| E marte, 28.02.2012, 07:56 PM |
Tuf? poezish
Bedri TAHIRI
PËRBETIMI
Oj Drenicë me fusha e gropa
Kurrë s’ durove lot e robëri
Barbaria të qëllojë me topa
Bijtë e tu të thuren lavdi
Ky Prekazi i Prekë Kuçit
Hanedan gurrë e trimërisë
Bacalokët në kullë prej tuçit
Përtërinë veprën e Ahmet Delisë
Ballë oxhakut Shaban Jashari
Flet me zemër e po bën be
Na erdhi dita për së mbari
Ta bëjmë vdekjen si me le
Hamza në qoshe dredh mustakun
Dhe me turr përjashta mësyn
Me bombë n’dhëmbë ndalon tankun
Në gjoks granatat po i shkrinë
Adem trimi një djalë dragua
Ia thotë këngës me piskamë
Gjakatarët zunë me u tmerrua
Nuk po zinte as dera në lëmë
Tri herë doli jashtë rrethimit
Sa ia ndjente pushkën Kushtrimit
Sërish kthehej në folën e vet
Tymi e flaka ngriheshin në qiell
Përplot gjak na u mbush fusha
S’dukej hënë as s’dukej diell
Pushoi kënga e u ndal pushka
U zbardh koka e Qyqavicës
Foli busti i Azem Galicës:
- Të lidhim besën si Skënderbeu
Të gjithë tok të përbetuar
Mbi këto varre të lavdisë
Të ecim rrugës së trasuar
Nga Luftëtarët e L I R I S Ë !
I takoi Besarta
Në Prekaz buz? kodre
Tri ditë e tri net
Nuk pushoi gjëmimi
Si n’bedena k?shtjelle
Vdekjen sfiduan burrat
Me gjoks e me krisma
Se ç’i prit?n plumbat
Bie Shaban Jashari,
Hamza dhe Ademi,
Gj?mon kull? e vjet?r
Dridhet i gjith? vendi.
Tymi ngrihet lart
Besarta thërret,
S’ka kush e d?gjon,
S’ka se kush i flet
...Atje tek livadhi,
Atje n? lendin?,
I takoi Besarta
Tek prisnin lirin?.
Liria
Më e hijishme se lulet,
Q? lendinash i mblodha,
Më e kthjellët se loti,
Më e bardh? se d?bora,
M? e bukur se vet? bukuria,
Qenka liria...
Më e ndritshme se hëna
Më e lartë se qielli,
Më e shtrenjtë se jeta,
Më e ngrohtë se dielli,
Më e dashur se vet? dashuria,
Qenka LIRIA...
PAVARËSIA
Nëpër mote, vite e shekuj
Për trojet tona u flijuam
Dhe pemën e ujitur me gjak
Asnjëherë nuk e shijuam
Brezi brezit amanet
Gjakimet për LIRI
Luftërat dhe sakrificat
Të dhanë shpirt PAVARËSI
Sot erdhe me këmbë të mbarë
Oj Nuse me shumë prikë
Në ballë t’shkëlqyeka madhërishëm:
K O S O V A R E P U B L I K Ë!
Lodhja
Shqipja lodhet
kur s’fluturon.
Punëtori lodhet
kur s’punon.
I dituri lodhet
kur s’mëson.
Artisti lodhet
kur s’ krijon.
Luft?tari lodhet
kur s’lufton
Bilbili lodhet
kur s’këndon.
Qyqja lodhet
kur s’vajton.
Tregtari lodhet
kur s’fiton.
Dielli lodhet
kur nuk rrezon.
Hëna lodhet
kur nuk ndriçon.
Dashnori lodhet
kur nuk dashuron.
Besimtari lodhet
kur nuk beson.
Lavdia lodhet
kur e tepron.
Lodhja lodhet
veç kur e sfidon.
K?NGA E RIBASHKIMIT
Thon?: Vaji i burrit ?sht? k?nga
K?t? e m?sova gjat? f?mij?ris?
Kur im gjysh qe kthyer nga betejat
Dhe m? nanuriste p?r trimat e liris?
Çudi: Si dje, si sot e si edhe nes?r
Nuk ndryshuaka gjithaq njer?zia
Nd?rruakan vet?m koh?t e zakonet
Her? m? t? mira, her? m? t? k?qija
Pse para nesh kryeulur rri historia?
Si tekanjoze smirake e z?n? n? faj
Dhe,pas nj? shekulli i erdhi mund?sia
Ta korrigjoj burr?risht gabimin e saj
K?nga jon? prap? nuk t? ndalet
Por do ta k?t? krejt tjet?r kuptim
Jo, m? nuk jemi si dikur p?rgjumur
Do jet? nj? k?ng? p?r RIBASHKIM!