Mendime
Pirro Prifti: Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greqi `Ballkanike`
E marte, 15.05.2012, 06:51 PM
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greqi `Ballkanike`
Nga Pirro Prifti
Fqinji
yne i përjetshëm Greqia vazhdon të vuajë pasojat e recesionit global por dhe të
induktuar nga keq-manaxhimi i buxheteve disa vjeçare duke e cuar këtë vend të mrekullueshëm
në kolaps të plotë ekonomiko-politik aq sa e kanë të vështirë të krijojnë një qeveri
të re.
Pasojat
po ndihen si në Greqi ashtu dhe tek emigrantët shqiptarë dhe pak e nga pak në Shqipëri.
Pavarësisht nga disa nacionalistë tip UFO në Shqipëri dhe ndonjë radikalit
minoritar , urat lidhëse miqësore me këtë
vend janë shumë më të mëdha sesa pikat ndarëse që në fakt egzistojnë vetëm në mëndjet
e këtyre individëve pasi ata kanë pirë,
apo kanë marrë ndonjë `luge plot me corbë korrupsioni`.
Në pikëpamjen
e krizave të herëpashershme, edhe Greqia ka një ngjashmëri me Shqipërinë dhe
mund të thuash se jemi të një rrënje kur kemi parasysh se sa me lehtësi kalojmë
nga gjëndja e mirë ekonomike në kolaps të plotë, karakteristike kjo për popujt
ballkanikë.
Nëse i bëjmë
një analizë të kujdesshme ngjarjeve të fundit në Greqinë që po vuan recesionin
nga më të rëndat në historinë e saj moderne, mund të vemi re ashtu sikundër dhe
në vendet e tjera në momente krize, që në
zgjedhje marrin shumë vota krahu ekstrem politik: të majtët dhe të djathtët. Kështu
ndodhi dhe në Shqipëri në 1997 kur në referendumin për Republikë apo monarki,
ithtarët (e përkohëshëm) të Monarkisë morën vota si asnjëherë tjetër rreth 38%;
megjithatë në zgjedhjet e pas 3 viteve pasi vendi u stabilizua politikisht dhe
ekonomikisht, po këto parti monarkiste PLL dhe LZHK nuk morën dot as 5 % t ë votave
popullore.
C`do të thotë
kjo tendencë sot në Greqinë e pas zgjedhjeve të majit 2012? Do të thotë që populli
grek është i pakënaqur nga politikat që ka aplikuar politikanët e partive të mëdha,
dhe ashtu si në Itali me kryeministër
Monti-n, edhe shteti grek vendosi një përfaqësues
(Papadimas) nga Teknokracia, pra një profesionist që të stabilizoje financat
dhe ekonominë e tronditur dhe të korruptuar po nga klasa politike greke.
Përse
duhet të ndodhë kështu? Eksperienca italiane dhe greke ashtu sikundër dhe në vende
të tjera ku kriza financiare e politike vendos më detyrim një qeveri teknike
prej profesionistësh tregon sepër
arsyen ligjet që kanë bërë klasa
politike nuk janë të mira porsa i përket menaxhimit financiaro-ekonomik për arsyen
e thjeshtë se politikanët në drejtim nuk kanë këshilltarë profesionistë që t`i
dëgjojnë por bëjnë politika dhe ligje sipas interesit, e për pasojë bëhen
gabime të rënda ekonomiko-financiare qoftë nëpërmjet vendim-marrjeve të gabuara,
qoftë nëpërmjet korrupsionit.
Kjo
pyetje si për Greqinë ashtu dhe për Shqipërinë është deri tani pa përgjigje,
por mendoj se dikush duhet të dënohët dheë të përgjigjet dhe jo të lihen në heshtje dhe në harresë shkaktarët
e krizave.
E parë në
këtë pikëpamje Greqia duhet pa tjetër të formojë një qeveri teknike dhe të stabilizuar
që të zabtojë kërkesat e BE sado të rënda qofshin, sepse BE është shumë e
prirur të ndihmojë një shtet kaq të lashtë
që i ka dhënë Europës dhe botës plot figura të njohura politike, historike,
mitologjike, aq sa dhe emri demokraci ka ardhur nga ky vend. Mendoj gjithashtu
që pas krijimit të qeverisë së re duhen gjetur dhe të mbajnë përgjegjësi edhe
fajtorët e kësaj gjurulldie financiaro-politike, sepse ndryshe do të mbeten si Shqipëria e cila ka kaluar të paktën për këto 22 vite demokraci e
tranzicion 5 kriza të rënda politiko-ekonomiko-sociale gjatë të cilave janë larguar
nga vendi 1.5 milionë banorë, dhe këtu dikush duhet të mbajë përgjegjësi sepse
deri tani askush nga politikanët dhe grupet e mëdha politike shqiptare nuk po
mban përgjegjësi por vazhdojnë të aplikojnë proverbin e vjetër shqiptar: `faji
u bë qyrk dhe askush nuk e vesh`, apo justifikimin e famshëm të ish-komunistëve
që drejtojnë sot të gjithë spektrin
politik shqiptar:`.. të gjithë fajtorë- të gjithë bashkëvuajtës..?!
E parë nga
kjo eksperiencë, një Greqi ballkanike do të kishte fytyrën e Shqipërisë së sotme e cila bën make-up për t`ju dukur tërheqëse
Europës por në fakt ende ka shumë për të
bërë e për të pastruar plehrat që po mbysin Shqipërinë: plehra politike,
plehra financiare dhe ekonomike dhe plehra të vërteta.
Një Greqi
Europiane do të ishte një fqinj jashtëzakonisht i mirë për Shqipërinë e cila ka
nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me këtë fqinj të fuqishëm se sa me njerëz
kokë-krisur të ekstremeve politike greke të cilët duke mos qënë realistë do të dëmtojnë
jo vetëm Shqipërinë por vetë Greqinë me idetë e tyre jo racionale, ashtu sikundër
dhe pseudo-atdhetarët shqiptarë që kërkojnë të marrin vota duke ngjallur
nacionalizma koti.
Më kujtohet
kur erdhi një Profesor i ekonomisë të Pireut në Universitetin LOGOS të ciline
pyeta nëse Greqisë i bëhej mirëpo të kthehej tek Dhrahmia greke. Profesori i përgjegj
se do të ishte gabim nëse Greqia do të bënte këtë hap prapa. Nëse duhej bërë duhej
që në fillim që të mos futej në zonën Euro.
Shpresoj
se këta Profesore të ndershëm e studiozë grekë i duhen Greqisë dhe jo familje
poitikanësh të cilat më tepër i ngjajnë dinastive mbretërore por me emra të rinj.
Le të shpresojmë se logjika profesioniste dhe ajo politike e duhur do ta nxjerrë shpejt Greqinë nga kriza.