Mendime
Zejdush Kastrati: Mbi të gjitha vetëdijësimi, përgjegjësia?
E diele, 20.05.2012, 10:44 AM
Mbi të gjitha vetëdijësimi, përgjegjësia ?
Shkalla e vetëdijes e përcakton përceptimin e së vërtetës. (Andrej Pangos)
Nga Zejdush Kastrati
Pas takimit të ditës së hënë, të Kryeministrit
Hashim Thaci, me Zëvëndëskryeministra, ministra dhe sekretarë permanent të Qeverisë
së Kosovës, opinioni u njoftua se i pari i Qeverisë,në këtë takim, ka kërkuar nga gjithë varësitë e tij, që brenda një afati sa më të shkurtër, të përgjigjen
në pyetësorin për studimin e fizibilitetit, e që sipas përmbajtjes që përbën ky raport , mbi 45o pytje që ngërthen ky dokument i Bashkimit europian, llogaariten
se ky është “brumi” kryesorë, që duhet të përgatitet, e
ti afrohet, si dëshmi, pikërisht Këshillit të Bashkimit Europian, i cili, në shkurt
të këtij viti, pat mbështetur fillimin e studimit të fizibilitetit për Kosovën.
Në këtë takim,
u fol, edhe për data konkrete, kurse afati kur ky raport duhet ti dorëzohet
Bashkimit Evropian, u përmend 8 qërshori,
apo vetëm 1o ditë diferencë, para se
Misioni faktëmbledhës, i kësaj
trupe Evropiane, pritet të vizitojë Kosovën,për
tu bindur me fakte, lidhur me të dhanunat e cekura, në përgjegjiet e këtij pyetësori, nga pala kosovare.
Rëndësia e këtij takimi, në veqanti parashtrimi i
obligimeve për qeveritarë e pushtetarë, ska dilemë, ka peshë dhe është një sinjal
i mirë,se më në fund dicka(ndoshta) po lëvizë
në drejtimin e duhur,e që mund të ndërlidhet edhe me “kërcënimet” e Thacit ndaj
BE,kur është fjala për raportet e saj me
Kosovën.
Megjithate,shifra
prej 45o pytjesh,që duhet ti përgjigjen kosovarët, përmes këtij pytsori,për shumëkend, është një numër
jo i vogël, dhe herë- herë, edhe me tema e qështje paksa të pakapshme për mentalitetin dhe
realitetin në të cilin po kalon Kosova,por një pyetësor shtesë, edhe më i
veqant e më specifik,me edhe më shumë pytje se sa këto që duhet ti
plotsojme për BE,është me se e
domosdoshme që ti parashtrohet, në përgjithësi shoqërisë kosovare, dhe ate me kushte e kritere shumë më
strikte,sepse kështu si po sillemi e veprojmë ,jo që jemi largë Evropës,por më shumë, po shkojmë,
kah modeli i Kolumbisë.
Vrasjet e
shtuara që po na përcjellin në tërë Kosovën, për motive herë-herë shumë banale,
kërcënimet e zhvatjet,papërgjegjësia në punë
e joprofesionalizmi karshi klientit apo banorit(jo qytetarit),revanshizmi,
e të mos flasim për keqëmenagjimin e keqëpërdorimet, por edhe për shumë fenomene
tjera devijante, do të ishte mirë, që jo vetëm Kryeministri, por edhe liderët
tjerë institucional, por edhe ata jashtëinstitucional,që urgjentishtë, të përpilonin
një lloj pyetësori, që do ti drejtohej tërë
popullatës kosovare, që të zbatonin me veprime konkrete,dhe ate, jo për të plotsuar
kërkesat e BE,por për të kryer, detyrat tona
të shtëpisë.
Më konkretisht,është
koha, që të kërkohet, që në këtë Kosovë, cdo kush të sillet konform rregullave
dhe normave, jo vetëm që rregullohen me ligje aktuale, apo duke u bazuar në ato
që na caktojnë mekanizmat ndërkombëtarë,por
të ngritet në radhë të parë, vetëdija dhe përgjegjësia, dhe ate, nga niveli qëndrorë, e deri tek
banori i thjeshtë i këtij vendi.
Po ditën,
kur Kryeministri Thaci, mbajti takimin me
stafin e gjërë qeveritarë,ishte
rastësi apo kooncidencë,në një takim tjetër juristësh,gjithashtu në Prishtinë,ku
ishin prezentë profesorë Universiteti,
pastaj deputetë e njohës të sferës juridike, nga një diskutues u dhanë shifra që flasin se mbi 6o për qind të qeveritarëve,
janë shkelësin më të mëdhenjë te Kushtetutës aktuale të vendit, dhe me shumë te
drejtë po në këtë takim,
nga njëri profesor, u cek se në luftë,
“janë patriotë ata që sakrifikojnë cdo gjë për clirimin e vendit,kurse në paqe,patriot
janë ata që nuk e shkelin,por e respektojnë
Kushtetutën”.
Në radhë të
parë,vetëdijsimi dhe përgjegjësia e
diciplina në punë,janë kriteret bazike me të cilat do të reflektonim një atëdhedashuri
për shtetëndërtim, vërtyte të cilat do të përcilleshin edhe tek të rinjët e fëmijët
tanë, por patjetër, edhe tek devijantët e injorantët.
Pra, ti
parashtrojmë detyra konkrete në radhë të parë vetëvehtes, dhe për neve, e jo
vetëm kur na kërkojnë ndërkombëtarët ,apo sa për tu bë pjesë formale e BE-së,sepse as liberalizimi
i vizave,por as benefite tjera që parshihen në rast afrie, familjes evropiane,
nuk na bëjnë nderë, nëse nuk jemi vetëvetja, dhe ata që vertetë duhet të jemi, e që do të dalloheshim,pse jo për së miri, edhe nga ata, që
ne kaherë u kemi lakmi.
Në mesin
e 45o pytjeve që parashehë pyetësori i
BE , e që duhet përmbushur Kosova ,njëra ndër pytjet është edhe qështja e qebaptoreve,restoranteve
e kafiterive të shumta që ka në tërë Kosovën,por
kriter esencial që është vështirë, që mund
të na monitoroj dhe verifikoj B\e-ja, është fakti, se ne duhet të krijojmë një vetëdije
dhe përgjegjësi, edhe tek kamarierët dhe
shërbyesit e këtyra lokaleve, që të mos i “dhurojnë”.klientëve pështymë, në makiatot
që poroisin, nëse ndonjëherë,ata janë paksa
nervozë, apo impulsivë,kur i porosisin,apo kanë vrejtje në shërbime e tyre.
E njejta
gjë, duhet të vlej, edhe për qeveritarë të shumtë e zyrtarë tjerë institucioinesh
te Kosovës,por edhe fermerë e kategori tjerë përsonash, që më tepër janë të prirur të aplikojnë,
revanshizëm,inate e përbuzje, kur ata
janë objekt kritikash e vërejtjesh për (mos)punën që po bëjnë, me cka ,
drejtëpërdrejt po dekurajojnë,po pengojnë dhe po reflektojnë frikë,iritim,ngecje,paaftësi e primitivizëm,por
edhe veprime tjera, që nuk përkojnë me
as një normë, qoftë juridike, qoftë me ligjet e aplikushme në Kosovë,por edhe në
BE, por gjithësesi, as me vlerat morale,
të një shoqërie, të mirëfilltë e të civilizuar.që po pretendojmë ta krijojmë..
Fundja- fundit,pyetsori
për studimin e fizibilitetit, është parakusht për aranzhmane eventuale, që duhet
përmbush kosovarët,por një gjë është shumë e qartë dhe dihet botërisht,se .Evropa
me mekanizma të saja të shumta, që herë-herë, quhen këshillëdhënës, apo si monitorues,por shumë herë edhe
detyrues për institucionet kosovare, që nga paslufta, janë në Kosovë,dhe nuk
mund të lavdërohen se ishin shembull i zhvillimeve pozitive,por fatkeqësisht
edhe i zhgënjimeve e premtimeve që nuk po i dihet dhe shihet fundi..
Të marrim
obligime dhe përgjegjësi,jo për të kënaqur dikend jashtë,por, për të ndërtuar
një shtet funksional,me cka edhe do të tregonim edhe Evropës,por edhe të tjerëve,se
në radhë të parë është shteti ynë, e
pastaj vijnë joshjet apo lakmitë, që mund ti kemi për të jetuar si të tjerët.
Mbi të gjitha,
edhe si kolektivitet, ne dallohemi nga të
tjerët,por është mirë,të dallohemi, në aspektin pozitivë, e jo si …