregut e
të lajthisë më dokrra atdhedashurie të shpifura. Kush do të lexojë këtë shkrim
mund të shohë se si këta Profesorë ateistë të tipi Eshref Ymeri, nuk e kanë për
gjë që ashtu si u lëpinë në kohën e PPSH
për të marrë titullin professor dhe për të gjetur një vënd të ngrohtë në
Tiranë apo në ndonjë zyrë të preferuar, të kërkojnë dhe të japin mendime për
problem që nuk I kuptojnë dhe aq më pak të fesë, e cila për shumë vite ka qënë
e shkelmuar nga njerëz të tillë që sot e heqin vehten si `atdhetarë 20
karatësh`.
Së fundmi po ju kujtoj këtyre do individëve sa të largët përna arsimimi dhe profesioni, aq edhe të afërt për nga urrejtja që kanë për cdo gjë të mirë që bëhet në Shqipëri dhe për më tepër në komunitetin ortodoks të Shqipërisë, se asgjë nuk mun ta pengojë prosperitetin e këtij komuniteti të vuajtur dhe të respektuar, askush nuk mund të hedhë baltë mbi Kryepeshkopin e komunitetit fort të nderuarit dhe të rspektuarit Janullatos, askush nuk mund të ketë sukses në përpjekjet përcarëse kundër komunitetit ortodoks por dhe ndaj komuniteteve të tjera nga njerëz të tillë. Zoti qoftë me Shqipërinë, me shqiptarët thjeshtë dhe puntorë, si dhe komunitetin e respektuar ortodoks të Shqipërisë dhe institucionin e tij legjitim KOASH .