E shtune, 21.12.2024, 11:34 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Avdi Ibrahimi: Mësuesit e shpellës dhe errësirës

E shtune, 21.04.2012, 12:27 PM


MËSUESIT E SHPELLËS DHE ERRËSIRËS

(Pse e bënë shkijet plojën në Kabash të Prizrenit?!)

Shkruan: Avdi Ibrahimi

“…Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. . . . Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë, manastiri i "Shën Pjetrit", që në popull njihet si "Kisha e Keqe" e periudhës paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra. Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë këtë monument kulti e ndërton në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit. Mirëpo, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në "Sveti Petar"... “Shënim i Rr.Regjajt.

 

Po kaloja një ditë prilli të rëndë dhe me vranësira të dendura në qiellin e Kabshit. Ishte një ditë e veqantë që pëlqeja vetminë. Koka po më rëndonte kur pashë vendin e krimit, Kishën e rrënuar, livadhet e Kishës që ende nuk  kish dale gjelbërimi, në degët e një shkurre këndonte zogu i zi, që me dukej se ishte murgesha e Kishës, pastaj pashë rrjedhën e lumit të thellë që gjarpëronte tatpjetës me ngjyrën e gjakut të shqiptarëve të prerë nga barbarët serb. Rozafa më dilte si e mjegullt përpara . Rozafa e flijuar në Kështjellën e Shkodrës. Rozafa nga tregimi i gjyshit. Rozafa e ditëve tona  nga Kabashi ajo duhet të kishte njohuri, të kishte ndëgjuar nga të afërmit e saj, për burrat e prerë me sakic në Kishë të Kabashit. Përbluaja gjthfarë mendimësh për këtë krim të rendë njerëzor, një tabbllo ngjarjesh po më qfaqëshin nga historia e popullit shqiptar, pse serbët e bënë plojën në Kabash të Prizrenit ? Çka i shtyri ata që në Kishë ta bëjnë plojën ! Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë, manastiri i "Shën Pjetrit", që në popull njihet si "Kisha e Keqe" e periudhës paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra. Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë këtë monument kulti e ndërton në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit. Mirëpo, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në "Sveti Petar".   Ushtria serbe e Divizionit të Shumadisë i kishte krijuar kushtet për këtë akt makabriteti, kurse masakrën e kryen shkijet lokal si, Vuksan Jovanoviqi, vëllezërit Angjellko e Maksim Ristiqi, Spirro Kola, Jova i Lubizhdës, Matush Gapiq, Mark Gavazi i Novakës, vojvoda i Vërbiqanit, por kryeekzekutor ishin Kapitenët Spirrë dhe Filë Delloci,masakrimin e kabashëve ndihmuan Gapiqët dhe Puhiqët e Prizrenit, kryemurgu Serafim, e daskall Petri…Më buqisnin fjalët të lexuara në faqet e historiesë. Nuk di kur të takohem me Rozafën a  do të pajtohet se është kështu si kam lexuar në faqet e historiesë për këtë ngjarje makabre, që kish ndodhur diku pas gjysmës së muajit mars 1913 në luftën ballkanike. Pse kjo masakër ka ndodhur pikërisht në Kishë ! Vend ku njerëzit i drejtojnë lutje Zotit. Kjo të qon në logjikën se Kisha ortodokse serbe, është frymëzuesja e të gjitha krimeve, që i janë bërë iliro shqiptarëve nëpër shekuj.

Historia tregon se shteti serb kurrë nuk ka pasur qeveri demokratike, paqësore, të drejtë, konstruktive, por kisha ortodokse serbe ka udhëhequr në plafin fetar, me fiset, dinastitë e shtetin serb politik  kjo ekspansioniste, për të pushtuar territore shqiptare. Mirko Gjorgjeviq e dëshmon këtë më 1998, përveç tjerash shkruante: “ Është tradit bizantine që kisha ortodokse serbe mishërohet në shtetin…Kisha është shkrirë me shtetin…Gjatë diktaturës së Millosheviçit, Patriku Pavle në vitin 1995 ia ka dhënë Millosheviçit nënshkrimin e tij bllanko që t’i përfaqësoj të gjithë serbët. Në histori këto janë shembuj të rrallë në marrëdhëniet ne mes kishës e shtetit…Por nëse kisha është e krishterë, ajo nuk guxon të kufizohet vetëm në fisin e vet, në popullin e vet…Ajo nuk guxon të harroj porosin universale. Këtu ka shkretuar kisha serbe, është bërë nacionale e ngushtë, me çka ka tradhtuar përmbajtjen (qëllimin) e vet.” Thotë Mirkoja.

Më 5 tetor 2005 mes tjerash shkruan Dr. Besnik Bardhi: “ Rastësisht një ditë më ra në sy pamfleti i cili mbante memorandumin e kishës ortodokse serbe. Ajo çka lexova aty ishte rrënqethëse.Mes marrëzirave tjera shovene dhe ultranacionaliste, institucioni më i lart serb, ju bënte thirrje të gjith sërbëve që të vrasin sa më shumë shqiptar. Kjo duhej të bëhej në emër të “zotit “ serb. Pas kësaj e kuptova se kush qëndronte prapa në qëllimin e kësaj lufte.”

Kjo tregon e dëshmon rolin kriminal që ka pasur kisha serbe gjatë një shekulli të sundimit serb në gjysmën e tokave shqiptare.

Ata për çdo dit e përmendin, të imponohen se Kosova është “djep shpirtëror” i tyre. Në fakt në këtë “djep” përkundej vetë shpirti i Djallit, i cili bëri gjenocid e masakra të papara në botën e njerëzve. Se kisha ortodokse serbe ka qenë strumbullari kryesor i të keqës që ka inspiruar e ka vënë në veprim hegjemonizmin ultranacional-shovenist serb ndaj kombit shqiptar kjo s’do koment, se faktet historike flasin se Kosova nuk ka qenë, nuk është, e kurrë nuk do të jetë tokë serbe…Patriku serb Pavli, Mitropoliti malazez Amfilohije, vlladikët, peshkopët, mitropoliti “Rashkë – Prizren”, të gjithë serbët, malazezët, grekët, maqedonët, duhet ta pranojnë përfundimisht faktin se të gjitha kishat në Kosovë e viset tjera shqiptare janë ndërtuar në trojet iliro – dardane qysh në shekujt e pare të erës sonë (shekulli I-VI), e ato kanë qenë prone e shqiptarëve të kristijanizuar. Në vitin 1054, përfundimisht bëhet ndarja e kishave, në ato katolike të perëndimit, dhe në ato ortodokse të Lindjës. Kisha ortodokse serbe i ka përvetësuar kishat shqiptare deri në shekullin XIII- të , të gjitha kishat shqiptare në Kosovë sllavizohen dhunshem nga dinastitë serbe që nga koha e Stefan Dushanit. Me rastin e pushtimit të tokave shqiptare në kohën e zhupanit serb Stefan Nemanjes, manastiret shqiptare i uzurpuan me gjakëderdhje dhe i përvetësuan serbët. Më 1250, kisha serbe e transferoi selinë e saj nga Ziça në Pejë. E mbështetur fuqimisht nga mbretërit serb. Kjo çmenduri uzurpuese po vazhdon  edhe sot. Ata po harrojnë se dielli nuk mbulohet me shoshë, shqiptarët e pranuan Ungjillin e Krishtit, nga Apostulli Shën Pali, qysh në vitin 57 të erës së re, në kohën kur serbet jetonin ende në karpate. Ndërsa shqiptari Shën Niketa kompozoi lutjen kryesore të krishtenizmit perëndimor, “ Ty zot të falemi, e të lavdërojmë për të mirat qe na i ke krijuar”. Kjo është vula e së vërtetës për kishat shqiptare. Përkthimin e bibles nga hebraishtja në gjuhën shqipe e ka bërë Shën Gjeri, në vitin 405. Serbët përpos që i serbizuan objektet fetare shqiptare të krishterë, ata me dhunë arritën ta asimilojnë një numër të shqiptarëve të Dardanisë dhe të Zetës, në Mal të Zi.

Fundamentalizmi ortodoks serb i mbështetur në mitin grek Anteun, drejtpërdrejt hyn në fushën gjenocidale gjatë pushtimit të vendit të huaj. Kjo ideologji e mbrapshtë  popullin e vet e thekson në kuptimin e  “popullit qiellor” kjo lajthitje çmendurake e ka bërë që fundamentalizmi ortodoks të jetë më gjakatari në botë, ndaj të huajve. Historia ka treguar se kjo ideologji mbrapshtane ka qenë aktive gjatë shekujve e në veçanti në shekullin IV, të vitit 325, me Sinodin e Nikesë, pastaj në fund të Shekullit X, me Shën Vladimirin, po njashtu edhe në shekullin XX-të manipulojnë me Betejen e Kosovës, Car Lazarin e paraqesin si Krishtin me nxënësit e tij. Burim kryesor për tërë këtë propagandë ishin kronikat e rrejshme të murgjëve serb, duke e ngritur Lazarin në mesi të ngarkuar nga “zoti” për ta kthyer popullin serb në Kosovë. Serbo – malazezomdhenjtë me gënjeshtrat e tyre mitomane – satanike të projektuara në ideologjin destruktive janë burim i konflikteve me joserbët. Kështu serbët janë shndërruar në rober të gënjeshtrave dhe falsifikimit të fakteve historike. Si rober të deshirave vetijake është deshmia më e mirë e pakontestueshme e çrregullimit mendor. Bartësit e kësaj vetëdije të fëlliqësirës morale janë psikopatike, të cilët humbjet e historisë së tyre i shohin për fitore. Pastrimi etnik në Bosnjë (1992-1995) dhe në Kosovë (1998-1999) është vazhdim i luftës serbe për dominim plaçkitje dhe vrasje deri në shfarosje të popujve jo serbë.

Vendbanimet shqiptare paraqesin një burim të begatshëm të trashegimisë materiale dhe shpirtërore të periudhave të ndryshme historike, duke filluar nga parahistoria deri më ditët tona, tregojnë për rrjedhën dhe vazhdimësinë e jetës iliro-shqiptare. Kishat ortodokse serbe u ripërtrinë mbi bazilikat e vjetra iliro-shqiptare. Ndikimet e stilit të ndërtimit perëndimor janë dëshmi e pakontestueshme shkencore se ato i ndërtuan iliro-shqiptarët, këto dëshmi shihen më së miri në kishën e Manastirit të Deçanit ose si quhet PANDAKRATERI. Karakteristika kryesore e këtij objekti është stili romanik i ndërtimit.Sipas të dhënave këtë Manastir e ndërtoi arkitekti shqiptar At Vita Kuçi, me tetëmdhjetë skulptor e gurëskalitës.

Po këta serbët nuk kuptojnë realitetin, Sokrati kish thenë: “ Njeriu qysh në moshë të njomë duhet t’i nënshtrohet procesit të orientimit të ndenjave dhe zemrës drejt gjërave të ndershme të kësaj bote.” Po kjo nuk vlen për serbet se vesi i pangopur për t’i plaçkitur të tjerët dhe ligësia e keqe buron nga kisha ortodokse serbe, me siguri ky burim i së keqës është nga mungesë e diturisë së tyre, mungesë e njohurive që u ka lënë trurin të errësuar, sepse njohurit nuk mësohen nga jashtë por përbrenda shpirtit, andaj ata nuk ndryshojnë në jetë ligësin dhe të keqen, e kanë të vështirë të civilizohen e të orientohen në shoqëri humane e njerëzore, diçka e tillë atyre as që u bie në mend. Ata duken sikur jetojnë në shpellë, të lidhur me zinxhir dhe vështir të dalin nga aty. Në shpellë kanë të ndezur një zjarr, drita e të cilit u lejon t’i shohin vetëm hijet e tyre e asgjë tjetër! Patriku, Mitropoliti, Vlladiku, Peshkopi, murgjëve u kanë mësuar vetëm zjarrin në shpellë, u kanë lejuar t’i shohin vetëm hijet e tyre pranë zjarrit. Por nëse ndonjëri prej tyre arrin që t’i këpusë zinxhirët dhe të dale nga shpella, kur bie në kontakt me diellin e Rozafës nga tregimi i Gjyshit, i duket se ju vërbuan sytë, në momentin kur i hap sheh dhe mrekullohet nga bukuri e natyrës. Mu atëherë ai e kupton se atë që ja kanë mësuar mësuesit e shpellës, kanë qenë shtrembërime e fshehje të kësaj bote të bukur e përplot madhështi. Por kur rikthehet t’u shpjegoj njerëzve të lidhur në zinxhirë që ciasin si vaje shtrigash, se bota e diellit dhe e dritës është shumë e bukur  dhe dilni e shihni, ata nuk i besojnë dhe të egërsuar e qëllojnë me gur deri sa e mbysin. Kështu ata mbetën me mësuesit e shpellës dhe errësirës. Ata skanë si të paisen me ndershmëri, me dashuri për diellin dhe dritën, me dituri të Sokratit, Platonit, Pjetër Bogdanit, Papa kristo Negovanit, Fan Stelian Nolit, me edukat civilizuese nga iliro-shqiptarët, me heroizmin e Xhingis Kanit, Skënderbeut, Sali Shaban Kabashit, Oso kukës, Adem Jasharit, me karakter njerëzor e human, me mençuri se dielli ndriçon për të gjithë nësoj. Por ata kanë gatuar një brum të prishur nga mësuesit e shpellave dhe atë brum do ta gëlltisin, ata i prenë me sakic shqiptarët në Kishë të Kabashit dhe sakicën do ta gëlltisin…Ata i therrën shqiptarët në hanxharë e kama çetnike, hanxharë e kama çetnike do të gëlltisin…ata i djegën në zjarr shqiptarët dhe në zjarr kanë për t’u djegur…ata i vranë me plumb e hekur shqiptarët dhe plumb e hekur kanë për të ngrënë…Shqiptarët megjithatë nuk u shfarosën, nuk u dorëzuan, nuk u tjetërsuan, se Zoti na kish lindur e rritur shqiptar, ne nuk u mundëm nga mësuesit e shpellave, nga hijet e murgjëve të kishës ortodokse serbe…

Po më dridhet zemra sa here që po më bie ndërmend Kabashi. Po pse e bënë plojën në Kabsh shkijet !

Kabashi përfshin një territor malor në alpet shqiptare, mes për mes maleve e ndan Lumi Kabsh që ka një thellësi afërsisht rreth shtatëqind metra, në verilindje jetonte lagja e Gurit- Ahmetajt, ndërsa në juglindje lagja Zenelaj, por që të gjith të fisit kabash, përposh maleve të larta ndodhët ultësira e Rrafshit të Dukagjinit, porse rrënzë maleve shtrihet fshati Korish. Në këtë pjesë gjeografike gravitojnë fshatrat Muzlak dhe Grejkoc, që janë në krahun e lagjës së Gurit. Ndërsa fshati Lugishtë ndodhet në krahun e lagjës Zenelaj. Fshati Grejkoc administrohet nga Komuna e Therandës, ndërsa gjith të tjerat administrohen nga komuna e Prizrenit. Kabashi në historinë tone kombëtare, mbetet territor i qëndresës që secilit pushtues i rezistoi me pushkë e pendë. Emri Kabash u shtinte frikën armiqëve, popthuaja si Drenica e përflakur. Pushteti serb e konsideronte Kabashin si vend të rrezikshëm dhe parashikonte zhdukjen dhe shpërnguljen e këtij fisi shqiptar. Perandoria turke u bë arenë ngjarjesh dramatike që qoi në krizën ndërkombëtare e njohur si“ Kriza Lindore”, ku Turqia mbajti qëndrim armiqësor ndaj kryengritjeve shqiptare 1908 – 1912. Serbi, Mali i Zi, Bullgaria, u krijuan shtete të reja në coptimin e trojeve shqiptare. Në fillim të nëntorit 1912 kryeministri serb Nikolla Pashiqi, i dha intervistës parisiene ”Taimps”, ku me intriga, pa argumente, për qëllime tendencioze, ngritej haptaz kundër formimit të shtetit shqiptar. Gjithashtu që në dhjetor punohej për ndasi fetare. Legata serbe në Cetinë mundohet ta bind Marka Gjonin që të shpall “autonominë e Mirditës”, si kundërpeshë e Qeverisë së Vlorës. Në Mirditë vepronte Damjan Isajlloviqi ( professor i Bogosllavisë në Prizren) në minimin e pavarësisë shqiptare, njetë vepronin edhe mitropliti në Durrës Jakov një grek nga Izmiri, të gjitha udhëzimet antishqiptare i jepte publicist rus, Bashmakovi, i cili ishte në Cetinë, pos tjerash kërkohej një “Shqipëri e vogël” nga të krishterë në krye me agjentin konfidencial të francës Prenk Bibë Doda. Serbia dhe Mali i Zi, pushtuan tokat tona sidomos gjatë viteve 1912 – 1913, ku njihej si lufta  ballkanike. Aradha malaziase po marshonte drejt Dukagjinit nën komandën e majorit Ostoiq me 30 tetor 1912 hyri në Prizren, po trupat e kësaj aradhe ishin të brishta deri në depërtimin e Divizionit të Shumadisë i cili po dëpërtonte nga Ferizaji për në Sharr. Në bjeshkët e Kabashit këitij Divizioni ju bënë rezistencë të madhe burrat e Kabashit të udhëhequr nga Imer e Sahit Uka, e të tjerë. Kjo rezistencë ka qenë shkaku i mjaftueshëm për të marrë ekspedita ndëshkuese ndaj Kabashit dhe Korishës.

Në fillim të marsit 1913 Divizioni i Shumadisë i bëri rrethim të hekurt të dy fshatrave dhe popullates i jep ultimatum, të gjithë burrat nga tetëmdhjetë vjet e tutje që të shkonin në konakun e Manastirit në Kabash deri në 0ra 12 të dates 16 mars, për të marrë dokument  identiteti për levizje të lire, në të kundërtën  kush zihet pa dokument identifikimi do të pushkatohet. Ata burra që nuk i besuan fjalës së shkijeve duke menduar se shkjau besë nuk ka, nuk shkuan në Manastir po u arratisën maleve dhe u bashkuan me çetat e Levizjes Kaçake. Burrat qe shkuan dhunshëm  ushtarët serb ua lidhen duart mbrapa  dhe gojën me shami e i futën në podrume e ahuret e Manastirit. Faktet historike flasin për 120 burra të prerë me sakic, kurse rapsodi popullor flet për nëntëdhjetë, masakrën e kishte bërë Spirrë Kapetani me çetnikët e vjetër të tij, dhe të gjithëve ua kishte prerë kokat duke i hedhur pastaj në kërshet e malit, çetnikët ja afronin njerëzit me duar e gojë të lidhur te cungu i arrës dy degësh dhe ai Spirroja u mëshonte me sopatë në kokë dhe i hidhte tutje. Populli rrëfen se Spirroja ishte veshur me pështjellak të grave, se nuk donte t’i përlyente rrobat me gjakun e shqiptarit, gjithashtu i kish përvjelur mëngët e xhaketës ushtarake si kasap…Ushtria serbe bëri plojën në Kabash, që solli zi e dhembje në gjithë Shqipërin. Sa lot e gjak u derdhen, pikllim e vrerë të grumbulluar në shpirtrat e familjeve kabashe. Nënat e mbetura me duar në gji, shumë motra mbetën pa u martuar nga hidhërimi e zemra e ndarë përgjysmë, shumë nuse u ktyen në familjet e veta, shumë gra të mbetura shtatëzëna, e shumë gra të veja, shumë fëmijë jetima pa njërin prind, disa familje e mbyllën për gjithmonë derën me therra… familje të tëra i mbështolli zia, nëna, nuse e motra të futuara, në vend se t’i gëzoheshin pranëverës që po vinte, tek kishin kaluar një dimer të rendë që merr nëpër malësi me s’kamje e një mijë halle të malësorëve, mbi ta rëndoi pasha e rendë e robërisë së re, Ku populli shprehet: Shkoi Jonuzi , erdhi Domuzi. Kjo ishte golgotë e vërtetë.

Pas çdo krimi të organizuar  mbi shfarosjen e popullit shqiptar, ekzekutorët e këtyre masakrave gradoheshin nga udhëheqësit e tyre në Beograd. Po më kujtohet kënga e rapsodit popullor, kur lavdërohej Spirrë Dobrosavlejeviçi apo siç njihej me nofkën, (Delloci - Kapetani) kish përvjelur mangët e këmishës dhe kish veshur kanac të grave, kur i kishte prerë me sakic burrat e Kabashit. Ja si e ka kënduar rapsodi popullor masakren në Kabash:

 

Po vjen Spirra në kali t’bardhë,

Bashkë me Filën, si bajraktarë !

Po vjen Spirra tuj u livdue,

Për shqiptar sa i ka shkurtue,

Krali s’ka kapetan si mue,

Gradat flake, mue mi ka çue !

Flakë mu gradat qi m’kanë ardhë,

Se i kam pre nëntëdhetë shqiptarë !

Po kallxojke me goj të vetë,

I kam pre Kabashin nëntëdhjetë,

Kah jan kanë shqiptar të vërtetë !

 

Masakra e bërë nga xhelati Spirrë Kapetani me të tjerë, u bë nga mesi i marsit të vitit 1913 në manastirin e Kabshit, aty u prenë me sakic nëntë dhjetë burra shqiptar të Kabashit te arra dy degëshe në skajin verior të livadhit të Manastirit. U prenë burra nga familjet, Dakaj, Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muqaj, Bobaj  e të tjerë. Të gjithë të fisit Kabash.

Kasapët e tërbuar serbo-malazezë, nuk i kanë kursyer edhe grate shqiptare ata vranë ose dogjën Dudijen e Isuf Ahmetajt, Haken gruan e Muharrem Dakës, Kadën gruan e Ali Hajdin Memajt, Zylfijen gruan e kryeplakut të fshatit Kabash, dhe nënën e Halit Jakup Dakajt. Bashkë më këto gra u masakrun më 1 prill 1913 ne Ograjë dhe të prroi i Duhit në Kabash edhe njëzet e gjashtë burra nga familjet Muçaj, Rexhaj, Ahmetaj, Memaj, Ukaj, Bobaj, Kabashi.

Kur po kujtoj këto ngjarje i tërë trupi po më dridhët sikur fletët e plepit të eger kur i lëkund furtuna. Sa here kisha dëgjuar Gjyshin të fliste për këtë ngjarje i tërë trupi flake më mirrte. Sa here kisha dëgjuar këngën për kaçakun Sali Shabani një shpresë më lindte se ka djem e burra shqiptaria. Sa here që shfletoja faqe nga historia një hakmarrje e pa pare po lindte në shpirtin tim kundër shkijeve…Ah ! Rozafa nga Kabashi nëpër vite ke jetuar e vuajtur për vëllezërit tu të prerë në Kishë të Kabashit…Nata po afrohej.Unë duhet të kthehësha në shtëpi. Dikur vonë u ktheva me makinën time në  shtëpi, në dhomën time e gjeta shtratin të shtruar, ku flinte gruaja ime, ajo nuk më ndjeu fare kur u futa në shtrat pranë saj, i lodhur nga këto mendime të trishta, po përpiqem ta ngushlloj vetën për plojën e Kabashit. Por o Zot mendimet nuk po më largohen assesi…Përpara më dalin njerëzit e fisit tim me koka të prera ! Gra të djegura në zjarr! Rozafa e veshur në të zeza ! Atë natë nuk më mori fare gjumi. Ai më kishte ikur diku larg sa më dukej se isha në vitet e luftës ballkanike. Mendimet mu shkapërderdhën, kur jashtë dëgjova këngën e gjelit. Një mjegull e dendur kish mbuluar fshatin tim Mushtishtin atë ditë - prilli. Shpend më thirri gruaja ime ?  Unë heshta ! Ajo i shikoi sytë e mi të skuqur nga pagjumësia.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora