| E diele, 17.06.2012, 01:36 PM |
KESHILLI
STUDENTOR
Universiteti i
Shkodrës
"Luigj
Gurakuqi"
Dt.
NJOFTIM PËR MEDIAN
· Lënda: Pasqyrim i pyetësorit të realizuar në Universitetin e Shkodrës « Luigj Gurakuqi »
3
në 4 studentë blejnë provimet
Vitin
e kaluar (2011), idenë e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës
(K.S.U.SH) për të realizuar një pyetësor me studentët e përkrahu edhe rektorati
i këtij universiteti. Koha e zgjedhjeve për pushtetin lokal, mënyra e hartimit
të pyetësorit apo edhe neglizhenca, pa përjashtim nga të dy palët, nuk e bënë
të mundur realizimin e këtij pyetësori, nga i cili mund të merrnim të dhëna e
të mësonim se ku dhe sa janë problemet në Universitetin
e Shkodrës "Luigj Gurakuqi". (Kjo sa i takon së shkuarës)
Këshilli
Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) të premten e datës
Pyetësori
i hartuar nga Këshilli Studentor u realizua me dt.
PYETËSORI
1.
A keni dhënë para (lekë), qoftë dhe vetëm
njëherë, për të marrë një lëndë?
2.
A janë përmirësuar kushtet ku zhvilloni
procesin mësimor?
3.
A ka ndikuar media në uljen e korrupsionit?
4.
A respektohen oraret e punës nga Sekretaritë
Mësimore (SM)?
REZULTATET SIPAS FAKULTETEVE DHE NË
TËRËSI
Shënim/ Këtu e mëposhtë,
Universiteti i Shkodrës=USH; Fakulteti i Drejtësisë=FD; Fakulteti Ekonomik=FE;
Fakulteti i Shkencave të Natyrës=FSHN; Fakulteti i Shkencave Shoqërore=FSHSH;
Fakulteti i Shkencave të Edukimit=FSHE; Fakulteti i Gjuhëve të Huaja=FGJH.
·
Rezultatet e pyetjes së parë: A
keni dhënë para (lekë) qoftë dhe vetëm njëherë, për të marrë një lëndë?
FAKULTETI |
Përgjigjur
« |
Përqindja % |
Përgjigjur
« JO » |
Përqindja % |
FD |
44 |
88 |
6 |
12 |
FE |
33 |
66 |
17 |
34 |
FSHN |
40 |
80 |
10 |
20 |
FSHSH |
41 |
82 |
9 |
18 |
FSHE |
35 |
70 |
15 |
30 |
FGJH |
29 |
58 |
21 |
42 |
TOTAL: 222
studentë janë përgjigjur
74% përgjigjur
·
Rezultatet e pyetjes së dytë: A
janë përmirësuar kushtet ku zhvilloni procesin mësimor?
FAKULTETI |
Përgjigjur
« |
Përqindja % |
Përgjigjur
« JO » |
Përqindja % |
FD |
7 |
14 |
43 |
86 |
FE |
5 |
10 |
45 |
90 |
FSHN |
20 |
40 |
30 |
60 |
FSHSH |
19 |
38 |
31 |
62 |
FSHE |
26 |
52 |
24 |
48 |
FGJH |
22 |
44 |
28 |
56 |
TOTAL: 99
studentë janë përgjigjur
33%
përgjigjur
·
Rezultatet e pyetjes së tretë: A
ka ndikuar media në uljen e korrupsionit?
FAKULTETI |
Përgjigjur
« |
Përqindja % |
Përgjigjur
« JO » |
Përqindja % |
FD |
9 |
18 |
41 |
82 |
FE |
25 |
50 |
25 |
50 |
FSHN |
20 |
40 |
30 |
60 |
FSHSH |
14 |
28 |
36 |
72 |
FSHE |
26 |
52 |
24 |
48 |
FGJH |
27 |
54 |
23 |
46 |
TOTAL: 121 studentë janë përgjigjur
40,3%
përgjigjur
·
Rezultatet e pyetjes së katërt: A
respektohen oraret e punës nga Sekretaritë Mësimore (SM)?
FAKULTETI |
Përgjigjur
« |
Përqindja % |
Përgjigjur
« JO » |
Përqindja % |
FD |
17 |
34 |
33 |
66 |
FE |
30 |
60 |
20 |
40 |
FSHN |
29 |
58 |
21 |
42 |
FSHSH |
21 |
42 |
29 |
58 |
FSHE |
34 |
68 |
16 |
32 |
FGJH |
32 |
64 |
18 |
36 |
TOTAL: 163 studentë janë përgjigjur
54,3% përgjigjur
PËRMBLEDHJE
Sa i takon pyetjes së parë në lidhje me korrupsionin në
USH-në « Luigj Gurakuqi » rezultatet tregojnë shifra vërtet
shqetësuese, ku pyetjes se a keni dhënë qoftë dhe vetëm njëherë para (lekë) për
të marrë një lëndë i janë përgjigjur po 74% e studentëve, pra thuajse 3 në 4
studentë kanë dhënë para për të blerë provimet. Fakulteti i Drejtësisë ka
shkallën më të lartë të korrupsionit me 88%, ndërsa më të ultin Fakulteti i
Gjuhëve të Huaja me 58%.
Përsa i përket përmirësimit të kushteve në sallat dhe
auditoret e Universitetit « Luigj Gurakuqi », 67% e studentëve
përgjigjen se kushtet nuk janë përmirësuar. Nga të gjashtë fakultetet e këtij
universiteti, Fakulteti Ekonomik paraqitet më problematiku, ku 90% e studentëve
të këtij fakulteti shprehen se kushtet nuk janë përmirësuar. Ky fakultet prej
vitesh vuan mungesën e theksuar të mjediseve për të zhvilluar normalisht
procesin mësimor. Nga ana tjetër fakulteti që paraqitet më mirë është ai i
Shkencave të Edukimit, ku 52% e studentëve të të cilit shprehen se kushtet janë
përmirësuar. Sivjet në këtë fakultet janë realizuar disa investime në
infrastrukturë.
40,3% e studentëve të Universitetit të Shkodrës « Luigj
Gurakuqi » shprehen se media ka luajtur rol në uljen e korrupsionit. Në
Fakultetin e Drejtësisë 82% e studentëve përgjigjen se media nuk ka luajtur rol
në uljen e tij, ndërsa 54% e studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
përgjigjen se media ka luajtur rol të rëndësishëm në uljen e korrupsionit.
54,3% e studentëve përgjigjen se Sekretaritë Mësimore (SM)
respektojnë oraret e tyre të punës. Në dy fakultete situata paraqitet më tepër
problematike, në Fakultetin e Drejtësisë ku 66% e studentëve shprehen se orari
i punës nuk respektohet nga Sekretaria Mësimore dhe në Fakultetin e Shkencave
Shoqërore, ku 58% e studentëve të saj mendojnë po të njëjtën gjë. Situata
paraqitet më e mirë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, ku 68% e studentëve
përgjigjen se respektohen oraret e punës nga Sekretaria Mësimore dhe Fakulteti
i Gjuhëve të Huaja me 64%.
Në pyetësor morën pjesë 300 studentë, 50 për secilin fakultet të USH-së. Pyetësori u realizua nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës.
Sekretari i
Përgjithshëm
KRYETARI
Ervis
SUFAJ
Redan BUSHATI