E shtune, 21.12.2024, 03:44 PM (GMT)

Kulturë

Ymer Halimi: Dikush u mashtrua

E hene, 19.03.2012, 07:58 PM


DIKUSH U MASHTRUA

 

Nga Dr.sci. Ymer Halimi

 

E mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Kryqit të Kuq të Kosovës, dhe u vendos që Kryqin e Kuq të Kosovës, në Këshillin Republikan për Ndihma Emergjente ta përfaqësoja unë dhe u morrem vesh, siç ishim njoftuar më parë, t’i merrnim disa pako me barna, që ishin vendosur në shtëpinë z. S. Novosellës. Pas mbledhjes, B. Dumnica dhe pof. I. Dedushaj shkuan në shtëpi, ndërsa dr. Xh. Shkodres me veturen e tij dhe unë shkuam t‘i merrnim barnat e t’i përcjellim në zyrën e Kryqit të Kuq. Por i paralajmërova që  nesër mund t’i përcjellim për Drenicë me N. Zariqin, me që kemi me shkue me te.

Në orën 13,00  ishim para shtëpisë së z. S. Novosellës dhe  e zonja e shtëpisë na e hapi derën. I ngarkuam ca pako me barna, që ishin marrë nga shoqata “Nenë Tereza”, sipas marrëveshjes me ta, e kur mbyllem bagazhin dhe hapëm dyert e veturës për të hyrë në të, dy detektivë i nxorën kartat e identitetit dhe na thanë: “Jeni të arrestuar!”. Ata, vetëm një minutë me parë i pashë duke e ndaluar veturën private të markës 101, ngjyrë e kuqe, e vjetër. E kjo ?! Si të porositur. Na ndanë. Dr. Xh.Shkodres ia mori veturën njëri nga ata për ta vozitur, ndërsa unë shkova me te dytin, në veturën tyre. Asnjë fjalë të vetme nuk e ndërrova, e as nuk më pyeti asgjë deri sa na futën në shtëpin, ku punonin njerëzit e UDB-së. Para syve tanë i zbrazën pakot e barërave, në të cilat kishim informacion se ç’kishte, por jo edhe për të gjitha. Gjatë hyrjes n’atë shtëpi sillesha krejt lirshëm në dukje, por gjendja ime shpirtërore nuk ishte e tillë. Dr. Xh. Shkodra, dy here me tërhoqi vërejtjen: “Hej a e di ku je?!”. Por unë, me sjellje doja t’u tregoja se nuk kishim bërë faj. Ata vërtet me shikonin si me habi. Na lanë te vetëm rreth njëzet minuta. Erdhën për pak kohë dhe u sqaruam, se jemi të Kryqit te Kuq te Kosovës dhe ky është një veprim normal, për aktivitet humanitar. E kërkuan Kryetarin I. Dedushen e sollën pas një kohe edhe atë. E vendosën në të katin  njëjtë, i treti, por në një zyre në anën tjetër te korridorit. Na lanë të gjithëve vetëm dhe unë si unë, u ngrita në këmbë, dola në korridor për t’i thënë mirëseardhje prof.Isufit. Dr. Xh. Shkodren e kapi shqetësimi: “Hej a e di ku je ore?!”- ma përsëriti. Me vet i thoja: E di, e di se kur isha 20 vjeç, para 30 vitesh, e kisha përgjakur dyshemenë në një objekt të këtillë sa që nuk e njihja fytyrën time, në emër të patriotizmit, por sot po sillem në cilësinë e një intelektuali të “pafajshëm”. Dr. Xh. Shkodra gjatë gjithë kohës, sa ishim vetëm, ankohej që nuk kishte ngrënë as mëngjes. Sigurisht e mendonte se do jemi më gjatë aty dhe kjo e shqetësonte. Për ta “lehtsuar”, unë i thash: po deshe ujë, të bie, sa për bukë - zoti të lashtë shënosh! I thash se e pash një bakall me uji qe ishte ne tavolin prapa shpines se tij. Me shiqoi me plot gaz, por pa bër zë. U morrem vesh që përballë hetuesve të flasim sa me pak dhe i koordinuam paksa qëndrimet.

Por deri sa ne po pritnim, nga Dragodani dëgjoheshin, thirrjet e femrave serbe se si kundërshtonin para Konsulatës Amerikane për qendrimin amerikane në çështjen e Kosovës. Kjo ndodhi  edhe për atë, sepse po atë ditë në Prishtinë ishte z. Gelbard dhe e mbështeste qëndrimin e shqiptarëve.

Dikur, pas një ore, erdhën përsëri i regjistruan gjeneralitë e identitetit tonë. U thamë se barnat janë domeni i Kryqit të Kuq. Kuptuan se jemi profesorë në Universitet dhe ndoshta kjo ndikoi sado pak, përveç asaj që ishim edhe të Kryqit të Kuq, që sjellja e tyre të ishte korrekte.

Por rrafshi i dialogimit politik nuk u shmang. Njëri nga ata u shpreh: “Ju / mendoj te shqiptqret/ po doni të shkruani harta të reja në Ballkan. Jo, kjo pa gjak nuk bëhet !” Ndiehej tepër i sigurtë në superioritetin e vet. Karshi nesh ishte njeri mjaft i ri. Pas ca fjalëve me plot ironi na liruan. U befasuam. Si ngjau ky lirim?! Por te barnat ne kishim shumë çka kirurgjike.

Deri sa kalonim pranë zyrës ku ishte prof. Isufi, i thashë: Ne po shkojmë. Qëllimi ishte që ta kuptojë në një mënyre fundin e këtij procesi.

Thënë të drejten origjinaliteti i sjelljes te njerëzit më bënë te ndjehem mirë.

Gjatë rrugës, dr. Xh. Shkodres i’u kishte fikësuar: si na kapen?. Kush i informoi? A ishte rastësi?. Jo, assesi rastësi, por jo vetëm atij. Mos u merakos doktor, dikush nga ne, ose dikush nga ata..., dhe për ta ironizuar këtë çështje i thashë: “Ndoshta ti doktor, ose unë ”. Ai bëhej edhe më nevrik. Kërkonte nga unë një seriozitet. E unë prapë ironizoja. A nuk i njeh shqiptarët a? Po si të them ndryshe ore..., kur njerëzit që parprakisht i dinin këto veprime, ishin të gjithë shqiptarë: Te “Nëna Tereze”, te Kryqi i Kuq, te Emergjenca, po edhe rruga ku i ishim, ishte e banuar 100% me shqiptarë. Ata nuk ishin kur ne i ngarkuem që të dyshojnë gjatë punës.

Për ta ndaluar këtë torturë shpirtërore, por jo edhe pa arsye, dr. Xhevatit, i thashë: “Po  prof.  Isufin si e kemi tash ore? E lamë në burg e ne po ikim... ”

***

Pas pak kohesh u kthye edhe prof. Isufi. Me rrefeu se, para se ta arrestonin atë, ai kishte lajmëruar QIK-un, (Qendra e Informimit të Kosovës) se ishin arrestuar aktivistët e Kryqit të Kuq të Kosovës. Tani ky ishte lajm medial.

Deri në mbrëmje, me vizituan ca shokë e fqinj. Kjo kështu ishte bërë si modë. Por diç më la mbresë. Një intelektual (Sh), që ishte mysafir, në ndarje e sipër më tha: “Shikoje familjen tënde !”. Mendoi se e kishte me dashamirësi. Por më bëri të mendoj thellë në shumë dimensione.

Vërtet duhet të jesh i “papërkulshëm deri në ashpërsi të shpirtit per qëllimin” thot Niçe. Prandaj, po që se do t’i  shërbesh çështjes së përgjithshme  kjo vlen. Por, është shumë i rëndësishëm qëndrimi ndaj procesi që ta kuptosh qëndrueshmërinë e tij, te besosh ne te, edhe kur  është shumë i maskuar nga pasiguria. Këtu është madhështia intelektuale e njerëzore – që ta kuptosh atë. Duket i paqëndryeshem procesi në të parë, se është i mbështetur në pak individë dhe njerëzit i kthejnë shpinën, këtyre proceseve me qenësore, në emër të interesit të vet personal e familjar. Por, ky interes i pjesëshm te ndjeket me çdo kusht i bën ata që t’u shërbejnë edhe njerëzve të krimit dhe proceseve të kriminalizuara. Kjo, individet i bën të robëruar shpirtërisht e i shndërron në qenie shtazore, qe te vemin motiv e kanë për të ngrën e për te pasë, e për asgje shpirtërore. E përbashkëta shpitërore është hyjnore, për njerëzit. E ne, ku jemi përball procesit te filluar, si tërsi, se individet e tillë i pam me 5, 6 e 7 Mars?!

***

E pas gjithë kësaj u ndjeva mirë kur N. Zariqi e kofirmoi se nesër do të shkojmë me mbi dhjetë ton ushqime e materiale te tjera për Drenicë, por mbetem pa barnat se dikush u mashtrua ... E mendoi se diçka personale është më e vlefshme. Vertet, kjo nuk ishte rastesi.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora