Kulturë
Donika Mustafaj: Filmat e mi, i fundit që i sheh, është Besniku
E diele, 03.06.2012, 12:26 PM
Flet
regjisorja dhe skenaristja e filmave dokumentarë, Donika Mustafaj
Filmat e mi, i fundit që i sheh, është Besniku
Nga Albert ZHOLI
Mësuesit
të armatosur më të drejtën e notës, e mbështesin të gjithë autoritetin e tyre
te kjo mundësi për t’ju imponuar nxënësve, gjë që ka sjellë në të vërtetë një bjerrje
të thellë të autoritetit të mësuesit jo vetëm në mjedisin e gjerë të shoqërisë,
por edhe brenda vetë shkollës. Mësuesit janë kthyer më së shpeshti në “teknicienë
të thjeshtë, që shpjegojnë vetëm sa ka të shkruar në tekstet dhe madje, edhe këtë
nuk e bëjnë gjithmonë. Nxënësi, në emër të interesit të notës ka rast të prishë
edhe karakterin, ku më dendur përdor servilizmin, thotë ndër të tjera në intervistën
e saj Donika Mustafaj, duke vazhduar:
Pse e
titulluat “Shkolla...pse duhet” filmin tuaj të fundit dokumentar?
Sepse
shkolla ë është në këtë gjendje të sëmurë, pasi shkolla është një trup gjigand
që duhet të shërohet dhe pse ne operojmë
të gjithë duke filluar nga unë e para që përdor fjalën duhet. Sipas Profesor
Zyhdi Dervishit, pjesa më e madhe e studentëve që vijnë në universitet ju
mungon mendimi kritik dhe krijues e cila duhet t’u kultivohet në vijimësi në shkollat
tona. Për mua është shumë e rëndësishme që
duhet që të argumentojmë problemet e ndryshme dhe diçka të bëjmë për
sistemin arsimor dhe jo të përdoret
fjala duhet. Siç e patë dhe në këtë dokumentar,
kjo fjalë nuk duhet të gjej përdorim në përditshmërinë tonë në shkolla.
Atëherë
më çfarë fjale duhet të zëvendësohet?
Siç e
thashë fjala duhet të zëvendësohet me fjalën argument. Pra ne duhet të argumentojmë
çdo problem dhe çdo nismë në tërë sistemin tonë arsimor. Çdo gjë të niset nga
argumenti dhe ju nga pasioni ashtu sikundër në çdo analizë nuk duhet të triumfojë
pasioni mbi argumentin.
Ju
keni ngritur shumë probleme në këtë film, mos vallë është një nismë e vështirë?
Kjo është
një nismë e vështirë. Gjithmonë, unë jam për qasje të temave të vështira. Unë i
bëj pyetje vetes si çdo qytetar shqiptar pse jemi një shoqëri e tillë problematike,
pasi kemi dhe një shkollë problematike.
Atëherë
ju i keni pasqyruar në film, por lexuesi do të dijë më konkretisht problemet e
shkollës sot?
E para është
se shkolla po i shtyn fëmijët jashtë mureve të saj. Kjo duke u nisur që nga
metodat e mësimdhënies pasi ato janë shumë lineare, janë pa emocion, pa njohuri
të reja, nuk kanë debate, argumente dhe kundër argumente. Nxënësit sot kanë një
hapësirë të cunguar për të shprehur prirjet e tyre, ndërsa mungon autoriteti i
mësuesit. Dikur mësuesi kishte më shumë autoritet, personalitet, ku sot ky
prioritet ka rënë për arsyet e mësipërme.
Për këtë autoritet duhet shumë kohë që të flasim. Dhe s’na mjaftojnë këto
rreshta. Një problem tjetër ku unë në film i kam kushtuar dhe një këngë që fëmijët
ta kuptojnë jetën shkollore, respektin, dashurinë, ndihmën, studimin, pasi fëmijët
tanë por rriten me vetëdijen e pajtimit me të keqen e cila nuk duhet të ndodhë kurrë.
Fëmijët tanë dëgjojnë shumë gjëra shohin veprime të ndryshme dhe problemi është
se atyre nuk u bëjnë shumë përshtypje veprimet e pa pëlqyera, përkundrazi
qeshin. Ne kur kemi qenë fëmijë nuk qeshnim me veprime jo të hijshme.
Tekstet,
siç e thonë aktorët, mësuesit ata që japin
mësim, kanë probleme ku fëmijët dialogojnë me tekstet, janë të mbingarkuara me
informacione. Ju e patë dhe në film që fëmijët kanë frikë ta thonë fjalën e
tyre. Nuk thonë atë që mendojnë bëjnë pak aktivitete që janë shumë të rëndësishme për edukimin dhe lirinë e veprimit dhe të fjalës.
Kur s’ka demokraci në shkolla në sistemin arsimor atëherë çfarë demokracie do të
kemi në të ardhmen. Çdo gjë
Cili është mesazhi juaj i drejtpërdrejt në këtë
film?
Mesazhi i
drejtpërdrejt është, mendoni për shkollën. Të doni shkollën, bëni diçka për
shkollën që shkolla të lëvizi. Por në radhë të parë duhet të lëvizi shoqëria. Përdoruesit
e shkollës që janë fëmijët, mësuesit gjithë shoqëria duke pasur parasysh rëndësinë
që ka sot shkolla, aty ku prodhohet e ardhmja e vendit tonë, aty ku prodhohet
demokracia duhet të mendojmë shumë sot.
E ke diskutuar
apo të ka dhënë ndonjë mendim për këtë film burri juaj, Besnik Mustafaj?
Ne nuk ndërhyjmë
në punët e njeri -tjetrit. Aq më tepër kur flitet për një temë kaq të vështirë që
duhet të dalësh në terren, ku Besniku nuk ka qenë në asnjë lëvizje timen. Jam
me parimin që kur jam e bindur në atë që them, që bëj (dhe këtë e them kur e
kam plotësisht të argumentuar) aq sa jam unë brenda asaj që bëj, nuk mund të jetë
asnjë tjetër. Çdo ndërhyrje nuk sjell përmirësim. Unë në film kam vënë veten
time deri në fund. Besniku e vlerësoi filmin dhe besoj jo për të më bërë qejfin.
Kush është
Donika Mustafaj
Donika
Mustafaj është tashmë një nga emrat më të spikatur të filmit tonë të sotëm
dokumentar. “Shkolla ...pse duhet” është vepra e saj e gjashtë në këtë gjini. Ajo i rikthehet sërish një teme
të mprehtë shoqërore, ku në qendër të problematikës është fëmija. Në “Kohë pezull”
ajo trajtonte dramën komplekse që shoqëron
fëmijët e mbyllur për shkak të gjakmarrjes, në “Fëmijëria peng” vështrimi i
kineastes hidhet te fëmijët e familjeve të sotme të kamura ekonomikisht, të cilat
investojnë pa kursim për fëmijët e tyre. Pyetja që shtron në këtë rast Donika
Mustafaj është: a investojnë këta prindër në mënyrë të përshtatshme për t’i përgatitur
fëmijët e tyre të përballen me të ardhmen
e tyre? Kësaj here në qendër të vëmendjes së saj është shkolla, parë në trekëndëshin
mbi të cilin mbështetet shkolla: fëmija-mësuesi-prindi, për të arritur në përfundimin
se, ndryshe nga vendet e familjes perëndimore, ku shkolla i paraprin shoqërisë,
në Shqipërinë e sotme shoqëria është më e përparuar se shkolla. Kjo prapambetje
e shkollës sigurisht nuk është krijuar në tri apo katër vjetët e fundit, por
kjo nuk e pakëson dëmin që i bëhet të ardhmes së shoqërisë. Është hera e parë që
kjo temë rroket në gjerësinë e vet në një film dokumentar. Nëpërmjet filmimeve
në mjediset e mësimit, të intervistave me nxënës, mësues e prindër, Donika
Mustafaj i bën një skanierizim të plotë gjendjes së shkollës, me pikësynimin për
të nxjerrë në pah problemet dhe të rrisë ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj këtyre
problemeve. Siç e pohojnë vetë fëmijët dhe adoleshentët para kameras, ata janë nën
presionin e vetëm, atë të notës, dhe nuk edukohen me dashurinë për dijen në kuptimin
e mirëfilltë të kësaj fjale. Rrjedhimisht, përgjegjësia
2
Ne
kemi një shoqëri problematike, por kemi dhe një shkollë problematike
Shkolla
po i shtyn fëmijët jashtë mureve të saj
Vihet re
se sot më shumë se kurrë në historinë e arsimit shqiptar, shkolla konsiderohet
kryesisht “si mbretëri” e mësuesve. Fjala është për rolin që pritet të kenë prindërit
në procesin ekonomik të brezit të ri. Vihet re se prindërit, në emër të një pragmatizmi
jo të shëndetshëm e që reduktohet te nota e mirë për fëmijën, pranojnë një rol
periferik dhe konformist. Komunikimi prind-mësues-nxënës është pa një thelb të vërtetë,
formal dhe më shumë i rastësishëm se sa i strukturuar. Prindërit pranojnë ta
shohin frekuentimin e shkollës nga fëmija i tyre vetëm si mundësi për t’u
pajisur me një listë notash të mira, të cilat do e çojnë të riun në universitet.
Fëmijët, të gjendur në një farë rrethi vicioz, i përshtaten situatës. Pasoja më
e rëndë mbi ta është një ngulitje e vetëdijes së pajtimit me të keqen. Ata,
megjithëse janë të kthjellët për t’i identifikuar problemet, siç edhe
3
Besniku,
jashtë politikës, në limanin e qetë të krijimtarisë
Tani them
që jam shumë më e lumtur. Problemet janë më të pakta. Tani po shijojmë më shumë familjen. Fëmijët e
ndjejnë më shumë ngrohtësinë e tij. Besniku tani është kthyer më shumë botës
letrare, asaj bote që mua më ka pëlqyer më shumë për të. Për mua ai tashmë ka
ardhur në limanin që i përket, pasi bën atë që i pëlqen dhe tashmë është shumë më
i qetë.