Mendime
Ismet Uka: Shkronjat çirilic në fotografin e letërnjoftimit tim në lul të ballit
E diele, 25.03.2012, 04:54 PM
Shkronjat çirilic në fotografin e letërnjoftimit tim në lul të ballit!, mi zgjuan ndjenjat e hidhura dhe me provokuan?
Nga Ismet Uka- Vushtrri
I gëzuar qe tani u shpall pavarësia e Kosovës,dhe veç ma ju doli validiteti dokumenteve të Un-mikut por edhe te atyre te identifikimit,me vëmendje e përcillesha ftesën e ministres të punëve te brendshme te Republikës se Kosovës,për ditën dhe datën e aplikimit për lëshimin e letërnjoftimit. Aplikova për letërnjoftim ku dokumentacioni mu rikthye për shkaqe teknike te gabimeve te zyrtarëve te kësaj ministrie jo te komunës time po te komunave tjera. Nejse ne komunën time me treguan se diçka me numra personal u ngatërrua puna e rishkruan raportin dhe ua kthyen për atje ku duhet të lëshohen letërnjoftimet pas një jave ishte ri kthye letërnjoftimi i gatshëm por kur e pash u shtanga. Qa me pa tri vula me shkronja ne fotografin time shkronjat e çirilices mi kishin vendos ne Lul te ballit. U shtanga kur i pash disa here u mendova ta shqyej këtë viran letërnjoftimi dhe duke u menduar pak ma gjatë thash se po ta shqyej këta këtu nuk kanë faj por ata ne Prishtinë .Dhe po i bëj vetës pyetje tash katragjyshi im ka luftua kundër regjimit Serb, Babagjyshi gjithashtu dhe nuk kam pas rast bila as ta njoh e as te ulem ne prehrin e tij sepse ishte vra duke luftuar kundër regjimit kriminel Serb për lirin e popullit te Kosovës gjithashtu edhe Babai im ishte i persekutuar e i llomitur dru nga regjimi Serb sepse çdo here e kundërshtonte at regjim bile ne vitin 1956 kur ne fshatin tim kërkoheshin armë fizikisht u kacafyt me policin e regjimit i cili shtypke fshataret me dru e kërkonte armë nga ta e ata ishin tesh për bukë,pra çdo gjë qa plasonte regjimi Serb e ai konsideronte se është kundër shqiptarëve e kundërshtonte me fanatizëm te madh. Tani ne kohen ma te re edhe ne vëllezërit kishim ndjek rrugën e te parëve edhe ku thirrke Atdheu aty qëndronim e me qa kishim mundësi pa kurrfarë prapavije qe ti krijojmë far privilegje për veti por çdo here luftën te cilën e ka bar familja ime e ka ber për interesin e popullit dhe kombit e sa për luftë kurrë nuk kemi kërkuar te kemi far privilegjesh sepse çdo here për veprimet tona ja u kemi lënë vlerësimet te tjerëve dhe kemi deshiruar qe te jetojmë si te gjithë te tjerët nuk kem tentua te pasurohemi te vetëdijshëm se dikujt si vjen rasti te luftoj ,dikush frikohet dikush është i sëmur,dhe dikush nuk është brenda ne Kosovës fare. Por për ata qa e kemi bar e kemi bar qe populli im te jetoj i barabartë me te tjerët popuj ne Ballkan,si ne aspektin politik por edhe ekonomik. Po i kthehem letërnjoftimit kur e pash letërnjoftimin e mbi fotografin time çirilicen ne Lul te ballit,mendova vet me vete a qenka e mundur kjo gjë ne Kosovën shtet i pa varur dhe Sovran. Koha e monizmit ka qen dhe ka ekzistua barazia e gjuhëve dhe e shkrimeve qe Serbit i shkruante Serbisht e shqiptarit shqip pa ja përzie shkronjat administratori qe e lëshojke as shqiptarit e as Serbit.
Jo qe jam ai qe ndijë far urrejtje kundër gjuhës Serbe as, kundër askujt por luftuam me shekuj kundër regjimit Serb. për barazinë politike ekonomik gjuhësore,e sodë ne letërnjoftimin tim te figuroj çirilica e plus ne fotografin time ne Lul te ballit e Kosova shtet ku 95% shqiptar kjo me tronditi shumë e ai njeri qe punon ne ministrin e punëve te brendshme ne sektorin ku lëshohen dokumentet zyrtare gjegjësisht letërnjoftimet e bën provokime te tilla duhet te merren masa menjë here se ne jetën time kurrë skam qen më i fyer dhe i provokuar por edhe i dërmuar shpirtërisht. Më rikthej një kujtim te hidhur te viteve 1960 ku lenden muzikore te paralelet shqiptare ne shkollë fillore ne gjuhen Serbe e jepte një far arsimtari i quajtur me emrin Misho .Kur ky arsimtar e nxinte nxënësin të pa përgatitur ja qitke emrin e Haradin Pashës nxënësit ne Lul te ballit ,te shkruar me shkronja çirilice. Kur e pash edhe emrin e shtetit tim ne Lul te ballit tim me shkronja çirilic. Eh thashë qenka kthyer Misha e po punojka ne ministrin e punëve te brendshme te Republikës se Kosovës e nuk di çka i koftë ati qe e paska pranua këtë katil. Tani jam traumatizuar dhe po frikohem te aplikoj edhe për pasaportë se mos edhe aty po qëllon far Mishe e po ma lyp lulen e ballit me çirilic e vaj halli për mua. Por e mira e së mirës është qe ata te ministrisë te kontrollojnë punën e punëtorëve te vet e ti ndalin këto provokime ndaj qytetarëve e veç nëse shkronjat duhen ne fotografi shqiptarit le të ja qesin shqip e çirilicen Serbit se gjatë autonomisë së Kosovës shumë shpesh e kanë pas lyp sepse me ligj më duket atëherë te shkruarit ne dokumente Serbe ka qen ne përdorim alfabeti latin,e disa nacionalist Serb atëherë e ndjenin veten te fyer bile ato shkronja i quajshin shkronja shqipe vetëm sa për ti komprometuar shqiptaret,qe po bëjnë presion ndaj tyre.
Ismet Uka - ish punëtor i Trepçës tani pensionist.