| E diele, 15.07.2012, 08:00 PM |
TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Botim
i dytë
Prishtinë
2010
NGA DR. SC. KOLË KRASNIQI
Studim i lejuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Vjenës Version i zgjeruar i temës së doktoraturës “Terrorizmi ndërkombëtar me vështrim të posaçëm të sulmeve terroriste në Austri dhe masave efikase për zbulimin dhe luftimin e terrorizmit ndërkombëtar”, të mbrojtur në korrik të vitit 1998 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës.
Mentorë:
Prof. Dr.
Franz CSÀSZÁR
Prof Dr. Frank HÖPFEL
Recensentë:
Uni. Prof.
Dr. Franz CSÀSZÁR
Fakulteti
Juridik i Universitetit të Vjenës
Prof. Dr.
Ismet SALIHU
Fakulteti
Juridik i Universitetit të Prishtinës
Uni. Prof.
Dr. James F. ALBRECHT
St. John’s University (NYC), USA
Lektorë:
Dr. Ragip
MULAKU
Instituti
Albanologjik i Prishtinës
Dr. Shukrie
RAMA
Universiteti për Paqe dhe Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
Dizajni:
Hekuran Rexhepi
FALËNDERIM
Falënderoj
të gjithë ata, që në çfarëdo mënyre kontribuuan në përfundimin e këtij studimi.
Për ndihmën
dhe këshillat e ofruara profesionale, falënderoj profesorët e Fakultetit
Juridik të Universitetit të Vjenës, Prof. Dr. Franz Császár dhe Prof. Dr. Frank
Höpfel. Ndërkaq, për përkrahjen e ofruar morale, falënderoj profesorin e
Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ismet Salihun dhe
Prof. Dr. James F. Albrecht nga St. John's University të Nju Jorkut. Gjithashtu,
çmoj lart edhe vendimet e Prokurorisë Austriake dhe ato të kryetarit të Gjykatës
Penale të Vjenës për lejimin e studimit të lëndëve dhe akteve të ndryshme
zyrtare, që ishin objekt i këtij studimi. Me një falënderim të posaçëm i
drejtohem Kryetarit të Senatit të Gjykatës së Lartë Civile të Vjenës Dr. Herald
Krammer, i cili, edhe pse isha shtetas i huaj, më punësoi në cilësinë e
praktikantit gjyqësor në Gjykatën e Lartë të Vjenës, dhe kështu ndikoi në zgjidhjen
përfundimtare të problemeve të qëndrimit dhe financimit të studimeve të mia të doktoraturës
në Austri.
Për mirëkuptimin
e treguar, falënderoj bashkëshorten time dhe fëmijët e mi.
Dr. Kolë KRASNIQI
PËRMBAJTJA
PARATHËNIE
... 14
HYRJE ...
15
KRIMINALITETI
POLITIK ... 18
1. Kuptimi
... 18
2. Format
e manifestimit të kriminalitetit politik ... 19
3. Terrorizmi
si formë e kriminalitet politik ... 20
TERRORI
DHE TERRORIZMI ... 22
1. Kuptimet
historike .... 22
2. Kufijtë
e dallimit të terrorit nga terrorizmi ... 23
2.1. Kuptimi
i terrorit ... 24
2.2. Kuptimi
i terrorizmit ... 25
3. Faktorët
e shfaqjes së terrorizmit ... 28
3.1. Shkaqet
sulmeve bashkëkohore terroriste ... 31
4. Përpjekjet
për përkufizimin e terrorizmit ... 32
5. Tipologjia
e dhunës terroriste ... 34
5.1. Terrorizmi
nacionalist ... 36
5.2. Lëvizjet
terroriste si metodë e luftës nacionalçlirimtare ... 37
5.3. Lëvizjet
terroriste në shtetet demokratike ... 38
6. Dallimi
në mes të terrorizmit dhe luftës guerile ... 38
7. Dallimi
i terrorizmit dhe luftës guerile sipas të drejtës ndërkombëtare ... 41
7.1. Ushtria
Çlirimtare e Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare ... 42
8. Terrorizmi
si alternativë e luftës së armatosur ... 43
TERRORIZMI
NDËRKOMBËTAR NË VËSHTRIM TË PËRGJITHSHËM ... 45
KUPTIMI I
TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR ... 45
1. Kuptimi
i përgjithshëm ... 45
1.1. Kuptimi
sipas objektit të veprimit ... 46
1.2. Kuptimi
sipas viktimës, vendit të ngjarjes, kryesit të veprës dhe qëllimit të veprimit ...
46
2. Qëllimet
e veprimeve terroriste ndërkombëtare ... 47
3. Perkufizi.mi
i terrorizmit ndërkombëtar ...48
4. Karakteri
transnacional i terrorizmit ndërkombëtar ... 50
4.1. Elementet
karakteristike të terrorizmit transnacional ...52
5. Terrorizmi
ndërkombëtar si problem i paqes dhe sigurisë botërore ... 53
5.1. Kuptimi
dhe përmbajtja e sigurisë shoqërore ... 54
5.2. Siguria
nacionale dhe ndërkombëtare ... 55
TERRORIZMI
BASHKËKOHOR NDËRKOMBËTAR ... 57
1. Rrymat
terroriste ndërkombëtare ... 59
2. Bashkëpunimi
terrorist ndërkombëtar ... 60
3. Bashkëpunimi
mes grupeve terroriste në Evropë (Euroterrorizmi) ... 62
3.1. Ideologjia
e Euroterrorizmit ... 64
3.2. Koordinimi
i dhunës terroriste në Evropë ... 65
4. Terrorizmi
postmodern ndërkombëtar ... 67
LËVIZJET
TERRORISTE NDËRKOMBËTARE ... 69
EUROTERRORISTËT
1. Euroterroristët
gjermanë ...69
1.1. Fraksioni
i Armatës së Kuqe ... 71
1.2. Celulat
Revolucionare dhe Zora e Kuqe ... 77
1.3. Kronikë
e sulmeve terroriste të grupeve majtiste gjermane ... 80
2. Euroterroristët
francezë ... 83
2.1. Aksioni
Direkt (AD) ... 84
3. Belgjikë
.......... 86
3.1. Celulat
Komuniste Luftarake ... 86
4. Itali ...
88
4.1. Brigadat
e Kuqe ... 89
TERRORIZMI
NACIONALIST ... 94
1. Irlanda
Veriore ... 95
1.1. Armata
Republikane Irlandeze ... 97
1.2. Kronikë
e sulmeve terroriste të IRA-s ...102
2. Spanjë
... 105
2.1. Euskadi
Ta Askatasuna ... 107
2.2. Sulmet
kryesore terroriste të Euskadi Ta Askatasuna ... 112
TERRORIZMI
PALESTINEZ ... 117
1. Rrënjët
historike ... 117
1.1. Lëvizja
cioniste dhe palestinezët ... 117
1.2. Themelimi
i shtetit izraelit ... 118
1.3. Lindja
e Organizatave Çlirimtare Palestineze ... 120
2. Organizata
për Çlirimin e Palestinës ... 121
3. Levizja
për Çlirimin e Palestinës ... 125
4. Fronti
Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) ... 127
4.1. Sulmet
terroriste ndërkombëtare të „FPÇP“ ... 131
5. Vetëtima
(Al - Saika) ... 134
6. Shtatori
i Zi ... 135
6.1. Sulmet
terroriste ndërkombëtare të „Shtatorit të Zi“ ... 137
7. NAYLP „Rinia
Kombëtare Arabe për Çlirimin e Palestinës“ ... 139
8. Brigadat
e Martirëve Al - Aqsa ... 140
8.1. Kronikë
e sulmeve të Brigadave të Martirëve Al - Aqsa ... 143
9. Grupi
i Abu Nidalit ... 145
9.1. Sulmet
kryesore terroriste ndërkombëtare të grupit të Abu Nidalit ... 150
10. Grupet
aktuale politike dhe formacionet e armatosura palestineze ...153
11. Strategjia
e operacioneve terroriste ndërkombëtare palestineze ... 154
12. Sulmet
e grupeve tjera terroriste ndërkombëtare palestineze ... 156
13. Bilanci
i konfiktit izraelito – palestinez ... 157
TERRORIZMI
ARMEN ... 159
1. Grupet
terroriste armene ...162
2. Strategjia
e sulmeve terroriste armene ... 165
3. Metoda
dhe taktika e sulmeve terroriste ... 167
4. Sulmet
gjakmarrëse të grupeve terroriste armene ... 168
TERRORIZMI
ISLAMIK ... 173
1. Kontestet
mbi ekzistimin e terrorizmit islamik ... 173
2. Rrënjët
e terrorizmit islamik ... 175
3. Nocionet
e ndryshme fetare në kontekst të terrorizmit islamik ... 178
4. Karakteristikat
themelore të terrorizmit islamik ... 180
5. Taktika
e sulmeve vetëvrasëse ... 181
5.1. Aktorët
e sulmeve vetëvrasëse ... 183
5.2. Taktikat
e tjera të veprimit të terroristëve islamikë ... 185
6. Shfaqja
e terrorizmit bashkëkohor islamik ... 188
7. Irani
dhe terrorizmi islamik ... 189
ORGANIZATAT
TERRORISTE ISLAMIKE ... 193
1. Afwaj
al-muqawama al-lubananiya (Al - Amal) ...193
2. Hezb-Allah
(Partia e Allahut) ... 194
2.1. Kronikë
e raporteve ndërmjet organizatave Al - Amal dhe Hezb-Allah ... 200
2.2. Kronikë
e sulmeve terroriste të organizatave Al - Amal dhe Hezb-Allah ... 201
3. Harakat
Al - Muquawama Al - Islamiya ... 203
3.1. Kronikë
e zgjedhur e sulmeve terrotiste të Hamasit ... 209
4. Xhihadi
Islamik Palestinez ... 215
4.1. Kronikë
e sulmeve terrotiste të Xhihadit Islamik Palestinez ... 218
5. Al - Qa´ida
... 221
5.1. Degët
e Al-Qa´idës ... 232
5.2. Kush
është Osama bin Laden? .236
5.3. Sulmet
terroriste që mund t’i përshkruhen Al - Qa’idas ... 243
6. Vëllazërimi
Mysliman ... 247
7. Al-Gama’a
al-Islamiyya ... 251
7.1. Kronikë
e sulmeve terroriste të Grupit Islamik ... 256
8. Al-Jihad
Al Islami ... 258
8.1. Kronikë
e zgjedhur e sulmeve terroriste të Al-Xhihad Al Islami ... 261
9. Procesi
gjyqësor kundër „të dëbuarve nga Shqipëria” ... 262
10. Front
Islamique du Salut (FIS) ... 264
11. Mujahedeen-e
Khalq (MEK) ... 268
12. Muxhahedinët
arabë ... 270
13. Grupet
terroriste islamike pakistaneze ... 272
14. Jemaah
Islamiyah (JI) ... 273
15. Grupi
Abu Sayyaf ... 276
16. Ushtria
Islamike nga Adeni ... 279
17. Sulmet
e grupeve tjera terroriste islamike ... 280
TERRORIZMI
DJATHTIST ... 290
1. Kuptimi
i ekstremizmit djathtist ... 290
2. Elementet
ideologjike të ekstremizmit djathtist ... 291
3. Terrorizmi
djathtist në Evropë ... 292
4. Eurofashizmi
... 294
SULMET E
GRUPEVE TË TJERA TERRORISTE ... 296
SULMET
TERRORISTE NDËRKOMBËTARE NË AUSTRI ...317
SULMET
TERRORISTE PALESTINEZE NË AUSTRI ... 319
1. Rrëmbimi
në Marchegg ... 319
2. Sulmi
kundër selisë së OPEC-ut në Vjenë .... 320
3. Sulmi
kundër një sinagoge në Vjenë .... 325
4. Atentati
kundër Heinz Nittel ... 325
5. Sulmi
i dytë kundër një sinagoge në Vjenë ... 325
6. Sulmi
terrorist në aeroportin e Vjenës ... 326
7. Taktika
e sulmeve terroriste palestineze në Austri ... 327
SULMET
TERRORISTE ARMENE NË AUSTRI ... 328
1. Vrasja
e ambasadorit Tunligyl ... 328
2. Sulmi
kundër Erdogan Özen ... 329
3. Atentati
kundër Enver Ergun ... 330
SULMET
TERRORISTE ISLAMIKE NË AUSTRI ... 332
1. Sulmi
kundër përfaqësive franceze në Vjenë ... 332
2. Një sulm
i pasqaruar terrorist ... 332
3. Rrëmbimi
i një aeroplani të kompanisë Air France ... 333
4. Vrasja
e te kurdëve në Vjenë ... 333
SULMET E
TERRORISTËVE MAJTISTË NË AUSTRI ... 335
1. Plaçkitja
në Landek ... 335
2. Plaçkitja
e një banke në Vjenë ... 335
3. Sulmi
kundër Drejtorisë së Policisë Federale të Vjenës ... 336
4. Rrëmbimi
i Palmersit ... 336
SULMET E
TERRORISTËVE DJATHTISTË NË AUSTRI ... 339
1. Montimi
i bombës në shtëpinë e Simon Wiesenthalit ... 339
2. Montimi
i një bombe në shtëpinë e prof. Alexander Giese ... 339
3. Sulmi
kundër firmës Schöps në Salzburg ... 340
4. Sulmi
kundër firmës Schöps në Vjenë ... 340
5. Sulmi
kundër Qendrës Dokumentare Izraelite ... 340
SULMET
TJERA TERRORISTE NË AUSTRI .... 342
1. Sulmi
kundër përfaqësisë spanjolle të fluturimeve Iberia ... 342
2. Vëna e
zjarrit në Ambasadën e Afrikës Jugore ... 342
3. Sulmi
kundër përfaqësive irakiane në Vjenë ... 343
4. Përpjekja
për kryerjen e një sulmi terrorist në Vjenë ... 343
5. Sulmi
kundër Ambasadës Angleze dhe përfaqësisë izraelite EL - AL ... 345
6. Përpjekja
e parë për vrasjen e Al Ghadansit ...346
7. Bombardimi
i një institucioni financiar hungarez në Vjenë ... 347
8. Sulmi
kundër Saudi-Arabien Airlinies në Vjenë ... 347
9. Ardhja
e një letre të Allahut në Vjenë ... 348
10. Përpjekja
e dytë për vrasjen e Al Ghadansi ... 348
11. Sulmi
terrorist kundër Ambasadës së Perusë në Vjenë ... 349
12. Vendosja
e zjarrit në përfaqësinë e një zyre turke të fluturimeve ...349
13. Vrasja
e Umar Israilov në Vjenë ... 350
ANALIZË E
PËRGJITHSHME E SULMEVE TË HUAJA
TERRORRISTE
NË AUSTRI ... 351
1. Koha e
kryerjes ... 351
2. Bartja
e konflikteve nacionale në arenën ndërkombëtare ... 352
3. Rekrutimi
i terroristëve ndërkombëtarë ... 352
4. Zgjedhja
e objektit të sulmit terrorist ... 353
5. Vrasjet
... 353
6. Rrëmbimet
e personave ... 353
7. Vënia
e mjeteve eksplozive ... 354
8. Bilanci
i sulmeve terroriste ... 354
9. Motivet
e sulmeve terroriste ... 355
10. Sqarimi
dhe reagimi ... 356
PERSONALITETI
I TERRORISTIT NDËRKOMBËTAR ... 358
1. Elementet
subjektive ... 358
2. Formimi
i organizatave terroriste ... 360
2.1. Numri
i anëtarëve të organizatave terroriste ...361
2.2. Elementet
kriminale në organizatat terroriste ... 362
2.3. Ndarja
e organizatave terroriste ... 362
3. Komandimi
i organizatës terroriste ... 363
4. Planifikimi
i operacioneve terroriste ndërkombëtare ... 364
5. Burimet
financiare të terroristëve ndërkombëtarë ... 365
6. Armatimi
i terroristëve ndërkombëtarë ... 367
PËRKRAHJA
E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR ... 370
1. Irani ...
371
2. Kuba ... 373
3. Sudani
... 374
4. Siria ...
375
5. Libia ...
377
6. Iraku ...
381
GRUPET
TERRORISTE NDËRKOMBËTARE ... 384
RESUME ...387
SHKURTESAT
... 392
LITERATURA ... 396
VORWORT
„Internationaler
Terrorismus“, also weltumspannend auftretende, oft tödliche Gewalt zum
Erreichen überindividueller politischer Ziele ist zum Alltagsereignis geworden.
Auf den unterschiedlichsten Ursachen beruhend und in vielfältigen Formen
auftretend, weist der Internationale Terrorismus allzu oft ein durchgängiges
Charakteristikum auf: Der hohe Blutzoll, den Unbeteiligte zu entrichten haben,
sei es, dass sie gezielt als Mittel zum Zweck missbraucht werden, sei es, dass
sie zufällig einem Anschlag zum Opfer fallen. Die vorliegende Arbeit von
Professor Dr. Kolë Krasniqi
beruht auf seiner vor zehn Jahren in Wien verfassten Dissertation. Zwar
entzieht sich letztlich das Phänomen des Internationalen Terrorismus einer
vollständigen und kategorial klaren Erfassung nach eindeutigen Kriterien. Dr. Krasniqi
ist aber eine wissenschaftlich fundierte, lebensnahe und anschauliche
Darstellung gelungen von Geschichte und Erscheinungsformen dieses universellen
Krieges ohne Militär, ohne Kriegsrecht und ohne Völkerrecht, der heute jeden
von uns an jedem Platz der Welt erreichen kann. In der Vielfalt der konkreten
Vorfälle treten die zu Grunde liegenden
allgemeinen Kriterien hervor. Die weltweiten Bemühungen zur Eindämmung des
Internationalen Terrorismus werden dargestellt. In diesem letzteren
Zusammenhang darf allerdings nicht verschwiegen werden, dass viele der heute
aktuellen oder diskutierten Bekämpfungsmaßnahmen zugleich ein beträchtliches
Gefahrenpotential für die Privatsphäre des Staatsbürgers bergen. Dieses Risiko
nimmt in dem Ausmaß zu, in dem der Internationale Terrorismus seine Angriffe
ausweitet und intensiviert. Staatliche Maßnahmen gegen Terrorismus können so
gerade jenes demokratischrechtsstaatliche Zusammenleben schädigen, das sie schützen
sollen. Sie dürfen daher stets nur nach kritischer, verantwortungsbewusster Abwägung
und äußerst maßhaltend eingesetzt werden. Ich freue mich, dass Dr. Krasniqi
seine wissenschaftliche Karriere auf einem theoretisch anspruchsvollen und
praktisch sehr bedeutsamen Gebiet fortgesetzt hat. Für seine akademische Lehrtätigkeit
wird die Arbeit über den Internationalen Terrorismus eine wertvolle Hilfe sein.
Ich wünsche dem Buch viel Erfolg!
Dr.
Franz Császár
Professor
i. R. für Kriminologie
Universität Wien, Rechtswissenschaftliche Fakultät
PARATHËNIE
„Terrorizmi
ndërkombëtar“ si dhunë vdekjeprurëse, e manifestuar kudo në botë me qëllim të realizimit
së interesave jopersonale, është bërë dukuri e përditshme. Ky fenomen që bazohet
për shkaqe të shumta dhe paraqitet në forma të ndryshme, ka një karakteristikë permanente:
gjakderdhjen e njerëzve të pafajshëm, si në rastet kur ata keqpërdoren si mjet
për realizimin e qëllimeve të caktuara, ashtu edhe në rastet kur ata bëhen
viktima të rastësishme të një sulmi terrorist.
Ky studim
i profesor Dr. Kolë Krasniqit, është i bazuar në temën e tij të doktoraturës së
shkruar para dhjetë vjetëve në Vjenë. Fenomeni i terrorizmit ndërkombëtar kohëve
të fundit është paraqitur me një kuptim më të plotë dhe me një përmbajtje më të
diferencuar. Kështu edhe Dr. Krasniqi përmes këtij studimi të thelluar
shkencor, e ka përshkruar qartë dhe në mënyrë objektive zhvillimin historik dhe
format e manifestimit të kësaj lufte globale, që zhvillohet pa ushtri dhe pa
respektuar të drejtën ndërkombëtare të luftës dhe rregullat tjera të së drejtës
ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë
terrorizmi ndërkombëtar mund të zbatohet në të gjitha pjesët e botës dhe kundër
çdo personi. Në shumëllojshmërinë e rasteve të studiuara, janë manifestuar edhe
kriteret e përgjithshme të terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë drejtim vërehen
edhe përpjekjet e shtuara në nivel global për pengimin e shfaqjes së terrorizmit
ndërkombëtar.
Në këtë aspekt
nuk duhet heshtur përballë disa masave të kontestuara për luftimin e
terrorizmit, të cilat mund të paraqesin edhe rrezik potencial për të drejtat
dhe liritë private të qytetarit.
Në realitet,
këto masa mund të marrin përpjesëtime të mëdha, vetëm atëherë kur terrorizmi ndërkombëtar
i intensifikon dhe i zgjeron sulmet e veta terroriste. Mirëpo, masat e tilla
shtetërore në qoftë se zbatohen pa kritere të caktuara atëherë mund ta dëmtojnë
shtetin ligjor dhe demokratik, në vend që ta mbrojnë atë. Për këto arsye, të gjitha
masat shtetërore për luftimin e terrorizmit, duhet zbatuar vetëm pas vlerësimit
kritik të arsyeshmërisë së tyre dhe gjithmonë në mënyrë adekuate dhe
proporcionale me nevojat e tyre.
Më vjen
mirë që Dr. Krasniqi e ka vazhduar karrierën e vet shkencore në këtë lëmi aq
pretenduese teorike dhe aq kuptimore praktike. Padyshim se ky studim i
terrorizmit ndërkombëtar, do të jetë një
ndihmesë e madhe për punën e tij akademike. Andaj këtij libri i dëshiroj shumë suksese.
Dr.
Franz Császár
Profesor
i Kriminologjisë
Fakulteti Juridik, Universiteti i Vjenës
HYRJE
Zbatimi i
dhunës së motivuar politike kundër rendit juridik ndërkombëtar, nuk është dukuri
e re. Gjatë të gjitha kohëve të kaluara historike janë evidentuar sulme të ndryshme
terroriste, mirëpo për dallim nga sulmet e kohëve të mëparshme, këto të fundit,
për shkak të formave dhe përmasave të reja, që manifestohen në çdo aksion
terrorist, ndikojnë, jo vetëm në çorganizimin e jetës politike të një shteti,
por edhe në shkaktimin e krizave dhe konflikteve të ndryshme ndërshtetërore me
pasoja të gjera ndërkombëtare. Kështu, për shembull, vrasja e Franc Ferdinandit
në Sarajevë shkaktoi Luftën e Parë Botërore; vrasja e 241 ushtarëve amerikanë në
Bejrut, solli tërheqjen e bazave ushtarake amerikane nga Libani; shpërthimi i
një bombe në Berlinin Perëndimor, provokoi sulmin ushtarak amerikan kundër
Libisë; minimi i disa ndërtesave në Rusi ishte shfrytëzuar si pretekst për
okupimin e Çeçenisë; sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001, kundër ShBA-së,
shkaktoi një recesion global ekonomik të përcjellë me kriza të shumta politike;
vendosja e mjeteve shpërthyese në disa trena të udhëtarëve në Madrid, ndikoi në
ndërrimin e forcave politike në Spanjë dhe tërheqjen e ushtarëve të tyre nga
Iraku, etj.
Ky
fenomen, i cili pa dyshim që hyn në radhën e veprave më të rënda kriminale,
gjithmonë në të kaluarën historike është shfaqur atëherë, kur personat radikalë
ose grupe të ndryshme terroriste, të pakënaqura me raportet ekzistuese
nacionale ose ndërkombëtare, janë përpjekur për ndryshimin e tyre. Mirëpo, në drejtim
të realizimit të këtij qëllimi të tyre revolucionar, terroristët ose grupet e
ndryshme radikale politike, nacionale ose fetare, si dhe regjimet e shumta
diktatoriale, duke mos zotëruar mundësi (reale) institucionale, kanë zbatuar
forma të ndryshme të dhunës terroriste me qëllim të ndërrimit ose ruajtjes së raporteve
të caktuara politike. Në këtë drejtim, për njërën palë, zbatimi i dhunës
terroriste konsiderohej si mjet i domosdoshëm dhe legjitim për fitimin e të drejtave
të uzurpuara politike, ndërsa për palën tjetër, vijimi i një politike agresive
ndërkombëtare, të karakterizuar edhe me mënjanimin fizik të kundërshtarëve
politikë, kishte qëllim parësor ruajtjen e stabilitetit, respektivisht forcimin
e pushtetit të tyre shtetëror. Vala e konflikteve politike, e cila e kishte
kapluar njerëzimin gjatë viteve ‘60 të shekullit XX, solli edhe kristalizimin e terrorizmit ndërkombëtar, duke
i dhënë atij një shkëlqim krejtësisht të ri. Posaçërisht shkalla e lartë e
rrezikshmërisë, e shoqëruar me elementin tejet dinamik të ndërkombëtarizimit,
kishin ndikuar që fenomeni terrorist, në asnjë variant të manifestimit të vet,
tashmë të mos kuptohej ose trajtohej vetëm si problem nacional, por si proces i
filluar ndërkombëtar, gjegjësisht si dukuri kriminale ndërkombëtare, e cila nuk
respekton rregulla të veprimit dhe kufij politikë. Kjo mund të kuptohet edhe
nga fakti se mjetet moderne të komunikimit dhe lidhjeve, me anën e të cilave,
qytetarët brenda disa orëve mund të lëvizin nga njëra pjesë në pjesën tjetër të
botës, u mundësojnë edhe grupeve të ndryshme terroriste lëvizje maksimale dhe propagandë optimale gjatë kryerjes së veprave
të tyre gjakatare. Këtu, pra, kemi të bëjmë me një fenomen unikat kriminal, në të
cilin vendi i veprimit dhe ai i pasojës mund të jenë mijëra kilometra larg njëri-tjetrit.
Numri
gjithnjë e më i madh i grupeve terroriste, qëllimi dhe karakteri i tyre i
komplikuar politik, viktimat e shumta, si dhe kuptimet e ndryshme të nocionit
terrorist, e parashtrojnë kërkesën imperative për përkufizimin ekzakt të kuptimit
të terrorizmit në përgjithësi, dhe të atij ndërkombëtar, në veçanti. Pra, duhet
flakur praktikat e deritashme, kur i njëjti person, në të njëjtën kohë dhe për
të njëjtën vepër në njërën bashkësi shoqërore, është trajtuar dhe gjykuar si
kriminel, ndërsa në tjetrën është respektuar si hero dhe patriot. Një përkufizim
universal i kuptimit të terrorizmit, pa dyshim që do të kishte ndikuar në gjykimin
unik dhe luftimin efikas të këtij fenomeni kriminal ndërkombëtar.
***
Një studim
i mirëfilltë i terrorizmit ndërkombëtar, për shkak të kompleksiteteve të ndryshme,
që përmbante në vete, nuk ishte e mundur që të bëhej duke e vështruar këtë fenomen
vetëm nga një kohë, pozicion ose aspekt i caktuar. Ky realitet, e sidomos dëshira
që të jap një kontribut modest shkencor, më detyruan që nga pozita e një studiuesi
pragmatik, të konsultoj literaturën e autorëve me pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme
ideologjike. Përveç shumë burimeve të tilla krahasimtare, janë shfrytëzuar edhe
materiale të shërbimeve të ndryshme profesionale, si dhe raporte nga simpoziumet
ndërkombëtare.
Që në fillim
të studimit të këtyre burimeve, ishte kuptuar mesazhi shqetësues i prezantuar në
hipotezën e skicuar si në vijim:
- terrorizmi
me tërë kompleksitetin dhe format e manifestimit të vet, gjithmonë kishte qenë produkt
i konflikteve të ndryshme nacionale, gjegjësisht brendashtetërore ose i atyre
ndërshtetërore;
- terrorizmi
ndërkombëtar nuk është asgjë tjetër veçse reflektim i konflikteve të ndryshme
nacionale, gjegjësisht brendashtetërore në arenën ndërkombëtare;
- terrorizmi
në të gjitha kohët dhe format e manifestimit të vet, ishte shfrytëzuar si mjet
i luftës ideologjike në mes sistemeve ose rrymave të ndryshme politike.
***
Nga
aspekti metodik, varësisht nga tematika e shqyrtuar, është bërë edhe ndarja e këtij
punimi në pjesë, kapituj dhe nënkapituj të ndryshëm. Këtu fillimisht dhe në mënyrë
të detajuar është shqyrtuar kuptimi i përgjithshëm i fenomenit terrorist dhe
kufijtë e ndarjes së tij nga të gjitha format e tjera të dhunës politike.
Pastaj
janë shtjelluar karakteristikat themelore të terrorizmit nacional, në përgjithësi,
dhe atij ndërkombëtar, në veçanti, si dhe janë shpjeguar faktorët relevantë dhe
favorizues, që kanë ndikuar në paraqitjen e grupeve dhe autorëve të ndryshëm
terroristë. Me qëllim të kuptimit më të mirë të kësaj problematike, në nënkapituj
dhe kapituj të ndryshëm, varësisht nga tipi i tyre, janë paraqitur edhe
organizatat kryesore terroriste ndërkombëtare.
Nisur nga fakti se kjo dukuri komplekse si temë e doktoraturës është studiuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës, me një vështrim të posaçëm, janë analizuar edhe sulmet e grupeve të huaja terroriste në Austri. Për studimin e këtyre rasteve, si burime shkencore janë shfrytëzuar aktet zyrtare të gjykatave, prokurorive dhe organeve të tjera kompetente shtetërore si dhe materiali informativ i shërbimit të sigurimit shtetëror austriak. Ishte kënaqësi e veçantë kur në këto akte, krahas përshkrimeve të detajuara të rrjedhës së ngjarjeve, ishin gjetur të prezantuara edhe informacionet kryesore të siguruara nga shërbimet e ndryshme profesionale nacionale dhe atyre ndërkombëtare, që kishin të bënin me organizimin, veprimin dhe financimin e grupeve ose organizatave të huaja terroriste, të cilat kishin vepruar në territorin austriak ose kundër interesave austriake. Në akte të tilla zyrtare, ishin depozituar edhe dekretet shtetërore ose ishin përshkruar në mënyrë të autorizuar qëndrimet e kreut shtetëror austriak lidhur me zgjidhjen e krizave të ndryshme politike, përkatësisht diplomatike, të shkaktuara nga kryerja e sulmeve të ndryshme terroriste ndërkombëtare në Austri. Në të njëjtat akte zyrtare, në mënyrë tejet taksative, ishin paraqitur edhe autorizimet juridike në bazë të të cilave, organet kompetente austriake i kishin ndërmarrë aksionet e tyre komplekse taktiko-operative në drejtim të zbulimit ose burgosjes së personave dhe grupeve të huaja terroriste, që kishin operuar në territorin austriak.
KRIMINALITETI
POLITIK
1. Kuptimi
Termi ”kriminalitet politik“ për herë të parë është përdorur gjatë Revolucionit Borgjez - Francez në kuptimin e përshkrimit të agjitacionit politik, i cili zhvillohej kundër Republikës se Re.
Kriminaliteti
politik, si aktivitet i orientuar kundërshtetëror, pa dyshim që ka një motiv
krejtësisht tjetër nga aktivitetet e zakonshme kriminale si, p.sh., nga veprat
penale kundër jetës dhe trupit, vepratpenale kundër pasurisë, veprat penale
kundër shëndetit të qytetarëve, veprat penalekundër sigurisë së personave dhe
pasurisë së tyre, etj. Kjo do të thotë se vepratpenale politike, për dallim nga
format e tjera të veprimit kriminal, janë të karakterizuara me motivimin
politik të kryesve të tyre. Motivi i kryerjes së veprave penale politike, sado
që të jetë i fshehur në vendin e ngjarjes, para gjykatës paraqitet qartë ngase
kriminelët e rëndomtë, për dallim nga kryesit e veprave penale politike,
zakonisht me ndihmën e gënjeshtrave, korrupsionit ose ndikimeve të ndryshme në dëshmitarë,
përpiqen që t’i mohojnë veprat e tyre.Ndërkaq, kryesit e veprave penale
politike parimisht qëndrojnë pas veprave të kryera.Këta, duke e mbrojtur
publikisht doktrinën e tyre politike, pra edhe para trupit gjykues, përpiqen
edhe në këtë mënyrë të ndikojnë si në drejtim të rritjes së simpatisë së tyre
politike ashtu edhe në rekrutimin e anëtarëve të rinj. Në bazë të motivit të kryesve
të veprave penale politike, mund të konkludojmë se kriminaliteti politik në thelbin
e vet nuk ka karakter privat, por është i natyrës publike. Kjo do të thotë se këtu
kemi të bëjmë me “një formë specifike të reagimit ndaj rrethanave konkrete të jetës
shoqërore, respektivisht me një alternativë të caktuar politike“. Përveç elementit
specifik të motivit, kriminaliteti politik dallohetnga të gjitha format e tjera
të veprimit kriminal edhe në bazë të përkufizimit të tij.Në shkencën bashkëkohore
janë të njohura këto përkufizime të kriminalitetit politik:
- Përkufizimi
juridiko-ligjor. Sipas këtij përcaktimi me nocionin kriminalitet politik, nënkuptohen
të gjitha deliktet dhe veprat penale politike të cilat, si të tilla,
shprehimisht janë të parapara me ligjin penal të një shteti.
- Përkufizimi
psikologjik. Në bazë të këtij përcaktimi, për karakterizimine një vepre penale është
me rëndësi vendimtare motivi i kryesit. Pra, pavarësisht nga vepra e kryer, në qoftë
se autori i saj ka motiv politik, atëherë edhe vepra e tij duhet cilësuar si
vepër penale politike.
- Përkufizimi
realist. Ky përcaktim, i quajtur edhe si psiko-sociald-inamik, e cilëson një vepër
penale si politike në të gjitha rastet kur autori, viktima ose ndonjë institucion
i strukturuar shoqëror e cilëson atësi vepër penale politike. Që nga çasti i
cilësimit të parë të veprës së caktuar penale si politike, ajo duhet trajtuar
si e tillë edhe nga pjesëmarrësite tjerë në procedurë.
Çdo shoqëri,
kohë dhe shtet, e ka kriminalitetin e vet politik. Kjo formë eveprimit kriminal
është paraqitur gjithmonë kur forcat e caktuara politike me mjetetë ndryshme
kriminale, janë përpjekur për ndërrimin ose ruajtjen e rendit ekzistues shoqëroro-politik.
Pra, në të gjitha kohët dhe shtetet ka ekzistuar një strukturë alternative
politike, manifestimet kriminale të së cilës, në dallim nga format e tjeratë aktivitetit
kriminal, janë emërtuar si “kriminalitet politik“. Thjesht, me nocionin
kriminalitet politik kuptohen të gjitha “aktivitetet kriminale të drejtuara
kundër një sistemi shtetëror, regjimeve
politike, përfaqësuesve shtetërorë, vendimeve si dhe orientimeve të ndryshme
politike“. Në shumë aspekte të jetës shoqërore, kriminaliteti politik është pasqyrë
reale e sistemit politik.
2. Format
e manifestimit të kriminalitetit politik
Në dallim
nga veprat e tjera penale, kriminaliteti politik zakonisht manifestohet në mënyrë
kolektive. Kjo do të thotë se, shumë rrallë kryhen vepra penale politike në mënyrë
individuale. Pra, veprat penale politike, kryhen nga organizata ose grupe të ndryshme
personash, të cilët veprojnë jo me qëllim të zgjidhjes së problemeve të tyre
individuale, por për ndërrimin e raporteve të caktuara shoqërore.
Veprat
penale politike kryesisht janë të karakterizuara me shkallë të lartë të planifikimit,
përgatitjes dhe ekzekutimit brutal të tyre. Zakonisht, ekzekutimi i veprave
penale, është i karakterizuar me një stil të pazakonshëm aksional të shoqëruar
me agresivitet, brutalitet dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pikërisht,
në bazë të
këtyre elementeve jonormale, synohet edhe ndikimi në rritjen e simpatisë dhe përkrahjes
së dëshiruar shoqërore.
Në praktikën
bashkëkohore, janë të njohura këto forma të manifestimit të kriminalitetit
politik:
- Veprat
penale politike, të kryera nga pushtetet demokratike ose në kuadër të tyre. Këto
vepra zakonisht janë të drejtuara kundër qytetarëve ose sistemit shtetëror të një
shteti demokratik, kundër qytetarëve të huaj ose shteteve të huaja. Karakteristikë
kryesore e këtyre veprave penale është keqpërdorimi i aparatit shtetëror për
interesa të ndryshme egoiste politike. Këtu është fjala për korrupsionin dhe
keqpërdorimet e shërbimeve të ndryshme shtetërore në drejtim të spiunimit, dëmtimit
dhe komprometimit të kundërshtarëve politikë.
- Veprat
penale politike, të drejtuara kundër aparatit shtetëror ose përfaqësuesve të tij.
Këto vepra penale, zakonisht, kryhen nga grupe të ndryshme të rebeluara
politike dhe, si të tilla, janë të parapara në mënyrë të qartë dhe taksative
edhe me ligjin penal të një shteti. Këtu kemi të bëjmë me veprat klasike penale
politike si, p.sh., atentatet, sabotimet, spiunimet, rrëmbimet, etj.
Në bazë të
elementit të dhunës së zbatuar politike, këto vepra penale quhen ndryshe edhe
vepra terroriste.
- Veprat
penale politike të kryera nga aparati shtetëror i një shteti diktatorial kundër
shtetasve të vet. Këtu është fjala për terrorin e ushtruar shtetëror, i cili
zakonisht ushtrohet me qëllim të ruajtjes së pushtetit të caktuar politik8. Në shtetet
e ndryshme totalitare shkelen në mënyra brutale të drejtat kushtetuese dhe ato
elementare qytetare. Madje, nuk janë të rralla as rastet e improvizimit të kryerjes
së veprave të ndryshme penale me qëllim të dënimit të kundërshtarëve politikë ose
të krijimit të preteksteve për mënjanimin e tyre.
3. Terrorizmi
si formë e kriminalitet politik
Në përgjithësi,
kuptimi i veprave penale politike varet nga sistemi politik i një shteti. Në një
shtet, një vepër penale mund të cilësohet si vepër terroriste, ndërsa në të njëjtën
kohë, në një shtet tjetër, vepra e njëjtë, mund të vlerësohet si akt heroik ose
anasjelltas. Ky rivalitet, në kuptimin ose karakterizimin e kriminalitet
politik, nuk ka ekzistuar vetëm në shtetet me sisteme të ndryshme shoqërore-politike.
Ekzistojnë edhe rastet kur në të njëjtin shtet, një vepër e cilësuar si
terroriste, pas një kohe të caktuar është trajtuar dhe vlerësuar si heroike ose
anasjelltas.
Kjo vihet
re sidomos kohëve të fundit kur kuptimi i veprave penale politike dhe ai i
terrorizmit gjithnjë e më tepër po merr kahje të njëanshme. Në realitet,
kuptimi i terrorizmit është shqyrtuar dhe analizuar në mënyra të ndryshme, mirëpo
shumë pak vërehen diskutimet kritike lidhur me veprat penale politike, të kryera
në kuadër ose nga përfaqësuesit e ndryshëm shtetërorë të sistemeve demokratike.
Në këtë drejtim
vërehet edhe përpjekja e autorëve të ndryshëm për unifikimin e kuptimit të kriminalitetit
politik me terrorizmin dhe terrorizmit me lëvizjet revolucionare, përkatësisht
me luftërat çlirimtare. Këta autorë, në punimet e tyre të shumta, nuk e kanë shqyrtuar
terrorin shtetëror, por kryesisht janë orientuar në studimin dhe gjykimin e
veprave të ndryshme penale politike të drejtuara kundër shtetit.
Këtë mangësi
shkencore, ata e argumentojnë me tezën se shumica e shteteve e zbatojnë terrorin
shtetëror si përgjigje ose reagim natyror ndaj terrorizmit.
Nga shumë
aspekte, qëndrimet e tilla paraqesin vetëm njëanshmëri të qartë politike. Këtu
nuk synoj të kontestoj të drejtën e ndonjë autori për studimin e dukurive të ndryshme
kriminale dhe përgjithësisht shoqërore, nga aspekti i dëshiruar, por të theksoj
se në mes formave të ndryshme të veprimit terrorist, nuk ekziston ndonjë dallim
cilësor. Dallimi i vetëm që ekziston në mes terrorit shtetëror dhe terrorizmit,
ka të bëjë me organizimin dhe qëllimin e dhunës së ushtruar politike.
Së paku
dy elemente duhet të plotësohen në mënyrë që një vepër penale politike të cilësohet
ose të trajtohet në kontekst të veprës terroriste. Elementi i parë ka të bëjë me
shkallën, përkatësisht, nivelin e organizimit të kryerësit, ndërsa i dyti ka të
bëjë më strukturën dhe përmasat e reagimit shoqëror, respektivisht shtetëror
ndaj veprës së kryer. Pra, vetëm atëherë kur „aktiviteti
i dhunshëm politik avancohet në qendër të vëmendjes, reagimit dhe të frikës
shoqërore, flasim për aktivitet terroriste“. Të gjitha aktivitetet terroriste,
duhet t’i nënshtrohen gjykimit të drejtë dhe dënimit të merituar nga e tërë bashkësia ndërkombëtare.