Shtesë » Lajme
Igli Totozani pret Ilir Çumanin
E hene, 06.08.2012, 06:31 PM
Z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë gjatë takimit me “Avokatin e Popullit”, z. Igli Totozani.
ILIR ÇUMANI: - JETIMËT VUAJNË NGA “MATRAPAZËT SOCIALË” QË KEQPËRDORIN KAUZËN E TYRE, POR, EDHE NGA SHTETI DHE POLITIKA. TOTOZANI: DO NJOFTOJË PARLAMENTIN.
JETIMËT NË KUFIJTË E EKSTREMIT TË MBIJETESËS, ÇUMANI KËRKON NDIHMËN E AVOKATIT TË POPULLIT
“Avokati
i Popullit”, z. Igli Totozani priti në zyrën e tij,
Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Integrimit
të Jetimëve Shqiptarë, z.Ilir Çumani .
Gjatë këtij
takimi, z.Çumani bëri një panoramë të përgjithshme të situatës dhe
kushteve të vështira në të cilën ndodhen sot jetimët në
të gjithë Shqipërinë. Ai njohu Avokatin e Popullit me problematikat
e shumta dhe të mëdha me të cilat përballet ky grup i shoqërisë,
që kërkojnë zgjidhje emergjente nga aktorët përgjegjës institucionalë
shtetëror, të të gjitha niveleve, si nga pushteti lokal dhe ai qëndror,
veçanërisht nga aktorët politikbërës dhe atyre të ligjitzbatues.
Mungesa e
planifikimit të zhvillimit kombëtar, konsolidimi i shtetit të së drejtës, përjashtimi
social në politikat mbështetëse dhe abuzimi permanent me këtë shtresë të pambrojtur
të shoqërisë, është shkaku kryesor i gjëndjes së mjerueshme dhe
alarmante në të cilën ndodhen sot fëmijët dhe të rijntë jetim
në Shqiperi!!
Gjatë takimit
me avokatin e popullit, z.Igli Totozani. kreu i Institutit kombëtar të Integrimit
të Jetimëve Shqiptarë z. Ilir Çumani e informoi atë mbi gjëndjen
ekstremisht në kufijtë e mbijetesës të jetimëve në Shqipëri,
për mënyrën se si kjo kategori e shoqërisë shqiptare lancohet dhe përballet
me arrogancën dhe burokracinë shtetërore, indiferencën dhe përjashtimin
social, duke e pozicionuar padrejtësisht këtë grup targeti si pjesën më të margjinalizuar
dhe që u shkelen hapur liritë dhe të drejtat themelore për të bërë një jetë
të dinjitetshme dhe me sa më pak trauma sociale…!
Përgjatë gjithë
tranzicionit në Shqipëri në këto 22 vjetët e fundit, problemet e
jetimëve nuk kanë gjetur zgjidhje. Janë kryesisht probleme të
karakterit ekonomik, por, edhe probleme që lidhen me strehimin, punësimin,
arsimimin dhe ndihmën shëndetësore, si dhe nevoja për hartimin e një kuadri
ligjor, dhe formulimin e një Ligji të ri “Për statusin e Jetimit”, si dhe
rregullimin e akteve të tjera ligjore e nënligjore që përmirësojnë këtë ligj.
Një rëndësi
të veçantë gjatë këtij takimi, zuri edhe çështja tepër sensitive që
lidhet me abuzimet e shumta që kanë ndodhur dhe vazhdojnë ende të ndodhin
në kurriz të fëmijëve jetimë, si nga individë dhe institucione
shtetërore, edhe nga disa individë që prej 20 vjetësh vegjetojnë në
mënyrë abuzive brenda shoqërisë Civile me petktun e “misionarit të bamirësisë”,
kinse në ndihmë të jetimëve. Këta individë, të identifikuar prej kohësh
si matrapazë socialë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, me
sjelljet e tyre të hapura spekullative dhe abuzive, i kanë sjellë
një kosto të lartë dhe dëm të konsiderueshme kauzës së fëmijëve jetimë,
por, edhe një imazh të shëmtuar në sfondin social shtetit dhe gjithë shoqërisë,
përballë partnerëve dhe institucioneve ndërkombëtare.
Z. Çumani
i paraqiti dhe i dorrëzoi Avokatit të Popullit, mjaft prova,
argument, dokumenta që hedhin dritë mbi mënyrën se si abuzohet me këta fëmijë
jetimë, dhe se si përdoren këta fëmijë nga këta individë - spekullantë nëpër
fushata elektorale në favor të politikanëve dhe partive politike
apo edhe në manifestime të ndryshme, ku si qëllim final është vetëm përfitimi
material dhe financiar i këtyre individëve që tashmë në opinionin e gjerë publik
njihen mirë dhe janë të identifikuar si “Matrapaze Social”.
Për këtë arsye,
Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, ka paraqitur dhe dërguar
pranë Institucioneve ndërkombëtare si, Parlamentit Evropian, Ansamblesë së
Kombeve të Bashkuara, Trupit Diplomatik të Akredituar në Tiranë, dhe
institucioneve më të larta shtetërore si, Presidentit të Republikës,
Kryetares së Parlamentit, Kryeministrit, Anëtarëve të kabinetit Qeveritar,
Komitetit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Komitetit të Helsinkit,
“Avokatit të Popullit”, etj, një Rezolutë që është miratuar më datë
20.Maj. 2012, nga Takimi Kombëtar i Jetimëve të Shqiperisë ku jepet një panoramë
e përgjithshme se ç’farë ndodh sot me fëmijët jetimë në Shqipëri.
Nga ana e
tij, z.Totozani u shpreh se çështja e jetimeve është një nga fushat kryesore të
interesit përsa i përket institucionit të Avokatit të Popullit.
“Jetimet janë në vëmendjen tonë si institucion. Në muajin tetor në Shqipëri organizohet Konferenca e Ombudsmanëve Fraknofonë lidhur me te drejtat e fëmijëve, ku do të jenë prezent rreth 60 ombudsmanë nga e gjithë bota dhe gjatë kësaj Konference, Avokati i Popullit do prekë dhe çështjen e fëmijëve jetime. Institucioni i Avokatit të Popullit është duke përgatitur një Raport të posaçëm për gjendjen e fëmijeve jetimë në Shqipëri, i cili do prezantohet në Konferencë dhe gjithashtu do t’i dërgohet një kopje Parlamentit”- shtoi z.Igli Totozani.
Z. Ilir Çumani,
Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
gjatë takimit me “Avokatin e Popullit”, z. Igli Totozani.
Z. Ilir Çumani,
Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
gjatë takimit me “Avokatin e Popullit”, z. Igli Totozani.