Udhëpërshkrim
Meri Lalaj: Të falem, o Zot, që jam lindur shqiptare
E merkure, 18.07.2012, 06:33 PM
Të falem,
o Zot, që jam lindur shqiptare
Nga Meri Lalaj
Nuk u
besoj reklamave që jepen në televizor. Kurrë nuk e blej atë pako makarona së cilës
i bëhet reklamë. Mikesha ime përkundrazi beson gjithçka. Këmbënguli se duhej të
shkonim me pushime në Sharm El Shelkh sipas një superoferte. U binda. U nisëm. Sapo
mbërritëm në aeroportin e tyre filloi zallamahia e vizave, duhej të plotësonim
ca formularë. Ndonëse ishte një orë e vonë e natës, punonjësit e aeroportit të ngeshëm
punonin ngadalë pa e prishur terezinë “avash-avash”. Ne qëlluam në Hotelin “Al
Diwan”, që nuk ishte hotel i ri.
Kur gdhiu
dita pamë se hoteli i ndërtuar me një arkitekturë shumë interesante shtrihej në
gjerësi me disa ndërtesa të bardha dykatëshe të ndryshme nga njëra tjetra sipas
stilit arab besoj, janë pa çati sepse atje bie shi vetëm njëherë në vit. Edhe këto
çati-dysheme ishin të shtruara me pllaka sikuse korridoret tona dhe të rrethuara
me bedena të bardhë. Dritaret pa grila vetëm me perde të rënda nga brenda dhe në
vend të hekurave disa kafaze të drunjtë me forma arabeskash. Përqark hotelit një
mur i lartë rrethues i bardhë. Fare pak gjelbërim disa
Sapo
marrin vesh arabët se jemi shqiptarë na përmendin bashkëkombasin tonë Mehmet
Ali Pashën, i cili themeloi shtetin e Egjiptit. Egjiptianët kanë pasur probleme
pas “Pranverës Arabe”, më shpjeguan se hoteli ku qëndruam ne kishte qenë i
mbyllur për nëntë muaj dhe tani në vend të personelit të dikurshëm me 130
persona, fuksiononte vetëm me 25 persona. Në të gjithë hotelin shërbenin vetëm
meshkuj, pastrimin e bënin disa djem të rinj. Veçse hoteli 200 metra më tej “
Deti
ndodhej 700 metra larg dhe për atje ne shkonim me autobus që nga porta e
hotelit sepse vapa përvëluese arrinte 44-45 gradë celcius e përgjatë rrugës nuk
Pashë femra
të mbulura kokë e këmbë me dolloma të zeza, madje disa e kishin edhe fytyrën të
mbuluar, përveç syve, por ata sy (jo të gjithë) ishin aq shprehës, aq të bukur,
aq joshës saqë ua kalonin hireve të një femre me trup të veshur me rroba banje.
Këto femra të mbulura futeshin në det apo në pishinë me të gjitha rrobat, gëlldum
e në ujë dhe nuk dilnin për orë të tëra. Vajzat e reja ishin të hajthme të pambuluara
plotësisht ishin të veshura me streçe të ngjitura pas këmbëve dhe me një bluzë të
lehtë mbi to. Pashë edhe një sheik veshur me dollomanë e bardhë karakteristike
arabe, ai ecte duke mbajtur përdore një femër veshur krejt në të zeza dhe
rreshtuar njëra pas tjetrës ecnin edhe pesë femra të tjera posi pata të zeza
dhe të gjitha ato ishin gratë e tij. Ai vinte nga Arabia Saudite. Sheiku mori me qira një anije të bardhë i
hipi atje të gjitha gratë e tij dhe u
Më bënë përshtypje
burrat, që ishin shumë të lidhur me familjen: ata futeshin në ujë me mbathje të
gjata duke u kujdesur për fëmijët e tyre, i mbanin në krahë, luanin me ta ndërsa
bashkëshortet e ngjallura pinin çaj rehat me mikeshat e tyre. Miku im Ezz më tregoi
se një burrë e ka të vështirë të martohet në Egjipt pa i siguruar gruas së ardhshme
një apartament të mirë dhe sidomos ta mbulojë me flori: byzylyk, varëse, vathë,
unazë e të tjera.
Më së fundi i hipim avionit për t’u kthyer, lemë pa vendin e diellit përvëlues dhe afshit të nxehtë me mallin e madh për Shqipërinë. Është ora pesë e mëngjesit sapo ka lindur dielli dhe fluturojmë përmbi shkretëtirën e pamatë me rërë të Misirit dhe kujtoj Çajupin: “Fushë dhe fushë dhe fushë prapë / Fushë e pasosur dhe shumë vapë...” Greqia duket më ndryshe nga lart me ngjyrën blu të deteve dhe shkëmbinjtë radhë- radhë. Ndërsa shoh tek harta përballë se ku ndodhemi tak ma bën zemra kur lexoj: Prevezë, Janinë, Këlcyrë, aromë Shqipërie... Vend ku ke dëshirë të vdesësh dhe sa e lumtur jam o Zot, që jam shqiptare. Vetëm kur je larg Atdheut e ndien se sa i shtrenjtë është Ai për ty.