E shtune, 21.12.2024, 03:58 PM (GMT)

Kulturë

Luan Dibrani: Intervistë me Emil Kastriotin

E diele, 22.04.2012, 08:41 AM


Portret-Intervistë  me Emil Kastriotin (Emin  Fazliun)  veprimtarin nga vitet  70-ta në Gjermani

Nga Luan (Asllan) Dibrani

Emil Kastrioti lindi ne Shalën e Bajgores  pas shkollimit të tij ju rrek veprimtarisë  ilegale qe   në Kosovë ishte edhe themelues i  organizatës  antikomuniste  të cilën e pagëzuan me emrin "Vatra  Kosova Nacionale  Demokratike  Shqiptare" ku si program ne vete kishte bashkimin e  trojeve  shqiptare në një shtet  në Shqipërinë  etnike. Ky grup u organizua në formë treshi me çka    në mbrëmjen e 23 shtatorit  1953,    trenit qe udhëtonte në relacionin Shkup-Beograd   nëpër Kosovë,  e vunë flamurin shqiptar në atë tren qe arriti    Beograd. Kjo  vepër  të organet jugosllave    shkaktoj një rrëmujë .

Zoti Emin Fazlia  (Emil Kastrioti ) pa reshtur veproj   që në  armatën ish jugosllave,  sa ishte në shërbimin ushtarak,  u arrestua dhe pas shumë torturash dhe hetimesh  u  nxor para  gjykatës ushtarake  të Zagrebit   me te cilin rast u dënua me 8 vjet   burg të rënd. Pas vuajtjes se dënimit  pa mundur ta gjej sigurinë  në Kosovë ju imponua rruga e kurbetit  si  destinacion kishte Gjermaninë. Pasi u vendos në Gjermani   ai krijoj një rrjetë bashkëpunimi  me nacionalistët  dhe patriotët shqiptarë    shtetet  e perëndim siç ishte Hysen Çama në Norvegji,me Vehbi Ibrahimin në Bruksel, dhe shumë të tjerë qe formuan    grupin  " Mbrojtja e Shqipërisë Etnike " pastaj ishte  themelues i "Besëlidhjes Demokratike  Shqiptare" qe e udhëhoqi për shumë vite. Në Prag të Luftës se Kosovës me 1999   zotin Kastrioti e gjeti  në ballë të Besëlidhjes ku e përkrahu UÇK/në  materialisht  dhe moralisht . Me zotin Emil Kastriotin u njohëm para 18  vitesh ,  qe atëherë e njoha si një  veprimtar ,patriot dhe  njeri i shkrimeve  qe ballafaqohej me   personalitetin e Maria Shllakut ku me kërkoj ti beje një përtret te asaj  heroine  dhe ashtu veprova,  nga e cila me mbeti  një miqësi  e përhershme, qe  meritat e tij ishin ne shërbimin e  fuqizimit të mërgatës sonë në Gjermani, por edhe ma gjëra humane,  isha i  befasuar  me njohuritë  qe mbante rreth kauzës kombëtare .

 

Atëherë pyeta veten  se këtij  patrioti me këtë bagazh aq të gjerë,  me cilësi  dhe virtyte të veçanta, duhet kushtuar një shkrim,  sado pak me pasqyruar  vlerën e tij, qe nuk do të përfshihet as  për se afërmi  publikimi i tyre  përmes këtij shkrimi. Andaj  sadopak vendosa t'i bëj këtë intervistë:

Intervistë me zotin Emil Kastriotin(Emin  Fazliun)  veprimtarin nga vitet  70-ta në Gjermani

Luan Dibrani: Zoti Emin  Fazlia, tani ju njohim ,por publiku  ju njeh  me emrin Emil Kastrioti përse?

Emil Fazlia; Tash pasi ka kaluar koha e Serbisë qe ishim të rrezikuar , këmba këmbës  me reprezalje të ndryshme ,dënime  dhe  gracka të kurdisura   deri në likuidime , për këtë shkak e kam përdorur këtë emër  konspirativ , dhe ka ardhur koha qe unë te prezantohem me emrin tim origjinal Emin Fazlia.

Luan Dibrani: -Domethënë ju keni veprua ne emër Emil Kastrioti  në ilegalitet?

Me këtë emër kam vepruar kur erdha në Gjermani me emrin tim, skam mundur  me marr pasaportë dhe kam blerë  një pasaportë falsë 100.000 dinar të atëherit në vitet 70-ta. Unë kam  hyrë me këtë emër Emil Kastrioti deri se më kanë zbulua se Emil Kastrioti nuk është po Emin Fazlia me të cilën me 1978  jugosllavët kërkuan ekstradimin tim në Beograd, por atëherë gjermanët patën mirëkuptim, se unë s'isha sipas  shtetit jugosllav  kriminel dhe i kërkuar . Athëte  organet shtetërore gjermane ranë ne mirëkuptim  me arsyetim se isha  i përndjekur politik, ma  pranuan leje-qëndrimin dhe nga atëherë nuk jam ndalur së vepruari.

Luan Dibrani: -Ju keni emigrua qysh ne vitet e 70-ta, qe ishte edhe një flugë i madh i  emigrimit për shtetet e perëndimit, perse  ai masivitet lëshimi të Kosovës ?

Në mars  të 1970 atëherë ishte politika jugosllave, ne emër  të asaj me zbut papunësinë në Kosovë, por propaganda dhe qëllimi i tyre u pa . Qëllimi i atëhershëm nuk ka qen me zbut papuasi, ajo ka qenë synimi  i dobësimit të shqiptareve. Strategjia  serbe ishte  me qëllime të errëta ,  dëbim me mjete speciale me i  largu shqiptarët nga Kosova dhe  me i pru serbët  e Kroacisë dhe të  Hercegovinës për rritjen e numrit te tyre si kolonistë  në Kosovë!

Luan Dibrani: -Vitet 70-ta   kanë përplase një numër të madh   punëtoresh , po kishte një numër  të përndjekjeve politike,  si ndëshkim ishin demonstratat e  vitit  1968-të?

Emil Kastrioti: Kemi pasur një numër të konsiderueshëm qytetaresh, kuptohet nga shkaqet ekonomike por edhe politike , kemi   pasur   edhe vështirësitë nga  lëvizjet   e rinisë shqiptare për Republikën e Kosovës, qe ishin si qellim i demonstratave të   vitit 1968-tës. Lëvizjen tonë   e konsideronin si radikale   për "Bashkimin Kombëtar".  Nga ana tjetër për fat të keq edhe Ambasada e Shqipërisë në Vjenë të Austrisë, dhe ajo në  Paris për shkak  të bindjeve politike nga sistemi socialist  "Bashkimin Kombëtar"  nuk e kishin në qejf, domethënë  sipas  synimeve tona  për "Shqipërinë Etnike".  Shqiperinë socialiste  në krye me Enver Hoxhën e   kishim pengesë, sa edhe Serbinë  për Shqipërinë e Bashkuar .

Luan Dibrani: Ju si aktivist i pa  lodhur, i pa ndërpre  në emigracion mbi 40 vite. Aktivitetet tuaja e keni përqendrua ma tepër ne "Besëlidhje Kombëtare Shqiptare "?  Atëherë ishte Besëlidhja e formuar, apo e formuat ju ?

Emil Kastrioti: Besëlidhja Shqiptare me emër "Besëlidhje" ka dal zyrtarisht me 16 gusht 1972, aty ku është shtrirë  "Fronti nacional demokratik Shqiptar" organizata e parë e rinisë antikomuniste edhe 4 organizata tjera janë bashku për me u quajt "Lëvizja" qe ma vonë e pagëzuam "Besëlidhje" se kur të bashkohen katër rryma vepruese   me të njëjtat  qëndrime politike, ajo do me thanë, po lidhet besa e veprimtarisë qe kishim  dhe  u kështu  formuam "Besëlidhjen"

Luan Dibrani: -Ju thoni se bazën" Besëlidhja" e ka nga grupet ilegale  qe vepronin në  Kosovë, nga kjo kuptohet se  ishit ju një zëdhënës i "Besëlidhjes" edhe nga atje?.

Duke pa, pasigurinë  atje ne veprimtarinë time , pasi dola këtu në Gjermani  isha si zëdhënës i Besëlidhjes  qe ma  vonë  si kryetar i saj ,bashkëveprimtarët me  përcaktuan mua .

Luan Dibrani: Ju keni qenë me aktivitetin e juaj dhe punën e juaj pa ndërpre efektiv , dhe a ju bashkëngjiten edhe klasa punëtore e atëhershme  ?

Emil Kastrioti: Punëtorët tanë i cilesoishin si jugosllav dhe kishin shtytje dhe spiunazh te përhershme qe shumë nga ta u aktivizuan ne organizatën tone po ka pas qe  janë ndëshkuar  nga jugosllavët dhe nuk kane pasur guximin te na bashkëngjiten.

Opinioni i huaj,  as qe dinte  qe ka shqiptar në Jugosllavinë e atëhershme. Ata thoshin çka po kërkoni  ju, se Jugosllavia është shtet demokratik. Atëherë me ka thëne një zyrtar gjerman, qe  e   zhvillonte  procedurën me mua ,  jo i thjeshtë.  Ishte i frymëzuar nga shtypi jugosllav, se në  Jugosllavi s'ka shqiptarë!?... Shqiptarët  janë në Shqipëri dhe nga Shqipëria. Me çka ishim të indinjuar  dhe të ballafaquar , ta shprehim rezistencën e   argumentit,  se në Kosovë është një krahinë aktuale me shqiptarë, po padrejtësisht  jemi coptuar nga kryeqyteti i juaj në kongresin e Berlinit. Desha ta theksoj se  popujt e Evropës pak kishin dite për ekzistencën e shqiptareve,  as pa- drejtësia qe   ushtronte aparatura jugosllave  kundër popullit shqiptar.

Luan Dibrani: Aktiviteti dhe puna e juaj a nxiti ngjarjet e 81-ishit?

Emil Kastrioti: Vet natyra dhe pozicioni i pabarabartë i shqiptareve ka   diktuar  lëvizjen dhe organizimin e shqiptareve.  Ishim edhe ne një faktor qe të mos rrimë duar kryq pran fatkeqësisë, qe i serohej popullit të Kosovës, por tregojnë faktet, janë memorandumet qe janë qua  nëpër zyrat e shteteve botërore. Nga vitet 1974 deri  1980 i kam të mbledhura  dhe i ruaj në arkiv, se jam një far fanatiku, e kam arkivin komplet  të "Besëlidhjes"  qe e kam qua në Kosovë, edhe një ditë do ti kalojnë shtetit qe presim të stabilizohet. Aty ka dokumente aq të rëndësishme qe dot vërtetoi  historia .Për atë periudhe, nuk me takon me fol mua , të flasin të tjerët për mua.

Luan Dibrani: A mund të na flisni  diçka për "Vëllezërit  Gërvalla  dhe Kadri Zekën" kush i vrau?

Me qe nxure në fjalë Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën vlen ti nderojmë ato figura pergjithemonë ,  u vranë para shumë kohe nga udbëja jugosllave, por janë përkujtua pikërisht në Shtutgad qe kanë ardhë edhe me autobusë nga shtete të ndryshme me  i përkujtua deri sa ishin eshtrat e tyre në Shturtgard.

Luan Dibrani: Si është opinioni i juaj për ndarjen e tyre mbasi  eshtrat e tyre u kthyen në Kosovë?

Emil Kastrioti: Nuk kanë bërë mirë se 20 vjet janë pre së bashku tre martirët e Kombit , edhe  flijuan jetën se bashku në tre varre  bashkërisht u varrosen në Shtutgard  krah për krah  siç ranë për lirinë e atdheut krah për krah. Mendimi im është qe ata se bashku është dashur të varrosen në Prishtinë, në varrezat e dëshmorëve. Aktivitetet e tilla ,janë shumë të dëmshme në ketë mënyrë kanë bë shumë keq ata qe i ndan, ku pasojat jemi duke i ndier edhe do ti ndiejmë  edhe ma tepër në të ardhme, me dëshmor nuk luhet!

Luan Dibrani: Mendimi i  juaj lidhur me mërgatën, cila bazë organizimi mund të jetë ma e fuqishme, se në të gjitha kohërat mërgata shqiptare ka qenë zëdhënëse e aktiviteteve edhe për Shqipërinë po  edhe për çlirimin e Kosovës? Mërgata shqiptare  ku qëndron , si faktor qe dikur ishte po thuajse dominonte  për çështjen e Kombit  dhe të Kosovës mendimi i juaj ?

Emil Kastrioti: Për fat të keq shumë gjëra janë shpaluar,  disa  pakënaqësi  tonat janë evidente   qe  po ndodhin atje,  me njerëzit tanë  qysh po shkojnë me makina, por un shyqyr, skam makinë, edhe vetura, qe po i gjobisin nga 70 euro me pagua dhe me kanë se shkojnë ato pare në qeverinë e Kosovës , apo në buxhetin e shtetit ishte  gjysma e të keqit, po shkojnë krejt diku tjetër, është për një shqetësim.

Luan Dibrani: Ju jeni pos një aktivisti i pa lodhshëm,  jeni edhe një krijues keni dokuometa për interesin "KOMBTAR" çka keni krijuar deri me sodë?

Emil Kastrioti: Kam botua dy libra deri tash. Njeri libër  është"Hamid Emini   Brunçaj  ,Doktori  i maleve" të lira të Drenicës dardane,  qe u botua në Prishtinë me 2009. Në këtë libër theksoj  ma tutje zoti Emil i kam  kushtuar  Shqipërisë etnike . Në librin tjetër protagonisti i librit ishte  personazhi Hamid qe kishte lindur në  1909 dhe vdiq me 1986. Vendlindja e tij , ishte Vuthaj   i  internimi në Novi Pazar ,por me  qe ishte i një familje patriotike nuk e lanë pa e rrezikuar  dhe torturuar  , manë fund arriti të vendoset në  Kosovë. Ishte njohës i mire i rrethanave në Kosovë  dhe  si problem në vete e kishte   qe  popullata vendase  e quanin shpesh herë si boshnjak  me qe nuk ja dinin vlerta e tij ku i krijuan  pakënaqësi  shpirtërore dhe thyerje !

I treti libër   është detyrim, po skam mjete po heshti , por ky libër  ka një peshe  historike  Besëlidhja me dokumente historik kur u krijua 1943  me profesor Imer Berisha  dhe Besim Hoti etj .

Luan Dibrani: Po Veprimtaria e juaj ishte intensifikuar, akoma pas  rënies,  se sistemet komuniste  në Ballkan?

Emil Kastrioti: Po bashkë me programin, parimet themelore si dhe rregulloren e brendshme të punës të Komitetit Kombëtar  qe e  kishim, ne  ishim të interesuar qe ta zbatojmë në praktikë,  me qe veprimtaria jone ishte e përqendruar    edhe në Shqiperi me  çka u paraqitem  në Kuvendin e 7 - të Kombëtar të BKDSH që u mbajt në Tiranë më 3 - 4 mars, 1994, për aprovim. Kuvendi në fjalë, pas një debati disa orësh duke analizuar pikë për pikë, i ka aprovuar të gjitha këto dokumente dhe ka autorizuar Kryesinë e Punës së atij Kuvendi Historik, i cili  u mbajt për herë të parë pas 51 vite të kësaj Besëlidhje, në kryeqytetin e shtetit të Shqipërisë, që të gjitha t’i nënshkruajë dhe t’i depozitojë në arkivin qendror të BKDSH.

Kryesia e punës së Kongresit të 7 – të Kombëtar të BKDSH ka pasur këtë përbërje të anëtareve :

Emil Kastrioti - Kryetar

Sylajman Sylemjani - anëtar

Remzi Ponari - anëtar

Selim Ahmetaj - anëtar

Besim Doçi - anëtar

Luan Dibrani:  U mendua se faktor dominon, kanë qenë  sllavët  për copëtimin dhe mos realizimin e bashkimit të Kombit  në një shtet të bashkuar , por  siç duket  një pjesë te fajit  e kemi edhe  ne shqiptarët ?

Emil Kastrioti: Në qoftese nuk bashkomi në një kohë të shkurtër , ma merr menja faktor  jo serioz do të jemi ne shqiptarët. Për realizimin  e bashkimit   në një shtetit të vetëm në Ballkan , në një  "Shqipëri Etnike" mund  të jemi faktor vet  ne shqiptarët. Mendoj se  qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend me ndryshuar rezolutën se e kanë me ruajt karrigen. Kam pasur takime edhe para sa kohe edhe me zyrtarë të shtetit shqiptar, me ish presidentin e Shqipërisë , tani kryeministër aktual .Ty kurrkush nuk mundet me të shpall shtet terrorist kur ti kërkon të drejtën kombëtare. Ajo është gjë e pa moralshme e klasës  politike nga dy shtetet qe përpiqen ti bishtërojnë  zërit të ardhur nga populli.

Si faktorët negativ  të jashtëm siç janë  shtetet  sllave në aleancë me grekët, ta merr mendja qe mund  të ndikojnë në mos realizimin e "BASHKIMIT KOMTAR"

Serbia gjithmonë e ka pas dhe e ka mbështetjen e Rusisë. Ata janë një shtet po thuajse vëllezër. Një  krijim miqësie me amerikanët është  mesazhi imi  i fundit dhe  i lus çdo shqiptar kudo qe janë masë pari le të mendon mirë për atdheun dhe aleancen e shendoshe me Ameriken. Nuk është vetëm Mitrovica apo Kosova, për mu atdhe , atdhe është prej Tivari në  Novi Pazar prej Novi Pazarit  e deri të Molla e  kuqe e rreth e përqark do të thotë t'mendojmë për  "Bashkimin e shqiptarëve"  ti lamë anash ngatërresat ideologjike se indologjia  e shqiptarit është shqiptaria, është flamuri KOMBTAR…U ndamë nga ky patriot  i veprimtarisë shumëvjeçare ,  qe me emrin e tij do të jemi të mburrur  dhe duhet t'i përkulemi veprimtarisë se devotshme të këtij kolosi  dhe luftëtari të denjë .  Në gjurmët   qe ka lënë si një luftëtar i denjë   për çlirimin të Kosovës , me një synim që pleqërinë  ta ngacmoj me një   intuitë  nxitje për Bashkimin Kombëtar,  nga i cili takim  i uruam  shëndet ,mirëqenie   dhe realizimin  e ëndrrave të tij,  qe ta sheh  popullin shqiptarë   unik  dhe të bashkuar në një shtet të vetëm në "Shqipërinë Etnike".

 

Intervistoi Luan(Asllan )Dibrani Shtutgard  2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora