E enjte, 14.11.2024, 06:46 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Michael Kruger: SHLP në Ludwigsburg thellon bashkpunimin me Universitetin e Prishtinës

E diele, 18.03.2012, 04:33 PM


SHLP në Ludwigsburg
SHLP në Ludwigsburg thellon bashkpunimin me Universitetin e Prishtinës

 

Shkolla e lartë pedagogjike në Ludwigsburg aprovoi marrëveshjen bilaterale me Universitetin e Prishtinës për thellimin e studimeve- dhe shkëmbimin e Docentëve- ligjëruesve

 

Shkruan; Michael Kruger

 

Një delegacion i nivelit të lartë nga Kosova vizitoi më 12 Mars 2012, Shkollën e lartë pedagogjike në qytetin Ludwigsburg të Gjermanisë. U shoqëruan nga zëvendës konsulli i republikës së Kosovës me seli në Stuttgart Imer Lladrovci, ministri i diasporës, Ibrahim Makolli, rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Mujë Rugova dhe prorektori Prof. Dr. Naser Mrasori.

Shkolla e lartë pedagogjike në Ludwigsburg kishte planifikuar më herët, zgjërimin e marrëdhënjeve dhe bashkpunimin me Universitetin e Prishtinës. Kështu pra që nga data 12 Mars 2012 u vendos një bashkëpunim i mirëfillët ndërmjet këtyre dy vatrave universitare..

" Kontaktet tashmë ekzistuese në mes të Universitetit të Prishtinës, Shkollës së lartë pedagogjike në Ludwigsburg dhe Zyrës akademike të Gjermanisë për botën e jashtme, do të thellohen në kontekstin shkencor ",  theksoi rektori i Shkollës së lartë Pedagogjike në Ludwigsburg, Prof. Dr. Martin Fix.

Shtetet gjermano-folëse ( ku flitet gjuha gjermane ) jan për marrëdhëniet e jashtme të Kosovës veçanërisht të rëndësishme. Gjermanishtja është pas gjuhës amtare, gjuha që më së shpeshti flitet në shtetin më të ri, i cili më 17 Shkurt 2012 festoi katër vjetorin e pavarësisë së saj.

"500.000 Kosovarë jetojnë në vendet ku flitet gjuha gjermane.  Ne supozojmë se nuk ka asnjë familje në Kosovë, që të paktën një anëtar i saj  të mos ka kontakt me Gjermaninë", theksoi ministri i diasporës në Republikën e Kosovës, Ibrahim Makolli.

Një marrëveshje dypalëshe mes dy vatrave universitare do të përmirësojë shumë, mes tjerash, mundësitë e udhëtimit për studentët dhe docentët- ligjëruesit që do të përfshihen në këtë bashkëpunim.

" Universiteti i Prishtinës u themelua në vitin 1970 dhe ishte për një kohë të gjatë Universiteti i vetëm publik në Kosovë. Për momentin në Fakultetet e Kosovës studjojnë rreth 50.000 studente/ student. Katedra e gjuhës gjermane ekziston që nga viti 1992, aktualisht ka rreth 550 studentë. Kërkesat jan vazhdimisht të shumta dhe në rritje, njoftoi prof. Dr Mrasori. Për një vend studimi në këtë Katedër aplikojnë së pakut pesë Kandidat".

 

Disa fjali për Shkollën e lartë pedagogjike në Ludwigsburg

 

SHLP në Ludwigsburg është një qendër moderne, kompetente për shkencat e arsimit në katër fusha të lidhura ngushtë: edukimin formal, edukimin e fëmijëve parashkollor dhe të rinjve, edukimin- trajnimin e të rriturve dhe edukimin në fushën kulturore dhe sociale.

Ajo promovon hulumtimin dhe mësimdhënjen për gjeneratat e ardhshme të shkencëtarëve dhe trajtohet si një Shkollë e lartë hulumtuese me të drejtë promovimi, ngjashëm më Universitetet.

U hap në vitin 1946 si pasardhëse e Institutit Pedagogjik në Shtutgart, u zhvillua në vitin 1962 si Shkollë e lartë pedagogjike dhe u vendos në vitin 1966 në lagjen e re të ndërtuar në Ludwigsburg.

Në vitin 1987 edhe Departamenti i Arsimit Special në ish SHLP e qytetit  Reutlingen u integrua në  këtë vatër të arsimit të lartë. Sot, SHLP në Ludwigsburg,  me mbi 5000 student dhe 380 të punësuar përfaqson qendrën më të madhe të mësuesisë në Baden-Wuerttemberg.

Delegacioni i UP me drejtuesit e SHLP në Ludwigsburg,

 

Nga e majta në të djathtë: Prof. Fix Martin,Imer Lladrovci, Ibrahim Makolli.

 

Marrë nga portali i SHLP në Ludwigsburg; www.ph-ludwigsburg.de

Përktheu: Xhevat Muqaku

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora