Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aktakuzë kundër Bujar Bukoshit

| E diele, 08.07.2012, 06:55 AM |


Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër zëvendëskryeministrit , Bujar Bukoshi dhe 11 personave të tjerë përfshirë edhe ish sekretarin e përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj. Të gjithë të dyshuarit akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare  gjatë ushtrimit të detyrës, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, kërkim ryshfeti dhe përpjekje për të marrë ryshfet, nxirrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore si dhe pengim në provave. Ndryshe, Bujar Bukoshi është përfshi në qeverinë Thaçi si pjesë e koalicionit që kryeministri kishte lidhur me Listën ‘Ibrahim Rugova’. Në skenën politike, Bujar Bukoshi njihet edhe si kryeministri në ekzil, në kohën e institucioneve paralele që kishin ngritur gjatë viteve të 90-ta Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj Ibrahim Rugova. Alsat-M
Për ribotim- Kadri Mani
/etnike@gmail.com/