| E diele, 22.04.2012, 06:46 AM |
Kur të rrëmben jeta e fshatit
( rrëfim )
Nga Përparim
Hysi
Kisha 12-
vjet pa shkelur andejpari. Rruga që të shpie nga Daullasi në Mujalli është më e asfaltuar sa më tepër që i
largohesh qendrës së fshatit,sikur në të hyrë të fshatit ( Daullasi që hiqet si
qytezë e ka rrugën gropa-gropa! ) duan të ''prishin" syrin e keq dhe"bukurinë",në
duhet të shprehem kështu , e kanë ruajtur për larg. Kur i them Agron Mecanit që
pse është kantadisur kështu gropa-gropa kjo rrugë që është afër qytetit,ai,si të
ndihej fajtor (Agron Mecani është punonjës i komunës Qendër) ,më thotë:
-Sapo ka
ardhur një fond për zhvillim dhe gjithë rruga do të asfaltohet.
* *
*
Rruga që bëj
nga Daullasi në Mujalli të kënaq me peizazhin e bukur. Ka rënë shi
dhe gjelbërimi i këtij prilli jo vetëm të ngop mushkëritë me ajër të freskët
,por të rrëmben atmosfera e punës. NJerëzit (burra e gra,shumica të moshës afër
pensionit ) ngjajnë me ato bletët punëtore
që bëhen gati të mbushin me majltë zgjonjët e tyre. Kur them në moshën e
pensionit,jo se të tjerët zënë e rrreziten ,por të rinjtë en bloc,kanë zënë emigrimin:
në Evropë apo ca më tutje: deri në Amerikë
apo Kanada. Ky emigrim (unë emigrimin e quaj grryerrje të Kombit ! ) ka një të mirë
se ka sjellë një standart europian në mënyrën
e jetesës në fshat dhe ka rritur të ardhurat për frymë,por ,krahas kësaj të mire
, ka dhe një të keqe të madhe: ia ka bërë si me "brirë"moshën e re që
do marrë stafetën nga brezi i moshuar. Ky brez-pra,i riu - sikur është cmësuar
me punët në bujqësi dhe"qetë pleq" -sic më thotë pensionisti,RRapush
Stoja në Daullas - vazhdojnë të mbajnë zgjedhën mbi zverk,aq sa t'u zhulatet
qafa.
Por ajo që
të bie në sy,është risia e bukur: ndërtimet moderne të shtëpive. Unë që vij nga
Amerika dhe në Mujalli të Fierit kam 12-vjet pa shkelur,befasohem. Më ndodh si
me Lizën në botën e cudirave. Shtëpi të bukura dhe të bëhet se fshatarët e këtyre
anëve - dhe jo vetëm këta - sikur janë futur në një garë të pashpallur që kush
e kush do ta ndërtojë shtëpinë më bukur dhe nuk ke se si nuk mrekullohesh.
Mujallia është
fshati i gruas sime dhe unë po shkoj atje,pas 50 -vjetësh,se ka qenë viti 1962
kur e kam "rrëmbyer" time shoqe .Kur them "rrëmbyer" ,mos
kujtoni se po e them metaforokisht,por është e vërtetë që nuk e luan topi. Imeshoqe është kristjane dhe
unë bektashi,kështu që u desh kohë t'i ndreqnim"urat" me familjet
tona. Sa e mora unë,familja e saj u shpërngul nga Mujallia dhe,kështu që po shkoj atje pas 50-vjetësh.
Pra,cdo lexoni pas kësaj,dijeni që "tash" jam nga fshati i gruas.
* *
*
-Ku është
kisha?-pyeta
-Aha,-më thanë,-kishën
e rrafshoi "rinia"që në shkurt 1967.
-Gjynah,-thashë,-jo
se jam ndonjë besimtar i thekur,përkundrazi:nuk besoj në asnjë fe,vec besoj se
ka një ZOT- por më erdhi keq për kishën
e Mujallisë se emërtohej "Shën
Kozmai i vogël" se thuhej se aty ruhej koka e SHën Kozmait,një shënjti që nderohet
dhe sot e kësaj dite.
Por ajo që
të binte në sy se kudo syri të shihte vec të mira:shtëpi të reja -moderne do të
thosha,pa asnjë egzagjerim dhe vec shtëpive,para shtëpive ose një makinë,o një traktor
ose zetor. Motorcikletat kanë zëvëndësuar bicikletat e dikurshme dhe nuk ka shtëpi
fshati të mos ketë ndryshuar për mirë.
Unë dhe
imeshoqe bujtëm tek Vladimir Mecani,banor i Mujallisë. Shtëpia e bukur,rrethuar me mur rrethues,me
blloka,me portë hekuri,dykanatëshe ,me kangjela sikur je në Korcë. Ky është një fermer që nga niveli i jetesës nuk
i ka lënë gjë mangut jetës në qytet. Ka 5 lopë. Shet mesatarisht nga 30litra
qumësht në ditë dhe,vec këtyre,mbarështron o gica o vica dhe të ardhurat e tij
rriten.Ladi Mecani ka duar të"arta":punon si usta ndërtimesh së bashku
me të vëllan,Kristaqin që edhe ky,ka tri lopë.Por këtu nuk fut shpezurinë -epo
ato janë pa numër!!! - dhe prodhimte e
tjera bujqësore,si:perimet apo ca më shumë:bostanet që mbjellin parcela të tëra
dhe sikur kanë vënë domenin në fshat. Kur flas për Vladimir Mecanin,po kështu 5 lopë ka Agron
Mecani që dhe pse është punonjës në komunë,ka një fermë intensive.
Duke
folur sot për Mecanët,nuk kam se si mos i kujtoj ata në prag viteve '60-të,kur
nuk ngopnin barkun me bukë dhe jetonin në zgrip. Të bën përshtypje dhe një fakt
tjetër: ky fshat,dikur i humbur,ka marrë pamjen e një qyteze të vërtetë ku të rrokë
e të bën për vete,jo vetëm niveli i lartëi jetesës.por dhe atmosfera e bukur e
punës. Ky ndryshim kaq cilësor i fshatit,më bën,si të thuash,me krahë.
Prekur
dhe mbresuar,për mirë, s'kam si mos i bëj
të njohur për gjithë lexuesit këto risi aq të bukura.