Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Ndjesë Vezirit

| E marte, 06.03.2012, 07:21 PM |


Ndjesë Vezirit

 

(me rastin e Ditës së mësuesit)

 

" Ti,Halim,që  s'di këndim

Je ministër për arsim?!"

Fan Noli

 

(tregim)

 

Nga Përparim Hysi

 

Kur marrë të  shkruaj për këtë tregim,më sillet parasysh ai skeçi me Artistin e Popullit,Luftar Pajo,që shkëmben batuta me kryetarin e tij.

 

-S'më heq dot,o zoti kryetar!

-Të heq.

-Ëhë,nuk më heq dot...dhe gjithë ky shkëmbim batutash,vetëm për të dhënë idenë se sekretari qe i pashkollë dhe kryetari qe me gramë. Kur tak dhe vjen urdhëri nga lart: i pashkolli emërohet kryetar dhe kryetari sekretar.Dhe Luftari  (epo kush më mirë se ai? )  :

-Eh,të thashë.Aty tani dhe bëj si të them unë.

Salla shkërrmoqej së qeshuri dhe,natyrshëm,nuk ke se si mos qeshësh me këtë paradoks.Ama i referohej kohës së mbretit Zog. Po vallë a shpëtuam nga këto paradokse,ku i paafti të jetë drejtues dhe të komandojë të aftët,qoft në kohën e Enverit (për këtë kohë flet dhe tregimi ynë ) ,por,mjerisht, ky paradoks vazhdon edhe tash në vitet e demokracisë.  Pse dhe vazhdon,ndaj dhe unë po sjellë pasazhe të asaj kohe që i kam hequr mbi kurriz. E kam thënë dhe diku tjetër:unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk i di apo nuk  m'i kanë parë sytë.

 

 

*      *   *

 

Aftësinë për të dalluar të aftin nga i paafti,duhet ta kem arritur gjatë vazhdimit të shkollës së mesme dhe,ca më tepër,pasi e mbarova atë. Në shkollën e mesme,kur nuk më mungonte gjykimi (natyrisht,në kufijtë e moshës,se ezhdërha nuk qeshë?! )  vëreja  se sa të aftë ishin të gjithë profesorët që na jepnin mësim. Ata,të gjithë,si në një garë kush e kush më mirë, qenë pasqyra ku ne shihnim përkushtimin dhe ndërgjejgjen e lartë në punë. Ata që të gjithë nuk njihnin lëshimin dhe as akraballëkun. Mund të mbesje edhe në vizatim,edhe në muzikë,edhe në fiskuturë,njësoj si për gjithë lëndët e tjera. Pse punohej kështu dhe "firot" e mbetjeve qenë të rënda.  E filluam me 5 klasa paralele dhe e sosëm me 80 maturantë.

Unë,sa mbarova pedagogjiken,u emërova  mësues në 7-vjeçare. Këtu,së pari,u njoha me paaftësinë. Drejtori vazhdonte të mesmen me korrespodencë,por qe komunist. Por,nuk duhet t'i hyj në hak:nuk qe i bezdisshëm. Unë që në vitin e tretë të punës,fillova studimet me korrespodencë në Universitet.  Kisha 6-vjet të mira që i kisha humbur lidhjet me një ish-shok që kish rënë "theror" që në vitin e dytë. Mbeti.Humbi të drejtën për të vazhduar shkollën dhe,tek më kujtohej ndonjëherë, thosha: -Fatkeqi.Me siguri,se ku punon arave të kooperativës,andej nga Mallakastra e egër (se andej dhe qe) . Por nuk paska qenë fare kështu. E takoj,befas,pas 6-vjetësh dhe që së largu,dukej se nuk qe kooperativist,por,siç shihej,kish zënë ndonjë qoshe me ndonjë zyrë. U takuam,u përqafuam dhe,sa u futëm në një klub për të pirë ndonjë gjë,fillova unë:

-Po hë,si i ke punët?

-Jam drejtor shkolle në B...

Mua,sakaq dhe m'u skuqën veshët. Drejtor ky që ra theror qysh në vitin e dytë?!!!

-Po mirë,- i them,- ke ndonjë mësues që ta njoh unë?

-Kam.Kam Mit'hatin.

-Ou,-bëra unë i gazëllyer,- po si shkon Mithati?

-Nuk bëhet njeri Mithati,pastaj dhe si mësues është i dobët!!!

-Ore,- u hodha unë përpjetë nga e keqja,- ç'më thuaj mua përralla me mbret.Po nga Mithati zë skuqem unë dhe ti e di  ( të më falë lexuesi për mungesën e modestisë)  ,se kush kam qenë unë!

-Ti,- ma priti gjakftohtë "drejtori",- m'i pretë drutë me sëpatën e Vasil Kamanit   (drejtori mitik i pedagogjikes "Luigj Gurakuqi" në Elbasan )  ,po unë,- tha,-  jam komunist dhe në mësonte  mirë Mithati as që më hynë në sy.

-Aha,më fal,se këtë nuk e dija.

Dhe mezi e shtyta me të atë kafe.Por ky,i paaft,që nuk qe i vetëm,i ngjiti shkallët e karrierës deri në Komitetin Qëndror. Mua "hija" e tij nuk m'u nda. Fillimisht,erdhi si sekretar byroje në fermë ku banoja,pastaj,për çudi,u bë sekretar i komitetit të partisë për rrethin ku mbulonte arsimin. Më kujtohet se në një seminar tek po lakoja ca"dokrra" që kërkoheshin nga mësuesët  (arsimi kish plot  të tilla!) ,ai u ngrit dhe tha: -Papit  (kështu më thërresin të gjithë) i ka mbetur ora tutje,në vite,prandaj mos ia vini re. Opo mirë dhe kaq,se të bënte gjëmën,po e mbajti dorën.

Gruaja e këtij qe punonjëse në kuadër. Pa arsim,po qe dhe kjo komniste. Kur shkova të merrja një vërtetim,ajo vetëm fjalën Fier që ka katër gërma,jo vetëm e shkroi me 5 gërma,po me katër gabime. Po patët durim,krahasoheni:  Fier dhe ajo f jeRë!!!  Epo shko i bëj marshallla se qe e shoqja e atij,"mbetësit".

 

*    *    *

Më tregonte një ditë një jurist (ndihmësprokuror,ky qe me shkollë të lartë) që për titullar kish një "veteran" të luftës.

I thashë,-tregonte juristi,- ou,paskan fluturuar në kozmos!

-Kush tha?-pyeti si me inat.

-Po ja... dhe i tregova gazetën "Zëri i popullit" me fotografinë e Juri Gagarinit.

Militanti,mori gazetën,vuri bythët mbi tavolinë dhe ia plasi:

-Gënjejnë. Këtë nuk e di unë që jam prokuror i rrethit dhe e dikan gazetarët!!!

 

*    *    *

Tek pija kafe me një mik që qe kuadër në rreth,ky më pyeti:

-Si do vejë puna e simeshoqe për atestimin? E shoqja qe kolege me mua në shkollë dhe unë.me që merresha me atestimin e mësuesëve të ciklit të ulët në rreth,e dija mirë punën e atestimeve.

I them.Sa po vjen e po shkurtohet litari.Nga qeveria  (qe Adil Çarçani kryeministër)  ka ardhur udhëzimi: do atestohen (kupto:do paguhen!) vetëm ata që dalin shumë mirë dhe,atje ku ka mundësi,edhe ata të vlerësuar me notën mirë.Të tjerët (ku hynin ata të vlerësar majftueshëm) nuk do paguhen. Jotshoqe,- i thashë mikut tim,është tek ata"mjaftueshëm" dhe sivjet u dogj. Se,-sqarova unë,- gjendja është e tillë: shumë mirë 10 vtea,mirë 25 dhe majftueshëm 60 e kusur...

-Çfarë?-turfulloi ai,- sikur ta kisha unë fajin.Po si është e mundur? Janë tri lista,thashë unë,dhe vetëm ata shumë mirët do marrin.

Mikun tim nuk po e zinte vëndi ,kur,si me porosi,në Turizëm ku po pinim kafenë,hyri kryetari i komitetit ekzekutiv të rrethit. Qe njeri i zoti. Po ta kishe mik,të bënte pasha. Në të kish "armik",të bënte gjëmën. Qe vetëm.

-Urdhëro,shoku kryetar,bëri zë miku im. Erdhi dhe e prezantoi dhe me mua. Pa shkuar gjatë,miku zuri dhe i qau hallin e tij. Dhe shtoi në fund: ky (e kishte fjalën për mua) më thotë që vetëm 10-veta do marrin shtesën.

-Pa hajde me mua,- tha kryetari.

I rashë pas dhe,sa arritëm tek zyra,më thotë:-Shko i thuaj atij të kuadrit që me të tri listat të vijë në zyrën time.Edhe ti hajde me të. Bëra si më tha dhe së bashku me atë të kuadrit hymë tek kryetari. I mori të tria dhe m'u drejtua mua:

-Pa më gjej pak atë emrin e  X...

E kisha fare të lehtë për ta gjetur.Kapa listën e "majftueshmëve" dhe i vizova emrin që kërkonte.Dhe ai:-Kjo është lista e mësuesëve që do marrin shtesat!!!

-Shoku kryetar,-filloi të sqaronte me të drejtë ai i kuadrit, po dëgjonte kryetari. Ore,po mënd do më japësh apo?Paska vdekur pushteti popullor që të paguaj veç 10 mësues.Dhe  tak firmosi,thirri dhe sekretarin për t'i vënë firmën e vulën dhe,nga ajo nusja e mikut tim,fituan të gjithë ata"majftueshëm" . Unë qeshë i pari që e mora vesh dhe i them drejtorit të shkollës sime që kish dalë shumë mirë:-Sivjet puthu me Milon (jo me  Paskal Milon,jo,se ky,kur zhvillohen ngjarjet këtu,qe punonjës në muzeumin tonë dhe nuk qe bërë politikan )  .Vetëm ata,mjaftushmit,do marrin.

-Po unë,- tha i revoltuar,-do t'i shkruaj Adil Çarçanit.

-Po ky pyet kryetari për Adil? Dhe,vërtet,për të qeshur,por krejt e vërtetë:shumë mirët mbetën në klasë për atë vit.

 

*    *   *

Mund të vazhdoja edhe më,por besoj dhe me kaq kam shpjeguar se ç'të bëjnë të paaftët. Dhe,sado që e pohoj me keqardhje,në shumë raste na kanë drejtuar të papaftët.

Tani,pse e kam titulluar tregimin kështu? Ju lutem,bëni durim.Veziri  ka qenë një nga mijëra nxënës që kam mësuar unë në 40 e ca vjet në arsim. Por  Veziri është një nga nxënësit e mi,nga i cili kam marrë një "leksion" që nuk kam për ta harruar kurrë. Ishte në klasën e tetë dhe,tek e shihje,të jepte përshtypjen e një djali intelegjent e me të dhëna të mëdha. Zoti veç zgjuarësisë i kish dhënë dhe një bukuri si të ishte vajzë. Edhe sot që është mbi 40-vjeç e ruan atë. Unë kam qenë shumë kërkues.më i rreptë se sa duhet dhe,ç'është për të ardhur keq, përdorja dhe pëllëmbën.Me turp e pohoj këtë sjelljen time,por kurrë nuk përdor maska dhe të hiqem sikur kam qenë ëngjëll.Do të qe më turp që ta mohoja këtë"njollë timen",kur nxënës të mi mund të lexojnë shkrimet e mia dhe të thonë:-Profesor,po na mashton. Por,sado i tillë, s'ka ngazëllim më të madh për mua,kur nxënësit,en bloc,për mua kanë afeksion.I kam dashur dhe i dua. Por le të kthehemi tek Veziri. Ky nuk ua varte mësimeve fare dhe,sado që i kishte aftësitë për të dalë dhe me dhjeta,rrezikonte të mbeste në klasë. Unë,kur pashë që qe "esëll" fare,frap dhe ia flakërova. Mua rrallë më kthenet kush fjalë,por Veziri ma pat: -Pse më qëllon?

-Të qëlloj,- fola i nxehur,- se jotmotër mbaroi me të gjitha dhjeta dhe ti vjen "esëll".

-Me dhjeta,- ma pat ai flakë për flakë,- dhe në bllogun dhjetë po punon!!!

Mua,sa mora këtë përgjigje kuptimplote të tij,sa nuk më ra pika. Sikur dikush mori një kovë me ujë të ftohtë dhe ma hodhi mbi fytyrë. I turbulluar,me një vrasje ndërgjegjeje të madhe,i thashë:-Mirë,shko ulu!

Mësimi ngeci dhe ora e mësimit u sakatua. Qe ai që më qëlloi  me shuplakë dhe jo unë. Mora një mësim të mirë.Që atë ditë,për mësime,nuk vura dorë mbi asnjë nxënës, Veziri kish një xhaxha të pushkatuar dhe e dinte mirë se e priste bllogu  10-të.Ndaj dhe ua kish varur,me të drejtë,mësimeve. "Vezirët" qenë pjekur parakohe.

 

*    *   *

Duke sjellë vetëm këto pasazhe,unë nuk pretendoj se kam bërë"anatominë" e arsimit në ato 50-vjet,por dua të tregoj,se,përgjithësisht,na kanë udhëhequr të paaftët. Dhe,pse ka qenë kështu,dhe kemi ecur me hapat e breshkës.

Po  a kemi arritur që të heqim të paaftët nga drejtimi,tani,në vitet e demokracisë? Mjerisht,jo Kur shikon që"rrjedhin" testet e provimeve shtetërore,kur shikon veç militantë partishë në drejtim,s'ke se si mos alarmohesh. Shkolla,arsimi,është pasqyra ku shihet e sotmja dhe e ardhmja e një vëndi. Se,kur punoja në Drejtori të Arsimit në Fier dhe i thashë titullarit që të hiqnim një të paaft drejtor shkolle (qe me një shkollë kulture) eta zëvëndësonim me një me pasuniversitet ,më tha: -Me shkollë kulture,po nuk lë menting pa ardhur me gjithë familje!!!

 

Dhe kur po shkruaj për këta të paaftët,s'kam si mos vë një rrëfenjëz popullore,që e godit këtë paaftësinë.

I tha ai që po vdiste kryeplakut:-Ore çfarërë t'u them atyre,andej kur të vete?

-U thuaj që kryeplak kemi "filanin" dhe e marrin vesh vet ata se si jemi.

 

* e kam shkruar në vitin 2007.Këtu po e sjell me shkurtime.

 

3 mars 2012