E shtune, 21.12.2024, 02:45 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Ankand i vlerave origjinale

E enjte, 01.03.2012, 07:57 PM


Ankand i vlerave origjinale

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Ankandet janë hapësira ose forma të tregjeve të organizuara që ngjajnë me  panairet. Mallrat të cilat ekspozohen për shitje janë të caktuara dhe pronarët të cilët nuk arritën me kohë t’i shesin mallrat e tyre, gjetën hapësirën e quajtur “Ankand”, kuptohet me çmim më të ulët se në tregun e rëndomtë. Qëllimi është t’i ikin humbjes së madhe. Ankandet nuk janë gjithnjë të kontrolluara me dëshirën e pronarëve, nganjëherë mallrat shiten edhe kundër vullnetit të pronarit. P.sh shitja e mallrave të lëna peng, shitja e mallrave me vendim gjyqësor, ose mallrat e konfiskuara nga policia, dogana dhe inspektorati ekonomik. Por, kjo nuk ndodhi në Ankandin e mbajtur  Veternik- Zona Industriale, rrugës për Gjilan  te Hotel Gorenje përballë lagjes 038, kati i II-të, Prishtinë. Shumë artistë, nga atelietë e tyre, seleksionuan punimet më të mira për prezantimin në ankandin publik, i cili do të mbahet më 27 shkurt, të hënën. Hapësira e madhe e cila në shikim të parë duket e pa fund, pothuajse është e mbushur me piktura ekspresive, reale, abstrakte, impresive dhe konceptuale. Ky gërshetim, krijon konflikt ideor, madhor, të frymëve dhe motiveve të ndryshme në artin e pikturës. Edhe kësaj radhe, dëshmohet se arti, vërtet farefis të ngushtë ka pikturën sepse artistëve u jep mundësi të pazakonshme shprehëse, sidomos për shfryrjen e ndjenjave më të sinqerta koloristike të krijuesve. Arti i tyre është natyral aspak vulgar, përkundrazi, jo vetëm trupin, por edhe shpirtin njerëzor e trajtojnë në mënyrë estetike dhe etike.  Dukshëm në piktura vërehet një art përparimtar, i guximshëm aspak servil ose nënshtrues, por gjithmonë me një ekuilibër, një harmoni të vërtet midis trupit e frymës që kompozon një shkrirje të mishëruar me estetikën dhe etikën. Dilërisa shpirtërore, nxjerrët në sipërfaqe, me ndihmën e ngjyrës, linjës dhe formës. Konflikti shndrit si një trup lakuriq në mes skenës së trazuar nga ujqit. Arti i tyre nuk është një fotografim i thjeshtë edhe pse ngritët në shkallë më të lart realizmi, por është një vlerësim aksiologjik, në të cilin përfshihet gjithçka që është pozitive ose negative. Vlerat ngushtohen me formën estetike dhe specifika e artit realizohet përbrenda ndikimit të unitetit të përmbajtjes estetike. Të gjitha veprat e mbledhura artiske nxisin dhe shtyjnë njeriun të fitojë kënaqësi nga përsosmëria,  pasionet etj. E mbinjërzojnë, krijonë harmoninë shpirtërore, e përcjelle në formë estetike në rrugën e transit dhe vuajtjes. Tetëdhjetë autor vendas dhe mysafirë nga trevat e ndryshme, shpalosen moralin, amoralin, shpirtin, egon, ndjenjat, iluzionet dhe ndikimin e drejtpërdrejt me natyrën. Të analizohet në esencë, arti i tyre nuk është aspak i shëmtuar, apo vulgar, kompozicionin e krijojnë me radhitjen e baraspeshuar të elementëve figurative në hapësira të ndryshme. Arti i tyre nuk është kopje e ndonjë morali të njohur, por burim origjinal nga lashtësia e shpirtit të tyre. Pronarët e shumë lokaleve, ose biznesmenët , janë mësuar të gëlltisin çdo anti -vlerë që ju sërvohet, ngase mungesa e njohurisë origjinale të artit të sinqertë të pikturës, ka humbur drejtpeshimin, ose asnjëherë nuk ka ekzistuar. Pozitive është se konsumatorët, mund të shijojnë, të përjetojnë, me vlera origjinale të emrave të njohura të artit kosovar. Ata, me anën të penelit, kërkojnë forcimin e besimit në vete, dhe në vlerën origjinale. Prirja, është drejt së vërtetës, të luftojë ndyrësitë te njerëzit, të aftësohet për të zbuluar mirësinë e tyre, t’u ngjallë në shpirt ndjenjën, të bëjë gjithçka që njerëzit të fisnikërohen dhe ta pasurojnë shpirtërisht jetën me frymën e shenjtë të bukurisë. Lufta kundër përbuzjes së bukurisë dhe ajo për të ditur ose stërvitur për kapjen e origjinalitetit, proteston zhurmshëm përmes ngjyrave që përplasen pa mëshirshëm në telajo. E bukura dhe virtyti i tyre ka bukuri tërheqëse, vështrimi dhe pranimi i motiveve krijojnë një dashuri të vërtetë morale dhe të thellë. E veçanta është se një konkurrim i tillë i krijuesve vendor, ndodh për herë të parë në Kosovë, në formë ankandi, por kjo njëherësh krijon edhe vetëdijesim ndaj kënaqësisë dhe njohjes së bukurës. Qëllimi është të përbuzet arti i ulët i veseve të këqija, të dallohet e mirëfillta, moralja dhe estetika, siç ka shumë njerëz të cilët nuk dallojnë bukurinë fizikë nga ajo shpirtërore.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora