Kulturë » Berisha
Dy poezi nga Sejdi Berisha
E diele, 26.02.2012, 04:44 PM
Sejdi BERISHA:
DUKE MË MALLKUAR...
Kur vjen vetvetja tek unë
Në gjakun tim
Çmenden rrugët e dritës
Duke kërkuar lumturinë
Të cilën
Stinë merimangash
Përthurur e kanë
Kënga qesh me mua
Duke m’i rrahur krahët
Për bamirësinë e shpirtit
Duke më mallkuar
Për etjen e etur
Vetvetja
Sërish do ikën nga unë
E ngopur me lëngën time
Të papërfunduar...
QË ZËRI MË QORTON...
Mallkuar qofsh
Or kurrë i pa mallkuar
Me trembje shpirti
Që ma lëndove këngën
Asgjë nuk po kuptoj
As jetën time
Të cilën e kam robëruar
Me vargun tim
Sepse dhembja
Aq shumë ma ngacmon gjakun
Sa që për çdo mëngjes
Hamendet a për të lëvizur më
Nëpër damarët e trupit tim
Komentoni
Artikuj te tjere
Sejdi Berisha: Dora e ngrohtë e nënës më shpëtoi
Sejdi Berisha: Figurë e pavdekësisë dhe krenarisë në historinë e njeriun dhe të atdheut
Sejdi Berisha: Sërish bëhu akull...!
Dy poezi nga Sejdi Berisha
Sejdi Berisha: Në këtë prag të Viti Ri…
Sejdi Berisha: Pa fjalë as pa zë
Sejdi Berisha: Se lisi nuk rrëzohet
Sejdi Berisha: Kur shkrimtarët kuvendojnë e recitojnë në Kulla
Cikël poezish nga Sejdi Berisha
Sejdi Berisha: Vjeshta në majat e Shkëlzenit...!
Sejdi Berisha: Poezi malli e dashurie për Çamërinë
Sejdi Berisha: Stinë që pikëlon shi
Sejdi Berisha: Shqipëria - ky vend që po hedh dritë të re në turizëm dhe histori...!
Sejdi Berisha: Rëndësia e vlerave kulturore dhe një jetë e ‘’shkrir’’ në aktrim!
Sejdi Berisha: Cikël poezish - Kështu përcëllon kënga
Sejdi Berisha: Hidhërimi për kohën, vdekja si proces egoist dhe varrimi me hile...!
Sejdi Berisha: Lutje e pakuptimtë...
Sejdi Berisha: Vargje të ngrohta që pasqyrojnë realitetin e jetës
Sejdi Berisha: Dallëndyshja në kuti këpucësh dhe zhgënjimi i artistit...!
Sejdi Berisha: Ku qëndron kjo heshtja ime...