Mendime
Ukshin Zajmi: Premierë në Teatrin Profesionist të Gjilanit
E hene, 18.06.2012, 07:01 PM
Premierë në
Teatrin Profesionist të Gjilanit
Tetari profesionist i Gjilanit, këto ditë, ngjiti në sipar premirën e dytë për sivjet. Fjala është për tekstin e dramatizuar “Frankenshtajni apo Prometheu modern” të Mary Shelley nga Tim Kelly. Aktorët gjilanas me ndihmen e regjisorit Muharrem Sylejmani dhanë një kreacion të pëlqyer jo vetëm për artdashësit e këtij qyteti, por, besoj, edhe më gjërë.
Nga: Ukshin Zajmi
Odiesejada
e idesë për këtë tekst, së pari rrefimtar si roman, e pastaj edhe si
dramatizim, rrjedh nga koha e alkimisë, kur tentohej që me përzierje të ndryshme
kimike e të ngjajshme të përfitohen metalet e çmueshme apo eliksiri i jetës së përhershme.
Nga një rrefim i tillë u frymëzua edhe Mary Shelley (30.VIII.1797-1.II. 1851),
e cila së bashku me bashkëshortin e në shoqëri me Lordin Bajron, John Polidorin
e Claire Clairmontin afër Liqenit të Gjenevës në Zvicër, ku kaluan pushimet, në
vitin 1816, e që dy vite më vonë (1818) ajo të boton romanin “Viktor
Frankenshtajni apo Prometheu modern”. Ideja e këtij romani pastaj u bë motiv për
shumë shkrime të tjera, sa që kaloi edhe në folklor popullor. Rreth kësaj teme,
në tërë botën u realizuan filma horror, novela në shumë vazhdime, seri
televizive, drama, komedi e tragjikomedi madje edhe pjesë muzikore. Një varianti
i dramatizimit të kësaj vepre është edhe ky i Tim Kelly-t (2.10. 1937– 7.XII. 1998)
, që në Teatrin profesionit të Gjilanit, e vuri në skenë regjisori Muharrem
Sylejmani, aktor shumëvjeçar i këtij teatri.
Ngjarja
Viktor
Frankenshtajni një student rreth njëzetë vjeç, gjatë studimeve në Universitetin
e
Koncepti regjisorial
Regjisori Muharrem Sylejmani, së bashku me aktorët: ERNEST ZYMBERI-Viktor Frankenshtajni, GËZIM BUCOLLI-shoku i tij; MEJREME BERISHA- nëna; ARTAN SELIMI- krijesa-monstrum; SAFETE MUSTAFA-BAFTIU- e fejuara; KUSHTRIM QERIMI -agjenti i policise; BUKURIJE KQIKU-sherbetorja dhe NJOMZA KALAVESHI-vajza rome, realizuan tekstin e Tim Kelly-t, duke filluar nga një rrëfim, sa mosbindës aq edhe apstrakt, deri të një realitet i kobshëm, për ta përfunduar në mënyrë triumfuese me shpëtimin e të fejuares dhe largimit përgjithmonë të krijesës-monstrum. Kësisoji, regjisori sprovoi aktorët në rrefim, dialog, aksion dhe në fund edhe në ngadhnjim. Në këtë kontekst edhe publiku iu bashkangjit ngjarjes, sa qe qeshej në rrëfimet absurde të kryeprotagonistit, rrënqethej në paraqitjen e krijesës-monstrum, habitej në kërkesën e tij për t’i krijuar edhe, të një “nuse-je” për të mbytur vetminë dhe në fund u gëzua në përfundimin fatlum të ngjarjes: eleminimin e krijesës-monstrum, shpëtimin e të fejuarës dhe largimit të ndërdijes nga Viktor Frankeshtajni për mëkatet e bëra. Regjisori këtë e arriti me një menagjim të koordinuar të faktorit njeri-aktorëve, skenografisë, dritave, hijeve, efekteve muzikore dhe koncepteve mizanskenike.
Loja e aktorëve
Viktor
Frankenshtajni i Ernest Zymberit është shtylla e ngjarjes në shfaqje, dhe ai
megjithë përpjekjet e tij rrëfimtare për të bindur shokun e tij se ka krijuar
një krijesë të re nga mbetjet e njerëzve të vdekur dhe se për t’i ikur atij
edhe ka lëshuar Universitetin e Ingolstadt dështojnë, përderisa krijesa e tillë
nuk paraqitet në horizont. Me lojen e tij, ai paraqitet si intelektual me famë,
që ka arritur ate që nuk e ka arrirë askush, por që në ndërdije gjithnjë mbanë frikë,
se pikërisht krijesa e tij do ta vrasë ate. Krahas kësaj ai arrin që me një mjeshtri
të rrallë të mbanë të mbyllur, sekret, laboratorin e tij nga antarët e familjës,
të rrëfen realitetin e të moskuptohet, të gënjen e të mos zbulohet, të dëshprohet
kur nuk arrin të krijon edhe një krijesë tjetër femër, por edhe të gëzohet kur
më në fund triumfon duke mbajtur peng dhëmbjen për viktimat e krijesës së tij:vdekjen
e vëllaut, shokut dhe nënës së tij. Gëzim Bucolli (Henry Clerval) –shoku i tij,
në këtë rast na del si një kurrestar i madh, në fillim duke mos u bindur me rrëfimet
apsurde të Viktorit, por që më vonë, duke hospitalizuar krijesën-monstrum,
konstaton se kjo është një e arritur që njerëzimi asnjëherë nuk e ka parë. Në këtë
kontekst, ai i ndihmon kryeprotagonistit për ta mbajtur sekret si krijesën
ashtu edhe punën për të krijuar edhe një krijesë tjetër, por në këtë rast femër,
sipas kërkesës së krijesë së parë, si dëshprimin, kur krijesa hakmerret ndaj
tij për dështimin e realizimit të kërkesës së tij. Mejreme Berisha në rolin e
Caroline Beaufort- nëna e Viktorit, na paraqitet si gjithë nënat me mburrje për të arriturat e djalit të saj,
por e brengosur për lodhjen e tij, duke mos fjetur asnjëherë, për mos dëshirën
e tij për t’u martuar, në dyshimin e rrëfimeve të vajzës rome e akuzuar se ka
mbytyr djalin e saj, nga se te ajo është gjetur kryqi i tij, por edhe
kurreshtare për sekretin që ruhet në laborator. Pikërisht, hapja e dyerve të laboratorit,
paraqitja e krijesës-monstrum, bie edhe deri vdekja e saj. ARTAN SELIMI- krijesa-monstrum,
na paraqitet si një maske përbindëshi, me detaje trupore të qepura, me fytyrë e
trup të deformuar, por me një ndërgjegjje të pastërt për moskuptimin nga të tjerët
të fizikut të tij dhe të dëshirës për të pasur edhe një shoqëruese të njejtë me
te. Ai, na paraqitet si qenje e butë, kur lutë dhe i përkulet krijuesit të vet,
por edhe i ashpër kur nuk i plotësohet dëshira: krijimi i klonit të ngjajshëm
me te-femër. Ai plagoset me disa krisma, në qastin kur tenton ta vrasë të fejuaren
e Viktorin dhe me plagë në trup
Të gjithë aktoret, me këtë rast, punës së tyre iu qasen me përkushtim, komunikonin lehtas në mes vete duke krijuar kështu dialogjet normale në bazë të situatës, por indirekt komunikonin edhe me publikun, menagjonin mirë hapsirën e skenës duke përdorur elementet skenografike për të qenë më bindës në rrëfim. Asnjëherë nuk u kurthuan në levizje, ndonëse pati raste konflikti e sulmi.
Gjuha e folur në skenë
Pos
fizikut të aktorëve, lëvizjeve në skenë, elementeve mimike edhe gjuha ka një rol
të rëndësishëm në shfaqjet teatrale. Kohëve të fundit, në skenat teatrale, po përdoret
një zhargon i gjuhës së rrugës, e cila gjë po e bastardhon të folurit e gjuhës
sipas standardeve të përcaktuara, gjë e cila nuk ndodhi me inskenimin gjilanas
të “Frankenshtajnit”. U mundua të flitet një gjuhë e paster shqipe sipas
theksit vendor, ndonëse në fillim tek Artan Selimi u hetua një theks i të folurit
të Shqipërisë së mesme, por më vonë u soll në binar të të folurit të aktorëve
tjerë.
Elementët përcjellëse të shfaqjes
Një palë dyer të mëdha të një studioje (laboratori), disa spaga të lidhura në plafon e në to të ngjituara libra, fotografi e dokumente të kryeprotagonistit zëvendësuan raftet, një tavolinë e lidhur me kanapen për ulje dhe një karrikë luhatëse ishin elemente skenografike që i kishte dizajnuar Fitore Isufi, e të cilat ishin të kapshme për aktorët e të lehta për bartje dhe përdorim në të gjitha skenat teatrale në Kosovë, mbase edhe gjetiu. Kostumet e dizajnuara po nga Fitore Isufi i përkitnin një klase aristokrate, e, që i kishte punuar Bahrije Kurtalani, i bënin aktorët rehat dhe krijonin mundësi të lehtë qarkullimi. Muzika e përshtatur nga Florin Gagica ecte krahas tempos së zhvillimit dramatik të ngajrjes dhe e kombinuar me dritat e Fatmir Halilit dhe efekteve tjera krijonte situata edhe trishtuese por edhe qetësuese. Vlenë të theksohet se asnjëherë nuk ndodhi që ndonjë element skenografik të mos ndodhet në vendin dhe kohen e duhur, por që edhe nuk pati asnjë difekt, ashtu si nuk munguan asnjëherë rekuizitat e Suad Berishës, e kjo, sigurisht nga organizimi i mirë i Raif Hazirit.
[Regjisor në kohën pa kohë]
Muharrem Sylejmani është aktor gjilanas, që gjithë përvojen aktoreske e regjisoriale e fitoi në Teatrin e qytetit të Gjilanit. Këtij teatri ai i mbeti besnik prej vitit 1975 dhe ishte më i gjindshmi në situatat më të vështira. Në kohën kur ky teatër kishte statusin e teatrit gjysëm-profesional, në vitin 1990, thuaja të gjithë aktorët shqiptar u larguan nga puna, Muharrem Sylejmani i dha vetës detyrë, që aktiviteti teatral në Gjilan të mos heshtë. Ai gjatë kësaj kohe (1990-1999) në bashkëpunim me aktorë profesionist e amator, në salla të shtëpive të kulturës të fshatrave të Gjilanit bëri regjinë e këtyre shfaqjeve: “Verorja” Rexhep Hoxha; “Buleta e Llotarisë”-Kristo Floqi; “Froni”-Naser Zymberi; “Vdekja e një mbretëreshe”-Rexhep Qosja; “Kufinj që prekën”-Hysen Këqiku; “Etydë për Lotë Vakun”-Selman Vokshi dhe “Një natë në hotel”-Muharrem Shahiqi. Të shumta e të rrënqethshme janë ngjarjet që u ndodhen regjisorit dhe aktorëve nga policia serbe, por, asnjëherë jeta teatrale në Gjilan nuk u shua, edhe ate, falë angazhimit të Muharrem Sylejmanit.