Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Vangjel Kapedani në gjurmët e të fshehtës
E shtune, 30.06.2012, 10:17 PM
NË GJURMËT E TË FSHEHTËS
Koleksionisti elbasanas i numizmatikës Vangjel Kapedani, një vlerë në historinë muzeore shqiptare
NGA PËLLUMB GORICA
Të portretizosh
krijues, artistë, intelektual me vlera, të apasionuar pas thesareve të fshehta
të historisë, të së kaluarës sonë është detyrim qytetar. Kjo, mendoj, ndodh me
cilindo që merr penën e shkruan me këndvështrimin
e botëkuptimit për figura që kanë synime të qarta në jetë, pasionet e tyre për
të bërë diçka ndryshe nga të tjerët, për të cilat shquhen, duke lënë pas gjurmë.
Në një nga
mjediset e Bashkisë së qytetit të Elbasanit ndodhet studio e koleksionistit dhe
numizmatikut Vangjel Kapedani. Ndonëse nuk më ishte dhënë rasti ta njihja më parë,
për të kisha dëgjuar shumë nga miqtë e mi
krijues elbasanas, por edhe i informuar nga media e shkruar apo pamore për
këtë koleksionist të veçantë. Me një dëshirë të hershme dhe kënaqësi të veçantë
për të njohur nga afër atë dhe thesaret e tij u gjenda në studion e tij, një mjedis
i vogël, por madhështor për nga pasuria e objekteve antike të koleksionit të veçantë.
Syri përfshin një përzierje interesante gjetjesh tepër të rralla si antikuarë,
objekte arkeologjike mijëra vjeçare, fetare, dorëshkrime, etj. Duhen ditë e
ndoshta muaj, për të përshkruar e analizuar atë galeri zbulimesh të thesareve të
popullit tonë që përfshihen në koleksionin e tij. Me pasionin e shenjtë dhe
vizionin për veten ai është bërë i njohur gjatë viteve të fundit me
koleksionimin e thesareve të vjetra edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ky
pasion i ka dhënë aq shumë emocione dhe e ndjenë veten tepër të mrekulluar të këtij
thesari magjik që e rrethon. Por i janë dashur pafundësisht sakrifica, vështirësi,
shqetësime dhe, madje, duke u kërcënuar me jetën. Vangjel Kapedani me shpirtin
njerëzor që e karakterizon i ka mposhtur këto vështirësi dhe ja ku ndodhet tani
si zot i kësaj pasurie zbulimesh nga më të larmishmet. Dëshira, pasioni, përkushtimi
i tij në mbledhjen dhe ruajtjen e vlerave të rralla historike dhe kulturore të vendit
tone, nuk është rastësi. Ai u rrit me të dhe natyrisht ata u rritën të dy: pasioni
dhe Vangjeli për gati mbi 40 vjet me radhë, qysh prej adoleshencës së tij. Ajo
që dua të nënvizoj si diçka mjaft të rëndësishme është se ky pasion brilant i
jep kuptimi jetës së tij.
Pas fjalëve
të para përshëndetëse, që në vështrim të parë të krijohet përshtypja e njeriut
të qetë, por ajo që të befason është përzemërsia e tij, dëshira e interesi kur
flitet për lashtësinë, thesaret e kulturës sonë, botimeve të këtilla, kërkimeve
dhe objekteve antike. Kjo të imponon respekt si
shenjë e njeriut me kulturë të gjerë. Me modesti
- Është e
vërtetë që pasioni të mban të ri, - të thotë ai me modesti. -Njeriu duhet ta
ushqejë dhe të mos i ndahet, sepse ai të bën të lumtur. Gjej qetësi e paqe me
veten kur merrem me gjërat të tilla. Sigurisht, ta realizosh këtë gjë, kërkohet
përkushtim, dhe vështirësia tjetër se treguesi i gjithçkaje për këdo gjendet te
vlera monetare.
Duhet të nënvizohet
fakti, se koleksionisti, numizmatiku Vangjel Kapedani zotëron antikuarë me
vlera, thesare tashmë të bëra të njohura në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai nuk është
kufizuar vetëm me koleksionimin e antikave, dorëshkrimeve, gjetjeve të rralla,
por edhe si një interpretues i tyre, me shpjegime nga këndvështrimi i historik
dhe i përqasjes së kohëve, kulturave, rëndësisë dhe ndikimit. Kjo tregon edhe
erudicionin e tij, duke u dhënë rëndësinë e duhur që kanë këto zbulime
autentike. Këto i ka studiuar me vëmendje të madhe, duke u konsultuar edhe me
studiues, historianë dhe arkeologë. Në saj të kësaj pune ai është bërë mjaft
popullor dhe i njohur. Prej kohës mbanë lidhje dhe ka miqësitë e tij me
arkeologun Neritan Ceka, eruditin Moikom Zeqo dhe poliglotin Zef Simoni, të cilët
e kanë ndihmuar mjaft në këtë drejtim. Herë pas here mjetet e informacionit
masiv shkruajnë e flasin për zbulimet e ndryshme, vlerat, pasionin e tij, por
hedh edhe dritë mbi lashtësinë e objekteve të ndryshëm. Njëkohësisht
sensibilizon opinionin për të ruajtur këto thesare kombëtare, por edhe edhe kërkon
më shumë interesim dhe preokupim nga studiuesit dhe institucionet përgjegjëse për
gërmime të mëtejshme dhe ruajtjen e zbulimeve.
Koleksionet
e tij interesante hedhin dritë mbi historinë e lashtë shqiptare. Kur e dëgjon
tek tregon rreth tyre, gjen shumë arsye bindëse për fakte që i ka mbuluar
heshtja. Sidomos pas viteve ‘90 kur shumë prej thesareve të rralla janë grabitur,
shitur jashtë territorit të Shqipërisë, dëmtuar deri shkatërrimin total. Deshifrimi
i gjetjeve kërkon njerëz profesionist. Vangjel Kapedanit nuk i mungon
profesionalizmi në këtë fushë edhe pse e pranon me modesti që është amator.
- Ne kemi
thesare që e vërtetojnë këtë kulturë, prandaj ndjejmë përgjegjësi t’i nxjerrim nga
errësira e kohëve, t’i ruajmë dhe restaurojmë për t’u identifikuar si popull,- të
thotë ai. - Ato janë dëshmitare të historisë sonë të lashtë dhe çdo gjetje e
tyre tregon një epokë, një histori, por mjaft prej tyre janë akoma të padeshifruara.
Me këto
fjalë ai jep edhe një mesazh për dëshmitë interesante të shkuarës tonë, për t’i
mbrojtur e njohur sa më mirë pasuritë e pashtershme kulturore arkeologjike nëntokësore
e mbitokësore. Me shumë kënaqësi të tregon për zbulimin e mozaikut
paleokristian (në gërmadhat e një kishe të vjetër) në afërsi të Rrapit të Bezistanit
në Elbasan, i cili sot është lënë pas disa muaj gërmimesh në mëshirë të fatit. Në
gazetën “InfoElbasani” shkruan se gërmimi dhe zbulimi i këtij mozaiku është edhe
një gërvishtje e lehtë në historinë e
lashtë dhe kulturën e qytetit të Elbasanit. Më tepër zbulimi i mozaikut është një
dëshmi e njëmendtë për fakte të lashtësisë së Krishtërimit në Shqipëri dhe ky është
një argument bindës për të vazhduar gërmimet. Ajo në një farë mënyre mbetet për
ta zbuluar e kjo shikohet edhe në atë ç’ka është përfolur edhe nga studiues të tjerë
për gjurmime të mëtejshme për të zbuluar thesare të tjera të fshehura kudo në Shqipëri.
Duke hyrë
në të fshehtat e historisë së thesareve tona, që ndoshta për dikë janë të parëndësishme,
po pasqyrojmë disa grimca nga gjetjet e tij të rëndësishme. Katër pllaka dylli
të shkruara, që sipas studiusëve
Njerzimi e ka shkruar historinë shekullore me punën, simbolet dhe krijimtarinë e tij. Kultura është shprehje e shpirtit të pasur që ka jetuar, besuar, krijuar, adhuruar, trashëguar thesaret. Kështu që, vlerat e ekzistencës së nuk duhet të harrohen. Na duhet ti deshifrojmë e konservojmë ato për brezat që vijnë. Ata që janë dhënë me mish e me shpirt për ta kryer dhe lënë gjurmë në jetën e tyre e kohës, janë vlerë e rëndësishme e misionit njerëzor. Vangjel Kapedani është një vlerë e jashtëzakonshme e historisë muzeore shqiptare. Ky thesar lashtësie i grumbulluar prej vitesh me sakrifica të pallogaritshme, që dergjet në atë mjedis të ngushtë të ruajtur me fanatizëm nga zotëruesi dhe zbuluesi i tij, i bën nder racës sonë kombëtare, historisë dhe kulturës.