E shtune, 21.12.2024, 11:35 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Alban Voka: Poezi dhe muzikë shqiptare në Bukuresht

E premte, 20.04.2012, 07:01 PM


Poezi dhe muzikë shqiptare në Bukuresht

(Mbahet Tryeza e Miqësisë në Bukuresht- në kuadrin e verimtarive për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë)

Nga Alban Voka

Në kuadrin e manifestimeve kushtuar njëqindvjetorit të pavarësisë, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksia e revistës Albanezul/Shqiptari, organizoi këto ditë (22 mars) një tryezë të re të miqësisë rumuno-shqiptare. Manifestimi u mbajt në mjediset e lokalit “Boema 33”, që ndodhet në zemër të Bukureshtit. Në këtë tubim u bë paraqitja e librave “Kosova letrare” e Monica Mure?an-it dhe vëllimi “Definicione” i poetit Mihai Pascaru.

Në kësi rastesh, tryeza e Miqësisë në Bukuresht, kur është fjala për promovime librash, popullohet me shkrimtarë, poetë, eseistë, gjegjësisht nga krijues e të dy palëve, të asaj rumune dhe të asaj shqiptare. Na ka nderuar gjithmonë prania e ministrit-këshilltar të Ambasadës shqiptare, Dr. Luan Topçiu, njeri i kulturës, me një kontribut të jashtëzakonshëm për afirmimin e Shqipërisë, të kulturës dhe të gjuhës shqipe në këtë vend. Në këtë tryezë u njoftua, gjithashtu, për të pranishmit, lajmi i botimit të librit “Berisha si Albania democratica/Berisha dhe Shqipëria demokratike”, në rumanisht nga Shtëpia Botuese Leda/Corint, i shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliut, monografi kushtuar kryeministrit demokrat Dr. Sali Berishës, i përkthyer në gjuhën rumune nga Tiberius Puiu.

Me këtë rast, u recituan poezi nga aktorë profesionistë, u  prezentuan disa numra të revistave “Shqiptari/Albanezul” dhe “Kosova”, si dhe disa libra autorësh shqiptarë dhe rumunë.  I ftuar i Nderit ishte edhe historiani i mirënjohur, Dr. Xhelku Maksuti, i cili foli për rëndësinë e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, për rëndësinë e Bukureshtit dhe rëndësinë e komunitetit shqiptar të Rumanisë, traseja e pavarësisë së Shqipërisë do të nismohej pikërisht nga ky vend. Përpos të tjerash, profesor Xhelku Maksuti falënderoi në mënyrë të posaçme nismëtarin dhe moderatorin e  kësaj tryeze (autori i këtij shkrimi), i cili, sipas tij, “është shqiptari që i përkushtohet çështjes kombëtare qysh në moshën e tij të njomë. Për këtë flasin veprat e tij, por dhe këto tryeza letrare rumuno-shqiptare, të organizuara nga B. Y., janë një dëshmi konkrete e përkushtimit të tij kombëtar dhe ndërkombëtar.”

Dr. Luan Topçiu, Ministër Këshilltar i Ambasadës, bëri një paraqitje të marrëdhënieve kulturore midis dy popujve dhe afirmimin e kulturës shqiptare në gjuhën rumune. Në fjalën e tij, përgëzoi të gjithë ata autorë, që me punën e tyre ndihmojnë për njohjen reciproke të kulturave tona dhe që mbajnë gjallë dialogun kulturor, veçanërisht znj. Monica Muresan, për botimin tejet të vlefshëm të librit të saj me studime për autorët kosovarë, duke shtuar: “Me këtë rast shprehim mirënjohjen për punën e palodhur, për pasionin dhe për ndihmesën që ka ofruar poeti dhe përkthyesi Baki Ymeri, në krijimin e këtij dialogu të vazhdueshëm midis dy kulturave.” Na falni për mungesë modestie!

Monika Mureshani prezantoi vlerat e poezisë së librit “Definicione” të shkrimtarit M. Pascaru, Lucian Gruia foli shkurtimisht për cilësitë e librit “Poema me pamje nga deti” dhe “Kosova letrare” të Monikës, poeti Nicolae Grigore Marashanu për rëndësinë e ngritjes së bustit të Naum Veqilharxhit në Brailë, Armand Steriadi (kritik arti), Zonja Dorela Alistari dhe disa tjerë shprehën konsideratat e tyre të larta për këtë manifestim, ndërsa sopranja e shquar shqiptare, artistja lirike, Zonja Arlinda Morava, pas përshëndetjes së saj, duke vënë theksin në marrëdhëniet në fushën e muzikës mes dy kulturave, e entuziazmoi publikun me këngën arbëreshe “Moj e bukura Morenë”.

 

Nga e majta, Mihai Antonesku, Monika Mureshan, Luan Topçiu

 

Nga e majta, Arlinda Morava, Viorela Kodreanu, Doina Maksuti

 

Dr. Luan Topçiu duke folur për rëndësinë e manifestimeve kushtuar Shqipërisë dhe afirmimit të kulturës shqiptare në gjuhë të huaja

 

Monika duke dhuruar librin e saj me dedikime për dashamirët

  

Disa dashamirë

 

Dr. Xhelku Maksuti duke bërë fjalë për pavarësinë tone

 

Lucian Gruia, Ana Maria Bejliu

 

M. Antonescu, M. Mureshan dhe L. Topçiu

 

Ftesa dhe Arlinda Morava duke kënduar Moj e bukura Morenë

 

Dr. Xhelku Maksuti në mes, në rradhën e parë, në një manifestim paraprak



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Selimi: Ide, propozime nga mërgimtarë për mundësinë e bashkëpunimit Beqir Sina: Nju Jork, përkujtohet 133 vjetori i lindjes së Mit’hat Frashërit Xhevahir Cirongu: Njeriu që udhëton drejt shekullit … Abas Fejzullahi: Bamirësia është thesari i vetëm, i cili shtohet duke e ndarë me të tjerët Ryzhdi Baloku: Peja - krijimi më i bukur i natyrës Pierre-Pandeli Simsia: Drekë miqësore në Nju Jork me Profesorin japonez Kazuhiko Yamomoto Miradije Gashi: Për Mërgatën shqiptare, qyteti Bad Cannstatt, njihet si qytet i Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka !!! Xhafer Leci: Shkollat shqipe festojnë pavarësinë e Kosovës Elinda Marku: Hyni Shqipnia në Shqipni Xhevat Muqaku: Vizitë e institucioneve të Kosovës shkollës shqipe në Fellbach Luan Dibrani: Në "Diasporën Shqiptare" synime të reja për ndryshime! Beqir Sina: U shfaq në New York, filmi dokumentar "Spaçi - Simboli i Qendresës Antikomuniste" Sarë Gjergji, fitues i ‘Takimeve Poetike të Karadakut’ Murat Geca: Shkolla 7 Marsi e kryeqytetit po ndryshon Abas Fejzullahi: Institucionet e Gjeneves ndihmojne materialisht SHSHMP Baki Ymeri: Fillojnë aktivitetet për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Bukuresht Halit Elshani: Manifestim me përmasa kombëtare në Belgjikë Engjëll Koliqi: Afirmim i denjë i Kosovës në botë Abas Fejzullahi: Veprimtari në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Bedri Tahiri: Bardh?si n? Peshkopi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora