Sport » Futbolli Botëror
Euro 2012: Spanja, “mbretëresha” e Europës
E enjte, 28.06.2012, 04:59 PM
Spanja, “mbretëresha” e Europës, shkatërron Italinë në finale
SPANJE – ITALI 4-0
Shënues: Silva 14’, Alba 41’, Torres 84’, Mata 88’
Spanja (4-3-3): Casillas; Arbeloa, Sergio Ramos, Piqué, Alba; Xavi, Busquets, Xabi Alonso; Silva (58’ Pedro), Fabregas (75’ Torres), Iniesta (86’ Mata). Trajner: V. Del Bosque
Italia (4-3-1-2): Buffon; Abate, Barzagli, Bonucci, Chiellini (21? Balzaretti); Marchisio, Pirlo, De Rossi; Montolivo (57’ Thiago Motta); Cassano (46’ Di Natale), Balotelli. Trajner: Ç Prandelli.
Gjyqatrë: Proenca (Portugali)
Kartonë të verdhë: Piqué (S), Barzagli (I)
Statistika – plus
Gjuajtjet në portë: 7-4
Gjuajtjet pranë porte: 5-6
Posedimi i Topit: 52%-48%
Goditjet nga këndi: 3-3
Pozitat jashtë loje: 3-3
Ndërhyrjet e Palejuara: 16-10
SPANJA, “mbretëresha” e Europës, shkatërron 4-0 Italinë në finalen e 1 korrikut të zhvilluar në Kiev. Me këtë trofe përfundon edhe edicioni i 14-të i Kampionatit Europian, që këtë vit u zhvillua në Ukrainë dhe Plononi. Spanja ka vërtetuar edhe një herë se është kombëtarja më e mirë, pasi në kufirin e katër viteve kanë fituar tre trofe radhazi, Euro 2008, Kupën e Botës në 2010-ën dhe së fundi Euro 2012. Italia vinte me pompozitet në finale, pasi në mënyrë të paparashikuar kishte eliminuar Anglinë dhe Gjermaninë. Por në këtë evropian Spanja ka treguar vetëm, tamam kur duhej, në finale duke dominuar totalisht finalen me italianët. Ndryshe nga ndeshja e parë në grup, e cilia përfundoi në barazim 1-1, spanjollët janë më të qartë dhe në minutën e 14-të gjejnë golin e parë, pas një kombinimi perfekt mes Fabregas dhe Silvas, i cili me kokë shënon, 1-0. Në minutën e 41-të është Hordi Alba që me një galopim të shpejtë shënon golin e dytë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për spanjollët. Italianët me ndryshime në formacion mundohen të marrin iniciativën në lojë por pa mundur, por janë edhe të pafat, pasi në minutën e 61-të Tiago Mota, me vetëm 3 minuta në fushë, dëmtohet dhe detyrohet të largohet, por e lë Italinë me 10 vetë, pasi trajneri Prandeli i kishte bërë të tre zëvendësimet. Kështu që 30 minutat e fundit Italia luajti me 10 vetë. Trajneri Del Boske e rifreskon grupin duke larguar nga fusha lojtarët më të dalluar, por edhe ata që u aktivizuan lanë shenjë, pasi në minutën 84-t Torres shënon golin e tretë dhe katër minuta më vonë, Mata vulos shkatërrimin e Italisë dhe konfirmimin e Spanjës si Kampione të Europës në edicionin e 14-të.
__________
Andres Iniesta futbollistit më i mirë i “Euro 2012?
02/07/2012 16:18
Andres Iniestës i ka takuar çmimi i futbollistit më të mirë të ‘Euro 2012’. Paraqitjet e shkëlqyeshme me Spanjën kampione e shpërblyen mesfushorin e Barcelonës, i cili u zgjodh edhe lojtari më i mirë i finales.
Andres Iniesta është zgjedhur lojtari më i mirë i ‘Euro 2012’ nga UEFA, disa orë pasi u zgjodh futbollisti më i mirë i finales së Kampionatit Evropian të futbollit.
Mesfushori i Barcelonës ishte njëri nga më të merituarit në fitoren e thellë me rezultat 4:0 ndaj Italisë të dielën mbrëma, për ta mbrojtur titullin e kampionit të Evropës dhe për ta shkruar historinë, duke i fituar tre trofe të rëndësishëm radhazi (pas Europianit 2008 e Botërorit 2010).
“Duke e zgjedhur Iniestan si lojtarin më të mirë të ‘Euro 2012’, kjo dërgon mesazhin e kreativitetit, futbollin e mprehtë dhe thjeshtësisë”, ka thënë drejtori teknik i UEFA-s, Andy Roxburgh.
10 spanjollë në skuadrën e Evropianit
Janë plot 10 futbollistë spanjollë që gjenden në skuadrën më të mirë të Evropianit, e cila përfshin 23 futbollistë, të selektuar të hënën nga Komiteti Teknik i UEFA-s.
Ndërkohë, Stiven Zherrard është futbollisti i vetëm anglez i zgjedhur në këtë skuadër, derisa yjet tjera që u përfshinë nga shtëpia e futbollit evropian ishin edhe mesfushori italian Andrea Pirlo, ai gjerman Mesut Ozil dhe ylli portugez, Kristiano Ronaldo.
Gerrard dhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç ishin të vetmit lojtarë të përfshirë në listë, që nuk kishin arritur deri në gjysmëfinale të këtij evenimenti, i cili u mbajt në Ukrainë dhe Poloni.
“Zherrard luajti mjaft mirë dhe shfaqi kualitete të jashtëzakonshme të lidershipit. Pirlo ishte i mahnitshëm, Ksavi e fitoi edhe një betejë (pas asaj të Euro 2008) dhe Xabi Alonso ishte i shkëlqyeshëm”, shtoi Roxburgh.
Ekipi i Evropianit
Portierë:
Gianluigi Buffon (Itali), Iker Casillas (Spanjë), Manuel Neuer (Gjermani)
Mbrojtës:
Gerard Pique (Spanjë), Fabio Coentrao (Portugali), Philipp Lahm (Gjermani), Pepe (Portugali), Sergio Ramos (Spanjë), Jordi Alba (Spanjë)
Mesfushorë:
Daniele De Rossi (Itali), Steven Gerrard (Angli), Xavi Hernandez (Spanjë), Andres Iniesta (Spanjë), Sami Khedira (Gjermani), Sergio Busquets (Spanjë), Mesut Ozil (Gjermani), Andrea Pirlo (Itali), Xabi Alonso (Spanjë), Cesc Fabregas (Spanjë), David Silva (Spanjë)
Sulmues:
Cristiano Ronaldo (Portugali), Zlatan Ibrahimoviç (Suedi), Mario Balotelli (Itali)
________
10 momentet e paharrueshme në historinë e europianëve…
02/07/2012 11:21
Përgatiti: DENIS HAKANI
Nga Ponjdedelink te Panenka, nga Marko van Basten te Trezege…ja cilët kanë qenë njerëzit e duhur në momentin e duhur, duke përcaktuar fatet e finaleve të kampionateve europianë
UEFA Euro 2012-të është mbyllur dje me finalen e madhe Spanjë-Italia. Para kësaj finaleje faqja zyrtare e FIFA-s, FIFA.com, ka bërë një analizë të momenteve më të rëndësishme në historinë e kampionateve europiane që e kanë bërë këtë kompeticion atë që është sot. Një nga turnetë më prestigjiozë të planetit.
1. Ponjedelnik siguron triumfin e parë
Kampionati i parë europian i ka dhënë Bashkimi Sovjetik suksesin e vetëm në një kompeticion të madh dhe Viktor Ponjedelnik ka qenë lojtari që i ka dhuruar fitoren sovjetikëve. 23-vjeçari ka shënuar shtatë minuta para fundit të kohës shtesë, duke siguruar një fitore 2-1 kundër Jugosllavisë në Paris.
Por, në fund të takimit ai ka qenë i sinqertë duke pranuar se ylli i kompeticionit ishte shoku i tij i skuadrës, portieri Lev Jashin: “Kam qenë me fat dhe i nderuar që kam luajtur në krah të këtij portieri, më i miri nga të gjithë”, ka thënë ai.
2. Vendimi fatal i Shesterniovit
Portugalia mund ta ketë konsideruar humbjen e pësuar mesjavën e kaluar në gjysmëfinale si një zhgënjim të madh, por eliminimi me penallti nuk është asgjë në krahasim me mënyrën sesi është eliminuar Bashkimi Sovjetik në 1968-ën.
Me ndeshjen të mbyllur 0-0 me Italinë pas 120 minutave lojë, i është kërkuar kapiteni sovjetik, Albert Shesterniov të zgjidhte kokë ose pil gjatë hedhjes së monedhës që do të përcaktonte kalimin e skuadrës së tij në finale ose jo.
Fatkeqësisht lojtari i mbiquajtur “Ivani i Tmerrshëm” ka bërë zgjedhjen e gabuar dhe “Axurrët” kanë shkuar në finale, duke fituar trofeun, me Jugosllavinë që ka humbur përsëri. Penalltitë janë futur në rregullore dy vite më pas.
3. Veprimi frymëzues i Panenkas
Nëse do të ekzistonte një shembull sesi penalltitë – shumë larg të qenit një “llotari” ose fat – janë një provë për aftësitë dhe forcën psikologjike të një lojtari, ky do të ishte ai i duhuri.
I vënë përballë penalltisë më të rëndësishme të historisë së kombëtares së tij, një penallti që mund t’i jepte Çekosllovakisë titullin dhe të fundoste kampionët e botës në fuqi në atë kohë, Gjermaninë, Antonin Panenka ka marrë vrull, ka përshpejtuar vrapimin drejt topit, ka ngadalësuar në sekondën e fundit dhe më pas ka goditur topin nga poshtë, duke e dërguar butësisht në rrjetë mbrapa krahëve të portierit Sep Majer. Pele më vonë e ka përshkruar këtë moment si veprën e “një gjeniu ose të një njeriu të çmendur”.
4. Platini thur legjendën e tij
Asnjë lojtar nuk ka pasur një impakt më të bujshëm në një Europian se sa Mishel Platini në 1984-ën. Nëntë gola në pesë ndeshje, duke përfshirë edhe dy “tregolësh” perfekt – gol më të djathtën, me të majtën dhe me kokë – kundër Belgjikës dhe Jugosllavisë, megjithëse golat më të rëndësishëm të realizuar nga ai kanë ardhur në gjysmëfinalen kundër Portugalisë.
Në një ndeshje që është konsideruar si përballja më e bukur e të gjitha kohërave dhe me rezultatin në barazim 2-2, Platosh ka realizuar një gol dramatik në minutën e 119-të, duke kaluar Francën në finale ku është përballur me Spanjën, me kombëtaren e Platinisë që ka siguruar titullin e parë në Europian.
5. Momenti magjik i Markos
Ndërsa Platini mbetet lojtari më me shumë gola të shënuar në historinë e Europianit, janë të shumtë ata që mendojnë se goli më i bukur i realizuar në historinë e këtij kompeticioni i takon një tjetër legjende.
Marko van Basten kishte ndriçuar Euro 1988-ën me paraqitjen e tij në ndeshjet e tjera, por në finalen kundër Bashkimit Sovjetik ai i ka dhuruar sportit të futbollit një moment të mrekullueshëm dhe shumë frymëzues, duke shënuar golin e fitores së turneut me një goditje të jashtëzakonshme nga një kënd i pabesueshëm. “Ka ndodhur në pjesën e dytë dhe unë isha pak i lodhur”, ka thënë ai kohët e fundit.
“Topi ka ardhur nga Arnold Muhren dhe unë po mendoja, “Ok, mund ta ndaloj dhe të bëj diçka me gjithë këta mbrojtës ose mund të bëj gjënë më të lehtë, të rrezikoj dhe të gjuaj”. Vendimi i tij i ka dhënë Holandës titullin e parë të rëndësishëm.
6. Guximi i Vilfortit nxit danezët
Triumfi i Danimarkës në Euro 1992 është përshkruar me të drejtë si një përrallë, por ka pasur gjithashtu një prapaskenë prekëse. Mesfushori Kim Vilfort ka mësuar para kompeticionit se vajza e tij shtatëvjeçare, Line, ishte sëmurë me leoçemi dhe dy herë është larguar nga kombëtarja vetëm për t’u bindur më pas nga familja për të vazhduar.
Kampioni i Brondbit ka munguar në ndeshjen e tretë të Danimarkës në fazën me grupe për të qëndruar në krah të Lines, por është kthyer për fitoren e arritur në gjysmëfinale kundër Holandës dhe ka shënuar golin e fitores në finalen kundër Gjermanisë. Kur Line ka ndërruar jetë vetëm disa javë më vonë ajo është ndarë nga kjo botë duke e ditur se babai i saj ishte një hero kombëtar.
7. Goli i lavdishëm i “Gazës”
Rivaliteti i hershëm midis Anglisë dhe Skocisë, më i vjetri në futbollin ndërkombëtar, nuk ishte parë ndonjëherë në një kompeticion të madh para Euro 1996-ës. Dhe përballja e “Uemblit” është vendosur në pak minuta dramatike në pjesën e dytë.
Spektakli ka filluar kur Devid Siman ka pritur penalltinë e Geri Mekalister, duke ruajtur avantazhin e vendasve 1-0 dhe është mbyllur me një gol të jashtëzakonshëm nga Pol Gaskonj.
Gjatë vrapimit drejt krahut të majtë të zonës së rreptësisë mesfushori ka ngritur në mënyrë të mrekullueshme topin sipër kokës së Kolin Hendris para se të godiste drejt portës, duke mundur portierin Andi Gorma, që në atë kohë ishte shoku i tij i skuadrës te Rejnxhers.
8. Goditja e Trezegesë
Edhe pse Euro 1996 është vendosur nga një “golden gol”, realizimi i Oliver Birofit nuk mund të konsiderohet një gol i mrekullueshëm. Katër vite më vonë, ka qenë një histori tjetër, me goditjen me të majtën e David Trezegesë që ka përfunduar në trekëndëshin e portës, me Francën që ka realizuar një përmbysje historike, duke fituar finalen kundër Italisë.
“Në fillim isha i lumtur për shokët e skuadrës, më pas për familjen time dhe në vazhdim isha i lumtur për veten”, ka thënë Trezege. “Kishim ëndërruar që të ishim kampionë të botës dhe të Europës”. Falë goditjes së zëvendësuesit, ajo ëndërr është bërë realitet.
9. Surpriza e paharrueshme e lojtarëve të Otos.
Askush nuk e kishte menduar. Greqia, që kishte koefiçentin 250 para fillimit të kompeticionit, ka realizuar një nga surprizat më të mëdha në historinë e Europianit në 2004-ën.
Pasi ka kaluar grupin në dëm të Spanjës dhe Rusisë, skuadra e Oto Rehagel ka mundur Francën, Çekinë dhe, në fund, Portugalinë, vendi organizator – të gjitha me rezultatin 1-0 – për të ngritur trofeun. “Grekët kanë shkruar një faqe të paharrueshme në historinë e futbollit”, ka thënë Rehagel në fund. “Është mbreslënëse”.
10. Magjia e Zidan fundos Anglinë
Në fundin e 90 minutave në stadiumin “Da Luz” në 2004-ën, Anglia – pavarësisht se kishte humbur një penallti me Devid Bekham – dukej se do të merrte një fitore të rëndësishme. Por Zinedin Zidan kishte plane të tjera.
I pakënaqur nga goli i barazimit që kishte realizuar në minutën e parë të kohës shtesë me një goditje shumë të bukur dënimi, ai ka shënuar golin e fitores ndaj “Tre Luanëve” me penallti vetëm tri minuta më vonë. Zidan e ka përshkruar atë ndeshje si “një nga më të bukurat që kam luajtur ndonjëherë”.
SPORTI SHQIPTAR
______
Një ndeshje e madhe për Italinë, e cila fiton derbin europian duke siguruar një vend në finale. 4 herë Kampionët e Botës mundin favoritët, 3 herë Kampionë Bote, gjithashtu 3 herë Kampionë Europe.
Ishte ndeshja e tetë (në Botërorë dhe Europianë) mes skuadrave më të mëdha të Europës dhe Gjermania vazhdon të mos njohë fitore kundër italianëve (4 humbje dhe 4 barazime).
Vetëm Brazili ka fituar më shumë Kupa Bote (5) se italianët, por që nuk e kanë fituar Europianin që nga viti i largët 1968.
Për ‘’shkollën gjermane të futbollit’’ është folur shumë, por të drejtën për të mundur Spanjën e ka shkolla e ‘’heshtur’’ italiane.
Fillim i mirë i gjermanëve, por Njeriu i Europianit, Andrea Pirlo bëhet shpëtimtar i portës. Disa pasiguri në mbrojtje të italianëve në 10-15 minutat e para nuk u shfrytëzuan nga gjermanët.
Mario Balotelli i jashtëzakonshëm shënon me kokë pas 20 minutash, duke përfituar nga një SuperKros nga ana e Antonio Cassanos. 16 minuta më vonë shënon përsëri, një supergol pas një topi të Madh të dhënë nga Riccardo Montolivo.
Edhe këtë herë Pirlo do të kontrollonte mesfushën, qetë e qetë, bukur e bukur.
Gjermanët mund të kishin humbur thellë, por italianët u treguan të ‘’mëshirshëm’’ duke humbur disa raste të pastra për shënim.
______
Italia me merite ne gjysemfinale
Italia
dominon ndeshjen me Angline, por fiton vetem pas gjuajtjeve te penalltive.
Fitore plotesisht e merituar pas rasteve te panumerta per shenim. Ndryshe nga finalja
e Champions League, kete here, drejtesia ne kulmin e drejtesise, fiton skuadra
qe e meriton, skuadra qe lufton nga minuta e pare deri tek e fundit. Ndryshimi i
madh mes ekipeve kishte nje emer, Andrea Pirlo, futbollisti kampion i
Juventusit, lojtari 33 vjecar u be Zot i mesfushes dhe e mbylli mbremjen me nje
SuperPenallti. Ndeshja
filloi me nje gjuajtje te bukur nga De Rossi qe perfundoi ne shtylle.
Statistika:
Angli - Itali 0-0 (Italia fiton 4-2 me penallti)
Gjuajtje në portë 4-20
Gjuajtje jashtë kuadratit 5-15
Zotërimi i topit (%) 32-68
Goditje këndi 3-7
Pasime 364 - 833
Krosime 20-40
Kartona të verdhë 0-2
Kartona të kuq 0-0
Gjysemfinale:
27-06-2012 Portugali - Spanje
28-06-2012 Gjermani - Itali
KAMPIONATI EUROPIAN I FUTBOLLIT - 2012
Kampionati
Europian i Futbollit zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Kampionët e Botës dhe Europës, spanjollët (2 herë fitues)
shikohen si pretendentët, së bashku me Gjermaninë (3 herë) dhe Hollandën (1
herë). Fituesit e Katër Kupave të Botës, italianët (vetëm 1 herë fitues të
Europianit) nuk mund të përjashtohen, kur këtë kompeticion e ka fituar edhe
Greqia, por duhet theksuar se është një ndër kombëtaret më të dobëta në
historinë e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për anglezët (1 herë fitues
të Botërorit por asnjë here Europianin), të cilët kanë një ekip me lojtarë
kryesisht të rinj.
NDESHJET - GRUPI A 08-06-2012: Poloni - Greqi 1-1 RENDITJA - GRUPI A 1. Republika Çeke 6 pikë |
NDESHJET - GRUPI B 09-06-2012: Holandë - Danimarkë 0-1 RENDITJA - GRUPI B 1. Gjermania 6 pikë |
NDESHJET - GRUPI C 10-06-2012: Spanjë - Itali 1-1 RENDITJA - GRUPI C 1. Spanja 4 pikë |
NDESHJET - GRUPI D 11-06-2012: Angli - Francë 1-1 RENDITJA - GRUPI D 1. Franca 3 pikë |