Kulturë
Luan Kalana: Ëndërra e të verbërit
E diele, 08.07.2012, 07:07 AM
ENDERRA E TE VERBERIT
" Ju që shini gjthësinë , më falni një minutë dritë,
ta shoh dhe unë sa i bukur është Njeriu , pastaj t'i mbyll sytë,,,"
lemoshe të verbërit "
Ju njerëzit e urtë e të butë,
tëre jetën ëndërroni e këndoni,
për sytë më të bukur në botë,
trokitni si udhëtar në sytë pa dritë,
mos druani shikomëni drejt në sy...
Keni parë sa i drojtur ecën i verbëri,
prekin token me bastun, pa hedh hapin,
ndjek pas me litar si manar një qen.
pengohem,vritem ,ngrihem si balon,
si zog qumeshtor qe bie nga qielli..
Me shpirt e me zemer,si foshnja nënën,
me ndjenja si bota e madhe e poetit,
s' dua të dëgjoj e të prek,dhimbje, lotë,
te shoh perëndine e planetit, Njerinë,
asgjë kërkoj,pak dritë te shoh Botën.
Të ngihem në mengjes ,të fërkoj sytë,
të harroj ënderrat, të shoh mrekullinë,
të shoh fytyra njerëzish si hyjnitë,
të prek nënën ,femijet e shtëpinë,
te shoh atdheun, e mirësinë.
S'dua asgje me shume të shtrenjtë ,
gjënë më te lirë,pa lekë e centë,
ashtu si gjej vetë ajër e shpresë,
si nëna qe fal jetën për sytë e verbër,
njerëzimin njësoj ta shoh me dritë ..
Të mos shoh vetëm errësirë,
te shoh diten me lulet , pa nate,
te shoh njgjyrat dhe ylberin
të shoh me sytë e mij yjet,
si del Hëna, si ndrit Dielli.
LUAN KALANA