Udhëpërshkrim
Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës
E diele, 06.04.2008, 03:13 PM
VEPRIMTARI KOSOVAR ENGJËLL KOLIQI SI AMBASADOR I VËRTETË I KOMBIT TË TIJ, U TAKUA ME DEPUTETIN E FAMSHËM TË PARLAMENTIT FEDERAL E ISH MINISTËR I SHËNDETËSISË:
Deputeti Saraiva me Engjëll Koliqin
DR JOSÉ SARAIVA FELIPE EMISAR E MISIONAR
I DENJË I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
PRANË QEVERISË FEDERALE NË BRAZILIA
Dr Saraiva, ish ministri ynë i shëndetësisë e deputet në Parlamentit Federal, që nga viti 1995 – pandërprerje, ka siguruar Z. Koliqin se pranon vullnetarisht rolin e emisarit dhe të misionarit të Republikës së Kosovës pranë Qeverisë Federale në Brazilia dhe se do të shfrytëzojë maksimalisht miqësinë e tij shembullore me ministrat, përfshirë edhe Presidentin, për ta shpejtuar njohjen e shtetit kosovar, nga Brazili, sepse – siç ka thënë vetë Ai – që moti e ka ndjerë në shpirt dhe e ka përqafuar çështjen e Kosovës dhe popullin e Saj.
Nga Caio WERNECK
Belo Horizonte, 6 prill 2008. – Veprimtari kosovar Engjëll Koliqi, i cili tashmë njihet pothuaj edhe si rezident në kryeqytetin tonë, i shoqëruar nga anëtarët tjerë të Drejtorisë së Institutit për bashkëpunim mes Brazilit e Kosovës – BRAKOS – Dr Vera Lúcia Alves Neves (zëvendëspresidente e parë vikare) dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes (drejtor i projekteve ndërkombëtare), mbrëmë – në studion e Avokatit të mirënjohur – Dr Paulo Ernesto Vieira Fernandes, falë miqësisë së Tij, është takuar me deputetin e shtetit tonë Minas Gerais në Parlamentin Federal – Dr José Saraiva Felipe, për të biseduar për njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës, nga Qeveria Federale e Brazilit dhe për të shqyrtuar mundësinë e fillimit të mbarë të projekteve të gjithëmbarshme, në bashkëpunimin mes dy vendeve, të inicuara nga Instituti BRAKOS. Në këtë takim, deputetin e shoqëronte Dr Francisco Carlos Freire, njëri nga drejtuesit e Sigurimit Shëndetësor në Qeverin e Shtetit Minas Gerais. Deputeti Saraiva, që nga viti 1995 – pandërprerje, i cili deri para pak muajsh ka qenë ministër i shëndetësisë, në Qeverinë Federale dhe që është tërhequr për shkak të rikandidimit të tij në zgjedhjet e ardhshme, që në fillim i ka thënë mysafirit se që nga koha e luftës është mishëruar me çështjen e Kosovës, duke ndjerë në shpirt dhembjet dhe vuajtjet e popullit të Saj. Ai e ka siguruar Z. Koliqi, se do të shfrytëzojë maksimalisht miqësinë e tij shembullore me ministrat e Qeverisë Federale, përfshirë edhe Presidentin, që ta shpejtojë procedurën e njohjes së Republikës së Kosovës nga Brazili. Kështu, ai vullnetarisht mori rolin e emisarit dhe të misionarit të denjë të Kosovës pranë Qeverisë Federale në Brazilia.
Caio Werneck
Avokati Paulo Ernesto, Vera Lúcia, Engjëlli dhe Francisco |
Në fund, mbasi e ka falënderuar Deputetin, i cili është edhe profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Federal të Minas Gerais-it, Engjëll Koliqi i ka kërkuar Atij të shprehet për gatishmërinë për një vizitë në Kosovë, me një delegacion të Parlamentit Federal. Ai ka thënë se nëse vjen një ftesë nga Parlamenti i Kosovës, ose nga Ministria e Shëndetësisë, Ai menjëherë do të përgjigjet pozitivisht dhe do të organizoj delegacionin për të vizituar Kosovën. Koliqi i ka thënë se do t'i përcjell të gjitha këto në institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat besoj se e dërgojnë ftesën, pa vonuar, kurse Ai ka siguruar se vizita mund të realizohet, madje edhe me premtime dhe me marrëveshje për ndihma konkrete për Kosovën.
Deputeti me Koliqin |