E shtune, 21.12.2024, 12:30 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Keze Kozeta Zylo: Kujtimet si fletëz libri

E merkure, 07.03.2012, 07:56 PM


Keze Kozeta Zylo

 

Kujtimet si fletëz libri

 

(Për ditën e Mësuesit)

 

Në çdo 7 Mars nga nxënësit merrja,

Tufa mimozash gjithë aromë,

Mbrëmë në ëndërr m’u shfaq klasa,

Pa nxënësit e mi, skelet, kufomë...

 

Po ku të gjej mimozë Tirane,

Lulet e verdha t’i bëjë kurorë,

Kërkova kudo brenda New Yorkut,

Askund nuk kishte si pema jonë…

 

Dhe hap kujtimet si fletëz libri,

Ndër to hartimet shfaqen përbri,

Në ndonjë rresht më pikon loti,

Dhe m’i fshin Hëna si me magji…

 

Dhe pi prej tyre një gllënjkë pranvere,

Që të deh botën me shpirtin tuaj,

Ta dinte ajo se ç’zjarr ju kishit,

Nga Letargjia do ishte zgjuar!

 

Se ç’ju vjen zëri si puhizë ere,

Sythet e fjalës më mbillni në sy,

Butësia e tyre ka mbarsur stinët,

Ndaj një Shekspir do të lindë aty…

 

Staten Island, New York

7 Mars, 2012



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora