Kulturë
Poezi nga Engjëll Koliqi
E diele, 08.07.2012, 07:18 AM
Engjëll Koliqi
ZOTËRAT E VETËSHPALLUR
Me hënën nën sqetull
Në mbretërinë e natës
Kryqetërthor
Duke shitur ide
Ishin harruar
Në botën e pandërruar
Me politikë të re
Duke gjetur therror
Nën rrufetë n’skaj t’hartës
Po humben nën mjegull
Lecco, 10 mars 2002
UDHËKRYQEVE TË NATËS
Ndeshen e zdeshen
Shumë ide
Pa fytyrë
Pa fryte
Pa arsye
Pa fe
Sikur (s’)është shkruar
Me njëfarë strategjie
Pa shi
Pa borë
Pa diell
Pa hije
Burgosen stinët
Motet mbyten fare
Pa ligj
Pa shpirt
Pa mëshirë
Pa marre
Lecco, 11 mars 2002
I PAVDEKSHËM JAM
O të marrë
Sa herë që më keni vrarë
Shpirtin ma keni harruar
Në tokën time
Në varrin ringjallës
Jam rilindur gjithherë
Me dashuri të shtuar
Me besë të farkuar
Me vendosmëri të çelikosur
Për jetë të pasosur
Lecco, 11 mars 2002
NËPËR SHKALLËT E TË BËRAVE
Ngjiten e zbresin në vargim
Lëmsha mëkatesh me protagonistë të sakatosur
Dashuri të kafshuara me dashnorë të gjakosur
Hiçit të pakohë i kërkojnë shpëtim
Në fërkime ngatërrohen
T’përbetuarit e regjimeve të epokave të zeza
Sulmojnë e premtojnë pa argumente as teza
Kryengul rrëzohen
Bolonjë (Bologna), 11 mars 2002
NE TË DY
Në mbretërinë e Diellit
unë e ti
të pozicionuar
kërkojmë shi
n’këtë ditë të bardhë
moti t’ëndërruar
plot me dashuri
-
Anekënd qiellit
unë e ti
të fotografuar
n’kronika kemi hy
me shijim pranvere
dy të dashuruar
t’freskuar me shi
Firencë (Firenze), 11 mars 2002
UDHËS SË MBARË
Drejt një qëllimi
Të dy duke shkuar
Udhës së mbarë
Seç jemi takuar
N’pushimin e parë
Duke u shikuar
Sikur me venom
Jemi dashuruar
Bashkë me ne
Me ëndërrën e bardhë
Me mjalt dashurie
Pranvera ka ardhë
Dhe tash po na thërret
Ta kapim qëllimin
Pa e pyetur botën
Pa pyetur për çmimin
Romë, 11 mars 2002
SI ME VENOM
Mbi kodra problemesh
Plot halle
Jemi gjetur
Bashkë
Dalëngadalë
Po ulemi
Në rrafshin e ëndërrbardhave
Pak dashuri të shijojmë
Aq sa meritojmë
Lecco, 18 mars 2002
ME TË GJITHA LIGJET
Mbi peshën e fjalës sime ke siguri
Se nga goja ime vlon gjithnjë dashuri
Eja e Bukura e Dheut
Fjalën time mirë ma dëgjo
Gojën time mirë ma shijo
Eja pa vonuar
Mos harro dhe hyn me zemër
N’dashuri bashkë bëjmë emër
Monza, 18 mars 2002
SIPAS RREGULLAVE
Poshtë në fusha
E lartë në male
Të kam njohur dalngadalë
Me traditë
Të kam ardhur
Fjalë pas fjale
Bashkë me dashurinë e madhe
Milano, 18 mars 2002
MBAS FJALËS
Andej
Shpesh shihet
Një pluhur vjen
Mot me mjegull
Këndej
Gjithnjë dihet
Vepra me akt zbatohet
Me dashurinë shembull
Reggio Emilia, 18 mars 2002
NË UDHËN E MADHE
Me veti kam gjithnjë
Një ëndërr
Një dëshirë
Një dashuri
Mbretëreshë e zemrës sime
E pandashme gjithmonë
Më je Ti
Modena, 18 mars 2002
DUKE IKUR
Kish humbur udhë
Në botën e panjohur
Me mëkatin varur në qafë
Ish rrëzuar
Në pusin e ndotur
I vonëpenduar
Ndihmë kërkonte
Me shpirtin e ndezur flakë
Bolonjë (Bologna), 18 mars 2002
N’ERRËSIRËN E TUNELLIT
Duke u puthur ndërmjet veti
Nëpër qëllime tradhtirash
Këngët kishin humbur
Me intereset e zverdhura
Në prehër të djallit strukur
Me lëpirje fëlliqësirash
Edhe shpirti i treti
Firenze (Firencë), 18 mars 2002
NË ANËN E TYRE
Në grumbullin e këngëve të braktisura
Një dashurin e plagosur
Dy dashnorët e vrarë
Orditë e qendrës së shpikur në valle
Muzika e ndaluar kund s’dëgjohet fare
Një terr i paparë
Arsye e të vërteta ishin sakatosur
Tërbohen pandalur turma të dalldisura
Romë, 18 mars 2002
NGA KRONIKA
A keni parë
A keni dëgjuar
?!
Zotëri gjarpëri është dashuruar
-
Vashë bretkocën e lëpin
Djalosh miun e përpinë
Befasira seç sjell jeta
Kështu thotë sot e vërteta
A keni dëgjuar
A keni parë
?!
Gjarpërushi ngordhi n’zallë
-
Jashtë bretkoca dërdëllisi
Brenda miu e pëlciti
Romë, 18 mars 2002
PO E SHOH PRANVERËN
Në sytë e tu më vezullon
Nga pragu i derës
Me flakë dashurie
Shpirtin ma ndezë
-
Në fytyrën tënde lulëzon
Me shpirtin tim t’hareshëm
Që pret t’shijojë dashurinë
Mbushur plot besë
Romë, 20 mars 2002
MË THËRRET DASHURIA
Nga shpirti yt i bukur
Me ëmbëlsi zemre
Nga syri plot lotë gëzimi
Shkëndijat m’hapin udhë
-
Nuk rri dot më i strukur
Nuk njoh më ligje themelore
Nisem kah amshimi
Dashuria rrjetin ma ka hudhë
Romë, 20 mars 2002
ATA TË KLANIT TË KUQ
Mbi cipat e së vërtetës
T’kallaitura
Me ngjyra të ndezura
Gënjeshtra kanë qëndisur
Gjithandej
Në çdo log janë vardisur
Me fjalë të pakrehura
Në maje të gjuhës të fëlliqura
Ia fusin vetëvetes
Romë, 20 mars 2002
HEU FARË E SHEJTANIT
Ju që kurrë nuk njohët
Ligje as njerëzi
Keni thyer tradita
Keni pështyrë dashuri
Në aktin e dashurisë
Të mbyllur me shamatë
Një copë përrallë keni ngrënë
Me mollë sherri përzier sallatë
Jua frynë barkun dreka
Jua zë frymën darka
Kokë e bythë të shitura
Për vetëm pak qindarka
Të mbaruar ju shoh
Me zorrët zvarrë nëpër këmbë
Sharjet e fundit duke i nnxjerrur
Me shpirtin nëpër dhëmbë
Nëpër puse krimi
Zhyteni e përlyheni
N’atë mbretëri pluhuri
Kokën do e thyeni
Romë, 21 – 22 mars 2002
FLETË DITARI NË VARGJE
N’këtë ditën e sotme
Me ty e pa ty
Në mbretërinë e tymit
M’ka zënë një mërzi
Herët në mëngjes
Keq e kam filluar
Me britma e fjalë të pista
Seç më kanë zgjuar
Shpirti seç më erdhi
Me besë e dashuri
Në çastet e këndshme
Sa isha me ty
Më vonë, nga një e puthur
Prapë m’zuri mërzia
Në emër të dashurisë
Kur lozte hipokrizia
Në lojërat e djallit
T’futur nga injoranca
Dy persona të dobët
Kapen në flagranca
Pastaj njaj minaku
Duke kërcyer në hënë
Ç’ma nxiu prapë ditën
E trurin ma la shtatzënë
E lashë të turbulluar
Dhe unë u largova
Ngadalë por sigurtë
N’shtëpinë e Zotit shkova
Më pritën madhërisht
Plot nder e njerëzi
Dhe bashkë me mikpritësit
Zotit i kënduanm lavdi
Këndej ne llafosnim
Me përmallim e të lumtur
Andej torollaku
Udhën kishte humbur
Më vonë u takuam
Në të zakonshmet rrethana
Dhe disa çaste i kaluam
Të nxehur n’thashethëna
Megjithatë ishin çaste
Plot me dashuri
Kur sytë e tu të bukur
Më mbushnin energji
Mora udhë të largët
Me shpirtin e nxehtë
Me energji të mbushur
Nga puthja jote e lehtë
Edhe një udhëtim bëra
Me shpirtin e thyer
Duke parë mbi farë të shqipes
Turpin e shpërthyer
E mbylla edhe një ditë
T’këtij realiteti
Gjumi prapë më erdhi
I lodhur nga interneti
Romë – Firencë, 22 mars 2002
NËSE NISET...
Nëse niset fjala e mirë
I shtohet vlera përrallës
Edhe mitet në të vërteta shkrihen
Historia falënderon njerëzit vullnetmirë
Nëse niset vallja e sukseseve
Njerëzimnit do i rikthehet dinjiteti
Jeta bëhet interesante
Edhe historia numëron vlerat
Nëse niset kënga e dashurisë
Njerëzia harron të keqen
Solidariteti i përfshin të gjitha gjeneratat
Bota përfundimisht ndryshon
Nëse nisemi ne
Me të bekuarat mrekulli të dashurisë
Fronin do e marrim
Gëzim e lumturi do i dhurojmë mbarë gjithësisë
Lecco, 7 tetor 2008
NË TË NJËJTIN RRETH
Sillen e pështillen
Si të pakohë
Robër të përrallave
Me fat pafatësie
Në të njëjtin rreth të ngujuar...
Prizren, 2 shtator 2008
DUKE ËNDËRRUAR NËPËR GJITHËSI
Të gjitha botërat i përgëzoj
Me lajmin e mirë
Për regjimin e dashurisë që po na vjen!
Garlate (Lecco), 10 tetor 2008
N’YLLËSINË TIME
Mrekullitë s’kanë të ndalur
Tashmë e dijnë të gjithë
Regjimi i dashurisë ka lëshuar rrënjë
Me formulë bese
Qeshë jeta dhe e vërteta
Garlate (Lecco), 10 tetor 2008
EDHE NË KËTË STINË
Të rinj jemi ne
Gjithmonë
Të palodhshëm
Për këtë tokë
Për këtë njerëzi
Për këtë botë
Lecco, 8 tetor 2008
ME ZËRIN TËND...
Gjithnjë më i sigurtë ndjehem
Më i ri
Më i fortë...
Zërin tënd të ëmbël kur e dëgjoj
O mbretëresha ime
Me fuqi mrekullie
Të këqijat i harroj
Pa hezituar
I gatshëm jam gjithmonë
Dashurisë së mirëfilltë t’i shërbej
Lecco, 8 tetor 2008
NË PRITJE TË LAJMIT TË RI
Me të bukura këngë i kaloj ditët
Në këtë stinë të fatit të mirë
I bindur në të bekuarën dashuri
Shkruaj e s’ndalem...
Për shekullin e dashurisë
Për historinë e botës sime
Për ty o mbretëresha e fronit tim!
Garlate (Lecco), 1 tetor 2008
NË VAZHDIM TË MREKULLISË
Gjithnjë të parët
Jemi
Në shërbim të dashurisë
Bekimin e Zotit lumturojmë
Me njerëzinë që e respektojmë
Sot e nesër
Gjithmonë – deri në amshim
Bergamo, 23 shtator 2008
ME SHPIRTIN E MREKULLISË
Të gjitha rrugët të hapura janë për ne
Nëpër të gjitha stinët
Nëpër vite dhe në të gjithë shekujt
Edhe froni mbretëror i yni është
Sot e përgjithmonë!
Lecco, 23 shtator 2008
PRANIA JOTE...
Në shpirtin tim është jetë
Në trupin tim është ngrohtësi
Në mendjen time është kujtim i përhershëm
Në zemrën time është dashuri
-
Prandaj
Nuk mundem
Dhe nuk mundem pa Ty
Garlate (Lecco), 12 tetor 2008
ME ENGJËLLIN ROJTAR
Në kohën më kritike nu nisëm
N’udhën e gjatë
Botërat do i kalojmë
Në mbarë gjithësinë do të depërtojmë
Në çdo shpirt njeriu
Paqe e dashuri mbjellim
Guxim e besë
Me garanci jete
Dhe lumturi
Sot e përjetë!
Garlate (Lecco), 12 tetor 2008
ASKUSH TJETËR PËRVEÇ MEJE
Në fron me ty
Vetëm unë mund të jem o Mbretëreshë
Përkrah teje gjithmonë
Me të plota të drejta
Me detyrime e përgjegjësi
Kurorën mbretërore vetëm unë mund të ta prek’
O Mbretëreshë e shekullit të dashurisë
Vetëm unë mumnd të t’i ujis buzët
Vetëm unë do të kem pjesë dhe vend në zemrën tënde
Shpirti yt frymon në mua
Dua që shpirti im
Dhe vetëm shpirti im të frymoj në ty
Mbretëresha ime
E paepur gjithmonë do të jesh
E sigurtë
E patjetërsueshme
Deri në amshim
E imja dhe vetëm e imja!
Garlate (Lecco), 13 tetor 2008
SE PARTE …
Se parte la buona parola
Alla favola si aumenta il valore
Anche i miti si sciolgono nelle verità
La storia ringrazia la gente di buona volontà
Se parte il ballo dei successi
All’umanità ritorna la dignità
La vita si fa interessante
Anche la storia conta i valori
Se parte la canzone dell’amore
L’umanità dimentica il male
La solidarietà comprende tutte le generazioni
Il mondo finalmente cambia
Se partiamo noi
Con i benedetti miracoli dell’amore
Prenderemo ilo trono
All’intero universo doniamo gioia e felicità
Lecco, 7 ottobre 2008
NELLO STESSO CERCHIO
Girano e si confondono
Come intempestivi
Schiavi delle favole
Con fortuna dell’infortunio
Assediati nello stesso cerchio …
Prizren, 2 settembre 2008
SOGNANDO ATTRAVERSO UNIVERSO
Congratulo tutti mondi
Con la buona notizia
Per il regime dell’amore che ci viene!
Garlate (Lecco), 10 ottobre 2008
NELL’ASTRALE MIA
I miracoli non fermano
Ormai lo sanno tutti
Il regime dell’amore ha messo radici
Con formula della fede
Sorride la vita e la verità
Garlate (Lecco), 10 ottobre 2008
ANCHE IN QUESTA STAGIONE
Giovani siamo noi
Sempre
Instancabili
Per questa terra
Per quest’umanità
Per questo mondo …
Lecco, 8 ottobre 2008
CON LA TUA VOCE …
Sempre più sicuro mi sento
Più giovane
Più forte …
Quando sentpo la tua dolcissima voce
O mia Regina
Con forza del miracolo
Dimentico i mali
Senza esitare
Sono sempre pronto
Di servire all’amore verissimo
Lecco, 8 ottobre 2008
NELL’ATTESA DELLA NUOVA NOTIZIA
Passo i giorni con le belle canzoni
In questa stagione della buona fortuna
Convinto nel benedetto amore
Scrivo e non mi fermo …
Per il secolo dell’amore
Per la storia del mio mondo
Per Te o Regina del mio trono!
Garlata (Lecco), 1 ottobre 2008
NEL SEGUITO DEL MIRACOLO
Sempre primi
Siamo
Al servizio dell’amore
Glorifichiamo la benedizione di Dio
Con l’umanità che la rispettiamo
Oggi e domani
Per sempre – fino all’eternità
Bologna, 23 settembre 2008
CON LO SPIRITO DEL MIRACOLO
Tutte le strade sono aperte per noi
In tutte le stagioni
Negli anni e i tutti secoli
Anche il trono reale è nostro
Oggi e per sempre!
Lecco, 23 settembre 2008
LA TUA PRESENZA
Nell’anima mia è vita
Nel mio corpo è calore
Nella mia mente è ricordo perpetuo
Nel mio cuore è amore
-
Quindi
Non posso
E non posso senza di te
Garlata (Lecco), 12 ottobre 2008
CON L’ANGELO CUSTODE
Nel tempo più critico ci siamo partiti
Nella lunga strada
I mondi li passeremo
Nell’intero universo penetreremo
In ogni anima umana
Pace e amore seminare
Coraggio e fede
Con la garanzia della vita
E felicità
Oggi e per sempre!
Garlata (Lecco), 12 ottobre 2008
NESSUN’ALTRO ECCETTO ME
Nel trono con te
Solo io posso essere o Regina
Sempre al tuo fianco
Con pieni diritti
Con obblighi e responsabilità
La corona reale solo io la posso toccare
O Regina del secolo dell’amore
Solo io posso bagnarti le labbra
Solo io avrò parte e posto nel tuo cuore
La tua anima respira in me
Voglio che anima mia
E solo anima mia respira in te
Mia Regina
Sempre inflessibile sarei
Sicura
Non annientata
Fino all’eternità
Mia e solo mia!
Garlata (Lecco), 13 ottobre 2008
?
?
?
?
?