Kulturë
Jeton Kelmendi: Njohje me BE-në me librin “Bashkimi Evropian” i autorit Abdulla Azizi
E merkure, 11.04.2012, 05:11 PM
Njohje me BE-në me librin “Bashkimi Evropian” i autorit Abdulla Azizi
Nga Jeton Kelmendi,
Bruksel
Bashkimi
Evropian si njëri nga organizatat rajonale më me ndikim në Botë, njëherit vendi
ku synohet integrimi nga të gjitha vendet e Ballkanit, është shpjeguar, qe nga
e drejta, institucionet e deri të politikat në librin e Abdulla Azizit. Duke u
bazuar në objektivat e popullit shqiptar në Ballkan, për integrim në BE, ky libër
jo vetëm se është një informacion i plotë mbi funksionimin e BE-së, por është edhe
i shpjeguar në detaje dhe në mënyrë shkencore çdo gjë me interes për studiuesit
e shkencave politike dhe diplomacinë e vendeve tona: Shqipërinë, Kosovën dhe
Maqedoninë. Në ketë kuadër Dr. Azizi ka trajtuar një çështje mjaft me interes, çështje
kjo me të cilën janë marrë edhe studiues tjerë të kësaj fushe, mirëpo ky është libri
më i kompletuar në gjuhën Shqipe sa i përket Bashkimit Evropian, nga të gjithë librat
që kam lexuar, të botuar shqip. Shtjellimi i temave që trajton Azizi, në librin
e tij Bashkimi Evropian, duke paraqitur me kujdes për secilën nga segmentet e
BE-së dhe duke shpjeguar se si funksionon secili nga institucionet e Bashkimit
Evropian, dëshmon se autori ka njohuri të politikave të organizatës e cila dita
ditës po shkon drejt një krijimi të një shteti supa nacional. Janë strukturuar
në tre kapituj, për tu ndarë në nën kapituj dhe shpjeguar të gjitha çështjet që
janë me rëndësi për njohur BE-në dhe funksionimit e institucioneve të saj. Në kapitullin
e parë Azizi flet për “E drejta e Bashkimit Evropian”. Ai është ndalur në nocionet
dhe karakteristikat themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian, ku duke u mbështetur
në dokumente zyrtare, por edhe dokumente tjera relevante, përshkruan pikë për
pikë hollësitë, të drejtat juridike të vendeve anëtare, gjegjësisht të vendeve
perëndimore si ligjet e tyre, parimet mbi të drejtat e tyre veç e veç dhe
nxjerr në pah se BE ka një sitet të pavarur juridik, i cili është unik dhe
dallon nga vendet tjera, sikurse edhe ka heterogjeni edh në ligjet e vendeve anëtare
dhe vet BE, por natyrisht edhe përafrimet ndërmjet tyre. E drejta Evropiane i
takon së drejtës ndërkombëtare, pasi që bëhet me marrëveshje ndërmjet shteteve
të pavarura, mirëpo ka edhe veçoritë e saj që dallojnë prej të drejtës ndërkombëtare,
pasi që ligjet bëhen për anëtaret e BE-së dhe de-fakto si ligje të brendshme,
konstaton autori Azizi. Karakteristikë e
BE-së është se mbështetet në kushtetutat e shkruara dhe se përmes traktateve
rregullon edhe anën juridike të funksionimit të vet. Kësi soji politikologu
Abdullah Azizi përshkruan të gjitha çështjet dhe faktorët që nga themelimi i
tregut të lirë për thëngjill dhe qymyr , traktatet me radhë deri te Traktati i
Lisbonës 2007, i cili u bë bazë e funksionimit të Bashkimit Evropian. Duke u nisur nga fakti se BE ka evoluar shumë
që nga fillimi e deri me sot, sidomos kur kihet parasysh se është rritur numri
i vendeve anëtare, Azizi shpjegon adaptimin e kushteve të funksionimit pasi që nuk
ka mundësi të jetë i njëjti ligj sikur me 8 anëtarë, 13 apo sa ka sot 27 pa
Kroacinë, e cila tanimë u bë. BE siç dihet ka një serë institucionesh të cilat
kanë edhe rolin e tyre të rregulluar sipas traktateve dhe se institucionet e BE-së
kanë edhe hierarkinë e tyre.
Në ketë kuadër
z. Azizi i shpjegon të gjitha veç e veç. Ai trajton po-ashtu edhe urdhëresat
dhe direktivat, gjëra këto të cilat sipas autorit kanë dallime deri në një masë
të caktuar. Një çështje tjetër sa i përket të drejtës ligjore të BE-së, është edhe
karakteristikat që ngërthejnë ingerencat e shteteve anëtare, si shtete të pavarura,
këtu kemi parasysh shtetet kryesore Franca, Gjermania dhe Anglia me një rol më të
madh, dhe BE si një faktor i veçantë. Në ketë kontekst ka një varg çështjesh të
cilat kanë një pamje duale, ndërkaq autori me kujdes përpiqet të sjell në mënyrë
të pavarur, mendimin e vërtetë përkitazi me të. Duke qenë një nga çështjet parësore,
e drejta e BE-së është analizuar nga këndi analitik, pothuajse të gjitha
elementet që janë të domosdoshme për funksionimin e vet organizatës, e cila për mendimin tim
gjithnjë e më shumë po merr dukjen e një shteti multinacional, multikulturorë dhe
heterogjen. Diçka që po-ashtu ka një rëndësi
të madhe për vet Bashkimin Evropian, është edhe e drejta e individit karshi të drejtës
ndërkombëtare por edhe shteteve anëtare të BE-së, të cilën çështje Dr. Abdulla
Azizi e shpjegon në detale.
Institucionet
dhe organet e tjera të Bashkimit Evropian
Siç dihet
BE ka 11 institucione dhe organe tjera, të cilat i kanë edhe njësit dhe nën-njësitë
e tyre, e që shërbejnë në funksionalizimin e institucioneve të Bashkimit
Evropian. Për secilën veç e veç, Dr. Azizi flet: që nga vendosja e tyre, numri
i përsonelit, funksioni, roli dhe funksionalizimi. Parlamenti Evropian,
Komisioni Evropian, Këshilli i Ministrave të BE-së, Këshilli Evropian, Gjykata
e Drejtësisë e KE-ve, Ombudsmani Evropian, Supërvizori Evropian për Mbrojtjen e
të Dhënave, Organet Konsultative të BE-së, Organet Financiare të BE-së,
Organet Ndër-Instituacionale të BE-së dhe
Organet e Decentralizuara apo Agjencitë e Bashkimit Evropian, janë të shpjeguara
çartë në librin “Bashkimi Evropian”, e drejta, institucionet dhe politikat, e
autorit Dr. Abdulla Azizi. Kapitullli i tretë në këtë libër është “ Politikat e
Bashkimit Evropian”. Duke filluar nga politikat ekonomike të BE-së dhe Unioni
Ekonomik e Monetar e deri tek politikat
rajonale të BE-së dhe instrumentet e strategjisë së qasjes dhe hapave të tjerë deri tek integrimi në BE i vendeve të Evropës
Qendrore dhe Lindore dhe të Ballkanit, janë shpjeguar nga poltikologu Abdullah
Azizi. Dhe kur jemi këtu tek politikat e BE-së, z. Azizi Analizon me
kujdes fillet e Bashkimit Evropian, të cilat
nisën si Komiteti Evropian dhe arritën sot, deri tek emri Bashkimi Evropian. Ka
shumë autor shqiptarë që akoma i ngatërrojnë
termet Komuniteti Evropian dhe Bashkimi Evropian. Në këtë kontekst,
Azizi i bënë dallimet duke qenë i sigurt në zhvillimet e BE-së, nëpër të cilat
ka kaluar kjo organizatë.
Meqë populli
ynë aspiron anëtarësimin, siç po quhet familja e madhe evropiane BE, është më rëndësi
edhe njohja me instrumentet ndihmëse të shteteve tona të cilat synojnë anëtarësimin.
Në ketë libër
janë dhënë argumentet dhe qasja e BE ndaj këtyre vendeve dhe kushtet që duhen
plotësuar për vendet aspiruese.
Është e pamundur që në një recension të shkurtër të flitet në detaje për një libër voluminoz, për një mekanizëm kaq të madh siç është Bashkimi Evropian, mirëpo duke e lexuar me vëmendje librin “ Bashkimi Evropian “ të autorit Dr. Abdulla Azizi, dua të jap një mendim timin, se ky libër është interesant dhe se e njofton lexuesin shqiptar, e veçmas studiuesit e shkencave politike me BE-në. Këto gjëra i kam lexuar edhe në gjuhën angleze, mirëpo për lexuesin e gjerë shqiptarë kjo është një çështje me rëndësi, mbase një ditë edhe populli ynë do të jetë pra atje ku e ka vendin, në Bashkimin Evropian, ndërsa autori Azizi ka një qasje tërësisht të mendimit evropian dhe dëshmon se ka njohuri për ketë fushë, për çka sigurisht i ndihmon të folurit e gjuhëve Angleze dhe Frënge.
Autori ka mbaruar master për politikat dhe sigurinë ndërkombëtare, në Universitetin e Brukselit.