Mendime
Dedë Preqi: Serbia tërheq kerrin, Dick Marty ia sheh sherrin
E enjte, 24.05.2012, 05:02 PM
SERBIJA TËRHEQ KERRIN, DICK MARTI IA SHEH SHERRIN
Nga Dedë Preqi
Njeriu
nganjëherë nuk është i kënaqur me poezitën e vet dhe kërkon më shumë,sidomos atëherë
kur mendon se mund të përfitojë më shumë karierë, apo diçka tjetër, edhe pse e
dinë se, ndikohet nga një botë që kërkon përmbytje, dhe nuk e njeh vlerën e jetës
dhe dinjitetit njerëzor. Prandaj, edhe raporti i Dick Martit i ngjanë një raporti
të t’mershëm, nëse mirret për bazë e vërteta dhe dëshmitë mbi të vërtetën,por në
qoftëse ky farë lloj i raportit të Dick Martit, shdërrohet në propaganda,apo në
ndonjë mostrum të modeleve dhe politikave serbe, që e kanë historinë e bazuar
vetëm në mite për Kosovën, të cilën ende
e konsiderojnë si pronë të tyre, atëherë edhe raporti i Martit , në mungesë të fakteve,do
të shtohet arkivave të doktrinës serbe, edhe një pjesë e një historie të falsifikuar.
Raporti i Dick Martit, lidhur me ndriqimin e trafikimit të organeve nga pjesëtarët
e popullatës serbe, gjatë luftës së vitit 1999, duke akuzuar pjesëtarët e UçK-së,
janë më shumë se propaganda të cilat kanë prapavija politike antishqiptare,
sepse deri me sot nuk ekziston asnjë dëshmi, e cila faktikon të vërtetën. Nga
pjesa e këtij raporti shkëputën edhe akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës
Hashim Thaqi, i cili akuzohet se, përveq trafikimit të organeve, ky njeri ishte
edhe „bos“ i trafikimit të armëve dhe drogës,me ç’rast ky raport është vetëm një
vazhdimsi e propagandave të UçK-së, që ka për qëllim njollosjen dhe degradimin
e rrolit të saj. Në bazë të këtij raporti historia e UçK-së,po zbulohet përditë
e më shumë nga qarqet e ndryshme të botës informative, të cilat bagazhojnë informata
dhe shpifje, me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe luftës së drejtë, më të cilën
u ballafaquan shqiptarët, jo vetëm të Kosovës, por të gjitha trojeve etnike dhe
vendeve të botës. Raporti i Dick Martit, ka nxitur një reagim të madh dhe të natyrshëm
në gjithë opinionin shqiptarë, por edhe në atë Ndërkombëtarë, sepse paraqitet
me një gjuhë raciste, e cila jep me kuptue qartë se është kundra popullit
shqiptarë. Pse ky njeri humanitarë për të
drejtat njerëzore, nuk paraqet ndonjë raport të tij mbi veprimët gjenocidiale të
serbëve, të cilët janë me qindra e mija raporte mbi të bëmat e serbëve gjatë luftrave
që i shpallën fqinjëve të tyre,kroat,boshnjak dhe shqiptarë të Kosovës, dhe vetëm
në Kosovë gjinden akoma edhe 1800 kufoma shqiptare të zhdukura, të cilat i mbanë
peng Serbija për pazare të saj politike, apo ndoshta këta njerëz nuk i kanë afruar
Dick Martit dhurata të majme, të cilat kishin me e nxitë këtë farë lloj „humanitari“.
Ky farë lloj raporti i Dickit, është edhe një tendosje e tipave mercenar, të cilët
punojnë për qarqet antishqiptare, veqenarisht të paguar nga shteti serb, të cilët
e kanë qëllimin e caktuar, për zhbërjen e UçK-së, dhe zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës,
ose për ta penguar këtë vend që të bëhët ndonjë ditë anëtare e BE-së. Njëherit
ky raport ka edhe qëllime të tjera, i cili prek jo vetëm organizmin e shtetit të
Kosovës, por qëllimi tjetër skandaloz është se, prek edhe organizmin e shtetit
shqiptarë në Shqipëri, i cili predenton së shpejti të bëhët anëtarë i Evropës. Ndaj
këtij raporti i cili po i „yryshet“ UçK-së, dhe organizmave të saj, ka reaguar
gjithë populli dhe klasa politike e Kosovës dhe Shqipërisë,dhe akuzat e Dickit
i quajnë vetëm shpifje dhe vazhdimësi e propagandave serbe, duke ia lënë drejtësisë
që të mirret me hetuesinë dhe proceset e tilla, e cila është kopetente për
zbardhjen e kësaj të vërtete, apo propagande dhe shpifje me qëllime të caktuara
politike. Edhe Këshilli i Evropës për të Drejtat e Njeriut, i cili e votoi këtë
raport, nuk u tregue aq profesional, duke i marrë akuzat e Martit si prova, të cilat
nuk kanë fare dëshmi, vetëm duke u bazuar në librin e Karla Delpontes, në të cilën
libër nuk ka asgjë reale, sepse dëshmitarët e saj,kurrnjëherë nuk e thanë të vërtetën.
Dick Marti si duket ka hyrë në këtë“ qorrsokak“,i cili ndoshta tenton me dalë,
por nuk e lënë të tjerët, ose për ta zbardhë të vërtetën mbi UçK-në, ose për ta
zbardhë të vërtetën mbi propagandën e Dickit. Siq shihet ky raport dhe autori i
saj Dick Marti, nuk janë gjë tjetër, vetëm viktima të shtetit serb, që në këtë rast,Serbija
po e tërheq kerrin, dhe Marti mund t‘ia sheh sherrin!!!.