E diele, 22.12.2024, 03:48 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kush janë shkijet ose pse Serbia duhet të heshtë?

E marte, 24.04.2012, 06:55 PM


Kush janë shkijet  (2) ose pse Serbia duhet të  heshtë?

Shqiptarët do ti fitojnë të gjitha  luftërat, posa ta kenë   përfunduar betejen e fundit mes vete.( (Mit'hat Abdyl Frashëri)

Nga Fahri Xharra

Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës ,Malit të Zi ,Serbisë dhe Maqedonisë,na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije falë shkizmës. Mirëpo , a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqipëtar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën vehten diku tjetër, me të njejtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoks , të viseve të përmendura më lartë)) me lehtë e kishin  për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje ? Dhe, kush  përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e   përtëhuajsimit tonë ,në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shofim se një rol të madh  e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale  Shqiptare .Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjegje heret a vonë.

 Deri me ardhjën e turkut e gjerë në shekullin XV-të,nuk kishte shtet serb,nuk kishte organizim të një shteti të mirëfillët serb.

Vladimir Çoroviq ,në historian serb shkruan:” Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe,por e përzier, e përbërë nga Serbët ,Helenët  dhe Arbanasit(Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushton  Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës. Car ,dhe si i tillë ,sundimtar i Balkanit dhe i serbëve të tij(?)( në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)” . Ndërsa studjuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin ,por jo serbët”  ( Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe,flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe.

 Dëshira dhe instikti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse ne nje moment historik, gjate kohes se 'clirimtareve' otoman, popullata jone, ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, ose te sllavizohet ose te islamizohet, 'turqizohet' , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi.(f.m.).Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve : “ Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend ,në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe.....

Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve . Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe Krala,te  turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema.

Pra si thashë edhe më lartë , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkueljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit ,në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Ky është një vrojtim për shqiptarët e viseve të cekura më lartë.

Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërjekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit;  lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.

Fryti historik i kohës është së caktur ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë  të vërtetës.

Historia ,e më këte edhe e vërteta është mëshefur.

Pse Serbia duhet të heshtë? kur e vej  këtë pyetje  e dij edhe përgjegjën. Kjo është në nderin e saj që përfundimisht të bindet ,t`a bindë popullin  vet  se që të gjithë kanë qenë të mashtruar dhe të gënjyer në mënyra të ndryshme  për Historinë e tyre.

 Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit ,udhëheqësit të Kryengritjes së parë  serbe ,ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi,thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak,gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi ,inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt Jakob Obrenoviqit ,djali i axhës së Knezit Serb Milosh Obrenoviqit , ( Obrenoviqët ,nipat e Karagjorgjeviqëve). Libri është i bazuar në “ Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” ,1910, numër 22 që e tregon ardhjen e Këlmendasve ,dhe të familjës së Karagjorgjeviqëve nga rrethi

i Shkodrës  në rrethin e Novi Pazarit ,rreth vitit 1737. Autorët Boshnjaki dhe Obrenoviqi thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit ,1937, ku thot se  Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Këlmendin) e Romës ,të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët. Autorët theksojnë që i biri Aleksandri dhe nipi Petri e nderruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij, prej shqiptari,por e din edhe Mbreti  i Serbisë në megrim, Aleksandri i sotit.

 Letrari dhe kryetari i Akademisë sëe shkencave dhe arteve të Duklës, Jevrem Bërkoviqi  e vërteton të njejtën për perkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve dhe shton se Akademia Serbe “SANU” gjithmonë e mohon këtë por nuk mundet ta dokumenton. Egzistojnë bile edhe thënjë se Karagjorgje iu fliste shqip bashkëluftëtarëve të tij në Peshter në Kryengritjen e parë Serbe 1804 ,kundër turqëve,ose që fliste shqip në familje  dhe se serbishten nuk e dinte mirë.

Me  këtë kryengritje filluan themelet e shtetit serb.

 Edhe shkrimtarje amerikane Ana Di Leilo, e vërteton prejardhjen shqiptare të Karagjorgjeviqëve,në librin e saj :”Lufta e Kosovës”.

 Serbia duhet të heshtë  gjithashtu ,sepse themelet e shkrimit të tyre vijnë gjithashtu nga një shqipëtar ( për ne, shka) ; themeluesi i alfabetit të tyre ishte Vuk Karaxhiqi, i cili i kishte rrënjët  në Vasojeviqët e ata nga Këlmendët.

  Viti 1804,viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është  nënçmuese për Serbët për tu përmendur  ky vit  si dhe këtë tërbim turk?

 Qëllimi i shkrimit nuk është që të kërkoj vëllazëri prej gjaku prej Serbëve ; larg e shumë largë nga ajo ; por  që serbët të mbyllin gojën dhe se të iu rikujtojmë shqiptarët janë ata që i formuan si shtet dhe si komb ...Historia punon me fakte dhe dokumenta ,me gjurma tekstesh të cilat së bashku  vendosën në një tërësi koherente dhe e  cila e prodhon të Vërtetën .

Qëllimi i  sintagmës i krishteri në ushtrinë turke,pra nuk është në ate që të zbulon por në atë që të mësheh dhe të heshtë prejardhjen  kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “ Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” thot që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve,në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit.Edhe historianit serb    proserbi i së “vërtetës serbe” ,Vladimir Stojançeviqit ,në librin e tij,ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot:”se  në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit.

Kush ishte Kondo Bimbashi pra?  Në natën në mest të 5 dhe 6 gushtit 1804pas një lufteje të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga  turqit ,pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.

Kryengritjen e përmendur  jo vetëm që e udhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke  edhe shqiptarët  e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe  të Nishit e ndihmuan kryengritjen serbe,

Kurse Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore ( cilën ,shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon ( Kondo Bimbashin) ,me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.

Këshu serbët, në vend se t`i korigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën univerzale paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përherëshëm,një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre sa që iu është e pamundur të mëndojnë diçka tjetër apo  diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos  dhe logjika serbe e urrejtjës shkonë aq largë që meqenëse Shqiptarët janë armiqë të serbëve kurse Kondo mik i tyre ; Kondoja nuk  durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo ,para dy shekujsh ishte ai që ishte ,sipas mentalitetit serb,kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurr. Ose sikur mos t`ë kishte bër atë që e ka bër ,sepse serbët  “ më lehtë e kishin pasur ti mbetëshin pa Beogradin   se sa të përmendin shqiptarin-  armikun ,çlirimtarin e Beogradit“

Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka ( shqiptar ortodoks)  ,por as nga serbët sepse ishte shqiptar.

Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rrugëje; ai s`është për krenarinë e serbëve . Në pllakë shkruan: “ Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke ,në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806(?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit.

 Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata ,por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por të iu bëjmë të dijtur ( edhe pse e dijnë fort mirë) se familjet e Lekiqëve,Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.

Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe menquria e popave të kishës serbe, të cilë ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën ,edhe sot sikor Kisha Serbe të pranonte të vërtetën historike të tyre ,gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e saj natyrore.



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora