E merkure, 13.11.2024, 06:19 AM (GMT)

Mendime

Ramiz Selimi: Rinia dhe femra të marrë më shumë përgjegjësi!

E shtune, 02.06.2012, 05:05 PM


Njerëzit e konsumuar nuk duhet të konkurrojnë në zgjedhjet tjera

Rinia dhe femra të marrë më shumë përgjegjësi!

Nga Ramiz Selimi

Mospjesëmarrja në votime nuk është zgjidhje. Rinia duhet të marrë iniciativën për të sjellë modelet e reja të funksionimit të shoqërisë. Ajo duhet të përballet me sfidën e ndryshimeve të shpejta dhe cilësore, por para se të ndodhë kjo, partitë politike duhet të heqin dorë  nga njerëzit e konsumuar të tipit konkurrues nga LDK-ja në Ferizaj.

Pjesëmarrja e ulët në votime të Ferizajt tregon qartë tendencën zhgënjimin dhe mosbesimin ndaj alternativave të paraqitura. Ferizaj tregoi qartë se njerëzit e konsumuar nuk duhet të konkurrojnë në zgjedhjet tjera, por ata duhet ti hapin rrugën rinisë së shkolluar në perëndim për të marrë përgjegjësit në duart e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Kosova, që nga zgjedhjet e fundit është ballafaquar me një seri problemesh në përpjekjet e saj për respektimin e standardeve demokratike. Asnjëherë nuk është pranuar parimi i respektimit të votës së lirë dhe rrotacioni i pushtetit si parim themelor për funksionimin e një shteti demokratik, rrotacionet janë bërë me ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Format e ndryshme të partive për të ndikuar në votim janë gjithsesi  edhe sot prezentë, diku me dreka,  diku me pare, e diku me kërcënim.

Për rrjedhojë proceset zgjedhore janë parë dhe trajtuar si mundësi për marrjen ose mbajtjen e pushtetit, për të demonstruar fanatizmin politik në përmbushjen e interesave të ngushta grupore apo edhe individuale, pa ofruar alternativa. Në rrethana të tilla është realizuar një konsumim i madh i të gjithë spektrit politik në vend. Tani ka ardhur koha që elektorati të vlerësoj pushtetin në bazë të punës dhe sukseseve, e jo si gjerë me tani në bazë të inateve politike.

Ndërkohë,votuesit kanë kuptuar gradualisht se farsa elektorale është thjesht për motive partiake. Elektorati po fillon të reagojë për pasojat që i ka sjellë politika e dobët dhe qeverisja e keqe. Si rezultat, ndarja me politiken po thellohet çdo ditë, ndërsa partitë politike po konsumohen e konsumohen gjithnjë e më shumë sa që, duket se do të vijë momenti të mos jenë në gjendje të ofrojnë qeverisje më.

Mospjesëmarrja e rinisë në zgjedhje ka pasoja për shoqërinë

Ndërkohë që hendeku mes politikës dhe shoqërisë po thellohet, problemet po shtohen proces pas procesi. Ato rezultojnë të shumta dhe të dimensioneve të ndryshme. Duke filluar nga ndarja e zonave elektorale (ne rastin zgjedhjeve të përgjithshme), regjistrimi i votuesve, funksionimi i komisioneve zgjedhore nga ai qendror ne ato zonale, administrimi i kutive të votimit, saktësia dhe shpejtësia e shpalljes së rezultateve, qëndrimi i pa-anshëm i drejtësisë, financimi në kohë  dhe me transparencë i partive, balancimi i Komisionit Qendror, roli i policisë, etj.  Këto probleme të shumta sidomos në zgjedhjet e fundit vërtetuan mos aprovimin e politikës nga pjesa me e madhe e votuesve.

Në sytë e elektoratit, u vërtetua plotësisht se politika ka shkaktuar zhvlerësimin e procesit zgjedhor. Për rrjedhojë ka rënie të vazhdueshme të pjesëmarrjes në zgjedhje, veçanërisht dhe krejtësisht nga të rinjtë. Kjo është me pasoja të mëdha për një demokraci të brishtë. Votuesit nuk përfillin të drejtën me sovrane të demokracisë, të drejtën për të zgjedhur qeverisjen e tyre. Kjo sjell qeverisjen e vendit apo të qytetit të votuara nga pakica e elektoratit. Pra parimi i shoqërive demokratike; “vullneti i pakicës i nënshtrohet vullnetit të shumicës” po kthehet në – “vullneti i shumicës nën qeverisjen e pakicës”. Në raste të tilla dëmi është i të gjithëve. Mospjesëmarrja në votime, mund te krijoje paradokse te tilla.

Programi i alternativës dhe nevoja e protestës

A duhet të pajtohet ajo me abstenim dhe neglizhencë? Por a duhet te pajtohet shoqëria kosovare me ketë gjendje? Është më se qartë se përgjigja është jo. Ndërkohë që politika po duket gjithnjë e me pak reaguese, shoqëria duhet ti japë një mësim asaj,  së pari të largohet nga partitizmi dhe fanatizmi i verbër politik, të insistoj për të krijuar mentalitetin e ri, mentalitetin e programit dhe alternativës më të mirë dhe më tej të ndërgjegjësohet me nevojat e protestës për çdo gjë që bie ndesh interesave të saj.

Shoqëria duhet të harroje lidhjet e saj të vjetra apo të reja emocionale me politikën. Ajo duhet të kërkojë programet dhe alternativat që sjellin zhvillimin. Duhet ti japë fund fjalës tranzicion përmes dhënies fund tranzicionit politik. Fundi i tranzicionit politik fillon me vendosjen e standardeve demokratike dhe sjelljen në mënyrë të përgjegjshme ndaj zgjedhjeve. Është e qartë që ndryshimi kërkon kontributin dhe përfshirjen e të gjithë faktorëve politiko-shoqëror në vend. Por kur bëhet fjalë, për ndryshim të mentalitetit, pjesa më efektive është rinia. Në ketë drejtim rinia duhet dhe mund të bëjë me shumë.

Modele të reja të funksionimit të shoqërisë

Rinia duhet të marrë iniciativën për të sjellë modelet e reja të funksionimit të shoqërisë;

Ajo duhet të përballojë sfidën e ndryshimeve të shpejta dhe cilësore. Pa pjesëmarrje dhe përfaqësim, rinia do të jetë e vetë-përjashtuar dhe interesat e saj e të shoqërisë do të ngelin në dorë të grupimeve të dyshimta e të rrezikshme për të ardhmen. Sigurisht keqpërfshirja është akoma më e rrezikshme, siç ka ndodhur deri tani me forumet rinore partiake. Përfshirja duhet të jetë dinjitoze, me vizion të qartë, larg metodave të vjetra të rekrutimit për interesa të çastit a grupeve të caktuara.

Rinia duhet të ndikojë vete në procesin e transformimit të vendit drejt standardeve Euro-Atlantike, duke kontribuar në radhë të parë për standarde në zgjedhje. Vëmendja ndaj procesit zgjedhor tregon se rinia shqiptare nuk duhet të behet pjesë e paaftësisë tipike shqiptare në momentet e rëndësishme historike siç ka ndodhur në shumë raste dhe breza me parë. Proceset zgjedhore të ardhshme do të jenë vendimtare dhe me një rendësi të shumëfishtë, për stabilitetin e vendit dhe përmbushjen e kërkesave permanente nga BE dhe SHBA. Nuk ka arsye që të rinjtë të mos jenë pjesë e këtij kontributi, aq më tepër që e ardhmja evropiane  do të jetë në duart e rinisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora