E diele, 22.12.2024, 02:03 AM (GMT)

Kulturë

Flet këngëtari popullor, Ylli Baka

E diele, 18.03.2012, 03:21 PM


U jam borxhli fansave

 

Nga Albert ZHOLI

 

Ai sot ka një emër të lakuar, për zërin por edhe për pjesamarrjen në shumë koncerte, aktivitete apo dasma. Të gjitha këto kanë bërë që në këtë kohë që po flasim Ylli Baka ëshët një këngëtar korrekt dhe shumë  i mediatizuar. Ky mediatizim ka filluar mnë përamsa të ëmdha sidomos gjatë këtyre 6 viteve të karrierës së tij të vrullshme. Ai është tashmë një nga këngëtarët më të paguar në tregun muzikor shqiptar. E themi plot bindje se aktualisht në rrethet muzikore  dhe ëm gjerë  flitet për emrin e tij si një këngëtar i afirmuar në botën muzikore,e sidomos përsa i përket muzikës popullore të jugut  Vetë Ylli është i kënaqur si këngëtar dhe më profesionin e tij ndjehet i realizuar. Këngët e tij popullore sot këndohen nga të gjitha grupmoshar duke i kthyer disa këngë të tij në hite.

Kur lindi dëshira për këngë për Yllin?

Unë kam filluar të këndoj qysh në moshën 20 vjeçare por dalja ime në tregun muzikor shqiptar ka ndodhur para 6vitesh.Ndoshta kam qenë një talent i lindur. Por talenti lind dhe zhvillohet sigurisht nëse di të zgjedhësh komponentët kyç të suksesit.

Sot shumë njerëz janë penduar për profesionet e zgjedhura, po Ylli hynë në këtë kategori?

Aspak! E them me bidnje se më pëlqen profesioni im,në të cilin sot bëj pjesë. Madje e them me po kaq bindje se jam i gatshëm që ti shkoj deri në fund të kësaj rruge që kam nisur të bëj. Edhe nga ana ekonomike mund të them që unë si këngëtar jam shumë i kënaqur, pasi ana ekonomike është e lidhur ngushtas me suksesin.Jashtë ekonomisë mua më ka bërë të zgjedh këtë profesion pasioni dhë përkushtimi ndaj muzikës.

Çdo këmgëtar ka momente të ëvshtira. Cilat  kanë qenë për ju këto?

Gjithmonë fillimet janë shumë të vështira.Dhe në ecje e sipër gjithmonë përballesh më barriera të shumta.Cdo material,çdo këngë,çdo sukses,ka vështirësitë e veta,por ajo superohet me punë dhe seriozitet maksimal. Në çdo profesion në çdo zanta egziston fjala popullore: “Duhet 99% punë dhe 1% talent”.


Vendet në të cilat këndon Ylli?

 

Janë të ndryshme. Dua të them se janë stinore. Në sezonin dimëror jashtë Shqipërisë, këndoj kryesisht në Evropë,në Amerikë etj, kurse në sezonin veror brenda Shqipërisë..

Për dashurinë flasin të gjithë.  Çështë dashuria për Yllin?

Për mua dashuria është diçka që ta bën jetën më të bukur dhe më harmonike,flasim këtu për të gjitha llojet e dashurive, pra për një dashuri universale.

Jeni vetë këngëtarë por keni dhe preference. Cilët janë këngëtarët tuaj më të preferuar?

Më pëlqen muzika popullore e mirëfilltë si e shkuara edhe e tashmja. Plus kësaj pëlqej dhe muzikën e mirëfilltë të lehtë shqiptare dhe atë kosovare. Ndërsa përsa i përket emrave nuk përmend asnjë, sepse do ketë qefmbetje ! Janë shumë këngëtarë të mirë.

Si e cilëson Ylli vetë konkurencën mes këngëtarëve?

Më pëlqen konkurenca sigurisht po flasim për atë konkurencë që ka muzikë të mirëfilltë.Dhe më vjën realisht mirë kur ka konkurencë,e cila gjithmonë ka marrë vlerësimin dhe respektin tim maksimal. Pa këtë konkurencë nuk do ishim këtu ku jemi por do binim në vetëkënaqësi. Raalisht sot ka konkurencë të dyfishtë si  reale ashtu dhe të pandershme. Pjesë e jetës. S’ke cci bën.

Si është një ditë e zakonshme për Yllin?

Eh si është. Ndoshta disi ndryshe. Personalisht zgjoehm në orën 10:00 të mëngjesit,pi një kafë me shokët ose familjen ose shpesh edh eme koleg që mudn të jenë këngëtar,poet,kompozitor. Pastaj filloj punën

Çfarë vlerësoni tek një njeri?

Brenda njeiur ka shumë gjëra. Personalisht vlerësoj sinqeritetin e tij,.Miqësia dhe shoqëria kanë qënë dhe janë gjithmonë të pandashme në jetën time.

Si do ta përshkruanit veteveten?

Me pak fjalë…Jam njeri i thjeshtë,i komunikueshëm, dhe i qeshur, korrekt në punë. Këto them unë për veten, por nuk di ccthonë të tjerët për mua.

Shumë këngëtarë kanë dhe profesion të dytë. Çfarë do të donte Ylli nqs sdo të bëhej këngëtar?

Mendoj se ccdo njeri sot ka dy dhe më shumë profesione. Besoj se do bëhesha poet sepse më vjen dorësh për poezi,dhe madje gjysmat e teksteve i kam shkruar vetë. 

Keni shkuar në shumë vende kush ju ka ngelur më shumë në kujtesë?

Kam vizituar shumë,por Amerika më ka mbetur në mëndje padyshim,pasatj vijnë Londra, Roma, Athina etj…Kurse përsa i përket bukurive shqiptare mbeten të patjetërsueshme,Vlora,Saranda dhe vendlindja ime Tepelena.

Muzika dhe shqiptarët cili është mendimi juaj?

Në Shqipëri dëgjohen shumë rryma, por ajo gjë që unë njoh mirë është se shqiptarët tanimë janë kthyer të dëgjojnë muzikën e mirëfilltë popullore. Pjesa dërrmuese e tyre e bëjnë këtë dhe mund të them me plotë gojë që ato që e dëgjojnë kanë filluar ta shijojnë,sepse janë velur më pseodokëngëtar dhe pseodokëngë.

Le të flasim pak për fansat?

Jam shumë i kënaqur me fansat.Dhe madje kam bërë edhe një këngë dedikuar atyre,sepse e meritojnë ajo titullohet: “Jeni miqtë e mi të nderit,ndaj ju them faleminderit”! Gjthmonë ato janë të pranishëm edhe në punën time dhe në krijimtarinë tim të re,dhe kjo është një mbështetje e madhe e cila më fal energji pozitive.

Ylli Baka dhe familja?

Familja ime është e përbërë nga 3 persona,1vajzë dhe 2djem.Janë në shkollë dhe më mungojnë më së shumti fundjavave. I dua dhe ëm duan shumë. Kemi amrdhëie të shkëlqyera.


Çfarë janë më të interesuar njerëzit që të dëgjojnë nga repertori juaj?

Të gjitha këngët e mia ajnë të kërkuara, por kryesisht kur shkoj nëpër dasma preferojnë normalisht këngët e krahinës së tyre,por këndoj edhe këngë të tjera të cilat unë i këndoj me kënaqësi.

Cili është mendimi juaj për këngën shqiptare. A është duke u modernizuar ajo dhe i plotëson kërkesat e zhvillimeve ku po futet Shqipëria?

Unë them asaj rrymë që i përkas,ka prurje të shumta dhe shumë të mira në treg për muzikë të mirëfilltë.Shikojmë një shmangie të kopjimit siç ka qënë ritual i yni gjithmonë dhe kahera.Dhe shikojmë gjithashtu një rivalitet të mirëfilltë kuptohet midis atyre që prodhojnë këngë të mirëfilltë,dhe kush prodhon më mirë.

Jeni pjesamrërs në shumë aktivitete, si do ti komentoni?

Në rradhë të parë kudo që kam shkuar ,kam shkuar falë zotit dhe punës dhe njerëzve që më kanë mbështetur duke më falur adhurimin e tyre.Më kanë mbështetur duke më bërë që asnjëherë të mos i zhgënjej në krijimtarinë time si këngëtar i tyre.

Lidhjet me librin?

I kam lënë pak pas dore. Por më pëlqejnë më shumë librat me poezi, pasi janë pjesë e profesionit.Por edhe librat e vjetër rapsodik shqiptar. Lexoj por lexoj më shumë gjatë pushimeve.

A keni pengje?

Nuk kam kurrëfarë pengu në jetë për ansjë dhe për asgjë!


Jeta e përdishme?

:Se ndjej fare ditën,ikën sa hap e mbyll sytë.Se kuptoj as vetë! Puna jonë ëshët intensive, koncerte, prova, aktivitete.

Çfarë planesh për të ardhmen?

Kam disa plane për të ardhmen, objektivi im është që shumë shpejt të nxjerr albumin që jam duke u përgatitur ndërkohë edhe për dy klipe të tjera. Pra janë disa plane në të njëtën kohë. Koha ecën duhet shrytëzuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora