Kulturë
Poezi nga Përparim Hysi
E premte, 02.03.2012, 06:43 PM
Përparim Hysi
"Vetgjyqësi?!"
(monologu i një të dashuruare)
-Pse më la kështu fuqia? Pse vallë jam kaq e dobët?
Pse kështu është dashuria apo unë jam ca e "plogët?!"
-Pse një burrë kur më prek,zë e dridhem e kam frikë?
Mos vallë të jetë"akrep"?Ajo dridhje mua më mpik!
-Kështu ndodh me të tjera(apo unë jam ca e "humbur?!"
-Ja tek është:atje,tek dera ( s'po gjej vënd kund për t'u futur)
-Duhet të bëja diçka;sado pak,ta "kundërshtoja?"
Epo ç'flas?Kot zbraz "dogra"(atë"prekje" sa e doja!!!)
Më fërgëlliu i tërë trupi dhe zu dridhesha si nga ethe
Sado që më mbuloi turpi,ma do shpirti atë"prekje"
Kur më kapi dorë e tij,si t'më fuste në morsetë
Dhe,sado qeshë pa fuqi, sikur ndjeja dhe lezet?!!!
Ndjej lezet,por kam dhe"frikë"(mos kthehem vonë në shtëpi?!)
Oh,pse nuk më bie një pikë! Sa s'më bie vilani?!!!
-Sikur ta hap pak dritaren ( sa ta shoh pak me sy!)
Oh!Nuk e duroj ndarjen. Pa shiko! Qenka aty!!!
Ah,kjo frikë! Sa torollake! Pse i bëj unë vetes gjyq ?
Dashuri!Ti je e madhe. Dhe për ty t'më vënë në kryq!
15 shkurt 2012
Unë e shoh
Unë e shoh:-Ma mbylle derën?!
Dhe i preve me mua"kredencialet"
Kurse unë zë kujtoj kaherën
Kur nuk mbaheshim nga mallet.
Sa shpejt,moj,i ngrite vetullat
Si vajzë tekanjoze adoloshente
S'të "hahen" më, me mua "petullat"
Dhe fajin mbaje mbi vete.
Se unë jam po ai që qeshë
Dhe larg,s'ka ndodhur,shumë larg
Hamëndësoj dhe veten e pyes
-Pse e ngrite kaq shpejt këtë "prag?!"
Këtë prag,sajuar nga hiçi
Nga hiçi dhe shkaqe banale
Pse s'sosi ashtu si nisi
Kjo rrugë e bukur plot malle?
Këtë pres nga ti t'më tregosh
Sapo të lexosh vjershën time
Një gjë në kokë të fiksosh
Faj unë s'kam asnjë thërrime.
Dhjetor 2011
Sa bukur kur ke të dashur !
Pse e kam veshur këtë fustan të bukur?
Pa më thoni:- Për kë e vesha,vallë?
Pse pusullën fare e kam humbur?
Çfarë ka ndodhur me mua këtë radhë?!
Fustanin e kam të hollë.Krejt të hollë
(sa shoh veten dhe dukem si lakuriq?!!!)
Ghë- ghë,mbytet kush më sheh,nga një "kollë?!"
Më duket sikur po më vënë në ziq?! *
Sulem shkallëve me shpejt,tatëpjetë
I zbres,pa parë fare,nga dy a tri
Jam bërë sikur kam vënë fletë
Kam rënë,siç e shihni, në dashuri.
Një dorë mashkulli më kapi nga supi
(Lele!Ç'më gjeti?Sa frikë!)
Nga koka tek këmbët më mbuloi turpi
Dikushi po më puth açik !!!
Tani,pothuajëse,ika...ngriva
Ja! A nuk jam bërë kallkan?!!!
Po pse më pëlqeka,medemek,"ngrirja?!!!"
Mos ky që më "zuri" qe vullkan?!
Vë buzën në gaz dhe si e trëmbur
(Përbrënda:oh,sa e kënaqur! )
Jam bërë, moj shoqeni,si e lënur
Sa bukur kur ke të dashur!
*ziq - kandar
21 shkurt 2012
Shalli yt rozë
"Shikoj si i marrë shallin e zi!"
Pushkin
Pushkini u marros pas shallit të zi
Unë u marrosa pas shallit rozë.
Oh,sa të shkon! Ah,ç'mrekulli!
Më mbetën sytë dhe jam pak nervoz..
Ky shall rozë mbi supet e tua
Sikur ja:hapur zë më bën apel
Ah,të jem shalli!Ah,se sa dua!
Kjo dëshirë sikur zë e më këndell.
Ato supe dikur aq të ngrohta
Ah,ta dish,sa i kam lakmuar!
Të vërej nga larg dhe më zë " e ftohta"
Vallë,a e di që të kam dashuruar?
Patjetër,hiç s'e ke vënë re
Se unë qeshë vuv a ca belbacak
Kurrë nuk është vonë.Dëgjomë,de!
Unë të dua.Hë?Të shpresoj,qoft pak?!!!
20 shkurt 2012