E diele, 22.12.2024, 11:51 AM (GMT)

Mendime

Pirro Prifti: Shqiptarët nuk u përkasin popullatave turkfolëse dhe as janë vëllezër të një gjaku - z. Berisha

E hene, 16.04.2012, 05:00 PM


Shqiptarët nuk u përkasin popullatave turkfolëse dhe as janë vëllezër të një gjaku - z. Berisha

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Në takimin e z.Berisha me Kryeministrin turk Erdogan u thanë plot fjalë të bukura por midis të tjerash sipas gazetës Panorama e dt.6 prill 2012 në shkrimin `Berisha- Erdogan: kemi lidhje gjaku`, përmenden fjalët e z. Berisha  drejtuar z. Erdogan: ` ... e them vëllazërore (për pritjen) sepse e theksuat ju që kemi lidhje gjaku. Cfare me ndodh mua të dashur miq? Cdo delegacioni turk që unë takoj pasi merr fund pritja zyrtare unë ju shtroj nje pyetje: Cili nga ju ka gjak shqiptari në deje? Nuk kam gjetur deri më sot asnjë. Juve z. Kryeministër nuk ju kam shtruar ndonjëherë  këtë pyetje se jam i sigurt qe nuk bëni përjashtim..`

Dhe sipas time.al(http://time.ikub.al/b683408f4f/c07379fc351ddc2bd973f9faed4f7f28/Lajm_

Berisha-me-Erdogan-Me-Turqine-kemi-lidhje-gjaku.aspx) thuhet: Kryeministri: S’njoh turk të mos ketë gjak shqiptar në deje.

Kjo është një nga deklaratat më të çuditshme që kam dëgjuar ndonjëherë, deklaratë e cila duhet të kishte lënduar në rradhë të parë historianët  tanë, por heshtja e tyre tregon që jo vetëm  se janë të  politizuar por dhe të paaftë të ngrenë kundër argumente të faktuara historikisht që shqiptarët nuk kanë kurrsesi të kënë lidhje gjaku me turqit. Kjo argumentohet  më faktin e qartë historik se para se të futeshin turqit e parë këtu, hyrje e cila u bë me ftesën e Karl Topisë  sundimtari i Durrësit dhe i Krujës që më 1382 kur ai luftoi kundër Balshajve të cilët rrethuan Durrësin. Në betejen e fushës Saurian, Balsha i II u mund dhe u vra. Njësia e parë turke u dërgua nga Sulltan Murati i I po ai që luftoi kundër koalicionit Ballkanik në fushë e Mëllenjave- fushë- Kosovë më 1389, Sulltan  që u vra nga Millan Kobiliqi një shqiptar i krishterë i Kosovës.

Është e qartë dhe pasazhi i Marin Barletit kur shprehet për turqit  në veprën e tij `Historia e Skënderbeut` që turqit  u mendua se mund të jenë nga rrjedhja e fjalës tekuri por, jo, në fakt turqit janë luftëtarë të ardhur nga malësitë dhe nga stepat  e Azisë së Mesme diku nga Turkmenistani të cilët invaduan dhe krijuan një perandori të madhë në të cilën u përshi dhe Arbëria dhe Epiri i populluar me shqiptarë. Këta njerëz nga sllavët e veriut apo sërbët quheshin rabanë (në vend të arbër, njëlloj sikur quajnë detin Adriatik- Jadran), në

Shqipërinë e sotme quheshin arbër dhe epirotë, italianët na quanin albanë, popullata e Greqisë së atëhershme në quanin arvanitas.

Pushtimi turk , i nderuar z. Kryeministër pati pasoja aq të rënda sa emigracioni i 480 viteve më parë mund të krahasohet vetëm me emigracionin e viteve pas 90`; atëhere u larguan menjehere në fillim ë viteve 1478-1500 ¼ milioni shqiptare të atëhershëm dhe deri në fund të viteve 1500 u larguan më shumë se ½ milioni shqiptarë duke u larguar kryesisht në Itali, More, Rumani e Ukrainë, Venedik e Kroaci, e deri në Francë ( ku luftoi me shpurën e tij Mërkur Bua Shpata një nga më trimat e asaj kohe)  dhe Angli ( po t`ju kujtohet Walter Scot me librin e famshëm Ivanhoe, aty është një personazh që quhet Brian dë Bua Gilbert- vëreni mbiemrin –BUA është shqiptar).

Të kthehemi tek fraza e paparë e ngjashme me atë që ka thënë dikur dhe Enver Hoxha `populli vëlla turk`, por në atë rast fraza është thënë më tepër për efekte diplomatike se sa ishte frazë e vërtetë sepse gjithashtu politikanë të ish-komunizmit kanë thënë edhe `popujt vëllezër e të lavdishëm  të BRSS`, apo `populli vëlla kinez`, por fraza që përmëndi z. Kryeministër shqiptar  mund të ketë reperkusione jo të mira në të ardhmen me fqinjët por dhe me BE. Kjo sepse shqiptarët nuk janë vëllezër me turqit por komuniteti turk që jeton në Kosovë e Maqedoni dhe disa familje shqiptare me origjinë turke mund të jenë vëllezër me popullin turk, por jo populli shqiptar në përgjithësi.

Merret me mënd se jo frazë është bërë për arsye politike dhe sikurse dihet sa më në hall të jetë qeverisja për burime financiare dhe ekonomike aq më të përzëmërta bëhen frazat dhe aluzionet kur diskutohet për të marrë ndonjë favor nga miqtë. Në se është kështu nuk ka ndonjë problem për historinë , por ka problem për marëdhëniet BE-Shqipëri sepse ky argument do të rrisë hezitimin europian për ta integruar Shqipërinë argumenti është sepse Turqia nuk mund të futet hë për hë në BE për shkak të problemeve të rënda që ka ajo me: - problemet me të drejtat dhe liritë e njeriut përfshi dhe mos dhënien e kombësisë shqiptare të shqiptarëve që jetojnë aty dhe ata nuk janë pak-llogariten rreth 3-4 milionë të  migruar aty nga Kosova, Maqedonia dhe Camëria, më pak nga Shqipëria.

-problemi i islamizmit dhe i qeverisë që përfaqëson z. Erdogan e cila është një qeveri islamike e moderuar (sipas atij) por, që ka shkaktuar probleme në vetë Turqinë duke shkelur kushtetutën turke vetë, por dhe në vendet me të cilat ajo është në kufij

- problemet e pushtimit me armë të gjysmës së Qipros,

-problemin me mos dhënien e statusit dhe lirive fetare dhe kishave ortodokse që ndodhen në Turqi si në Stamboll Kisha e Shën Sofisë të cilën qeveria turke refuzon ta hapë si kishe për shërbime, por dhe në Izmir e plot qytete të tjera për kisha e tyrbe, pra mungesa e lirive fetare

- problemet me interesat e Turqisë ndaj ish kolonive të saj kryesisht në Ballkan si në Kosovë, Bosnjë e Shqipëri, Maqedoni, të cilat rezervojnë BE ta shohin lidhjen shqiptaro-turko si të pafajshme.

Mendoj se z. Kryeministër shqiptar duke parë problemet financiare të vendit dhe mundësinë e marrjes së një huaje të madhe financiare  nga Turqia, mendon se mund t`ja arrijë duke aluduar për lidhje gjaku me turqit, por sigurisht që nuk e ka seriozisht kur e paska thënë dhe mendoj gjithashtu që është një bombone demagogjike sa për të arritur qëllimin.

Dihet fare mirë se sulltanët turq sollën në fushat e shkretuara dhe të pabanuara të Shqipërisë kolonë nga azia e vogël, Persia, Abkazia, Egjipti, të cilët u vendosën në fushë-Kosove, Prizren, dhe në Shqiërinë e mesme, fushën e Dibrës e në ndonjë vend tjetër të trevave shqiptare, por këto jo vetëm që u asimiluan, por sot janë me të njëjtin grup gjaku `A` dhe `O, ` sipas të  dhënave të  Prof. Luigj Benusit në librin e tij `Gjaku dhe grupet e tij`- 1970, kurse turqit  mbizotëron grupi i gjakut `B` një grup që i përket popullatave aziatike.

Mund të them që edhe emri shqiptar pikërisht erdhi pas ardhjes së këtyre kolonëve për të dalluar malësorët që zbritën gradualisht nga malet për në qytezat e ringritura pas shembjes së kështjellave. Këta malësorë u quajtën -shqytarë- pra njerëz që mbajnë si armë shqytet, dhe më vonë u përvëhtësua si emër nga e gjithë popullata e atëhershme si  `shqytarë` apo `shqiptarë`, duke patur parasysh një lidhje të vakët midis malësorëve `shqytarë` që jetonin në male me shqiponjat që gjithashtu jetonin në lartësitë e kodrave e maleve. Ky emër ekziston dhe sot.

Së fundmi mendoj se problemet e ngritura dhe serioze nga z. Kryeministër në takimin me turkun Erdogan nuk duhet të përfshijnë probleme që kanë të bëjnë me dinjitetin e kombit, shtrembërimin e historisë në raport me favoret që kërkon të arrijë sepse për fat të keq  nuk ka asnjë dallim midis pashallarëve dhe pronarëve të dikurshëm të cilët për të ruajtur pasurinë, për para dhe privilegje u konvertuan në fe dhe u bënë tradhëtarë si p.sh.,  Ballaban Pasha Badera, Ali Pashë Tepelena, Kara Mahmut Pasha,  Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, disa bejlerë (nga 47 bejlerë  shqiptarë që muarën pjëse) të Lidhjes së Prizrenit që nënëshkruan Kararname-në në qershor 1878 sepse në  atë Kahrarname në pikën 6  ri deklarohej se: `...shqiptarët si besnikë të otomanëve, janë armiqësorë ndaj pavarësisë së Bullgarisë dhe Serbisë....` dhe në nenin 1 ku thuhej se: ...`liderët shqiptarë ri-deklarojnë qëllimin e tyre të ruajnë dhe të përkrahin integritetin territorial të perandorisë ottomanë në Ballkan duke përkrahur Sulltanin turk, ligjin Islamik Shariah dhe të luftojnë me armë për të mbrojtur tërësinë e territoreve``.

Kjo është e vërteta se përse nuk na duan fqinjët, BE ka ende rezerva ndaj nesh, dhe se përse me Turqinë duhen mbajtur marrëdhënie të mira brenda normave diplomatike dhe jo të zdërhallemi për të marrë ndonjë investim.

Në këtë pikë  nuk duhej lëshuar `patatja e nxehtë` që konsullatat turke të jenë interlokutore të turqve, sepse më këtë budallallëk vemi në dyshim identitetin si shqiptarë dhe si komb i vecantë, por futemi tek argumenti i dashakeqësve të cilët thonë se: `.. ju shqiptarët jeni turq..po po, turq, kështu tha dhe Berisha....`

Kjo është arësyea se përse ne Hymin tonë kombëtar përmëndej  si në asnjë hymn tjetër urrejtja për fjalën `tradhëtar`, sepse gjithmonë klasa drejtuese shqiptare ka qënë pro-turke e atëhershme e për pasojë Shqipërisë i u muarën një pjesë e madhe e trojeve, por dhe në kohën e sotme klasa jonë drejtuese  vazhdon të jetë e `infektuar  nga  `shitja e cdo gjëje  për të ruajtur fronin, përfshi dhe fenë`.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora