Mendime
Dibran Demaku: Rrëfimi për të varfërin dhe fatij e tij
E diele, 25.03.2012, 05:00 PM
RRËFIMI PËR TË VARFËRIN DHE FATIN E TIJ
Nga Dibran Demaku
Në një rrëfim popullor thuhet: Diku në një vend ishte një varfënjak që nuk i kishte buzëqeshur fati në jetë.Apo thënë më mirë atij sikur i ishte lidhur fati nyje.Një ditë për varfënjakun dhe fatin e tij kishte dëgjuar edhe i pari i vendit.Dhe ishte prekur shpirtërisht për fatin e pafat të varfënjakut.Kishte menduar e kishte menduar se si t`i ndihmonte atij të pafati dhe në fund kishte vendosur:Do t`i dhuronte atij ca monedha ari , që i varfëri të mëkëmbej.
Kishte thirrur një nga vartësit e tij dhe i kishte thënë:“Merr ca monedha ari dhe vendosi në një strajcë.Atë strajcë me monedha vendose në një kënd mbi urën nga kalon çdo ditë i varfëri.Vetëm ke kujdes që t`i vendosësh në atë mënyrë që i varfëri të kujtojë se strajca me monedha është diçka e gjetur nga ai e kurrësesi si lëmoshë që ia dhuronte dikush atij!“.
Vartësi i të parit të vendit i merr monedhat e arit dhe pasi i vendosë në një strajcë, sipas porosisë i lë në një kënd të urës nga do të kalonte i varfëri.Ndërkaq ai vet fshihet në mënyrë që mos të vërehet nga i ardhuri.Vartësi i të parit të vendit i fshehur si është më së miri do të sodiste çdo lëvizje të të varfërit.Ai shpresonte se i varfëri do të vërente strajën mbi urë dhe do ta merrte me vete dhe kështu fati i tij do të fillonte të mëkëmbej.
Në anën tjetër në atë moment tek i varfëri kishte lindur një ide:-„Sikur të provoj sot ta kaloj symbyllur këtë urë që e kam kaluar deri me tash me qindra dhe mijëra herë!“Dhe sapo i ishte afruar urës i kishte mbyllur të dy sytë duke i shtrënguar edhe me shuplaka të duarve dhe ashu sumbyllur e kishte kaluar urën.Pasi kishte kaluar i varfëri urën ashtu symbyllur,vartësi i të parit të vendit e kishte marrë strajcën me monedha ari dhe ishte kthyer tek i pari i vendit.Sa kishte shkuar atje ia kishte rrëfyer tërë ngjarjen të parit të vendit.
Pasi e kishte dëgjuar tërë ngjarjen e treguar nga vartësi i tij, i pari i vendit ishte menduar gjatë.Dhe në fund tërë ngjarjen e ndodhur e kishte trajtuar si një rastësi që mund t`i ndodhte gjithkujtë.Andaj kishte vendosur që të varfërit të ia jepte edhe një mundësi:Vartësit të tij i jep urdhër që ta takojë të varfërin dhe t`i thotë:-„I pari i vendit ka udhëruar që ti ta marrësh një gur dhe ta gjuash sa më larg që të mundesh! Tërë hapësira në mes teje dhe gurit të hedhur do të të takojë ty!Kështu ti do të bëhesh pronar i tërë asaj hapësire qoftë ajo arë, livadh, mal apo me shtëpi banimi!“
Vartësi i të parit të vendit , sipas porosisë së marrur e takon të varfërin dhe i tregon për udhërin që kishte dhënë i pari i vendit.I varfëri e merr një gur dhe mundohet që ta hedhë sa më larg që të ishte e mundur.
Por… siç thuhet në popull:“kur nuk e do nuk e do!”.Guri i hedhur me furi nga i varfëri ,për fatin e tij të keq takon në një dru dhe kthehet mbrapsht dhe e godet të varfërin në mes të ballit duke e lënë të vdekur në vend!
Këtu dhe kështu përfundon rrëfimi popullor për të varfërin dhe fatin e tij.
Ndërkaq rrëfimi ynë shkon tutje…
Aktin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga deputetët e Kuvendit, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e shpalli si akt legjitim të një kombi që me shekuj kishte gjakuar lirinë dhe që ai akt nuk binte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.Shtetet mike të Kosovës nga të katër anët e botës,aktin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, e përshëndetën duke i uruar Kosovës një shtetndërtim të suksesshëm.Ndërkaq shtetet jo mike të Kosovës, në krye me Serbinë , aktin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë e quajtën si akt juridik jo obligues?!
Lind pyetja:A ditën organet shtetërore të Kosovës që një akt të tillë madhor dhe në favor të tyre dhe të shtetit të Kosovës ta trajtojnë në favor të vetin,apo si i varfëri që symbyllur e kaloi urën dhe e injoroi fatin që e priste,ashtu edhe qeveria dhe organet e tjera shtetërore të Kosovës, të vetëkënaqur ndejtën duyrkryq?! Ndërkaq vendet jo mike të Kosovës në krye me Serbinë ndërmorën një fushatë diplomatike që aktin madhor të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në favor të Kosovës dhe shtetësisë së saj ta zbehin në mënyrë sa më të madhe të mundëshme!Dhe në njëfarë mënyre ato edhe ia arritën qëllimit.
Bashkësia ndërkombëtare,apo thënë më mirë vendet mike të Kosovës vendosën që të ia jepnin edhe një mundësi Kosovës dhe popullit të saj.
Vendosën që përfaqësuesit legjitim të shtetit të Kosovës të ulen dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e shtetit të Serbisë,për çështje të mbetura pezull në mes tyre pas Pavarësimit të Kosovës!Shtetet mike të Kosovës nga të gjitha anët e Globit shpresonin se me këto bisedime do të merrnin fund të gjitha mosmarrëveshjet në mes të shteteit të Serbisë dhe të shtetit të Kosovës dhe se pas përfundimeve të atyre bisedimeve secila nga shtetet do të vazhdonin rrugën e tyre të pavarur!
Por…Në ato bisedime diku u mor në thua dhe jo gjithçka shkoi në favor të shtetit të Kosovës dhe të popullit të saj.Emrit të Kosovës ju ngjit si rriqër një e ashtuquajtur „Fusnotë“ e cila tash e tutje ashtu si rriqër to ta shqetësojë shtetin e Kosovës dhe popullin e saj!...