Kulturë
Demir Krasniqi: Këngë motivesh të ndryshme nga Malësia e Gollakut
E marte, 17.04.2012, 06:03 PM
Nga folklori ynë :
KËNGË
MOTIVESH TË NDRYSHME NGA MALËSIA
Shkruan : Demir KRASNIQI
KANGA E
GJYLISTANES
Gjylistane, oj Gjylë, bre
bij-e,
Mushnaj shishat, o, me raki-e!
As s’ t’ i mushi, o, as s’ ti
bi-e,
Babë e nanë i kam haxhi-e!
Edhe unë, vet, nuk e pi-e!
Be kam ba, Gjyla ktu nuk
rri-e,
Unë nuk rri nër kaurri-e!
Rroki Gjyla, udhën kah
Satllari,
Qe ni çoban, çoban me dhi-e!
-O, çoban, çoban me dhi-e,
A ki ni trohë bukë, ta la n’
qat lejthi-e,
Se m’ ka ra e shkreta li-e,
Me t’ ra ty, të len pa sy-e!
Qaj çoban m’ ish kan budall-e,
Qaj çoban, budallë m’ ish
kan-e,
Qysh s’ ja pajke Gjylës,
gishtat me kan-e?!
-T’ mi kish pa gishtat me
kan-e,
Pa e marrë se kishna lan-e!
Rroki udhën Gjyla me shkue,
Rroki udhën me shkue n’
shpi-e,
Gjyla n’ shpi kur pask mrri-e,
Ma ka pritë baba n’ avli-e,
-Pse kaq shpejt, bijo, me u
kthye?
-Pse m’ ke dhanë, babë, nër
kaurri-e?
-Kaurr, bijë, ata nuk janë
kan-e,
S’ e kam dijtë qi kan ndrrue
iman-e,
Baba, kurrë nuk t’ kishna
dhan-e!
-N’ ditë t’ Ramazanit, pijshin
raki-e,
N’ ditë t’ Bajramit, prejshin
thi-e!
Gjylistane, e bija e burrit,
Qysh s’ naj nejte ati kaurri?!
-Nanë, kaurrit nuk i rri-e,
Se jam kan arnauti-e!
Ç’ KI LUM NUSJA QI PO KAN
Ç’ ki lum nusja qi po kan-e?
-Mu ka ba burri çoban-e!
Mu ka ba çoban budall-e,
Qe tre muej, o bre, n’
stan ka dal-e!
N’ bjeshkë ka dalë, o bre, n’
stan ka shkue,
Treqin berre, o bre, për mej
rue,
Me tre ogiça, o bre, mi ka
hijeshue,
As ni fjalë, o, mue nuk ma ka
çue!
M’ ka marrë malli, kusinë me
ja vlue,
M’ ka marrë malli , teshat me
ja ndrrue!
Kur janë ba, o bre, tre muej e
tri javë-e,
Qaj çobani, nusës i ka çue
fjal-e,
-Po t’ çoj fjalë, oj bardhokja
e bardh-e,
Për Bajram, o , unë du me
ardh-e!
Për Bajram, o, sobën me ma
shtrue,
Krejt me tel, me ma hijeshue!
Qaj çobani, kur paska ardh-e,
Mi ka dalë para, o, bardhokja
e bardh-e,
E selamin , burrit m’ ja ka
marr-e!
-Ti, hosh gjollën, more
bjeshkatar-e,
-Ty, hosh bollën, moj
bardhokja e bardh-e!
Ti, mue sobën, mirë a ma ke
shtrue?
-Une, sobën moti ta kam
shtrue,
Krej me tel, moti e kam
hijeshue,
Me tre dryna e kam ngujue !
Qysh atë ditë, n’ bjeshkë qi
ke shkue,
N’ sobë, pos meje, o, kush s’
ka hi-e,
Veç hijen tande e kam pa me
sy-!
Natë Bajrami, ish kan qillue,
Kan shkue shokët, çobanin me
thirr-e,
Paska dalë çobani me u rrue,
Paska harrue nusën, qi a gzue!
Paska harrue çobani me u
kthye!
Ka pritë nusja teri n’ knojsit
e par-e,
Qaj çobani, n’ shpi, o, s’
paska ardh-e!
Ka pritë nusja, teri n’
knojsit e dyt-e,
Qaj çobani, me shokë ty u
mahit-e!
Ka pritë nusja, teri n’
knojsit e tret-e,
Qaj çobani, hala me shokë tuj
nejt-e!
Qaj sabahi, kur paska dal-e,
Qaj çobani, n’ shpi paska
ardh-e!
Qaj çobani, n’ derë paska
trokit-e,
Edhe nusen,o, aj e ka thirr-e:
“Qitmi teshat, oj bardhokja e bardh-e,
Se n’ xhami, unë kam me shkue
me u fal-e!”
Ni namë t’ madhe, nusja ja ka
dhan-e :
“Merri teshat, o, kurrë mos i
bajsh-e,
Ti, me gjak, o, kto tesha i
bafsh-e!
Ti, kur t’ shkojsh, o, në
xhami-e,
Daltë e t’ preftë, o, ty ni
jabanxhi-e!”
Kur ka shkue çobani n’
xhami-e,
I kan qillue ngat nja dy-tre
thmi-e,
Koka përla çobani me ata
thmi-e,
Kan kcye thmija, o, e kan
shpërthye!
KANGA E HASHANIT
Qyqja une, jetim jam rrit-e,
Tuj lypë bukë e tuj lypë
kryp-e!
Kur u bana, pak me dijt-e,
Mixha i jem, mue m’ ka shit-e!
Mixha i jem, mue m’ ka dhan-e,
Si a ma zi, për ni Hashan-e!
Vinë Hashantë për me m’ marrë
mue,
Une deshta mos me shkue!
Me zor, mixha, n’ kali m’ ka
çue!
Shkojnë hashantë, tuj folë me
mue -
“Qysh me kajtë nusja për
udh-e?!”
Kur um mueren mrena me m’
shti-e,
Sikur thesin në mulli-e!
Vinë do gra me m’ pa mue,
Vinë, ja nisin për me m’ knue.
Vinë, do halla tuj m’
shtramue,
Haj medet, po dojnë me m’
rrxue,
Stena e fortë a qillue!
Kur na ra sahati tetë,
Erdh Hashani, n’ çiler t’ vet!
Verë me gojë, aj nuk po ban,
Kish nxjerrë llullën, po pin
duhan!
Poj shkon tymi si qyngë
paepuri,
Ju kish ba lëkura, si lëkurë
bulli!
Ju kish ba këmisha, si shofer
pampuri!
Dymdhet xhepa n’ ni mitan,
Dhetë rrezgina n’ ni apangë,
Ni pushkë t’ gatë, n’ tjetrën
anë!
I hoq teshat e i vor n’ dyrek,
Don me e rrxue thiu, shpinë e
vet!
Zuni Hashani, me u livdue –
“Shpi e madhe, jemi qillue,
Nizetë robëve me ju gatue,
Nizetë bukë, ki mej t’ hollue,
Gjashtë magarë, ki mej
ngarkue,
Dymdhetë qenëve me ju
përvëlue!”...
Haj medet, kuk për mue,
Kurrë magar, nuk kam ngarkue!
Kur e bani t’ dytën natë –
I muer teshat e shkoj n’
pojatë,
Mirë ja lashë, unë, shtratin
thatë!
Dalke e m’ thirrke:”Oj Zymri!”
-Muslimani, nuk t’ rrin ty!
N’ ÇENEKALA MRENDA
N’ Çenekala mrenda, ni bunar i
fellë,
Lypin ujë asqeri, oj nanë,
Ujë s’ po mujnë me nxjerrë,
Vaj, vaj,vaj, për t’ rijtë
tanë medet!
N’ Çenekala mrenda, ni bunar
n’ mjedis,
Mos e pini ujtë, o vllazën,
Na e kan xeherlisë,
Vaj,vaj, vaj, për t’ rijtë
tanë medet!
N’ Çenekala mrenda, ni bunar i
kuq,
Haj, medet për neve, oj nanë,
Gjallë s’ do t’ jet askush,
Vaj, vaj, vaj, për t’ rijtë
tanë medet!
N’ Çenekala mrenda, ni bunar i
bardhë,
As nja për së gjalli, oj nanë,
N’ shpi s’ kemi me ardhë,
Vaj, vaj,vaj, për t’ rijtë
tanë medet!
N’ Çenekala mrenda, ni bunar i
zi,
Oh, krejt do të vdesim, oj
nanë,
Ujë s’ po kem me pi,
Vaj, vaj, vaj, për t’ rijtë
tanë medet!
N’ Çenekala mrenda, u nisa
prej Stambolli,
Oh, lumja nana, qi e ka
djalin,
Oh, karrshi dushmanit,
Vaj, vaj, vaj, për t’ rijtë
tanë medet!
N’ Çenekala mrenda, topi po
kërset,
Gjylja rajke n’ deti,o,
Zallin po m’ ja qet,
Vaj, vaj, vaj, për t’ rijtë
tanë medet!
N’ Çenekala mrenda, u vrava e
u varrova,
Oh, tri ditë pa m’ dalë
shpirti, o nanë,
Vorrin e marova,
Vaj, vaj, vaj, për t’ rijtë
tanë medet!
KUR KESH E VOGËL
Kur kesh e vogël, nanë, shkova
me vjeta,
Nanë, shkova me vjeta.
Mue m’ zuni gjumi, nanë, edhe
rashë e fjeta,
Nanë, moj, rashë e fjeta!
Kur u çova, nanë, vjetat s’ i
gjeta,
Nanë, vjetat s’ i gjeta!
Oh, unë i rroka, nanë, dy udhë
të shkreta,
Nanë, dy udhë të shkreta!
Ani, dy bylbyla, nanë, sa mirë
po knojshin,
Nanë, sa mirë po knojshin!
Ani, nja dy motra, nan-o, po
vajtojshin,
Nan-o, po vajtojshin!
Oh, dy bylbyla, nanë,moj, ujë
po u bajshin,
Nan-o, ujë po u bajshin.
Ani, dy hoxhallarë, nan-o,
mirë po lajshin,
Nan-o, mirë po lajshin.
Ani, nanë e babë, o, sa shumë
po kajshin,
Nan-o, shumë po kajshin!
Ani, Raza e Fata, ani, dy
kunata,
Nan-o, dy kunata.
Ani, dy djem t’ ri, moj, nanë,
ani n’ pushka t’ gata,
Nan-oi, n’ pushka t’ gata!
Ani, shpatat vjerrun, o, po ju
kullojshin,
Nanë, po ju kullojshin!
Ani, kualt n’ grazhd, oj nanë,
po ju hingllojshin,
Nanë, po ju hingllojshin!
Ani, qeni n’ pleh, moj nanë,
po ju lurojke,
Nanë, po ju lurojke!
Ani,nana e zezë, o, fort po i
vajtojke,
Fort po i vajtojke!
Oh, more bir-o, ç’ um kini
shumëtue,
Ç’ um kini shumëtue!
Oh, kulmi i shpijes, sod mue
mu ka rrxue,
Sod mue, mu ka rrxue!
Oh, se dy sobat, sod ju kan
ngujue,
Sod ju kan ngujue!
Oh, se dy gratë, o, sod ju kan
shkue,
Oh, sod ju kan shkue!
-Oh, amanet, o, more babë e
nan-e,
More, babë e nan-e!
Oh, t’ naj maroni, oh, dy
vorra t’ gjan-e.
Oh, dy vorra t’ gjan-e!
Oh, dy vllaznit-o, aty me na
nxan-e,
Aty me na nxan-e!
Oh, ju t’ na lini, nanë, ka ni
penxhere,
Nanë, ka ni penxhere,
Oh, ti shohim lulat, nan-o,
pej pranvere,
Nan-o, pej pranvere!
Oh, ti shohim lulat, nan-o,
tuj lulzue,
Nan-o, tuj lulzue,
Oh, ta shohim malin, nanë, tuj
mugullue!
Nanë, tuj mugullue!
Oh, ta shohim fushën, nan-o,
tuj verue,
Nanë, moj, tuj verue!
Oh, ti shohim shokët, o, n’
livadh tuj shkue,
Oh, n’ livadh tuj shkue!
Ani, kur t’ vinë vakti, nan-o,
me livrue,
Nan-o, me livrue,
Ani, t’ shohim shokët, nan-o,
tuj livrue,
Nan-o, tuj livrue!
Ani, merrna parmendat, nan-o,
qona n’ ar-e,
Nan-o, qona n’ ar-e,
Ani, krejt lavërtarët, oj
nanë, le t’ bajnë seri,
Nan-o, le t’ bajnë seri,
Oh, qysh livrojn-o, parmendat
pa njeri,
Permendat pa njeri?!
Ani, kur t’ vinë vakri, nan-o,
me prashit-e,
Nan-o, me prashit-e,
Ani, merrna shyetnit, nan-o,
n’ arë mej qit-e,
Nan-o, n’ arë mej qit-e!
Ani, argatia, nan-o, le t’
bajnë seri,
Nan-o, le t’ bajnë seri,
Ani, qysh prashitin, o,
shatnojt pa njeri,
O, shatnojt pa njeri?!
Ani, kur t’ vjen vakti, na-o,
me kosit-e,
Nan-o, me kosit-e,
Ani, kosat tona n’ livadh me
naj qit-e,
N’ livadh me naj qit-e!
Ani, krejt kosaqtë , oj nanë,
ani le t’ bajnë seri,
Ani, le t’ bajnë seri,
Oh, qysh kositë, oj nanë, oh,
kosa pa njeri,
Oh, kosa pa njeri?!
Ani, kur t’ vinë vakti, nano,
për me korr-e,
Nan-o, për me korr-e,
Ani, merrna drapnat, nanë, e
çona në ar-e,
E çona në ar-e!
Ani, krejt argatët, oj nanë,
ani le t’ bajnë seri,
Ani, le t’ bajnë seri,
Oh, qysh po korrin, oj nanë,
oh , drapnojt pa njeri,
Oh, drapnojt pa njeri?!
Ani, kur të jitni, nan-o, ju
pa dru-e,
Nan-o, ju pa dru-e,
Ani, ngjitni kijet, nanë, oh,
në mal mej çue,
Oh, në mal mej çue !
Ani, krejt katuni, nan-o, le
t’ bajnë seri,
Nan-o, le t’ bajnë seri,
Oh, qysh po shkojnë, oj nanë,
kijet n’ mal pa njeri,
Kijet n’ mal pa njeri?!
SHKEPSHIN LETRA PËR REDIF
Shkepshin letra për redif,
Ky Xhelali m’ ka kallxue,
Fukaraja, nanë, janë mashtrue,
Për dy lira, bedel kan shkue,
Kan lanë thmi e kan lanë grue,
N’ pampur t’ zi naj kan
ngarkue,
Se n’ Jemen, nanë, i kan çue!
Hajde, bacë, ta shkruhem ni
letër t’ gatë,
Na ta çojmë, bacë, në vilat!
Le ta knojnë, bacë,
hoxhallartë,
Mos t’ na martohen, bacë, neve
gratë!
Le t’ na presin edhe pesë
vjet,
Tej t’ na lëshon baba dovlet!
Si mos t’ vina mas pesë vjeti
–
Le t’ martohen e le t’ shkojnë
n’ gjeti!
Si n’ jav faltë Allahi, naj
djalë –
Me ni ren n’ djep le ta
presin,
Mos ta rritin, bre, për Jemen!
Si n’ jav faltë Zoti, naj çikë
–
Le ta hupin çikën, ta tretin,
Mos ta ruejn , bre, për Jemen!
Dy gavaza qi rrini në derë,
Thueni pashës, eja ni herë!
Dy gavaza qi rrini n’ selam,
Thueni pashës, nal kadal!
Kadal pashë, bre, sa t’ vi
vet,
S’ ta jap djalin, ty, për
katër vjet!
Kur t’ ma lypin baba dovlet,
T’ ja çoj babës, t’ ja qes
përpara,
Le t’ ja hjek kto ruba t’
bardha,
Le ta bajnë si berrat gala!
KANGA E JEMENIT
Haj medet, medet për neve,
Qe dymdhet vjet, asker jemi,
Asker t’ Turkut, asker t’
mretit,
Qe dymdhet vjet, letër s’
kemi!
Dymdhet vjet, letër s’ kem
çue,
Dymdhet vjet, letër s’ kem
marrë!
Nuk e dimë, babë, a keni dekë,
Nuk e dimë , babë, a jeni
gjallë?!
N’ kofshi dekë – Ziti
xhenetin!
N’ kofshi gjallë, babë, jav
shtoftë jetën!
Ma mirë, babë, deka n’ vatan,
Ma mirë deka, ku kemi le,
Se i gjallë, babë, n’ vatan t’
huej!
N’ vatan t’ huej, o babë, në
Jemen,
Dymdhet vjet, o babë, në
xhehenem!
Na djeg dielli e na pjek
zalli,
Na e përvëloj, o babë, zemrën
malli!
Zemrën, malli na e ka përvlue,
S’ e dimë, babë, a kemi me
pshtue?!
Dymdhetë vjet, babë, luftë po
bajmë,
Me Arapin, qi s’ po na dojnë!
Ky Arapi, babë, po na vret,
S’ na don neve, as Babën Mret!
N’ istikame e çojmë këtë jetë,
N’ istikame qe dymdhet vjet!
Dymdhet vjet në istikame,
Ujë pa pi e bukë pa ngranë!
Dymdhet vjet, o, hamë
peksimet,
Peksimeti, o, bukë me kryma,
O, na mytë zalli e na mytë
fryma!
Aman, i kem ba, o, Babës Mret,
Ditë për ditë, o, qe tri vjet,
Me na lshue, o babë, në sylah,
Me na lshue, o bre, n’ shpi me
ardhë,
Me na lshue, o bre, veç tri
ditë,
Veç tri ditë, o, soll tri
netë,
Me ju pa, o babë, mos kini
dekë?!
O, me ju pa, o babë, a jini
gjallë,
Me ju pa, o bre, babë e nanë!
Babë e nanë, motra e vllazni,
Mixhallarë e kusheri!
Me e pa, babë, edhe atë shpi,
Me i pa , baë, ata kojshi,
Me i pa , babë, atë katunari,
O, me i pa, babë, ata
miqasi!...
M’ ka marrë malli n’ darsum me
shkue,
N’ darsum me kcye, shoktë me i
martue,
Me i martue e krushk me shkue!
M’ ka marrë malli me prashitë,
M’ ka marrë malli, babë, me
kositë!
M’ ka marrë malli n’ arë me livrue,
M’ ka marrë malli n’ mulli me
blue!
M’ ka marrë malli me dalë n’
oborr,
M’ ka marrë malli grunin me
korrë!
Grunin me korrë e n’ lamë me
fshi,
Me dalë n’ punë bashkë me
kojshi!
M’ ka marrë malli gjanë me i
kullotë,
Me i kullotë nëpër ahishta,
Me u flladitë nëpër ata mriza!
Bukë me ngranë, gjanë me i
mrizue,
Me i ra fyellit e kangë me
knue!
Na ka ra malli për atë borë,
Na ka marrë malli për
pranverë,
Na ka marrë malli për verë!
Na ka marrë malli kangë me
ngue,
Na ka marrë malli kangë me
knue,
E me i ndie ato çitelija,
Me i ndie defa edhe sharkia,
E me i ndie ata kavalla,
Kur u mledhshumë krejt
mahalla!
Hem me i ndie, hem me ju ra,
Me hjekë mallë, me hjekë
sevda!
Dymdhet vjet, o babë, në
jemen,
Dymdhet vjet, o babë, në
xhehenem!
Veç pak shokë, o babë, na kan
metë,
Se shumë shokë, o babë, na kan
dekë,
I pastë çue Zoti, n’ ahiret,
I qoftë Zoti, o, krejt n’
xhenet,
Jav baftë Zoti, o, tokën letë!
Tash po mushën, o, dymdhet
vjet,
N’ kofshim shnosh, Zoti na
dhashtë shnet,
Na do t’ vina, n’ koftë
kismet!
Na do t’ vina , kismet në
shpi,
Për me u çmallë me robë e
thmi!
N’ koftë kismet në shpi me
ardhë,
Do t’ na bani gazmend të madh!
Gazmend t’ madh, o, krejt tri
ditë,
O, se do t’ lejna, o, na për
s’ dytë!
Mas tri ditëve, edhe n’
dekshmi,
Edhe n’ vorre, ju, n’ na lshofshi,
Me atë dhe, ju, n’ na mlofshi,
Ju, gazmendin mos e nalni,
Ju , për neve, zi mos mani,
Kush për ne, mos të vajton,
Se kem dekë, o, n’ vatan tonë!
Se s’ kem dekë, o, n’ vatan t’
huej,
O, s’ kemi dekë, o babë, në
Jemen!
KANGA E MUHAXHERËVE
O, për shqiptarët, o, haj
medet,
Gjithmonë desin, o, për gazep!
Naj noq shkau, o, pej venit t’
vet,
O, po naj vret e po naj pret!
O, pej Beligratit, o, teri n’
Kikë,
O, po naj pret, o, shkau me
thikë!
Pej Surdullit tej n’
Kurshumëli,
O, po shkon gjaki, o, sikur
shi!
O, se prej Nishit teri n’
Sitili,
O, po shkon gjaki, o, sikur
shi!
O, pej Leskocit, o, teri n’
Vrajë,
O, poj therrë shkavi edhe poj
vranë!
O, pleqë e thmi, bini
shahadet,
O, se shqiptarët, o, maruen
krejt!
Zoti i qoftë krejt në xhenet,
Zoti na pjektë, o, me ta n’
ahiret!
O, nam po banë, o, qajo
Serbija,
Poj çon para, o, me singija,
O, tuj i mytë e tuj i
shpërthye,
O, keq maroj, o, kjo
shqiptari-e!
O, po therrë thmi, o, po pret
pleqë,
O, kush s’ ka ba, o, qashtu
keq!
O, po prenë burra e po prenë
gra,
O, ksi adaleti, kush n’ dynja
s’ ka ba!
O, çka po banë, o , qajo
Serbi,
O, n’ dynja, kush o s’ ka pa
me sy -
O, nanave – thminë, o, n’ bark
tue jav shpërthy’!
O, veç Serbija, o, kta e banë,
Ksi adaleti nuk ka n’ xhihan!
O, kshtu po banë, o, qajo
Serbi,
Mier pe dinë, o, qata krajli!
O, tanë krajlitë, Serbisë poj
nimojnë,
O, na shqiptart, o , krejt po
marojmë!
O, çka kan bjeshkët, o, qi po
ushtojnë?
O, muhaxherët, o, bre kah po
shkojnë?!
Kan lanë gja, o, kan lanë
gjallni,
Kan lanë tokë, o bre, kan lanë
shpi,
O, kan lanë vorbën n’ oxhak
tuj zi’!
O, se prej shpije, o bre, kur
kan dalë,
O, gja me veti, o, sun kan
marrë!
O, veç nër sjetull, o, çka kan
shti,
O, kryet ma mas s’ kan guxue
me kthy’!
O, para singijave, o, mi kan
çue,
N’ bjeshkë t’ pa njohshme, o,
mi kan shti!
Nuk dinë t’ shkretit, kah me
tfillue,
O, kan hupë udhën, s’ dinë kah
me shkue!
O , haj medet, për kta
muhaxheri,
O, deshë e dathë, o, ty u
mërdhi,
O, bukë pa hangër e ujë pa pi,
O, desin n’ borë, o, desin n’
shi!
O, për muhaxhirët, o, haj
medet,
O, si kurrilat n’ mjegull kan
metë,
O, s’ ju del zot, as qaj Baba
mret,
O, krejt t’ pa zot, kan metë
të shkretë!
O, çka kan bjeshkët, o, qi
ushtojnë?
Muhaxherët, oh, bre, s’ dinë
kah shkojnë!
O, njani – tjetrit, o, za poj
bajnë,
O, po e thirrin, o, shoqi –
shojnë!
O, çka kan bjeshkët, o, qi
ushtojnë?
O, muhaxhirët, o bre, po
vajtojnë!
O, poj vajtojnë ata qi kan dekë,
O, pe kajnë vetën, qi gjallë
kan metë!
O, pej se janë dalë, o, pej t’
zezës shpi –
O, bukë pa ngranë, o, e ujë pa
pi!
O, n’ kto bjeshkë t’ shkreta
tuj u mërdhi,
O, nanave – thmija n’ gji ju
kan ngri!
O, s’ kemi za, o bre, me
vajtue,
S’ kem takatë, t’ gjallët n’
kamë mej çue!
S’ kemi krah, t’ ligjët mej
bajtë,
Nuk ka kush n’ prehën mej
majtë!
O, shumë po desin e na kan
dekë,
O, s’ kemi ujë, xhenazet mej
la,
S’ kem kaci, vorret mej marue,
S’ kem xhematë , n’ vorre mej
lëshue,
O, s’ kemi hoxhë, o, tallkin
me u knue!
O, ka tre vetë, o, n’ ni vorr
tuj lshue,
O, se me borë, o, i kan
mbulue!
O, shumë kan metë, o, në dhe
pa i shti,
O, krejt poj hajnë, o, korbat
e zi!
O, Sheh Islami, o, fjalë ka
çue –
O, muhaxhirëve, o, me u
ndihmue!
O, muhaxhirët, o, po desin
krejt,
O, kush ka dinë, qi bjen
shahadet –
O, për muhaxhirët, o, bani
gajret!
O, kush ka dinë, o, kush asht
insan –
Për muhaxhirët, o bre, gajret
le t’ banë,
O, muhaxhirëve , konak ju
banë,
O, me çka kan, o, ndihma me u
dhanë!
O, konak ju banë e mrena i
shtijnë,
O, ju kallë zjerm, o, trupin ta shkrijnë!
O, ta shkrijnë trupin e ta
nxejnë,
O, ju vlon ujë, o, trupin ta
lajnë,
O, ju jepë bukë, o , barkin ta
ngijnë,
O, ju shtron mirë, o, le t’
flejnë rahat,
O, se ju çon, o, Zoti, n’
xhenet,
O, se jav kthen, o, Zoti, n’
ahiret!
O, pej se kan dalë, o, pej t’
zezës shpi –
O, bukë s’ kan ngranë, o, as
ujë s’ kan pi!
O, pej se kan dalë pej vatanit
t’ vet -
O, trupin, t’ mjerët, kurrë s’
e kan nxe!
O, ju vllazni, a po m’ ngoni mue –
O, muhaxhirët, o, në kangë mej
knue,
O, shumë mej knue, e shumë mej
vajtue,
O, mej vajtue e shumë mej
lotue,
O, pjekat e tyne, mos mej
harrue!
O, hjekate tyne, s’ muj mej
kallxue,
O, as mejteplija s’ munet mej
shkrue!
O, telegrami, o, i Babës Dovlet –
O, Arrnaut, ju, qindroni vet!
O, sikur n’ dashit me ju
ndihmue –
O, me u ba gati e me u
shtrëngue,
O, hajdi e dilni, ju, në
Turki,
O, ju jap tokë, Baba, ju jap
shpi,
O, ju çon Baba, n’
Anadolli-je,
O, jav blenë Baba, ka ni penë
kije,
O, n’ Ajllok, Baba, ka me ju
shti!
O, krejt dynjaja, o, po bajnë
seri –
O, pa vatan, metë kjo
shqiptari!
O, as ni krajl s’ i ka nimue,
O, kurrë n’ dynja, s’ kish
pasë mik i mjeri!
KANGA E ÇOBANESHËS
T’ lumtë na, t’ lumtë për t’
madhin Zot,
Qi s’ jem kan , e na ka dhanë,
Qi ka dhanë diell e hanë,
Qi ka dhanë gjithë kto
bjeshkë,
Qi ka dhanë gjithë kto
ahishta,
Qi ka dhanë gjithë kto
barishta,
Qi ka dhanë gjitha kto
përroje,
Qi ka dhanë gjithë kto kroje,
Qi ka dhanë kualë e lopë,
Qi ka dhanë kto dhenë e dhi,
Qi ka dhanë gjithë këtë
hijeshi!
N’ ato bjeshkë e ledina,
Mier po bien qata fyella!
Po ma mier nër ata fyella –
Po bjen fyelli i Çobaneshës!
Po bjen fyelli i kreshnikes,
Po bjen fyelli i malsoreshës,
Qi mi ruejke treqin dhenë,
Mier mi ruejke me treqin qenë!
Me tambël t’ dhenev’ qi asht rritë,
Me kos t’ dhenev’ , hiq pa
mazitë!
Qi asht rritë me mish të
kingjav’,
Qi asht rritë me erë të
lulav’,
Veshun n’ tierqi e veshun n’
lurkë,
Mirë e mathun me lëkurë t’
ogiçav’,
Mi kullotë dhentë nëpër
bjeshkë,
Mi kullotë nëpër ahishta,
N’ mrize t’ ahave, mi mrizon,
Ujë t’ ahishtave qi ju jepë,
Mi shtin n’ gjumë kanag e
shpenive,
Mi shtin n’ gjumë kanga e
hyrive,
Mi shtin n’ gjumë ushtima e
prrojëve,
Mi shtin n’ gjumë fyelli i
çobanëve,
Mi shtin n’ gjumë kanga e
Çobaneshës,
Mi shtin n’ gjumë fyelli i
Çobaneshës!
Ni ditë e zezë, kur paska
ardhë,
Dielli naltë, kur paska dalë –
Çobanesha çka ka marue,
N’ Krue t’ Pusave, dhentë mi
ka çue!
Ka çue dhentë, bre, ujë me pi,
Dhentë me ujë, mirë kokan ngi,
Dhentë nër mriza kokan hi,
Me mrizue, kokan shtri.
Çobanesha, çka ka marue –
Ka marrë bukën e ka shtrue,
Ka shtrue bukën për me e
ngranë.
Bukë ka ngranë, ujë t’ mier ka
pi,
N’ hije t’ lisave paska hi,
Ka nisë fyellit, mier mej ra –
Lugje e kodra u nien tuj kja!
Lugje e kodra i kapi lmeri,
Ja kan nisë qentë e po lehin!
Janë turrë qentë, janë nisë
përpjetë,
N’ treqin cuba janë zatetë!
Cubave – qentë ju kan kcye n’
fyt,
Se me cubat, keq janë ngjitë!
Qata cubat, çka kan marue –
Mirë kan ditë qysh me punue,
Shpejt e shpejtë i kan nxjerrë
shpatat,
Tre sahat, lufta po zgatet,
Tre sahat kan pre me shpata,
Tre sahat, qentë kan shkye
cubat!
Tremdhetë cubat, dekë kan metë,
Tremdhetë qenë, të premë kan
metë!
Qata cubat, çka kan marue –
Me turr t’ madh janë tfillue,
Te Çobanesha, paskan shkue,
Çobaneshën ma kan rrethue!
Çobanesha, çka ka marue –
Shpejt e shpejt në kamë na u
çue!
Pogllavari, çka po banë –
Çobaneshës, mi ka thanë:
“Veç n’ paç krahë me fluturue,
Se ti, gjallë s’ ki me na
pshtue!”
Qata cubat, kokan përvidhë –
Çobaneshën, ma kan lidhë,
E prej mrizev’, ja kan nxjerrë
dhentë,
Ju kan grahë dhenëve te
poshtë!
Kur kan ra në qatë ledinë,
N’ qatë ledinë, mi Fushë t’
Lipetrave,
Janë nalë cubat me pushue,
Nërmjet veti, kokan ngatrrue –
Çobaneshën, me e marrë për
grue!
Nërmjet veti, kan hy në fjalë
–
Çobaneshën, cilli me e marrë?!
Pogllavari – çka po banë,
Pogllavar, mi kishin thanë.
Pogllavar, me kapuç lëkure,
Pagllavar, me mustaqe t’
lëshueme –
Kush afrohet ktu ma i pari,
Ja pres kryet, ja qes n’ bari!
S’ jena ardhë ktu me u martue,
Jena ardhë me u pasunue!
Çka po thotë, aj Pogllavari –
Çobaneshën, due me e pre!
Çka poj thotë, bre, Çobaneshës
–
Çobaneshë, ti, shtriju për
bari,
Se po t’ pres, unë,
Pogllavari!
Çobanesha, çka po banë ,
Shumë poj lutet, Pogllavarit –
A po ngon, bre, Pogllavar,
Shumë po t’ lutna për dy
fjalë!
Shumë po t’ lutna, une, Ty,
Me m’ lëshue, fyellit pak t’ i
bi!
T’ i bie fyellit për herë t’
mramë,
Ktina Diellit, bre, me ju
falë,
Edhe Hanës, qi ka dalë!
Ktyne krojeve, ku ujë kam pi,
Ktyne bjeshkëve, ku jam rritë,
Ktyne prrojeve, ku jam
flladitë,
Ktyne ahave, ku kam pushue,
Ktyne hijeve, ku kam mrizue,
Deshëve, kingjave edhe
dhenëve,
Sjapave, edhave edhe dhive,
Çobaneshave edhe çobanëve,
Ktyne lisave edhe shpenëve,
Ktu jam rritë qe tetumdhet
vjet,
Dekën, Zoti, nashta ma banë
letë!
Pogllavari, çka po banë –
Çobaneshën, ma ka zgidhë.
Ma ka zgidhë, atë Çobaneshën,
Çobaneshës, mi ka thanë –
Nxirre fyellin, Çobaneshë,
Bjeri fyellit, Çobaneshë,
Bjeri fyellit edhe i herë,
Se s’ ki mej ra ma, kurrë ni
herë!
Çobanesha, çka po banë –
Pej shokës, fyellin ma ka
nxjerrë.
Ka nxjerrë fyellin e mier poj
bjen.
Mier poj bjen e shumë poj
frynë,
Me lotë po kajnë, kush pe
ngon!
Gjallë në dhe, hin kush e
ndien!
Kan nisë bjeshkët me ushtue,
Ka nisë bari me u trishtue,
Kan nisë krojet me u
turbullue,
Kan nisë përrojet me u
turbullue,
Kan nisë shpentë e po ngojnë,
Kan nisë dhentë e po
blegrojnë,
Kan nisë zanat, aty me ardhë,
Kan nisë cubat, mier me krye,
Tre sahat larg, fyelli asht
nije!
Asht nije larg, n’ shpi t’
Çobaneshës,
Kan nije qentë n’ shpi t’
Çobaneshës,
Kan nije qentë, n’ katun t’
Çobaneshës,
Kan njoftë fyellin e
Çobaneshës,
Qi asht n’ zor, kjo Çobanesha.
Qi asht n’ zor, ka ra shumë
ngusht!
Kan nisë qentë me lurue,
Kan këputë hekrat, shpejt janë
lëshue,
Si vetima, fushës janë lëshue,
Si vetima, maleve janë ngjitë,
Si vetima, aty kan mbrrijtë,
Çobaneshën, për me pshtue!
Qatëherë zanat, shpejt janë
largue!
Qatëherë Cubat, janë habitë,
Qatëherë Cubat, janë lmeritë,
Çka me ba, hiq nuk kan dijtë!
Nuk kan dijtë çka me marue,
Mej nxjerrë shpatat janë
mundue,
Qentë – Cubave ju kan gjue n’
fyt,
Qata Cubat, shpejt i kan
mbytë!
Çobanesha koka nalë,
Qatëherë frymë ka nisë me
marrë!
Qatëherë frymë, mier koka ngi,
Qatëherë fyellin n’ shokë e ka
shti!
Qatëherë Dielli, paska prarua,
Qatëherë Hana, naltë koka çue,
Qatëherë përrojet kokan
kthjellue,
Qatëherë krojet kokan kullue,
Qatëherë shpentë kan nisë me
knue,
Qatëherë bjeshka ma s’ ka
ushtue,
Qatëherë bari ka nisë me u
rritë,
Qatëherë dhentë kan
kullotë!...
Qata qentë, çka paskan ba –
Shtatumdhetë gropa i kan gropue,
N’ gropa – Cubat i paskan
gjue,
I kan shti, mier i kan mlue!
Çobanesha, çka ka ba –
Shtatumdhetë gurë i paska
marrë,
Mi vorre, Cubave jav paska
vnue-
Cubat, kurrë ma mos me u çue!
KRUSHQIT QI JANË BA GURË
A po ngoni, o, ju vllazni,
A po ngoni, o, ju kojshi,
A po ngoni, ju miqasi,
A po ngoni, ju shqiptari?
Ni kangë due me jav knue,
Nuk asht kangë qi na gëzon,
Po asht kangë qi na vajton,
Edhe zemrat naj shkrumon!
Ni darsum e madhe ish kan
marue,
Darsum t’ madhe e kan kallxue,
Darsum e madhe shumë ish kan,
Shumë e madhe, qysh kan thanë,
Me tre mijë miqë të thirrun,
Me tridhetë , o bre, daulla,
Me tridhetë, o bre, surrla,
Me tridhetë, o bre , çitelija,
Me tridhetë, o bre, sharkia,
Me tridhetë, o bre, kavalla,
Me treqin, o bre, bajraktarë,
Me treqin, o bre, kangatarë.
Ishin nisë krushqit me shkue,
Ishin nisë nusën me e marrë,
Me e martue ni djalë çoban.
Djalë çoban, o bre, djalë të
ri.
Janë nisë krushqit ren tuj
shkue,
Ren tuj shkue e shumë tuj
knue.
Bajraktari i pari ju prinë,
Tremijë krushqi mas poj vinë.
Bajraktari me bajrak -
Tremijë krushqi s’ ishin pak!
Tremijë krushqi, pak nuk
ishin,
Kah po shkojshin , mirë po
knojshin,
Qato surrlat mier po bijshin,
E daullet, mier bumllojshin,
Çitelijat, mier xingllojshin,
E sharkijat, mier po bijshin,
E kavallat, mier po fryjshin!
Tri bjeshkë, krushqit kan
kapërcye,
Tre lumej t’ mëdhaj
i kan kalue,
Tri herë krushqit, kan pushue!
Tri herë , krushqit, ujë kan
pi,
Krushqit, te miku kur kan mbërri,
Krushqit, miku, mier mi ka
pritë,
E sa mier i ka gostitë!
Çaj mali, krushqëve ju ka
vlue,
Bukë e krypë, krushqëve ju ka
shtrue!
Kan ngranë bukë, krushqit tej
janë ngi,
Ujë ahishte, krushqit kan pi .
Gazmend t’ madh, krushqit kan
marue,
Tanë tuj kcye e kangë tuj knue.
Kan marrë irnën, janë nisë me
dalë,
Nuse t’ mier, krushqit kan
marrë.
Nuse t’ mier, ni çobaneshë,
Nuse t’ mier, ni malsoreshë.
Nuse t’ mier, me hanë në
gjyks,
Nuse t’ mier, me dy yllëzi n’
ballë.
Nuse t’ mier, o, shumë të
mier,
Bajke dritë, si me kan diell!
Nuse t’ mier, për bukuri,
Shumë të mier, si hyri!
Kan marrë udhën, krushqit janë
tfillue,
Janë tfillue në shpi me shkue,
Nusën, n’ shpi dhandrrit me ja
çue,
Me ja çue e shumë me e gzue!
Qato surrlat, fort mier po
bijnë,
E daullet, fort mier
bumllojnë,
Çitelijat, mier po xingllojnë,
E sharkijat, mier po kumbojnë,
E kavallat, shumë mier po
bijnë,
Shumë mier bijnë, shumë mier
po u fryjnë,
Kangatarët, shumë mier po
knojnë,
E valltarët, mier po
vallzojnë!
Kur kan mbrri krushqit, n’
dytën bjeshkë –
Me do krushqi janë përpjekë,
Me do krushqi, ballë për
ballë,
Me ni nuse, qi e kishin marrë,
S’ janë kan ma shumë, as ma
pak,
Me daulle e me bajrak!
Janë përpjekë, bre,
bajraktarët,
Dy parë krushqi, ballë për
ballë!
Kan nisë krushqit me u fjalue
–
Kush – kujt , udhën me ja
lëshue?!
-Bajraktar – Bajraktari i
thotëë,
Udhën neve, ju me na e lëshue!
Bajraktar – Bajraktari i
thotëë,
Udhën juve, s’ mujmë me jav
lëshu’,
Për pa u ba gjaku tej n’ gu!
Udhën njani – tjetrit s’ ja
kan lëshue,
Çka asht ba, çka asht marue,
Bajraktarët, fort janë
pezmatue!
Bajraktarët i kan luajt
bajraqet,
Luejn bajraqet e kan dhanë
shej,
Kangatarët, kangën e kan
ndalë,
Janë daullet, ma nuk
bumllojnë,
Çitelijat, ma nuk xingllojnë,
E sharkijat, ma nuk po bijnë,
As kavallat, ma nuk po fryjnë!
Krejt krushqit, shpatat i kan
nxjerrë,
Nërmejt veti kan nisë me u
therrë!
Kan nisë shpatat me vetue,
Kan nisë krushqit me luftue!
Luftë e madhe, aty po bahet,
Shumë e krushqit aty po
prehen,
Shumë e krushqit aty po myten!
Asht ndalë Dielli e nuk po hecë,
Ka nisë Dielli e dritë s’ po
banë,
Ka nisë Dielli e po copëtohet,
Ka nisë Dielli e gjak po
lëshon,
Kan nisë shpentë e po
vajtojnë,
Janë ndalë bjeshkët, çudi po
bajnë,
Pse vllaznitë myten nërmjet
veti,
Pse s’ ja lëshuen udhën njani
– tjetrit?!
Tre sahat krushqit kan luftue,
Gjashtë mijë krushqi, janë
metë shkurtue!
Gjashtë mijë krushqi, qi kan
dekë,
Veç dy nuset, gjallë kan metë!
Kto dy nuset janë lmerue,
Kto dy nuset, janë shtangue,
Kto dy nuset s’ dinë kah me
shkue,
Janë ba bashkë o, me vajtue!
Janë ba bashkë e po vajtojnë,
Po vajtojnë e nam po bajnë –
O, ju lisa, krejt u thafshi,
O, ju bjeshkë, o, krejt shkret
metshi,
O, ju shpend, o, kurrë mos
knofshi,
O, ju krushqi, krejt gurë u
bafshi!
Lisat janë tha, bjeshkët janë
shkretnue,
Shpentë e malit, s’ kan knue ma,
Krushqit e dekun – gurë janë
ba!
Krushqit e dekun, janë ngurue,
Ka nisë Dielli me prarue,
Ka nisë Hana, për me le.
Dhanduert n’ shpi, sa shumë
kan pritë,
Shumë kan pritë, janë ba marak
–
Ku janë krushqit me bajrak?!
Kualt hamshuer i kan shalue,
Ju kan hypë e i kan ladrue,
Si vetima, shpejt kan vrapue,
Si vetima, te nuset janë
shkue!
Se te nuset, kur kan mbrri,
Ata nuset, kan nisë mej dvetë-
Çka kan bjeshkët që doken
shkretë?
Çka kan lisat, kshtu qi janë
tha?
Ç’ janë kta gurë, qi janë
ngurue?
Ku janë krushqit, çka asht
marue?
Me lotë n’ sy, nuset tuj
vajtue,
Çka asht ba, krejt kan
kallxue!
Qato nuset, në kamë janë çue,
Janë marrë ngrykë, janë miqasue!
Qata djemtë, bre, ngryk janë
marrë,
Janë marrë ngryk, janë
miqasue!
Qata djemtë, bre, çka po bajnë,
Njani – tjetri, bre, po mi
thojnë:
“Tremijë djemë, n’ um lefshin
mue,
Tremijë çika, n’ t’ lefshin
ty!
Tremijë çika, n’ um lefshin
mue,
Tremijë djemë, në t’ lefshin
ty!
Darsum t’ madhe, na do t’
bajmë,
Na, ata do t’ i martojmë!
Darsmat mbarë, ne, me na
shkue,
Edhe Zoti, mej trashigue!
Të na shtohet fisi e gjinija,
Të na shtohen çikat e djemnia!
Krushqëve, udhën gjithmonë t’
jav lëshojmë,
Kruushqit, gjithmonë na t’ i
nderojmë!
Gjithëmonë , krushqit me mbrri
në shpi,
Edhe nuset, o, bashkë me ta!
Darsma e jonë mos u harroftë,
E mara gjithmonë na shoqnoftë!
PREJ PROKUPLES DERI N’ NISH
O, prej Prokuples, deri n’
Nish,
O, na u mushë fusha plot, o,
dervish!
O, dervishlerët po falen-o,
more,
Bajraqet, o, s’ po u nalen-o!
O, dervishlerët po lutën-o,
more,
Bajraqet, o, s’ po u kputën –
o!
Oh, Maliq pasha, o, n’ at të
zi –
O, ugurolla, moj shqiptari!
Oh, shqiptarët kan lidhë besën
–o, more,
Për vatan, na do t’ desim-o!
Oh, shqiptarët ja dhanë
fushës-o, more,
Na i mloj tymi, o, i
pushkës-o!
Oh, po shkojnë drejt në tabën
e parë,
Oj, more me dushmanin-o,
ball-o për ballë!
Oh, bini djem, dushmanit-o,
more,
Për hatër, o, t’ vatanit-o!
Oh, bini djemë, singijave,
more,
Sod doket, o, trimnija!
Oh, me yrysh në tabën e dytë,
Oh, more me dushmanin-o, fyt-o
për fyt!
Oh, bini djem, t’ ju bina – o
more,
Shqiptarët gjithë janë kan
trima-e!
Oh, bini djem, top e mamxerre,
Vatanin, o, me nxjerr-e!
Oh, kadaldale, more Kurt
Rezalla,
Oh, mos i dil Zeqirit, o,
përpara!
Oh, bajraku i Zeqirit, o more,
Larg po i prijke vezirit-e!
Oh, bajraku i Zeqë Llaushës, o
more,
Ja dha majës e fushës-e!
Oh, Dan Zatriqi, o, burrë i
zeshkët,
O, si sokol, more, nëpër
bjeshkë!
Oh, bajraku i Dan Zatriqit, o
more,
S’ po doket, o, prej timit-e!
Oh, bajraku i ati burrit-e,
more,
Veç shtaga i met prej plumit-e!
KANGA E SEJDË ZAJÇECIT
Moj Mihane, mori bi,
Qysh na i fike dy – tri shpi,
Sejdë Zajçecit, pse s’ poj
rri?
-Nuk i rri, as s’ due mej
shkue,
Se i ka dy, e s’ po m’ don
mue!
Kqyr Mihanja, çka ka marue,
N’ opçinë t’ vetën, koka
shkue,
Vllaznive t’ vet, ju ka
kallxue,
-O, vllazni, kuku për mue,
S’ kokit kan vlla, as nja për
mue,
Ma te Sejda, mos me m’ lanë me
shkue,
Poj don plakat, e s’ po m’ don
mue!
Vllau i madh, fort ju ngërmua,
-Mej, bre kudër, qashtu pse
thue?
Hiq nuk banë te Sejda pa
shkue,
Mik për qefi na u ka qillue!
Vllau i vogël në kamë na u
çue,
-Çou Mihane, n’ dash me u
shtrëngue,
N’ Islihat, tash kemi me
shkue,
Kushëri, pasha, na u ka
qillue,
Ma nuk t’ lanë te Sejda me
shkue!
Shpejt, Mihanja, ish
shtërngue,
N’ Islihat, kokan shkue.
Kokan shkue, ishin nalë në
derë,
Fol, Mihane, oj bi, ni herë!
-Une, qyqja, turqe “Ne
bylmem”!
Une, qyqja, turqe nuk di!
Kur ja panë synin e zi,
-Fol, Mihane, i thanë, mori
bi,
Arrnautçën e di si ti!
-Aman, pashë, more kushëri,
Aman, pashë, me m’ nimue,
Ma te Sejda, mos me m’ lanë me
shkue,
Poj don plakat, e s’ po m’ don
mue!
Kqyre, pasha, çka ka marue,
Dy zapti, i ka shtërngue,
N’ Islihat i ka shtërngue,
Dy sahat, mos me u vanue,
Sejdë Zajçecin, ktu jav due!
Kqyr, zaptit çka kan marue,
Shpejt te Sejda, kokan shkue,
Pe gjajnë Sejdën, n’ arë tuj
livrue,
-Puna e marë, more lavërtar!
-Të marë paçi, more hyçëmtar!
Kqyr, zaptit çka i kan
kallxue,
Shpejt, kta kije, Sejdë, ti
mej lshue,
N’ Islihat, kemi me t’ çue,
N’ Islihat, s’ bahet me u
vanue,
Islihati, neve na ka çue!
Kqyre, Sejda, koka kujtue,
-Ç’ ka Islihati, qi m’ lypë
mue?
Nuk kam gjaqe me pajtue!
-Dogri, Sejdo, me t’ kallxue,
Ty, t’ ka ba davi, ni grue!
Kqyre, Sejda, ju ka kallxue,
-Unë, n’ opçinë, kudrën e kam
çue!
Sejdë Zajçeci, çka ka marue,
Mejherë kijet i ka lshue,
Se përpara, zaptija e kan çue,
Si ish kan dathun tuj livrue!
N’ Islihat, o, koka shkue,
T’ madhe, pasha, ju ka
ngërmue,
-Shpejt, Mihanën, ti me e
lshue!
Kqyre, Sejda, çka u ka
kallxue,
-Nuk kam grue, unë, për me e
lshue,
Ni oborr thmi, s’ muj mej
vërbue!
Se n’ hapsane, Sejdën, e kan
çue,
Hapsi t’ moçum, aty janë
qillue,
Ja kan nisë, Sejdën, me e
msue,
-Ti, si n’ kofsh, Sejdë, qysh
po thue,
Thuej:”Mihanën e paça lshue!”
Kije vakt, ti, mos mej harrue!
-Hajt, vllazni, ju paça ngue!
Mejherë, Sejda, n’ kamë na u
çue,
Fill te dera koka shkue.
Koka shkue, ka cokatë n’ derë,
-O, Goran, avitu ni herë,
Mue kit derën me ma çelë!
Me ma çelë, ti, derën mue,
Sod, Mihanën, e paça lshue,
N’ Islihat, po due me shkue!
Meniherë, derën ja ka çkamcue,
N’ Islihat, Sejda, ka shkue!
Kqyre, pasha, çka ka marue,
Me Mihanën, i ka çiftatue,
-Fol, bre Sejdë, ti shka po
thue!
Kqyre, Sejda, çka i ka
kallxue,
-Oj, Mihane, mori grue,
Unë, ty sod të paça lshue!
Nxorr niçahin e ja ka gjue!
-Ku t’ kish qef, ti, me u
martue,
S’ kam me thanë ma, qi t’ kam
grue!
Fort Mihanja, koka gzue!
Brahim Govori, në kamë na u
çue,
Thotë:-“Mihanën, lemna mue,
Kam ni mashkull pa martue!
Unë, Mihanën pe marr vet,
Sa për Sejdën, s’ po kam dert!
Fort, ky Sejda, koka gzue,
Qi pe din, Mihanja, ku po don
me shkue!
Se n’ shpi t’ vet, Sejda koka
shkue,
Grues s’ madhe, ju ka ngërmua,
-Shpejt, do bukë, mue me ma
prue,
Se n’ hapsane, mue m’ kan çue,
Qe tri ditë qi kam durue,
Edhe Mihanën e kam lshue!
Grueja e madhe, fort ju
ngërmua,
-Ti, bre Sejdë, koke tranue,
Qysh, Mihanën, ti me e lshue?!
-Ngo, bre Sejdë, i ka kallxue,
Bukë, prej meje s’ kije me
kërkue,
Ti, Mihanën, pa e pushkatue!
Sejda i ngratë, fort ish
ngushtue,
Kogja do ditë ishin kan shkue,
Dalke Sejda, me punue,
Thmija e Zajçecit, dalshin me
lue,
Dojshin, Sejdën, n’ kangë me e
vnue!
“Sejdë Zajçeci – kryet si
lakën,
E lëshoj t’ renë – e nali
plakën!”
Hiq shumë ditë, nuk kokan
shkue,
Mos me e zgatë, por me e
shkurtue,
Kjo Mihanja, koka martue!
Marrshin s’ pari, për me e
çue,
Me gjithë dhandrrin, koka
shkue!
Ni dost i mirë, Sejdës, ju ka
qillue,
Fill, tu Sejda, koka shkue,
Kqyre, Sejdës i ka kallxue,
-Çou, more Sejdë, me u
shtërngue,
N’ dash për Mihanën, ti me
luftue,
Sod , Mihanja n’ opçinë ka
shkue,
Me gjithë dhandrrin, kokan
shkue!
Te dy trimat, kokan çue,
Kan marrë rrugën e kan
tfillue,
Se te miqtë, kur kokan shkue,
Hiq kurrqysh s’ po mujnë mej
gjue!
Se gjithë natën i kan rue,
Nisë sabahi me u zbardhue,
Kogjo fort, n’ ni stom kokan
largue,
Heret, miqtë kokan que,
Se n’ oborr janë dalë me
nejtë,
Kokan ungjë te tanë n’ ni sej,
Ja kan nisë e po qesin n’
shej,
U rrin Mihanja, n’ kamë për
skej,
Shtatë gjerdana, n’ gjyks i
kish vnue,
Shkon me gjerdana, gjithë tuj
vetue!
S’ munet Sejda, me u durue,
Don pej s’ largti për mej
gjue!
Ky Limani, ju ka ngërmua,
-Ti, bre Sejdë, n’ um ngofsh
mue,
Jav nxamë pritën tu qaj
përrue,
Kur t’ dalin miqtë, n’ shpi me
shkue,
Nja për s’ gjalli s’ kemi mej
lshue!
-Hajt, Liman, të paça ngue,
Kan marrë rrugën e kan
tfillue,
Kan nxanë pritat tu qaj
përrue!
Kqyr, Mihanja, çka ka marue,
Koka nalë, koka kujtue!
Kto kunatat e paskan dvetë,
-Çka ki, Mihane, pse s’ po
flet,
A s’ tu dokt ky muhabet,
A po t’ doket, apet burri i
keq?!
Kqyr, Mihanja, çka po thet,
-Zoti, ju dhashtë shumë
bereqet,
Bolla na batë, ju, muhabet,
As s’ po m’ doket burri i keq,
Unë e kam ni tjetër dert,
Po droj, Sejda do t’ na vret!
Vllau i madh në kamë na u çue,
Grues s’ vet, ju ka ngërmua,
-Shpejt, tha, pushkën me ma
prue!
Me gjithë rreth, pushkën ja ka
çue!
-Hajt, Mihane, mos me u
frigue,
Teri ku t’ duesh kam me t’
çue!
Kit Mihanën, n’ kali e kan
vnue,
Kan marrë rrugën e kan
tfillue.
Kur janë shkue te qaj përrue,
Me dy pushkët, meniherë i kan
gjue,
T’ vllajn në ven e burrin
plague,
Kjo Mihanja, bythprapë u
rrotullue!
T’ madhe, Sejda ju ka ngërmue,
-Dur, Mihane, ku po don me
shkue,
Se të gjallë, nuk kam me t’
lshue!
N’ kamë e n’ dorë, Sejda e ka
gjue,
Kalin – n’ ven, Mihanën –
plague!
Kjo Mihanja, fort po bërtet,
Ky Limani, fort po nget,
Don, Mihanës, kryet me ja
hjekë!
Kqyre, Sejda, çka poj thet,
-O, Liman vlla, poj bërtet,
Kqyr, ku janë kuleçtë e nxetë,
Bash për neve, kokan kan
kismet!
-Hajde, i hamë qita kuleçë,
N’ kofsh turk, Mihanën s’ ma
prekë,
Do t’ punoj, unë, si ç’ di
vet,
Ni kamë e ni dorë, du me ja
hjekë,
Do ta la t’ gjallë për gazep!
Për gazep tue tapallue,
Kur t’ hinë n’ magje me gatue,
Do t’ i bjen nër menë për mue!
Shumë e nuset ka mej mësue,
Mos me metë kun mashkull pa
grue!
Oj, martinë, ta puthsha
çarkin,
N’ kamë e n’ dorë ma more
hakin,
Bash si deshta, ma çfryne
barkin,
Ma idhnove pak Islihatin!
Islihatin ma ke idhnue,
S’ kqyrshin gjeqet, qenat, mej
pajtue,
Gratë e hallkit, dojshin mej
lshue,
Sejdën e ngratë e lanë pa
grue!
SEJDË ZAJÇECI
( Varinatë e dytë)
Kqyr, Mihanja çka paska marue,
Te vllaznija, Mihanja ka
shkue,
Vlla ma t’ voglit i paska
kallxue,
-Treqin copash, vlla bre, me
m’ ba mue,
O, unë te Sejda, haj, tybe me
shkue!
O, vllau ma i vogli, fort ma
ka çortue,
-Hiq nuk banë, moj motër, ti
pa shkue!
-Treqin copash, vlla bre, me
m’ ba mue,
Unë te Sejda, haj, tybe me
shkue,
O, pe don tjetrën, Sejda, s’
po m’ don mue!
O, Islihati, o, kofshin
marrue,
Banën baf, e n’ kamë janë çue,
Dy zapti, o, frik mi kan shtërngue,
-Në Zajçec, o, biro, ju me shkue,
Sejdë Zajçecin, të gjallë me e
prue!
E n’ Zajçec, o, zaptija
kan shkue,
N’ derë të Sejdës, paskan
cakrrue,
Ata, Sejda, i ngrati, s’ ish
qillue,
O, ish kan n’ ara, i ngrati,
tuj livrue!
O, drejt në te ara, zaptija
kan shkue,
-Ti, bre Sejdë, dy kijet mej
lshue,
Po kije punë, n’ Islihat me
shkue!
-Ç’ ka Islihati, zapti, qi m’
thërret mue?
-E t’ ka ba, o Sejdë, davi ni
grue!
Po thotë Sejda:”Haj kuku për
mue,
Me ditë t’ sodit, haj, kokna
marrue,
Oh, grueja e jeme, n’ Islihat
me shkue?!
Oh, n’ Islihat, o, i ngrati,
paska shkue,
Me Mihanën, mirë janë
çiftatue!
-Ti, bre Sejdo, kit grue me e
lshue!
-Islihat, o ju kofshi bekue,
Nuk kam grue, une për me
lshue,
O, qe nandë vjet, o, qi a kan
me mue!
O, në hapsane, ma paskan
ngujue,
Tri ditë uni, i ngrati ka
durue!
Ni haps i moçum, aty ish
qillue,
Zuni, Sejdën, djalin për me
msue,
-Pej hapsanës,Sejdo, n’ dash
me pshtue,
Thuej, Mihanën, unë e paça
lshue,
Soll me e ditë ku po don me
shkue,
O, n’ kofsh i zoti, djalë, mos
me harrue!
O, mirë qat hapsin, Sejda e ka
ngue,
I thotë Goranit – çilma derën
mue,
N’ Islihat po kam punë me
shkue!
N’ Islihat, o, djalin e kan
çue,
-Islihat, o, ju kofshi bekua,
Unë, Mihanën, sod e paça lshue,
Me dorzan kam me jav dorzue,
O, unë, Mihanën,tybe ma se
due!
Oh, ni i Borocit, aty ish
qillue,
Bani baf, qeni, n’ kamë u çue,
-Islihat, o, ju kofshi bekua,
Kam ni djalë, o, une pa
martue,
Nizet lira, kam me jav dhanë
juve,
O, kit Mihanën, a ma jepni
mue?!
O, po thotë Sejda, haj lumi
unë për mue,
Qi pe di, se ku po don me
shkue!
Kish marrë udhën në shpi t’
vet me shkue,
N’ gjysë të udhës asht nalë me
pushue,
Nien çobatë, o, kangën tu ja
knue:
“More Sejdë, o more, krye –
lakën,
O, e lshove t’ rejën, qysh e
majte plakën?!”
O, po thotë Sejda, haj, kuku
për mue,
Kaq frik, kangën qi ma paskan
vnue,
Kurrë i gjallë, o tybe, me u
munue!
Në shpi t’ vet, o i ngrati,
kur ka shkue,
Kish pas dalë, i ngrati, në
mëhallë,
Kish qitë tokën, tybe, në
pazar,
Kërkush tokën, s’ po guxon me
e marrë!
Kallauzi, Sejdës mi ka shkue,
-N’ kofsh i zoti, Sejdo, me
qindrue,
O, sod Mihanja, po don me u
martue!
O, kish pas dalë, o, i ngrati
në mëhallë,
Kërkush shoq, o, përmas s’ i
ka ardhë!
Këtë Shabanin, ma kish pasën dost-e!
-A po vjen, bre Shaban, me m’
nimue,
Shumë pa qef, o Sejdo, jam
qillue,
N’ desh Limanin, vllaun tem me
ta que,
Islihatin ki me ma lanë mue,
Nizetë gjaqe, djal-o, mej
marue,
Krejt me lira, unë, kam mej
pague,
O, kurrë ni ditë, o, haps nuk
kan me t’ ngujue!
O, ky Limani, shumë azgan m’
ish kan,
Para Sejdës, gjithë, o, qi po
shkon.
Kur kan dalën, o, në ni zabel,
Janë nalë krushqit e po qesin
n’ shej!
Kriske pushka, tybe, danë, pej
malit,
E ma rrxojshin Mihanën, pej
kalit!
Kriske pushka, tybe, danë, për
s’ dyti,
Mikun n’ ven, e bajraktari
iki,
Shtatë kojshitë qaty qi ja
fiki!
Ky Limani, shumë azgan ish
kan,
Thotë:”Mihanës, kryet do t’ ja
marr!”
Qyky Sejda, shumë rixha poj
banë,
-Mihanës, kryet, djalë bre,
mos ja merr,
Le t’ jet gjallë, bre, meçka,
për gazep!
Kur t’ hinë n’ maxhe,
meçka, me gatue,
Mos t’ mujnë kamën, ajo me
drejtue,
Se shumë shoqet, ajo ka mej
msue,
O, zgjedhke burra, ajo, e s’um
deshke mue!
O, moj mamxerrkë, ty, ta
puthsha çarkin,
Qysh ma pëshurre sod, kit
Islihatin!
S’ trusëshin bothën, gjaqet
mej pajtue,
O, gratë me burra, dojshin mej
martue!
BEJTO SYLA
Vezir pasha, n’ kamë na u çue,
-Bejto Syla, pse dost po m’
thue,
Qata miqë, mos me mi tradhtue,
Zemrën teme ma kan gonue,
M’ i kan vra, tha, djalë e
grue?!
-Vezir pashë, pse s’ m’ ke
kallxue,
Lidhun n’ Shkodër, t’ i kishna
çue,
Si t’ kish qef me ta kishna
punue!
Bejto Syla, te shpija a shkue,
Gruen e vet e kish tradhtue,
Dy vllaznija, a e di ku t’ kan
shkue,
Fort për ta, jam përmallue?!
Mej sjellë Zoti, e sod me m’
ardhë,
T’ i kishna majtë soll gjashtë
javë!
Qatëherë gruaja ish kan
tradhtue,
Edhe burrit, drejt i ka
kallxue,
-Ky Halili, n’ Mramuer ka
shkue,
Musa i vogël, n’ Llap, asht
tuj rrnue!
T’ mirë, ni letër e ka shkrue,
Kti Halilit, ja ka çue,
-Hajde – i thotëë – me i
tfillue,
N’ dash me u pjekë me motër t’
juve!
-Motra e smutë, ka ra n’
dyshek,
Me mallë t’ juaj, po don me
dekë!
Halili, letrën e ka knue,
Ka marrë udhën, në Llap a
shkue,
Vllaut t’ vet-Musës, i ka
kallxue,
-Hajde vlla, n’ Shkodër me
shkue,
Motra e smutë, fort asht
qillue!
Motra e smutë, kish ra n’
dyshek,
Me mallë tonin, po dojke me
dekë!
Musa i vogël, i ka kallxue,
-Ti, more vlla, n’ um ngofsh
mue,
Na dy, s’ kemi për me shkue,
Tertip, miku na e ka marue,
Ta dhash besën, ka me na
tradhtue!
Ky Halili, po mi flet,
-Çou, bre Musë, thotëë, more
vlla,
Se nuk banë, motrën pa e pa,
Pse thotëë motra, qi kam vlla?
N’ sahat t’ dekës, due me e
pa!
Kan marrë udhën, janë tfillue,
Se n’ Kosovë, kur janë dalë,
Musa i vogël, ish kan nalë,
-Oj Kosovë, Kosova e zezë,
Kama e Musës, ma s’ ka me t’
shkelë!
Kan marrë udhën e janë
tfillue,
Tu Bejto Syla, tu miku janë
shkue!
N’ derë t’ oborrit, halili po
thërret,
Mirë e motra e paska ngue,
-Zani i Bacit, po m’
doket po m’ thërret!
Fort, ky Bejta, ju ka ngërmua,
-Hajt në shpi – tha- mori
grue,
Dosllarë t’ moqum m’ kan ardhë
mue,
Shpejt, hyn n’ maxhe me gatue,
N’ konak tem, kta janë qillue!
Muhabet shumë ju ka marue,
Jav pret dhinë, jav therri
sjapin,
Për Halilin – Halil Kastratin!
Mirë raki, m’ u paska dhanë,
Gjumi i shkretë, kur i ka
zanë,
Bejto Syla, çka po banë?!
Bejto Syla, ni qen çafiri,
Naj çoj gjinen te Veziri,
-Hajde sonte, n’ dash po t’ i
lidhi!
Fryni era, u çel taraba,
Hyni mrena, aj Vezir pasha.
-A m’ je ktu, bre Halil aga?!
-Hajde, hajde, bre Vezir
pasha!
-Tridhetë vetë i kam për
mrapa,
Tanë n’ opinga, pa çerapa!
Musa i vogël, vllaut i ka
thanë,
-Ku na mbetën, vlla, armët
pramë?
-Armët naj fshehi miku pramë,
N’ arkë naj ka ngujua pramë!
Musa i vogël, medet, po banë,
-Mjeri unë, i mjeri për ni
jatagan,
E kisha ba , unë, sod ni nam!
Mjeri unë, i mjeri, për ni
pishtole,
I kisha ba dy teste vorre!
Se n’ oborr, të dy kur janë
dalë,
Ky Halili, i flet dy fjalë,
Motrës vet, i paska thanë,
-Mori motër, e zeza motër,
Kurrë mos t’ leftë, ty, djalë
n’ këtë votër!
Kurrë mos t’ leftë, ty, djalë
n’ këtë votër,
Qysh na rrejte e na prune n’
Shkodër!
Mori motër, motra Hajri,
Qysh na qite ti, n’ këtë
tradhti?
-Mos m’ leftë djalë, vlla, mos
m’ leftë çikë,
Mu qorrofshin te dy sytë,
Tybe, motra nuk e kam ditë!
-Hajt, Halil, bre vlla i motrës,
Jav pret motra, tre qentë e
Shkodrës!
Hajt Halil – Halil Kastrati,
Shoktë e juej, s’ i pret
xhelati!
Musën e Halilin i kan prangue,
I kan nisë për udhë mej çue,
Xhelatxhisë me ja dorzue!
Trimni t’ madhe u kish falë
Allahi,
Po shkojnë vllaznit krah për
krahi!
Krah për krah shkojshin tuj
knue,
Xhelatxhija n’ derë i ka ngue,
-Kush janë kta trima, qi s’ um
tuten mue?
-Musën e Halilin, jav kem pru,
Me shpatë kryet me jav
shkurtu’!
Xhelatxhija e prehke shpatën,
Musa i vogël, ja zgatke qafën,
-Prejum mue, mos ma prej Bacën!
Ky Halili, pe flet ni fjalë,
-Xhelatxhi, he gjakatar,
Kur je ba, ti , me pre
shqiptar?!
-Preje Musën, e tani mue,
Asht i ri e mos me u frigue!
Musën e vogël e fali pasha,
-Pa Halilin, bacin, t’ gjallë
mos paça!
-Xhelatxhi, more harbut,
Prej shqiptarë e mos u tut!
Xhelatxhija po banë be,
-Kurrë ksi trimash nuk kam
pre!
N’ atë ven djemtë i kan
shkurtue,
Bejto Syla, n’ shpi t’ vet ka
shkue,
Grues s’ vet i ka kallxue,
-Dy vllaznitë, sod jetë t’ kan
ndrrue!
Nanës s’ vet, haberi i ka
shkue.
Nana e vet, tha, po bërtet,
N’ kupë të qiellit po bërtet,
Drejt po shkon, tuk janë pre
djemtë,
Kryet e Musës, n’ prehën pe
qet
-Mjera unë, e mjera, o Musë,
bre djalë,
T’ kish pas gjetën lokja
gjallë,
Soll hallalin me jav marrë!
Kur don Zoti, mallin me hjekë,
Kryet e Musës, n’ prehën poj
flet,
-Qindro, nanë, e banë gajret,
Ishalla piqemi n’ ahiret!
I patëm tri ditë për lezet,
Se treqin, o, për kjamet!
Kqyre, motra, çka ka marue,
Nja dy djelë , ju kishin
qillue,
Mier poj lanë e i paska
ndrrue,
Tu berberi i paska çue,
Kta dy djelë i paska rrue!
-Ty, berber, du me t’
ngushtue,
Diçka drejt ki me m’ kallxue,
Kta dy djel, kujt i kan ga?
-Qaj i madhi – babës s’ vet,
Poj pret miqtë në konak t’
vet!
-Qaj i vogli – dajës s’ vet,
Aj, n’ saraj, pushkën e qet!
Kur vjen pramja, asht terrue,
Motra, shtratin e ka shtrue,
Djemëve t’ vet, ju paska
thanë,
-Bini, djemë, me babën tuej,
Jam e ligë, diçka s’ muj!
-Bini, loke, për me fjetë,
Se t’ merr nana në dyshek!
Kur tanë gjumi i ka zapue,
Thikë – tha- burrit, ja ka
mshue!
-Kur i rashë – tha- thikë unë
burrit,
Si t’ mu ngjallshin vllaznija
pej burgit!
-Kur i rashë – tha – me thikë
djalit,
Si t’ i nxjerrsha dy sytë e
ballit!
-Kur i rashë – tha – me thikë
vjehrrës,
Si t’ um ardhshin vllaznija n’
derë!
-N’ dash t’ jenë marre, n’
dash njerëzi,
Jam dalë, po rri me kushëri.
KANGA E HASIMES
O, moj Hasime, mori bi,
Ç’ ki Hasime, qi kan ti?
-Mi kan vra dy vllazni të ri,
M’ kan lanë nanën, me duer në
gji,
Kan lanë motrën, pa vllazni!
Ku me gjetë ni djalë daji,
Qi qet pushkë për vllazni t’
mi,
I koftë dhanë toka me tapi,
I koftë dhanë hamari me gjithë
mulli,
Kofsha ba vet, niçahi i tij!
O, Lil Begraca, paska nije,
Lil Begraca, n’ kamë na u çue,
Te Hasimja, paska shkue,
-Oj, Hasime, merrum mue!
Merrum mue, Hasime, moj bi,
T’ i nxjerr gjaqet, unë, për
vllazni!
Mirë, Hasimën, ma kish
mashtrue,
Nxorr niçahin e bani grue!
O, prit motmot, Lilën, prit dy
vjet,
Pushka e Lilës, nuk po kërset!
Se dy vjet kur janë rrafshue,
Poj thrret Lila:”Mori grue,
Çou, hin n’ magje me gatue,
Pobratimat, po m’ vinë mue!”
-Kam gatue e kam fshi shpinë,
Shkova te oda me e la sininë!
-N’ hajat t’ odës, kur jam
shkue,
Afrova veshin, n’ derë me
ngue,
Ishin kan burrat tuj
kuvenue!...
Qyku Lila, çka kish marue,
Kish thirrë hasmit, me u
pajtue,
Mos metë Zoti, pa e marrue!
Se në shpi tuj nga jam shkue!
Shkova n’ shpi, hiq pa keshë,
Ni parë tierçi i kam veshë!
Ni parë tierçi me ni xhurdi,
Floktë nër plis i kam shti,
N’ shokë e lshova ni allti,
Xhemë Mirashës , ja kam msy!
Se te Xhema, kur jam shkue,
Thirra burrat, e duel ni grue!
Qajo gruaja ish kan hallë,
-Ku i ki djemt, o, mori hallë?
-Qatje n’ lamë, tue vnue ni
tallë!
Kam marrë udhën e kam tfillue,
Se te lama kur jam shkue,
Kceva gardhin, mrena jam gjue.
Kceva gardhin, mrena jam hi,
-Puna e marë, ju thash, o
zotni!
-Të marë paç, more djalë
zotni,
Të marë paç, more djal i ri!
Xhemë Mirasha, ni burrë zotni,
Mier ma qitke qatë kuti!
Me dorë t’ shmajtë e mora
kutinë,
Me dorë t’ djathtë e nxora
alltinë,
Xhemë Mirashën e qita n’
shpinë!
Vrava Xhemën, me ni vlla,
Vjen e motra tan tuj nga!
Xhemë Mirasha, i paska britë,
-Largou, motër, mos u avit,
S’ tek asht djalë, po tek asht
çikë,
Ka vnue menën, fare me na
qitë!
Ka vnue menën me na farue!
-Kam marrë udhën e ka tfillue,
Xhanarija më kan rrethue,
M’ kan rrethue, kjo xhanari,
Po ma lypin qatë allti!
Kur jav rritke Hasimja – sytë,
Krejt xhanarët paskan ikë!
-Naçallnik, Hasa, paska britë,
Naçallnik, more zotni,
Hiqmi qafësh qita thi,
Po ma lypin qetë allti!
-Qati Lilës, pa i shkue n’
shpi,
Me ja njehë plot dhetë herë
allti,
E me mlue me tym të zi,
Aj, m’ ish kan shumë faqezi,
Ta dhashë besën, apet ta bi!
KANGA E HASIMES
( Vairanti i dytë)
Moj Hasime, mori bi,
Ç’ ki Hasime, qi kan ti?
-Unë po kajë për vllazni t’ mi,
Mi kan vra dy vllazni të ri,
Fikë ma kan të zezën shpi,
M’ kan lanë nanën me duer në
gji,
Motër-zeza pa vllazni!
A del kun ni burr dai,
Qi qet pushkë për vllazni t’
mi?!
-I koftë dhanë hani me gjithë
mulli,
Edhe toka me tapi,
Kofsha ba, vet, niçahi i ti!
Lil Begraca, paska ndi’,
Kish pas ndi, e n’ kamë na u
çue,
Dajën – Hasimës, ja kish çue,
N’ dashtë Hasimja, me m’ marrë mue,
Krejt Mirashin, kam me ja
farue!
Për pa u ba motmoti krejt,
Ja faroj, unë , Mirashin
krejt!
Daja i Hasimës, çka ka marue,
Fill tu Hasa , koka shkue,
-Oj Hasime, mori bi,
Lil Begraca, po t’ lypë ty!
Ti, për Lilën n’ daç me shkue,
Krejt Mirashin, ka me ta
farue!
Për pa u ba motmoti krejt,
Ta faron, aj, Mirashin krejt!
-Çou Hasime, pashë dinë e
imanë,
Mos ngjit bojë, Hasë, mos
ngjit kan!
-S’ po ngjes bojë, dajë, s’ po
ngjes kan,
Si n’ mu bafsh, dajë, ti
dorzan!
I ka shti ni parë kunra n’
kamë,
Ni parë kunra, n’ kamë i shtini,
Fill tu Lila, n’ atë ven ja
mrrini.
-Ore Lilë, ore dai,
A lufton, ti, për vllazni t’
mi,
Se n’ luftofsh për vllazni t’
mi,
T’ koftë dhanë hani me gjithë
mulli,
Edhe toka me gjithë tapi,
Kofsha ba, unë, niçah me ty!
-Hajt, Hasime, mos ki dert,
Ta faroj, unë, Mirashin krejt!
U ba motmot e u banë dy vjet,
Pushka e Lilës, nuk po kërset!
Lil Begraca, çka kish marue,
I ka thirrë gjaksat, për me u
pajtue!
-Oj Hasime, mori grue,
Ni sillë t’ mier, me ma marue,
Pobratimat po m’ vinë mue!
Kqyr , Hasimja, çka kish
marue,
Hini n’ magje me gatue,
Ni sillë t’ mier e ka marue.
Kqyr Hasimja, koka shkue,
N’ divanhane, synin e ka vnue,
A dalë tu dera e ka ndigjue,
Po i ndien burrat tuj llafe,
Qato gjaqe, qysh me i pajtue?!
Kqyr Hasimja, fort ish idhnue,
Shkelum derës, ja kish mshue,
Me bagllamë, mrena e ka gjue!
-Qishtu, Lilë, s’ ta qet me mue,
I ke thirrë gjaksit me u
pajtue!?
Qishtu, Lilë, me mue s’ ta
qet!
Kqyr, Hasimja, sa shpejt ish
sjellë,
M’ ish kan dredhë, ish hi n’
çiler,
Ni parë tesha i paska vjedhë!
Po mi veshë ni parë tierç të
zi,
N’ krye ma qet ni plis të ri,
Po i pshtjell flokët, Hasa, me
shami,
N’ shokë ma shtjen t’ shkretën
allti,
Fill te gjaksat , ja ka msy!
Fill te gjaksat kur ka shkue,
Paska thirë – koka dalë ni
grue.
Ajo ka thirrë – ka dalë ni
plakë,
-Ku i kie burrat, mori hallë?
-Qatje n’ lamë , tue vnue ni
tallë!
Ka krye gardhin e ka ra n’
lamë,
-Puna e marë, djemëve u ka
thanë!
-Puna e marë , more dai!
-Të marë paç, or djalë i ri!
Ja qet Xhema, qatë kuti.
Me dorë t’ shmajtë, ma merr
kutinë,
Me dorë t’ djathtë, pe nxjerr
alltinë,
E vrau Xhemën me gjithë
Delinë!
Paska msy, Hasa, me ikë,
Dalshin robt, tuj bërtitë,,
-S’ koka burr, po koka çikë,
E paska sosë, krejt me na
fikë!
S’ koka çikë, po koka grue,
E paska sosë me na farue!
MURIMI I KALASË SË NOVO BËRDËS
(Autor i tekstit: Demir
Krasniqi)
Perandori ka urdhnue,
Krejt Ballkanin me e sundue,
Shumë kala me i ndërtue,
Ushtrinë e vet me i strehue,
Prej sulmuesve me i shpëtue!
T’ gjithë shqiptarëve shpi për
shpi,
Ja u ka qitë nga i hangari!
Hangari hiq pa çare,
Me punue rrogëtarë pa pare!
Me bajtë gurë e me murue,
Shumë janë lodhë e janë
dermue,
Gjatë tanë jetës kan punue,
N’ shpi të vet, kurrë nuk kan
shkue,
Mish e eshna, ju kan prrekë,
Shumë prej tyne n’ Kala kan
vdekë!
Si n’ shumë treva të këtij
vendi –
Novo Bërdës i erdhi rendi,
Me e ndërtue atë Kala –
Krejt Kosovën me mujtë me e
pa!
N’ Novobërdë, n’ atë maje t’
kodrës –
Sheh Kosovën, si n’ shuplakë
t’ dorës!
Skaj me skaj nëpër malësi,
Kan mbledhë burra e djemë të
ri,
Kan bajtë gurët dorë me dorë,
N’ vapë të madhe, n’ shi e n’
borë,
Prej Gollakut e Karadakut,
Për me i ngritë Kala –
romakut!
Ni Sokol – ni burrë malësor,
Kish zanatin murator,
S’ kish shumë kohë që ish
martue,
I erdh rendi, n’ Kala me
shkue!
Me punue në atë Kala,
Tjetër mashkull n’ shpi nuk
la!
E la n’ shpi, nji loke nanë,
E la nusën e re – shtatëzanë!
Nizet vjet murim ka ba,
Shpinë e vet kurrë s’ e ka pa!
Nuk e pa kurrë loken nanë,
Nuk e pa nusen shtatëzanë!
Gëzim të madh, Zoti i kishte falë,
Nuses n’ shpi, i kishte lindë
djalë!
Prit me muej e prit me vjet –
Kurrë s’ erdh baba, n’ shpi të
vet!
U rrit djali, nizet vjet –
Kurrë s’ e pa babën e vet!
Nizet vjet kur kan kalue,
Nana – djalin e kish fejue.
Erdhi koha me e martue,
Vadën – dasmës ja kan caktue.
Po banë nana:”Haj medet,
Po e martoj nji djalë hazret,
Qysh bajmë darsëm e zafjet,
Pa kan n’ darsëm baba i vet?!
Nji ditë, nana ishte kujtue,
Në sabah, heret ish çue,
Ka hy n’ magje me gatue,
Po don bukë, burrit me i çue!
Sa shpejt gati, bukën po e
banë,
Djalit t’ vet, ia paska dhanë
–
Hajt, bre bir, në daç me m’
ngue,
Merr kët bukë, nisu me shkue,
N’ Novo Bërdë, babës me ja
çue,
Te Kalaja asht tue punue!
Babës tan me i ba selam –
Sod nji javë, dasmën e kam,
Merr këta shokë e ustallarë,
Mos e le, n’ dasëm pa ardhë!
Sa mirë djali, nanën po e
ngon,
E merr bukën e po tfillon,
Nja tri ditë udhë, po udhëton,
Te Kalaja drejt po shkon.
N’ portë t’ Kalasë, kur paska
dalë –
Puna e mbarë, o, ustallarë!
-Të mbarë paç, o djalë i ri,
Ç’ kërkon ti, n’ Kala me hi?
-Babën tem, gjallë a e kam,
N’ bark të nanës, ai m’ ka
lanë?!
Kur ka ardhë ai n’ këtë Kala,
Tanë këtë trup unë e kam ba,
Babën tem kurrë s’ e kam pa!
Sod kam ardhë, unë, bukë me i
prue,
Me babë tem, du me u takue!
Ka prej nanës, shumë selam –
Sod nji javë, dasmën e kam!
Me i marrë shokë e ustallarë,
Mos e le n’ dasëm pa ardhë!
Janë shkue babës, i kan
kallxue,
-Djali yt, asht tuj t’ kërkue,
Bukën n’ dorë ai ta ka prue,
Po t’ kërkon me u njoftue,
Edhe n’ dasëm po t’ thërret me
shkue!
Ka dalë baba, n’ maje t’
Kalasë –
Prej mërzisë, zemra i ka
plasë,
Kur pa djalin sa nji plep,
S’ e kish pa qe njizet vjet,
I vloj gjaku prej mërzie,
Trutë e kresë ju kan
përzie!...
Vet me veti koka kujtue –
Krejt kjo jetë, n’ Kala m’ ka
shkue,
Hangari tue punue,
Kurrë n’ shpi teme s’ un jam
shkue,
S’ kam pa nanë, as s’ kam pa
grue,
M’ asht rritë djali me u
martue –
Nji herë n’ prehën s’ e kam
vnue!
M’ ka shkue jeta kurrë pa u
gëzue,
Trupi i jem pa u rahatue!
Çka m’ vyen jeta, n’ dasëm me
shkue?
Çka m’ vyen djali kështu me
rrënue?
Mos po i prinë fati, si mue –
Sa t’ jenë gjallë, kështu me u
mundue,
N’ hangari tue murue,
Pa i pa thminë, as pa pa grue,
Çka i vyen jeta me jetue?!
Drodh çekiçin e ka gjue –
N’ lulë të ballit, djalit ia
ka mshue,
T’ dekun n’ tokë e ka palue!
Ustallarët çka kan marue –
N’ Kala, djalin e kan murue,
Edhe bukën e shtinë në murë,
Sod e atë ditë s’ e hangrën
kurrë!
Kështu tregon legjenda e
gjallë –
U muros djali me mallë,
E la nusën pa e marrë!
Fjalëve t’ mia, kush s’ ju
beson –
T’ shkojnë Kalanë, ta viziton!
N’ gurë t’ Kalasë, n’ atë maje
mali –
Pushon buka e pushon djali!
Pushojnë gurët e historisë,
Pushojnë vuejtjet e
shqiptarisë!
FORT PO M’ DHIMESH JETIM JE KAN
Ani, fort po m’ dhimesh,o,
jetim je kan,
Ani, e pa babë, o qyqja , e pa
nanë!
Refreni:
Ani, hajde,
hajde, more Mustafa,
Ani, dy
koburet, o, në sylah,
Ani, merre
njanën, o, n’ dash me m’ vra!
Ani, n’ dash
me m’ vra, djalo, n’ dash me m’ mytë,
Se unë jam
ashiku i yt,
Of, aman,
aman!
Ani, në sabah, o, kur zbardhi drita –
Ani, gjeta çunin, o, truç te
koliba!
Refreni:
Ani, hajde, hajde, more
Mustafa...etj.
II.
Qaj ylli n’ sabah,
Qaj ylli n’ sabah,
Kur ma flet ka i fjalë,
Bash si padishah!
Of, aman, medet,
Qaj ylli në drekë,
Ty, t’ kam për hazret,
Veç qi m’ kallon drejt!
Of, aman.aman,
Qaj ylli n’ aksham,
Kur ma flet ka i fjalë,
Bash si kajmekam!
Pup, pup, pup, moj bi,
Qaj ylli n’ jaci,
Kur po m’ flet ka i fjalë,
Bash sikur kadi!
NI DERVISH ÇKA KA THANË
Ni dervish, çka ka thanë -
Moj dynja, çka koke kan,
Tan po t’ njekin e sun po t’
zanë!
Kur u ungja me pushue –
M’ ra nër menë qi jem
mashtrue!
Mori tokë, e mjera tokë,
Qysh na rrite këtë bërllok?!
-Tybe, toka se kam ditë,
Këtë bërllok se kishna rritë!
Moj Serbi, e zeza Serbi,
Preve pleq e preve t’ ri,
Qysh naj preve kta Spahi?!
Kta Spahi, kta agallarë,
Gjithë sojsuzat, naj bane t’
parë?!
Djemt e Shkodrës, bajnë
inxhire,
Hoxhallartë, o, n’ tamafile!
Hoxhallartë, paret poj dajnë,
Fukaraja krejt po kajnë!
Ç’ KA QAJ ZOG QI PO VAJTON
Ç’ ka qaj zog qi po vajton-e,
Nanë, mori?
Ani, hem vajton e hem po
kan-e,
Nanë, mori?!
Ani, ka lanë shpi, ka lanë
vatan-e,
Nanë, mori!
Ani, e ka ardhë në këtë
shkreti-e,
Nanë, mori!
Ani, ka lanë motra, ka lanë
vllazni-e,
Nanë, mori!
Ani, e ka ardhë n’ Anadolli-e,
Nanë, mori!
Ani, ka lanë miqë, ka lanë
shoqni-e,
Nanë, mori!
Ani, e ka ardhë n’ këtë t’
shkretë Turki-e,
Nanë, mori!
Ç’ KA QAJ ZOG QI KNON N’ AT VORR
Ah, ç’ ka qaj zog, qi knon n’
at vorr të ri-e,
Nanë, bre?
Ah, ç’ ka qaj zog, qi knon n’
at vorr të ri-e?!
-Ah, nuk po knon, por po
vajton-e,
Bijë, bre!
Ah, nuk po knon, por po
vajton-e!
Ah, po vajton për ni djalë të
ri-e,
Bijë, bre!
Ah, po vajton për ni djalë të
ri-e!
Ah, qe tre muej prej veremit
asht dergj-e,
Bijë, bre,
Ah, qe tre muej prej veremit
asht dergj-e!
Ah, qe tri javë në dhe ka
hi-e,
Bijë, bre,
Ah, qe tri javë në dhe ka hi!
Ah, ma kan mlue me atë dhe të
zi-e,
Bijë, bre,
Ah, ma kan mlue matë dhe të
zi!
Ah, veç qatë djalë, nana e
kish pasë,
Bijë, bre,
Ah, veq qatë djalë, nana e
kish pasë!
Ah, se tre muej, nana e ka
vajtue,
Bijë, bre,
Ah, se tre muej nana e ka
vajtue!
Ah, se me lotë shtruemin ja
kish kalb-e,
Bijë, bre,
Ah, se me lotë shtruemin ja
kish kalbë!
Ah, se dy syshë, nana asht
qorrue,
Bijë, bre,
Ah, se dy syshë, nana asht
qorrue!
Ah, se tre muej, nana e ka
kajt-e,
Bijë, bre,
Ah, se tre muej, nana e ka kajtë!
Ah, zemra nanës ju kish
shkrumue,
Bijë, bre,
Ah, zemra nanës ju kish
shkrumue!
Ah, edhe jeta ju kish
shkurtue,
Bijë, bre,
Ah, edhe jeta ju kish
shkurtue!
Ah, se e shkreta, sod kish
dek-e,
Bijë, bre,
Ah, se e shkreta, sod kish dek-e!
Ah, Zoti n’ ahiret me t’ birin
e pjekt-e,
Bijë bre,
Ah, Zoti n’ ahiret me t’ birin
e pjekt-e!
RAZA DUEL N’ PENXHERE
Raza duel n’ penxhere,
Si lulja n’ pranver-e.
O, doku rrimë naj here, mori
Raze,
Oh, lula e bacit-e!
Raza dule në der-e,
Sikur molla ver-e.
O, tek je ba dylbere, moj
Raze,
Oh, molla e bacit-o!
Raza duel n’ divanhane,
N’ dymija e n’ mitan-e.
O, bash sikur katanë -e, mori
Raz-e,
Oh, rrushi i bacit-o!
Raza duel n’ borr-e,
N’ dymija lahor-e.
Oh, e bardhë sikur bor-e, mori
Raze,
Oh, syni i bacit-o!
Raza duel n’ çardak-e,
N’ dymija e n’ pshellak-e.
O, ç’ tu kam ba merak, mori Raze,
Oh, shpirti i bacit-o!
Raza duel n’ livadhe,
Si lulja n’ behar-e.
O, paske qafë të bardhë, mori
Raze,
Oh, zogza e bacit-o!
Raza duel në fush-e,
N’ dymija kumash-e.
Oh, t’ hangsha gojë e gushë,
mori Raze,
Oh, fllanza e bacit-o!
VDEKJA E MINIRES
A e din, moj nane,
Qi e kam veremin?
Zemra ma ka ndije,
Se unë kam me vdek-e!
Minire, moj bij-e,
Ku e more veremin?
- Veremin e mora, nanë,
Duhan tuj punue!
Ndal, Minire, bij-e,
Te çojmë te doktorri!
-S’ ka ilaçë veremi, oj nanë,
S’ ka ilaçë, as kolli!
S’ ka ilaçë veremi, nanë,
S’ ka ilaçë, as kolli,
Ani, veç kacia, oj nanë,
Edhe tarrnakopi!
Minire, moj bij-e,
Do të çojmë te hoxha!
-S’ ka ilaçë vremi, oj nanë,
Veç ai dheu i zi-e!
Shumë po t’ lutëm, nan-e,
Me m’ çue n’ Shqipni-e!
-Kufini me gropa, oj bijë,
S’ mujmë me kapërcye!
Shumë po t’ lutëm, nan-e,
Me m’ çue n’ Tiran-e!
-Rruga asht e mbyllun, oj
bijë,
Minire, moj zan-e!
Shumë po t’ lutna, vlla-e,
Me m’ çue në Shkodër!
-Rruga asht e gjat-e,
Minire, bre motër!
Shumë po t’ lutna, bab-e,
Me m’ çue n’ spital-e!
Se prej dhimtëve t’ trupit,
Shpirti don me m’ dal-e!
Moj, Minire, bij-e,
Unë t’ çoj n’ spital t’
Shkupit,
Doktorrat t’ i ndalin
Krejt dhimtat e trupit!
Shumë doktorra vijoshin,
Trupin tem ma kqyrshin,
Hiletin ku e kisha,
Ata nuk ma gjejshin!
Qyqja unë e shkreta,
Qi shkova te doktorri,
Nuk më la rahat-e,
Ky i shkreti kolli!
Po ta shkruej ni letër, nanë,
Jeta m’ ka mbarue,
As këta doktoruat, nanë,
S’ po mujnë me m’ shërue!
Amanet, moj nan-e,
Çeizin me ma rue,
Me çejzin tem, moj nanë,
Vorrin me ma mlue!
Amanet, moj nan-e,
Gjylpanën e grykës,
Ti, ta ruejsh e t’ kepsh, mori
nanë,
Për mallin e çikës!
Amanet, more vlla-e,
Sahatin e dorës,
Ti, ta ruejsh, ta mbajsh-e,
Për mallin e motrës!
Amanet, moj nane,
Çantën me gjithë libra,
Shumë po dvesin shoqet –
A i ka pushue dhimta?
Amanet, moj nan-e,
Çantën me gjithë libra,
Vetshin profesorat –
Çka ka ba Minirja?
Amanet, moj nan-e,
Çantën me kalema,
Shumë po dvesin shoqet –
A i ka pushue zemra?
Amanet, moj nan-e,
Diçka du me t’ than-e,
Të mi thirrni shoqet –
Hallall le t’ ma bajn-e!
Amanet, moj nan-e,
Shaminë kuq e zi-e,
Hajde dalim n’ bashqe,
Hjekim pak mërzi-e!
Minirja e shkret-e,
Tre telegrama i çoj-e,
-Kush din me këndue,
Le të më kallxoj-e!
Telegrami i par-e,
Telegrami i par-e –
T’ mi kallxoni nanës,
Minirja asht gjall-e!
Telegrami i dyt-e,
Telegrami i dyt-e –
T’ mi kallxoni babës,
Minirja dha shpirt-e!
Telegrami i tret-e,
Telegrami i tret-e –
Selam banju krejtëve,
Minirja ka vdek-e!
KUR T’ BANË SHPIRTI PËR ME DALË
Kur t’ banë shpirti për me dalë –
Tanë azatë lypin hallall.
Hallall banma, more vëlla,
Prej dynjasë po du me u nda -
Deri n’ kjamet, s’ kemi me u
pa!
Kur t’ banë shpirti për me dalë –
Syni – synit, po i lypë hallall!
Hallall banma, more vëlla –
Deri n’ kjamet, s’ kemi me u pa!
Kur t’ banë shpirti për me
dalë –
Veshi – veshit, po i lypë
hallall!
Hallall banma, more vëlla –
Deri n’ kjamet, s’ kemi me u
pa!
Kur t’ banë shpirti për me
dalë –
Dora – dorës, po i lypë
hallall!
Hallall, motër me ma ba –
Deri n’ kjamet, s’ kemi me u
pa!
Kur t’ banë shpirti për me
dalë –
Gishti – gishtit, po i lypë
hallall!
Hallall banma, more vëlla –
Deri n’ kjamet, s’ kemi me u
pa!
Kur t’ banë shpirti për me dalë
–
Kamba – kambës, po i lypë
hallall!
Hallall, motër me me ba –
Deri n’ kjamet, s’ kemi me u
pa!
Kur t’ banë shpirti për me dal
–Shpirti – trupit, i lypë
hallall!
Hallall banma, more vëlla,
Deri n’ kjamet, s’ kemi me u
pa!