| E marte, 03.07.2012, 06:21 PM |
Një vizitë, Seminarit shtetëror në qytetin Nürtingen të Gjermanisë
Nga Xhevat Muqaku
Zv. Konsulli
i Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart, Imer Lladrovci, vizitoi kohë më parë,
Seminarin shtetëror për Didaktikë dhe arsimimin e mësuesve në qytetin Nürtingen.
E pritën
dhe zhvilluan një bisedë miqësore por edhe frytdhënëse, drejtori i këtij
Seminari- Siegfried Henzler, Dr. Kathrin Cottmann, znj. Margaret Dinkelaker,
znj. Ilse Brandmaier si dhe Muhamet Idrizi- aktualisht kursist me autoritet i
Seminarit në fjalë.
Z.Lladrovci
pasi falënderoi të pranishmit për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit gjerman dhe
republikat Baden- Würtemberg dhe Bavari në shumë segmente dhe veqanërisht në organizimin
e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, theksoi para të pranishmëve, se bashkëpunimi
me këtë Seminar do të jet edhe një mbështetje më shumë në zhvillimin e mirfillët
të Departamentit për shkencë, kulturë dhe arsimimin e mësimdhënësve në Kosovë.
Në anën
tjetër edhe drejtori i Seminarit në Nürtingen, konkludoi në vazhdim shembuj- mundësi
të tilla, si psh:
- Seminari
shtetëror në Nürtingen është i interesuar dhe mbështetë punën shkencore të z. Muhamet
Idrizi, e cila ka për tematikë, konfrontimin dhe mësimin e gjuhës amtare për fëmijët
e emigruar shqiptar,
- z. Idrizi
mund të bëhet anëtar i heterogjenitetit AG të Seminarit. Për këtë punë ai mund
të marrë qysh tani një honorarë prej një ore mësimore,
- një bashkëpunim
është i mundëshem edhe në lidhje me përdorimin e hapsirës-dhomave të konferencave
seminarike për trajnimin e veçantë të mësuesve vendas, ndërsa për Seminarin
mund të kontribuojnë edhe ekspertët tanë të njohurive profesionale.
- z. Henzler
falënderoi zv. Kosullin- Lladrovci për ftesën të cilën ai i dorëzoi, që të vizitoj
konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart. Ai do të angazhohet me dëshirë
për bisedime të mëtejshme, së bashku me zonjën Dr. Cottmann,
- z. Henzler
konfirmoi zhvillimin e diskutimeve dypalëshe, në baza të rregullta, për të siguruar
mbështetje shtesë, ndërsa ofron edhe përvojën e tij Seminarit, në lidhje me
zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme në arsimimin e mësuesve.
Në fund të
këtij takimi, u theksua se ekspertët e Seminarit mund të ofrojnë në bazë të kërkesave
të caktuara, tema trajnimi, në Nürtingen dhe në Kosovë. Nëse shpenzimet e
tejkalojnë konton e planifikuar, financimi mund të diskutohet- sqarohet me dy
Ministritë tona të shkencës dhe kulturës.
Ishte kjo një vizitë e frytshme e zv. Kosullit Lladrovci për të cilën kontibuoi bashkatëdhetari ynë Muhamet Idrizi.
Informacion
i shkurtër:
Seminari shtetëror për Didaktikë dhe arsimimin e mësuesve në Nürtingen, është një Institucion i lartë mësimi. Përfaqësohet nga ekspert të lëndëve mësimore dhe ju ofron studentëve dhe mësuesisë një arsimim të kualifikuar, këshillim dhe informim aktual. (marrë nga Portali:www.Seminar-nuertingen.de/index.html)