Mendime
Edgar Frashëri: Kujt i duhet Presidenti?
E premte, 01.06.2012, 05:27 PM
Kujt i duhet Presidenti?
Nga Edgar Frashëri
Ne fakt
eshte nje pyetje retorike te cilen normalisht duhet ta beje cdo qytatar i
thjeshte i ketij vendi, jo vetem ne periudha te nxehta si kjo qe po ndodh tani,
por edhe ne kohe te ashtuquajtura normale kur jeta e vendit rrjedh ne shtratin
e vet kryesisht per force graviteti.
Eshte nje
pyetje qe tashma, me shume se kurre gjate ketyre njezet viteve te etheshme
perpjekjeje mbijetese ne nje sistem shoqeror ende pa emer, me vjen ne mendje,
sepse duket qe ashtu si une dhe kushdo
qytetar i zakonshem ka ndaluar nje cast dhe ben nje fare bilanci heshtaz, se
cfare eshte bere mire dhe jo mire ne kete periudhe tranzicioni. Ne kete bilanc,
pa tjeter qe tani futet edhe nje term qe
pak rendesi mund te kete pasur deri tani, ajo e Presidentit te Republikes. Them
presidentit te republikes sepse ne momentitn e ndarjes nga e kaluara
diktatoriale, para nesh u shtrua dhe ne beme zgjedhjen ( sic na e thane te
huajt) qe Shqiperia te behej Republike si kjo qe kemi sot. Pra shteti yne u organizua ne ate forme te
tille qe per nje milion aresye duhej te ishte me cdo kusht larg sistemeve te
tilla qe te mund te conin perseri ne nje dikature, qofte edhe te kamufluar. Pushtetet
e ndara, te zgjedhura demokratiksht dhe po demokratikisht te kontrolluara nga
populli do te garantonin qe Shqiperia te mos rrezikonte perseri te binte pre
oreksesh”kanibaliste” diktatoresh tashma te dale mode. Pra u krijuan partite politike nga populli,
dhe qe te mos bie ne perseritje, ndermjet gjithe atyre qe u bene, ishte e dhe Presidenti i Republikes i cili u
cilesua ne baze te kushtetutes si figura me e larte perfaqesuese e shtetit.
Une si
qytetar i zellshem bleva librin e kushtetutes, te cilin e kam edhe sot, por qe
nuk e kam lexuar asnjehere deri ne fund. Asaj i jane bere me duket ca ndryshime
por mua nuk me interesojne. Ma merr mendja se shume pak shqiptare duhet te kene
blere kete broshure, dhe fare pak duhet te jene ata qe e kane lexuar. Une
realisht as permendesh dhe as me kujtese pervoje nuk njoh se cfare te drejtash
dhe detyrimesh kam si shtetas qe jeton ne kete shtet, per te qene ne rregull me
ligjet qe organizojne jeten time dhe te shtetasve te tjere. E permenda
kushtetuten sepse keto kohet e fundit me shume se asnjehere ne keto dy dekada
kjo fjale po citohet kaqe shpesh saqe duket sikur ne si shtetas duhet te
lexojme nje lutje para gjumit nga kjo “bible” ose “kuran” qe te nesermen te na
shkoje dita mbare. Meqenese kete gje nuk e kam bere dhe besoj qe askush nuk e
ben, kjo me con te mendoj se jeta ime
dhe e shtetasve te tjere rrjedh, sic e
kam permendur edhe ne shkrime te tjera, ne menyre gravitacionale, sipas ligjeve
te Darvinit, ne te cilen nuk veprojne aspak forca sociale qartesisht te
dalluara, por ligjet e natyres, ku sejcili; individi, familja, klani, grupimi,
populli i tere sillet dhe vepron si ne
xhungel ku vepron vetem ligji i me te fortit.
Ne kete
kontekst dhe ne kete kend veshtrim me vjen ta shoh edhe figuren e Kryetarit te
Shtetit/Xhungles. Ai duhet te jete me i forti, me i paprekeshmi, me
madheshtori, mbi te gjithe popullin/pyllin qe te jete garanti i jetes se tyre
dhe i bashkesise se tyre ne klane/kopera per te qene ne unitet xhungle. Pra te
jete “Luani mbret”, i cili thuhet se zgjidhet demokratikisht nga turma popull/xhungel
dhe ne rastin tone me ane te
perfaqesuesve dhe jo me zgjedhje te drejte. Pra fytyrat e popullit tim
instiktivisht kthehen ose orjentohen andej nga vjen ulerima me e fuqishme, ku
putra eshte me e madhe dhe atje ku ndahet pjesa e prese. I pare keshtu, perseri
me ben te mendoj se, me pak se kushdo tjeter
ne kete republike/xhungel, eshte figura e Presidentit e cila i permbledh
ose perfaqeson keto atribute.
Eshte e
vertete se ne fillimet e veta, per inerci te se kaluares se afert, presidenti i republikes mbreteroi si “Luani
mbret” dhe kjo eshte periudha me e lumtur dhe me e hidhur e nje populli/turme i
cili besoi verberisht se diktatura kishte marre fund fare kollaj me nje te rene
lapsi, por qe u gjend i shgenjyer e shkrumbosur sa hap e mbyll syte. Ne nje
shoqeri te paorganizuar nuk ka kujtese historike. Ajo eshte vetem instinktive
dhe afat shkurter. Duket sikur nga viti 1997 ne Shqiperi nuk ka mbetur asnje
gjurme ne psiken e njerzve. Sepse me pas nga ky “vit i mbrapshte” ( huazuar nga
Kadareja) shteti ka kaluar dore me dore, por ama “Luan mbret “ nuk kemi pasur
me. Dhe kjo ka ndodhur jo per merite te popullit/turme, por sepse ata qe na e
bene shtetin demokratik ne fillim, thane se “ketyre shqiptareve po u dhe
gishtin te rrembejne krahun”. Dhe ata
nder vite me pastaj bene kujdes dhe nuk lejuan qe ne kete xhunglen tone te
rivendosej demokratikisht nje “Luan mbret”. Pushteti u copetua ne shume duar,
kurse pjeses se Presidentit ju hoqen “kordat e fytit” per te uleritur dhe “thonjte”
per te vene rregull. Presidenti;alias Kryetari Shtetit;alias Mbreti i Xhungles
duhet vetem te mbaje figuren e unitetit te popullit, kur unitet nuk ka fare. Ish
“Luani mbret” i fillimit se bashku me kundershtaret e vet, ne vitet ne vijim
punuan ne menyre sistematike, qe kjo figure
ne syte e popullit/turme te minimizohej
deri ne cvleresim, me qellimin e mbrapshte qe te garantonin mbreterimin e ligjit te xhungles nga ku me te
fituar del me i forti, sepse realisht kane qene ata me te fortet dhe fituarit
deri me sot. Them se ja kane arritur qellimit.
Prandaj duke ju kthyer perseri pytjese se fillimit, pergjigja eshte fare e thjeshte. Ne kushtet e xhungles nje President pa pushtet nuk i duhet askujt. Ne menyre absolute askujt. Ai mbetet nje figure onorifike i cili nuk ka asnje peshe ne zhvillimin e jetes se pyllit tone. Perseri fytyra jone do te kthehet andej nga vjen ulerima. Tani ajo nuk vjen nga kreu i shtetit. Pra te me falin bashhkekombesit e mij, mbase mund jete cinike dhe e teperuar terminologjia perdorur, por i garantaoj qe: megjithese ne kete vend ne kemi cdo gje tjeter qe ka bota por ama perseri ende nuk kemi qene ne gjendje qe te bejme e te kemi shtet. Pra kujt I duhet presidenti?
Shkrim mbas raundit te pare te deshtuar te “emerimit” te presidentit te shtetit.