| E enjte, 02.08.2012, 07:04 PM |
“VËLLAZËRIM - BASHKIMI” I NEOKOMUNISTËVE
Nga: KALOSH ÇELIKU
Vite me
borë. Dimri kur na e përplaste derën e Shtëpisë edhe ditën, edhe natën. Çatitë
nga barra e rëndë, qanin gjithë natën, gati të na rrëzohehin mbi kokë. Muret,
kur kishin veshë e nata sy, siç thotë populli. Ujku na uluronte në lëmë. Oxhaku
mezi nxirrte tym mbi çati në qiell. Kohë, kur derën e kishim hapur për mikun,
edhe armikun. Tjetër punë është ajo se, ne përveç mikut në atë kohë na trokiste
në derë edhe armiku me diktafon në xhep. Sofrën e kishim të shtruar edhe për
mikun, edhe për armikun. E prisnim sipas zakonit, traditës shqiptare.
Padashtas, më kujtohet Nëna ime plakë, që nuk e shtronte vorbën me groshë në
sofër deri në orët e vona, mos na trokisë në derë ndonjë udhëtar të cilin e ka
zënë nata në rrugë. Gjumi, ne fëmijve të prapë na merrte shpeshëherë edhe pa
darkë, kur gjithë natën e gjatë na këndonin zorrët në bark, përderisa xhindet
na hidhnin dorë më dorë majë lisave.
Kohë ajo,
kur një natë na trokiti edhe një “mik” i papritur me diktafon në xhep, të cilin
e kishte “zënë” nata në rrugë. Dihet, tradita shqiptare, dera eshtë e hapur
edhe për mikun, edhe për armikun. Derën ia hapëm “mikut” krah më krah. I
shtruam sipas traditës edhe “bukë e kripë”. Zemrën e mikriptësit ia hapëm për
diktafonin e tij “kulturor” të fshehur në xhepin e setres. Provokimet e herë
pas hershme të misionarit policor “kodër pas bregu” për të na e plotësuar
dosjen policore si familje. Dikur, pas mesnate edhe i shtruam qilimat me këmbë
arushe në odën e miqve për gjumë ta kalojë natën.
Ditën e
nesërme, kur dolëm në lëmë ta përcjellim “mikun”, im Atë e shfrytzoi
mosprezencën e tij disa metra larg duke lidhur këpucët te pragu i derës dhe më
tha me zë të ulët te Lisi midis livadhit: kujdes ki nga ky “mik” i paftuar se,
është spiun i rrezikshëm me tapi të UDB -ës jugosllave. E di, iu përgjigja t’im
Ati. Vite me radhë ia kam mbushur barkun edhe kokën me alkool në “Menada”. Në
kulminacion të pijes, vetë e ka pranuar se është i paguar mirë si spiun të më
përcjelli këmba-këmbës si “armik i shtetit”.
Porosi të
këtilla kur u ktheva në Shkup më vinin edhe nga Kosova. Teki Dervishi një
shkrimtar i madh dhe i përndjekur me vite si i burgosur politik i Goli Otokut,
“patriotin” e kishte nxjerrë nga dollapi i zyrës tij me shqelma në oborr. Punemadhe,
që Rrumaduci ia kishte botuar një libër me vjersha “patriotike”. Gjatë ndryshimeve
demokratike edhe një tjetër mik ma tërhiqte vërejtjen për kalemxhiun besnik të
Policisë letrare. Përditë më dërgonte pas miqve të penës porosi nga Prishtina
të kem kujdes dhe t’i ruhem këtij soji të “patriotit” me bateria që në atë kohë
e shtëtisnin “vëllezërit” redaksi më redaksi me shkollë fillore sipas nevojave
të Policisë letrare. Një ditë, për “flijime artistike” e “armatosën” edhe me
diplomë fakulteti. Banesë e privilegje të tjera që i jep vetëm Policia letrare
për “suksese” në fushëbetejën antishqiptare. Policia letrare, përveç diplomave
universitare jep edhe tituj shkencor e vende pune në Universitet për partizanët
e Shtëpisë Publike. Përçudi, ky soj “patrioti” nuk kënaqeshte vetëm me
përndjekjen time nëpër fshatrat e Malësisë së Shkupit, po e ndiqte edhe rrethin tim latrar anemabanë Atdheut. Paditur
unë, në emër timin shkonte dhe takoheshte me miqt e mi duke u prezentuar edhe
si mik shtëpie. E shfrytzonte rastin në emër tim të botojë edhe ndonjë vjershë “patriotike”
provokative për shokun Tito në gazetë. Një Zot e di me çka i provokonte në atë
kohë miqtë e mi të penës në mes të ditës para syve të Policisë letrare.
Ndonjëri, po të ishte gjallë, ndoshta edhe do të thoshte ndonjë fjalë sot, kur
“vërshima” demokratike i nxori mbi
sipërfaqe të ujit si kunguj stambolli. Fatkeqsisht, ata që sot do ta ndjenin
veten më të lumtur kur do t’i shihnin
emrat e këtyre “patriotëve” në listën e spiunëve, nuk janë më në mesin tonë
krijues. Megjithatë, duhet të jenë të lumtur edhe atje mes varreve. Shqiptarët
njëherë e pëgjihmonë shpëtuan nga soji i këtyre “patriotëve” me dosje policore.
Vite më
vonë, vetë do të flas koha me gojë. Libri i tij fundekrye përkushtime për
shokun Tito do të botohet para librit tim me poezi për fëmijë: Zogu erdhi me një këngë (1982). Edhe
atë, e pa dritën falë dy patriotëve të mëdhenj shqiptar dhe burrave të penës:
Mehmeadli Hoxha dhe Abdylazis Islami. Edhe pse, unë vija nga një shkollë e
njohur letrare e Kosovës: Esad Mekuli, Vehbi Kikaj, Ymer Shkreli dhe Musa
Ramadani. Vështirë në atë kohë mund të dilje me libër, kur përveç talentit
kërkohej edhe ana tjetër e krijuesit bashkëpunor me librezë partiake, bagazh “talenti
policor”. Përmëtepër, o Imzot mos pyet po të ishe me prejardhje balliste.
Shpërblimi, me “shqelma” partiak të
hidhnin nga përpilimi i antologjive poetike të asaj kohe. E pësoje jo
vetëm ti si poet, po edhe propozuesit e tu në atë antologji politike me masa
standarde partiake, ose përzënje nga puna në rrugë në mes të Dimrit. Dëshmitarët,
ende janë gjallë dhe rrëfejnë “mrekullira” në përpilimin e atyre antologjive
poetike. I lumtur duhej të ishe që nuk përfundoje në burg. Aftësi e madhe duhej
për t’u përvjedhur syve, veshëve dhe bërrylave të tyre partiak me thikat në
brez, që përgjonin edhe matanë mureve. Unë pata fat në jetë, e thashë edhe më
lartë: Derën e krijimtarisë letrare në Shkup ma hapen krah më krah Mehmdali
Hoxha dhe Abdylazis Islami. E di se, po të mos ishin këta dy krijuesë shqiptar,
moti do të kisha përfunduar në katund si
Edhe sot,
“miqtë” tanë që i kemi ushqyer me bukë, i shohim në sipërfaqe mes bërllokut aq
Koha
është, në këtë Mot të Madh (2012), shqiptarët këto rriqra politike nga herdhet
dhe nënsjetullat e partive politike shqiptare t’i përzënë po qe nevoja edhe me
shqelma në rrugë mes bërllokut. STOP, Dexhallit me vulë në ballë, që i bie
përmes Çarshisë me muzika. Përndryshe, edhe gjatë kohë kjo farë e keqe hithre
do të na mbi në oborr, ngatërrohet nëpër këmbë si ndonjë lënjë e kalbur kungull
stambolli.
Hi-hii-hiii…
Vërtet, shumë shpejt i paskeni harruar
ato “ofanziva të përgjakshme partizane”, po nuk i harroj unë autori i këtij
shkrimi. Edhe, shumëçka di për kalorësit e arratisur sa janë patriotë e trima,
po nuk ua them të gjitha në Motin e Madh (2012), i ruaj me fakte për Ditën e
gjykimit që nuk është larg, vjen më këmbë.
Sojit juaj,
sot vetëm duart u kanë mbetur mbi sipërfaqe të uji në hurdhë duke pritur ndihmën e “vëllezërve” (Partisë
Neokomunsite) në breg. Përmëtepër, nuk i dini edhe ligjet e Natyrës për të mbyturin:
Vetëm tri herë me radhë i mbyturi
Zoti,
tashti më i ka marrë në dorë rrufjanët. Nesër, do t’i lexoni në faqen e
internetit nga Komisioni Lustrues të shpallur si “dëshmorë lufte për liri”. Punemadhe,
është vonë dhe nuk meritojnë hakmarrje. Rrufjanët na kanë shkatërruar si
personalite shqiptare. Hundët i kanë futur edhe në familje. Këmbën në fyt ia
kanë vënë shoqërisë shqiptare. E di Zoti si duhet vepruar me spiunët e këtij
soji, që edhe në Ditën e sotshme, në Njëqindvjetorin e Pvarësisë të Shqipërisë përpiqen
të na ngatërrohen me të njëjtat metoda policore komunsite si dje nëpër këmbë.
O Imzot, mos m’i nxirrni para syve palaçot se, do t’i vjell edhe zorrët!...