Mendime
Pirro Prifti: Parlamentarizmi Shqiptar ose Faji që u bë Qyrk të cilin nuk e vesh njeri
E hene, 21.05.2012, 06:57 PM
Parlamentarizmi Shqiptar ose Faji që u bë Qyrk të cilin nuk e vesh njeri
Nga Pirro Prifti
Në historikun
e parlamentarizmit shqiptar vitet e demokracisë kanë qënë një provë e madhe për
të demonstruar aspektet e demokracisë perëndimore në Shqipëri. Por si përhera,
politikanët shqiptarë të kësaj periudhe të indoktrinuar si mos më keq nga
mentaliteti ish-komunist dhe feudal i së kaluarës e kanë bërë zbatimin e demokracisë pikërisht
në foltoren e kuvendit të shqipëtarëve të zgjedhur- një zbatim sipas mënyrës
dhe traditës shqiptare të interesit: `topin e kam unë-penalltinë do e gjuaj vetë...`.
Kështu në
këtë mënyrë demokracia e zbatuar alla-shqiptarce në parlamentin tonë ka
pamjen e një grupi fshatarësh e malësorësh të veshur me kostume 1000 dollarëshe
ku dallojnë disa të cilët kanë kryer në kohën e komunizmit disa muaj e vite në Francë
(porsi ish-udhëheësi karizmatik komunist) të cilët vazhdojnë të imitojnë veprimet,
mimikën e tij dhe mënyrën e tij për të ruajtur pushtetin me dallimin e vetëm që
si pasojë e rekomandimeve perëndimore- kundërshtarët nuk i vrasin dhe as i
syrgjynosin me ligj por i largojnë duke i kërcënuar në heshtje.
E c`mund
të mos themi për këtë Parlament i cili duhej të ishte kajmaku i kuvendit të popullit
të papërfaqësuar me intelektualët e duhur për vite e vite me rradhë?
Parlamentarizmi
ynë ka arritur shumë `suksese` karakteristike për Shqipërinë:
-nuk ka
nxjerre asnjëherë përgjegjësinë e ngjarjeve të `91-`92
-nuk ka
nxjerrë asnjëherë përgjegjësinë e ngjarjeve të `97,
-nuk ka
nxjerrë asnjëherë të ashtuquajturën `listë të zezë` të emrave të ish Ministrit
të ndjerë të Mbrojtjestë `97,
-Nuk ka
nxjerrë asnjëherë përgjegjësinë e ngjarjeve të `98,
-Nuk ka
nxjerrë asnjëherë përgjegjesinë për ngjarjet e 2007 (Gërdecin), përmbytjet e
Shkodrës,
-Nuk ka
nxjerrë asnjëherë përgjegjësinë e vjedhjes së thesarit,
-Nuk ka
nxjerrë asnjeherë përgjegjësinë e vendimeve kolegjiale të ekzekutivit në rastet
e dështimeve në zbatimin e vendimeve apo të vendim-marrjet e gabuar,
- ka
zbatuar në mënyrë skandaloze ligjin për tokën Nr.1751, por duke lejuar disa
ish-pronarë e mëdhenj dhe kolaboracionistët të rimarrin toka që nuk u
takojnë, në vend që të zbatonin porositë e Camdesy i cili në Tiranë në `93 tha
afërsisht kështu: `.. mos krijoni probleme të reja për tokat por rregulloni
padrejtësitë e diktaturës nëpërmjet një ligji të pranueshëm...`.
-Nuk ka
arritur asnjëherë që të bëjë buxhet real sipas statistikave të sakta për
popullatën
-Nuk ka
arritur asnjëherë të bëjë zgjedhjet ndershme dhe të lira e për pasojë nuk ka
nxjerrë asnjëherë (për shumicën e deputetëve) deputetë të zgjedhur me votën e
lirë dhe të vërtetë të popullit
-Nuk ka
arritur asnjëherë të nxjerrë saktë minimumin jetik për popullatën dhe nuk ka marrë asnjëherë në konsideratë
këshillat e ekspertëve të pavarur (shoqatat dhe sindikatat përkatëse), dhe për
pasojë nuk ka marrë në shqyrtim asnjëherë rkesat e ekspertëve për nxjerrjen e
nje pagese minimale jetike `dysheme` të saktë nga ana shkencore dhe
statistikore për shtresën në varfëri, dhe nuk
ka ngritur mbi këtë piramidën e pagave,
-nuk ka
rritur asnjëherë pagë reale por ka bërë indeksimin e pagave duke kamufluar këtë
si rritje page,
- nuk ka
marrë në shqyrtim asnjëherë se ku kanë vajtur paratë e shitjeve të armëve, de të
pasurisë kombëtare dhe ku kanë shkuar ato para të mbledhura,
-është kampione
në `arnimin` e ligjeve aq sa ligjet përkatëse
të arnuara nuk kanë më aspektin e parë për të cilin janë miratuar, si
shembull mund të marrim Ligjin për Arësimin e Lartë i cili ka patur 7-8 ndërhyrje
në 10 vjecarin e fundit aq sa tashmë është i pa zbatueshëm dhe ka bërë `corap` gjithë sistemin e Arësimit të Lartë , sikundër
me vendimmarrjet patologjike te viteve
të fundit kanë bërë `çorap` edhe gjithë sistemin e ulët dhe të mesëm. E kjo gjithcka për
interesa të pastra klienteliste.
- nuk ka
miratuar asnjëherë ligje apo rezoluta në dobi të 1.5 milion emigrantëve
shqiptare dhe në dobi të cështjes shqiptare por kanë heshtur dhe gëlltitur`lugën
e corbës` të tradhëtisë kombëtare duke krijuar një precedent të rrallë ashtu sikundër se më 1925 Ahmet Zogu
fali Shën Naumin dhe një pjesë të Vermoshit.
-nuk kanë
realizuar asnjë politikë dhe program të saktë
integrues dhe mbrojtës për shqiptarët jashtë trojeve të atdheut
Me pak
fjalë, Parlamenti ynë duke pranuar
ardhjen e deputetëve të zgjedhur nëpërmjet zgjedhjeve jo të lira e të ndershme,
duke pranuar mënyra dhe metoda jo demokratike në realizmin e ligjeve, duke mos u bazuar asnjëherë në statistika
reale, duke mos marrë parasysh komisione ekspertësh profesionistë ekonomiko-financiarë
qoftë dhe të fushave të tjera, ka shkaktuar këtë amulli në politikë dhe ekonominë
tonë.
Po të mos
ishte BE dhe SHBA e cila na ka tërhequr `zvarrë` drejt rrugës së duhur, Shqipëria sigurisht do
të ishte më keq, dhe populli shqiptar do të vuante pasojat e maniakllëkut të politikanëve
tanë të cilët në kohën që u buzëqeshin në
mënyrë hipokrite e servile të huajve, mundohen të korruptojnë individë të institucioneve
ndërkombëtarë në dobi të interesave të tyre personale duke anash-kaluar
problematikën e ndërlikuar të politkës dhe ekonomi- financës shqiptare (por dhe të fushave të tjera si arsimi, shëndetësia,
pushteti lokal) dhe duke shaktuar me dashje mos realizimin e 12 kërkesave të BE.
Ky është parlamentarizmi shqiptar i cili nuk arrin të integrojë dot vendin, nuk ka arritur të ngrejë dhe të mbrojë ashtu si duhet cështjen kombëtare, por vazhdon të krijojë pengesa për të bërë një ligj të mirë për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme duke bërë cmos të lerë në zbatim atë KQZ, dhe ato mënyra shmangëse për të patur mundësi të zgjedhë deputetë jo të rregullt, e për pasojë të ketë një Parlament jo të rregullt, duke vulosur në këtë mënyrë që gjysma e këtyre deputeteve të jenë të zgjedhur që nga 199; pra duke u bërë deputetë të tipit `Andreoti` së bashku me gjithë `namin` që kishte ky deputet për punë jo të ndershme pavarësisht mos vërtetimit të fajit..