Mendime
Ramiz Dërmaku: Kush është "zyrtari" Can Tahiri që jep leje për aktivitetet e mërgatës në Gjermani!?
E marte, 20.03.2012, 07:59 PM
Reagim:
Kush është "zyrtari" Can Tahiri që jep leje aktiviteteve të mërgatës në Gjermani!?
„Shumë kohë më parë kam mësuar të mos zihem me bishat, mbase duhet më parë të bëhem edhe vet pis si ta“!
Nga: Ramiz DËRMAKU
Nuk kalon ditë të mos dëgjojnë veshët lloj lloj marrëzinash e turpe të tmerrshme në mërgaten tonë në Gjermani! Është habi se si arritëm ne këtë gjendje (!!!), ashtu siq na duket habi që duke u mësuar me to, ne po tjetësohemi, apo pajtohemi me heshtjen edhe pas tronditjeve nga "bacilët"! Zemrat tona po ngurtësohen ne mënyrë të pakuptueshme e ndjenjat dhe dashuria ndaj atdheut – vendlindjes, çështjes kombëtare, martirëve po zbehen,ngushtohë deri në shuarje. Disa matrapazë, karrieristë, bajraktaristë, huliganë,të kuqët- komunistë,leninistë, për çdo ditë po e dëmtojnë e pengojnë zhvillimin e aktiviteteve tona kombëtare shqiptare. Çdo ditë dëgjojmë e lexojmë, se disa mërgimtarë tanë para interesave kombëtare kanë vënë interesat personale,familjare apo edhe klanore, dhe disi po mësohemi t’i durojmë e të heshtim edhe atëherë kur nuk duhet heshtur, edhe atëher kur duhet reaguar. Mirëpo ne kësaj radhe do të trajtojmë një temë krejtësisht tjetër, pra temë që edhe duhet jo vetëm trajtuar por edhe gjykuar e ndëshkuar çdo bartës të këtyre dukurive negative të cilat po lëshojnë rrënjë si shelgu në ujë. Akoma edhe sot në trojet etnike shqiptare, një pjesë e madhe e popullsisë sonë po jeton në varfëri të skajshme, akoma fëmiu i tyre qanë për një kafshatë bukë goje, e çka është edhe më tragjike se në mesin e atyre gjinden edhe luftëtarët dhe invalidët e UÇK-ës, të cilët bredhin poshtë e lartë rrugëve e trotuarëve të qyteteve për ta siguaruar kafshatën e gojës për fëmijët e tyre. Akoma edhe sot e kësaj dite, nusët, fëmijët, nënat, baballarët, gjyshet,gjyshrit tonë edhe natën i lanë portat e zemrave të hapura mos po kthehën bijt-bijat,burrat e tyre dikund gjallë nga shkinija,e ne…….?Ne sot ne këtë kohë në vend se të lexonim për mbajtjen e suksesshme të Akademisë Përkujtimore kushtuar tre martirëve të kombit; Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në vend se ne të përkujtonim ditët, kur ata veprimtarë ngritën zërin e tyre ndaj shkeljes flagrante të Lirive dhe të drejtave të njeriut nga regjimi kriminel serb, në vend se ti nderonim me pietet dhe të betohemi para veprës së tyre, madhore,në vend se ne t’i nderojmë e respektojmë familjet e tyre, në vend se t'ua lehtësojmë mallin e dhembjen për bashkëshortët, burrin, babën, disa matrapaz po hapin plagë të reja, me (ri)atentate.
Të gjithë po themi e duam Kosovën, me shqetësime e dhembje po e përcjellim gjendjen në Kosovë, ku strukturat paralele serbe po bëjnë orvatjet e fundit për ta ndarë pjesën veriore të Mitrovicës, për t’ia shkëputur Kosovës Zemrën, disa karrieristë, demagogë, e pedofilë për t’i realizuar qëllimet e tyre karrieriste
po pengojnë aktivitetet e mërgatës sonë ne format me mafioze të mundshme. Javë te tëra me shoke kemi bërë biseda, konsultime, për mbajtjen e një Akademie Përkujtimore, kurorëzuar me Antologjinë "Trinom i Lirisë" kushtuar vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, me rastin e 30 - vjetorit të vrasjes së tyre nga UDB-a serbo – çetnike dhe argatet e tjerë shqipfolës. Në vend se ta kërkojmë vrasësin e martirëve.., ne sot i kemi ulur kokat.., dhe nga sytë po më rrjedhin lotët më thotë në telefonë z. Neki Lulaj, Hasan Qyqalla,Faridin Tafallari, Xhafer Leci, Isa Demi, Elhami Ramadani, Tefik Kallaba, Ismet Klaiqi, të gjithë këta miq, studjues e bashkidealist të vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka. E vend se tani ne të shkruajmë për ndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve, për bashkëveprimtarete tyre, në vend se ata të na evokonin kujtime nga ditët kur ishin s’bashku me aktivitetin e ilegalës, kur dolën në rrugët e shteteve më të mëdha dhe nuk kërkonin asgjë më tepër se të tjerët veç se LIRI. Vend se ti numronim tani Demonstratat e protestat e tyre, dhe të shkruanim për jehonën që patën gjatë asaj kohe, ne e kemi ulur kokën dhe po heshtim…, po heshtim.., e po pyesim se kush i vrau vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën…!?
thonim.., ne atyre, kush do t'iu përgjigjej..?!
"Lajmi i hidhur një ditë para mbajtjes: ANULOHET Akademia përkujtimore në Shtuttgart!! Tani me keqardhje e thyerje të thellë shpirtërore ju bëjmë të njohur ANULIMIN e AKADEMISË PËRKUJTIMORE PËR VËLLEZËRIT GËRVALLA E KADRI ZEKA, për shkak ...!!!??? ...që tani janë të njohura për opinionin e gjërë! "Të flasësh apo të humbësh kohë e të shkruash për “njerëzit“ si C. Tahiri, është humbje kohe dhe kokëdhembje deri ne çmenduri. Mirëpo, për ta informuar opinionin e gjërë dhe për t’kërkuar falje të gjithë atyre që atë ditë udhëtuan për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore; shtojmë sa vijon: I lartë përmenduri ,,C. T. thotë se është kryetarë i një unioni .., kryetarë një subjekti.., një partie.., pa sekretar.., pa arkatar, pa anëtar të regjistruar askund, o zot, ndoshta ky qenka “njeri“ i dërguar nga Perendia.., apo nga ..........?
Ai (C. T.) kërcënohet me kushtëzime të prera, " o edhe unë me "Unionin ...." do jem bashkorganizator dhe moderator unë (C. T.) ose kurrë s'ka me u organizua gja, pasi kam pas vetes institucionet e Kosovës, duke aluduar në Konzulatën e Shtutgartit dhe në Ministrin Pacolli"! Përkundër përpjekjeve sqarimeve tona se është vendim i LSHAKSH dhe përgjegjësi e tyre kjo AKADEMI! dhe jo i imi. Insiston dhe kërkon Skenarin ky farë “dallkauki”"daullxhiu",ndërkaq që s'njeh as shkrim-leximin në nivlin e "shitje e ekspozimit" të tij! Fillimisht mendonim se pengesat që shtronte vazhdimisht Bekim Elshani pronar i "Beko-Bau", janë vetëm shaka me ne, deri sa menjëher pas Bekimit lajmrohej "zëdhënsi" C.T... kur edhe e kërcnoi z. Qyqalla e Z. Lulaj, do merrni vesh kush jam unë dhe shohim qa bëhet atë ditë (aludon për të Shtunë, kur edhe do mbahej AKADEMIA PËRKUJTIMORE ...)!!! Bile na tha se do na ndëshkoj! Nisë nga kjo situatë e tillë me kërcnime e kushtëzime (me sms-që posedonë Këshilli Organizativ), të enjten rreth orës 23.00, lidhemi në telefon shpejt njëri me tjetrin dhe morrëm VENDIMIN më të mirë të mundshëm për ANULIM, gjegjsisht shtyerjen për 1 maj në Koblenz, veçë t'iu shmangemi eksceseve të paralajmruara nga "bacili" Can TAHIRI...!!! Mirëpo, një fjalë e popullit thotë se shqiptari kur ta jepë BESËN, ai nuk të trathëton. Edhe kësaj radhe fjalët i mori era dhe fytyrën e turpin Cani.
Pikërisht ky është sqarimi i rrethanave që na detyruan të anulojmë, gjegjsisht shtyejmë mbajtjen e Akademisë Përkujtimore. Se kush është fajtor për këtë, lexues të nderuarë ju vlerësone më së miri, mbase edhe për ju bëmë këtë sqarim duke treguar konsideratë e mirëkuptim. Ndryshe, prej sot e tutje, shpallim publikisht Can TAHIRIN përson "non grata" për mërgatën tonë kombëtare shqiptare!