E merkure, 13.11.2024, 06:23 AM (GMT)

Kulturë

Ksenofon M. Dilo: Neshat bej Vrioni

E shtune, 07.07.2012, 03:05 PM


Dolli ne  qarkullim libri :

NESHAT  BEJ  VRIONI

(      Kujtime dhe krijime   )

Titulli i librit: Neshat bej Vrioni – kujtime dhe krijime

Autori: Qerim Hysenbegasi

Redaktor: Agim Mehqemeja

Arti grafik: Anxhela Qojle

Berat, 2012

Nga Ksenofon  M.  DILO

Libri NESHAT BEJ VRIONI  me autor studjusin,publiçistin dhe poetin Qerim Hysenbegasi   i  eshte vene  ne dore keto dite lexuesit dhe,ka mbrekulluar shume njerez  pèr madheshtine e tij, ne domosdoshmerine e zhvillimit historik me bindjen e ngadhnjimit te asaj qe eshte reale perparimtare ,me besimin ne dite me te ndriteshme , me forcen e ndergjegjes se njeriut liridashes ,  demokratit te vertete qe e kupton historine dhe e sheh sesa e pameshireshme ka qene ajo ndaj Patriotit zemerzjarrte  sa dhe vete ISMAIL QEMALI në çdo vend që ndodhej, NESHAT BEJ VRIONIN e thërriste duke e mbajtur  me orë të tëra brenda në bisedime, mbasi e njihte se ishte  i pastër dhe i përkushtuar i gjithë  për atdhe dhe besnik  i  Flamurit KUQ E ZI e dhe thosh :    NESHAT  BEJ  VRIONI eshte melhemi i plagëve të mia.”

Neshat bej Vrioni s’mirrte parasysh as jetën, as vdekjen,” dhe si pararojë e flamurit të Skënderbeut dhe me zotësinë e tija të pashoqe, bëri të shuhej propaganda greke

Që herët shfaqi pikëpamjet liberale dhe progresiste ky Burre Vrionas, i njohur  dhe me nofkën  “hokatari” për shkak të shakave dhe batutave plot humor.

“Ishte për një kufizim të pushtetit të shtresave të kamura dhe të privilegjuara nga statusi shoqëror i trashëguar. Më 1924 ishte njëri nga udhëheqësit e  forcave të quajtura  revolucionare-demokratike apo  fanoliste. “

“Thuhet –shkruan autori-se kur sheh një dru, pyllin e ke afër. Por ky dru, s’mund të studiohet i ndarë dhe i veçuar nga vetë pylli,  ashtu edhe jeta e veprimtaria patriotike e Neshat Vrionit, s’mund të studiohet e ndarë  dhe e veçuar nga familja e madhe e Vrionasve.”

Reflekton keshtu dashuria dhe ideali jetesor me vizionin real permes faqeve te ketij libri e,…”Duke mos dashur të merremi gjatë me origjinën e saj, do të theksojmë se kjo familje ka pasur dy degë kryesore,  atë të Beratit  dhe atë të Fierit. Dera e Beratit nxori bejlerë, ndërsa ajo e Fierit pashallarë.”…

“Figura e Neshat  bej Vrionit nuk mund  të përjashtohet nga të gjitha lëvizjet çlirimtare që shpërthyen e buçitën  në gjithë Shqipërinë, gjatë gjithë periudhës së  zgjimit të  Lirisë Kombëtare, sepse ajo figurë ishte e lidhur ngushtë  me fatet e atdheut dhe të mëkëmbëses sonë si shtet i pavarur bashkë me luftëtarin e lirisë Çerçiz Topullin. Ajo figurë është e pandashme nga të gjitha ato të  heronjve të kombit, sepse Neshat Vrioni që kur Shqipëria vajtonte fatin e saj, lëshoi Zërin e kushtrimit në fusha e male  qysh prej vitit 1908 në  mbledhjen e  bërë në katundin  Qishëbardhë të Vlorës, për të organizuar  luftën kundër okupatorit  Otoman.”

Kur ke guxim e patriotit, mendimi i vdekjes nuk te tremb:

Ne mitingun Beratit me rreth 2000mije burra , klubi i xhonturqve kërkonte që  gjuha shqipe të shkruhej me alfabetin  arab dhe kishte sjellë në Berat një sasi abetaresh shqipe të përgatitura nga Kara Rexhepi dhe të shtypura me gërma arabe. Neshat Vrioni,(ky mik e shok armesh me Cerçiz Topullin e Mihal Gramenon) i rrethuar nga shumë patriotë nxori nga xhepi një abetare shqipe me gërma arabe dhe i vuri flakën atje, mu në mes të mitingut duke brohoritur “Rroftë Shqipëria!”

Mendimet shprehur jane me sasine me te vogel te mundeshme te fjaleve  nga autori.  Ne keto referime me nderim te thelle,fjalet kane funksionin e tyre ,nuk i bejne hije njera tjetres dhe asnera nuk eshte perdorur  si stoli e kote . Lexuesi gjen perjetim te larte  estetik ne te,pikerisht se sheh qe ka te beje me  nje trasportim atistik te  vertetetave jetesore ,qe e ben te jetoje fjala e shkruar e kesaj pene dinjitoze HYSENBEGASI  qe, gershetohen aty  vegimet e jetes tragjike te  apostrofuara nga rrethanat  e te keqes te vene ne majmeri:

Gjatë pothuaj 50 vjetëve të regjimit komunist, familja e madhe historike e vrionasve pësoi një nga persekucionet më të egra: burgime, konfiskime pasurie, keqtrajtim dhe deri në ekzekutim.

“U shkatërruan dhe sarajet e vrionasve në Berat, që ishin një  monument i rrallë kulture, vepër arti e ndërtuar me elemente të marrë nga rrënojat e  qytetit antik të Apollonisë. U shkatërruan varret monumentale të disa prej përfaqësuesve”

Sintaksa e  poshtersive te mahnit . Arti i sentences shume i i shkurter.   Kuterbon adhurimi  miop i asaj  qe eshte gjithnje e kalbur .e deshmon  ne te gjitha format e vuajtjes. Beri te shperthejne shkrepetima qe nuk mund te harrohen po,dhe heshtje qe shkatoi e te shkatojne dhimbje :  kriptokomunistet vrane Patriotin e Madh.NESHAT BEJ VRIONIN. Dora agjenturore qe formoi partine komuniste dhe u hodh ne lufte kur u sulmua B. S.kish gishta dhe ne orginazaten qe ish krijese kombetare

Flet vullneti i mases  edhe pse i pafuqishm zeri i saj ndaj  çmendurise kriminale agjenturore .  Flet historia -  pèr nje  kohe  qe  mbijetoi poshtersia po dhe, pèr nje testament shpirteror dhe bilanc jete VRIONASI qe, me shume se asgje tjeter, njeh ate qe eshte me e mira per KOMBIN  e POPULLIN tone ,me ecjen kryelarte  dhe  e  vendosur   ne skenen e jetes  ATDHEU MBI TE GJITHA. Qendrojne lis me kembe  Patrioti  qe gjithçka shkriu e shkrin per Atdhe ndaj atyre qe vene ne veprim metoda terroriste komuniste  ,Burri i vyer i kombit:NESHAT bej VRIONI  qe jeton e  di te vdese per SHQIPERI.  duke i verejtur  perbuzeshem, kush  nuk kupton se vepron keq   nuk ka  deshire te korigjohet . Dashuria dhe Frika ne syte e trimit nuk shkojne me njera-tjetren.  Dhe , me kete qendrim aq burreror  Shqiptari nuk kemi te bejme me nje kujtim te shuar te ketij shpirti te Madh,por, me nje  kujtim   te heshtur qe zgjohet e buçet nga pena e autorit e ketij burri Hysenbegas qe jeton dhe vete me ate qe  Njeriu e quan me te miren.

Llidhja shpirterore ben lexuesin te jetoje ne  atmosfere purgatovi emocional edhe pse autori  thote: ” Folëm fare shkurtazi për familjen e madhe vrionase, për këtë kopësht të bukur trëndafilash që s’e vyshkin asnjëherë  stuhitë e kohës. Ai mbeti  i freskët ashtu si u krijua. Një prej fidanëve të tij qe dhe Neshat bej Vrioni. Duke mos dashur  ta largojnë nga kopshti ku mbiu e u rrit, duke dashur  ta lëmë  të flladitet nga erërat e kohës, pse jo  dhe nga ditët e  acarta të saj, Neshat Beun e lexojmë së bashku me familjen e tij, me atë të vrionasve”…

Rremon ne mendimet e ketij autori dhe gjen  patjeter diçka  te dobishme edhe per ate qe e qujne   me te miren ; ja,si u drejtohet me shkrimin        Gazetarëve po u humbasin emrat” :

“Në gjithë shtypin opozitar lexon qyfyre, të qena e të paqena. Punë e madhe. Liri fjale, shtypi. Por një gjë të çudit. Si është e mundur që gati 50 për qind të shkrimeve në vend të emrit të autorit kanë ose iniciale të çdo lloji (gërma hesapi), ose pseudonime. (pseudonime u thëncin), ose dhe anonime (ashtu mbetshin emërhumbur!).

Po pse vallë? Ç’arsye kanë?...

S’duan që gënjeshtra, shpifja e thashethemi të mbajnë emrin e tyre?

Trëmben? Nga kush?

Apo për modesti? Për të mos mbetur përherë emri i tyre në fatet e gazetave?

Zotërinj, prindërit tuaj vranë, varën, varrosën për së gjalli, humbën me dashje kushedi sa varre, por s’mundën të humbnin asnjë emër, kurse ju më parë humbët emrin se veten. Çudi!... “

Nga njeri kapitull ne tjetrin, mbushesh plot admirim dhe meriton mirenjohjen pèr kete miresi qe dhuron  te lexuesi qe nuk pushon  dhe se grumbulluari antheren  me nje vertetesi qe pothuaj te le pa goje.Kushdo nuk ja fal vehtes pakujdesine, e besoj  qe  nuk do ndjeje mungesen e kenaqesi ,dhurate  kjo, nga  libri i Autorit aq  dinjitoz, me vlera qe trajton e miraton aresyetimin dhe moralin   si pèr detyrat njerezore dhe ato ATDHETARE me bindjen MBI TE GJITHA  SHQIPERINE E PLOTE  te vrapojme me gjithe shpejtesine  per te harritur kohen e humbur, tu bihem mamuzeve se, NESHAT  Bej VRIONIN e kemi ne balle,na hap rrugen  shembelli i tij, na udheheq.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora