E diele, 22.12.2024, 06:13 AM (GMT)

Kulturë

Remzi Limani: Neki Lulaj - ''Dardania ime''

E premte, 20.07.2012, 06:48 PM


NËPËR MOTET E NDRYDHURA

(Neki Lulaj: “Dardania ime”, poezi, “Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë”, Bukuresht 2011)

Skenat melodramatike të vjershëruara në vëllimin poetik të zotit Neki Lulaj, na japin një pasqyrim lucid për storjet e trishta mbi tokën e shenjtë Dardane dhe fiziografinë parajsore, mbi lashtësitë dhe bukuritë tona të moçme sa njerëzimi. Më tutje, poeti me nostalgji e kujton lojën e plepave që ngriten nga yrti i tij dhe prekin virgjëritë e qiellit parajsor mbi Ilirikum.

Nga Remzi Limani

Jo rastësisht, si shumë mërgimtarë edhe Neki Lulaj, plagët e shpirtit dhe të lotit i lidh me emrin e Atdheut dhe Lulen e ballsamit të nxjerr nga rrënjet e tokës Dardane. Në këtë rast, plagën e malcuar, poeti e pagëzon me emrin “Dardania ime”. Pra, në vjershërimet e para të këtij libri me titull dhe simbolikën e gjenealogjisë dhe të dhembjes së tij, vërehet strukturimi i ndjeshëm poetik së bashku me figuracionin melodramatik që nxitë efekte të theksuara, me të cilat na kujton këngët me fjalët dhe melosin ngushëllues, për vendin dhe dashurinë universale për të afërmit tanë. Në këtë kontekst, edhe kënga e ngushëllimit nxjerrë ne pah dhe pasqyron vlerat krijuese të mbështjella me njerëzoren dhe mallin për të qarë në prehërin e Nënës Loke – gjithmonë duke u munduar ta mbajë lotin burrëror pa e derdhur jashtë brigjeve të qepallave. Vështirë, vërtet vështirë ta mbash lotin në brigjet e qepallave të lagura...

Andaj, skenat melodramatike të vjershëruara në vëllimin poetik të zotit Neki Lulaj, na japin një pasqyrim lucid për storjet e trishta të derdhura mbi tokën e shenjtë Dardane dhe fiziografinë parajsore, mbi lashtësitë dhe bukuritë tona të moçme sa njerëzimi. Më tutje, poeti me nostalgji e kujton lojen e plepave që ngriten nga yrti i tij dhe prekin virgjëritë e qiellit parajsor mbi Ilirikum. Pastaj, flet me metaforën poetike nga e cila nxjerrë cicërrimën e zogjve të fshehur diku në mendjen e tij, së bashku me lotin e vakët të Lokës dhe aromën e bukës së misrit, të gatuar me lotin e shpresës, me duart e nënës, e cila me buzëqeshje dielli, poetit ia lëmoi flokun dhe rriten mbi sypet djaloshare – pa e ditur, se malli për poetin do ta vërbonte në të dy sytë e mallit për të. Mirëpo, poeti e thithi shkëlqimin e lotit margaritarë dhe vajin e nënës e shtrydhi në gji, duke vazhduar frymëmarrjen e plagosur nëpër vjershërimet e etura për krojet e cemta dhe ujëvaret bukuroshe të Mirushes legjendare.

Në këtë përmbledhje të lakmueshme, poeti flet edhe për figurat kombëtare duke i sendëzuar në emra kuptimi për punën dhe sakrificat e shumta të njerëzve të veçuar në vargun e Gjerdanit të përgjakur Dardan.

Pastaj, poeti Neki Lulaj, shpalos dhembjet nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme dhe, lirinë e premtuar ia solli Lokës në shuplakë dore, duke i bërë roje nderi mbi Dardani – siç thotë Nekiu: /Të bekuarit vetëm një datë të lindjes e kanë/ Ata shndërrisin si ngjyra ylberi me jehonë/. Këtu, autori me të drejtë flet me metaforen e vargut të qartë: se të bekuarit (Dëshmorët) mbesin ndër të gjallët dhe ata mbajnë vetëm datën e lindjes, ngase, frymën e tyre na falën neve, për të vazhduar rrugëtimin drejt idealeve të amanetit që na lanë...Dhe, amanetin e tyre, poeti e bartë deri në majë kështjellash, duke i ngritur këmishat e përgjakura - flamuj të lirisë për Tokën e Djegur mbi Ilirikum, për të vazhduar me këngën e krushqëve drejt rrjedhës së lumit për ta shuar etjen e zogjve të lirisë.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora