| E merkure, 22.02.2012, 07:58 PM |
TRIMI I KARADAKUT
- Dëshmorit të Kombit Naser Azemi -
Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi
N’ Karadakun, o, legjendar –
Lindi nëna një trim shqiptar !
I: Atje lart ,o, n’ fshatin Stançiq ,
Që për frikë, o, nuk dinte hiq !:I
Motra e vëllezër ,o , prej gjithë globit –
E nderojmë,o, këtë dëshmor t’ kombit !
I: Krenar këngës , o, ne t’ia themi –
Për këtë trim, o, Naser Azemi !:I
Karadaku – djep i trimërisë ,
Djemtë ma t’ mirë,o, ia dha lirisë !
I: Këtë trimëri, o, t’ burrave me emër –
Naser Azemi e kishte n’ zemër !:I
Qysh si nxënës ,o, në rini ,
Kishte etje,o , për liri !
I: Që t’i dalim, o, Zot, Kosovës
Me të drejtë ,o, të vetëvendosjes !:I
Atë regjim të sllav Karpatit ,
Policinë ,o, të serb – xhelatit ,
I: Naseri s’ mund t’i duronte –
N’ gjitha mënyrat, o, i luftonte !:I
Për të shtrenjtat, o, aspirata –
Mori pjesë ,o, në demonstrata !
I: Me pamflete në gji pa frikë –
Për Kosovën ,o, Republikë !:I
Me rininë ,o, përparimtare –
Ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare !
I: Mblodhi t’ dhëna të dorës s’ parë –
Mbi kasapët, o, serbë – barbarë !:I
Naser Azemi me shokët e vet ,
S’ bënte gjumë, o, as ditë , as net –
I: Lagje m’ lagje deri n’ Zabel ,
Për t’ zbuluar ,o, kriminelë !:I
Në zemër kishte guximin ,
Me shkathtësi, o , bënte zbulimin ,
I: Nëpër shtigje, o, të rrezikut –
Për t’ ia prerë, o, rrugët armikut !:I
Ditë e zezë,o, e 10 Korrikut –
Ra në prita, o, të armikut !
I: N’ rezistencë,o, me armë në dorë –
Për Kosovë,o, ai ra dëshmorë !:I
Ra n’ altarin, o, e lirisë –
Dëshmorë kombi i përjetësisë !
I: N’ faqe t’ arta të historisë –
Shënoi emër të pavdekësisë !:I
Me nderime , lule kurorë –
U varros , o, me shumë dëshmorë !
I: N’ Kodër t’ Trimave të Gjilanit –
Pararojë , o, e gjithë vatanit !:I
II. NASER AZEMI - BIRI I STANÇIQIT
N’ këmbë u ngrit Naser Azemi ,
Frymëzoi popullin dhe rininë –
I: Të luftojmë si Bacë Ademi ,
Për Kosovën , për Lirinë !:I
Refreni:
Legjendarit, Bacë Ademit –
Amanetin n’ vend t’ia çojmë !
I: Dëshmorit , Naser Azemit –
Këngë lavdie t’i këndojmë !:I
Për të shtrenjtat aspirata –
N’ aksione hiq pa frikë !
I: N’ rresht të parë në demonstrata –
Për Kosovën – Republikë !:I
Refreni:
Legjendarit , Bacë Ademit...etj.
Me qëndresë në prita t’ zjarrta –
Ra n’ Altarin e Lirisë !
I: Me gjak shkroi shkronjat e arta –
N’ Historinë e Pavdekësisë !:I
Refreni:
Legjendarit , Bacë Ademit ...etj.
*****
Brenda këtyre shenjave I:.....:I (repeticioni) ,
vargjet e këngës përsëritën nga dy herë.
Gjilan, më 12.02.2012. Demir KRASNIQI