| E marte, 28.02.2012, 07:22 PM |
Thani Naqo
KAÇAKSHE
Kaçak kam mbetur. Kaçakshe po vij,
Natës pa hënë ja gjej shtegun symbyllur.
Duk-duk rreh zemra nën gunën gri,
Kaçakshe të rrëmbej dashurinë e kyçur.
Ronitur s’jam. As pemë e plakur,
Gdhënj në krahë, në këmbë dhe gjoks.
Drenusha ime! Un’ bripërflakur,
Shtëpinë e dhirtë shëtis mbi Tok’
Tëposhtë do shtyj, që nga korija,
Mjegulla e dendur të bjerë mbi fshat.
Le të lehin e skërmiten e gjithë qenëria:
Ky është ujk ose, kaçak!
Kaçakshe dua të dalish dhe ti,
Nuselalë-hijoshe nga strehë a, portë.
Nën gunën ngjyrë mjegulle të behemi dy,
Kaçakshe të ikim diku nëpër botë.
2012