Shtesë » Lajme
Bullgari, shpërthen autobusi me izraelitë
E merkure, 18.07.2012, 05:10 PM
BULLGARI-Të paktën 8 të vdekur dhe 30 të plagosur janë shënuar si pasojë e një shpërthimi të një autobusi me turistë izraelitë në aeroportin e Burgasit në Bullgari.
Shpërthimi sipas dëshmitarëve ndodhi rreth orës 17 me orën lokale, menjëherë pasi një i ri ka hyrë ë autobus, fakt qe ka ndikuar tek policia për ti fokusuar hetimet tek një sulm i mundshëm terrorist. Pas kësaj ngjarje aeroporti i Burgas pezulloi të gjitha fluturimet për arsye sigurie dhe të gjitha fluturimet u devijuan për në Varna.
Në vendngjarje nisën qindra skuadra speciale izraelite si dhe një avion me ekipe mjekësore u nis nga Tel Avivi për ti ardhur në ndihmë viktimave të shpërthimit dhe për të transportuar për në Izrael ata që mund të përballojnë fluturimin. Drejt vendngjarjes u nis edhe vetë kryeministri i Bullgarise Boiko Borisov, ministri i Brendshem dhe ambasadori izraelit në Bullgari.
Sulmi ndaj izraelitëve, Netanjah: Do i përgjigjemi me dhunë Iranit
TEL AVIV- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu fajësoi Iranin pas atentatit që shkaktoi 7 të vdekur izraelitë, sot në aeroportin e Burgasit, në Bullgari.
"Të gjitha shenjat të lënë të nënkuptosh Iranin", deklaroi Netanyahu me anë të një komunikate për shtyp, duke shtuar se "Në muajt e fundit kemi parë përpjekje që iranianët të sulmojnë izraelitët në Tajlandë, Indi, Gjeorgjia, Kenia, Qipro, dhe gjetkë".
Sipas Njetanjahut shpërthimi ndodhi në përvjetorin e 18-të, të sulmit që shkatërroi një ndërtesë hebraike në Argjentinë. Një tragjedi që sipas Izraelit u organizua nga shërbimet sekrete iraniane.
“Terrorizmi iranian vijon të vrasë izraelitë të pafajshëm. Kjo është një fushatë e dhunës terroriste në një shkallë globale. Izraeli do të përgjigjet me forcë për të terrorizmit iranian.",- deklaroi Netanjahu.
8 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pas atentatit kundër një autobusi me turistë izraelitë në aeroportin bullgar të Burgasit
SHBA dënon ashpër atentatin kundër izraelitëve
SHBA dënuan ashpër atentatin kundër izraelitëve, ku si pasojë humbën jetën katër persona në Bullgari, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë. Ndërsa theksohet se detajet janë ende të paqarta lidhur me këtë atentat kundër një autobusi në qendrën turistike të Burgas në Detin e Zi, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney konfirmoi se SHBA-ja i dënon ashpër të tilla sulme kundër të pafajshmëve, veçanërisht fëmijëve dhe siguroi se presidenti amerikan, Barack Obama shpreh ngushëllime për viktimat.