| E marte, 21.02.2012, 06:18 PM |
A janë krijuesit si foshnja edhe kur janë me thinja ?!
(esse )
Nga Përparim Hysi
Në këtë esse sentenca nuk është imja,por e Pol Eluarit.Ai e shtron këtë pyetje për poetët dhe unë e kam shtruar për gjithë krijuesit.Kësaj pyetjeje drejtpërdrejt
duhet t'i përgjigjesh:-Po.Përgjithësisht,kështu ndodh jo vetëm me poetët,por dhe me krijuesit jo vetëm në letërsi,por ,pak a shumë,në të gjitha fushat e dijeve.Ka një mendim pak foshnjarak që u rri përpara krijuesëve dhe ndodh,pastaj,që fiksohen si të tillë:kanë maniera që një njeri me gjykim të kthiellët,sidomos me kalimin e moshës,nuk duhet t'i kenë.Ajo që fikson Pol Eluari është se kjo ndodh dhe kur bëhen të moshuar boll.
* * *
Në se duhet t'u referohemi fakteve,kalimthi mund të them se aty nga shekulli XVII-XVIII,Ibarahim Nezimi apo Nezim Frakulla apo Berati tek shkruante,lëshonte thirrjen,pothuaj,foshnjarake:
"Shahitët e kësaj ane/prej meje muarrën yrnek!".Pastaj,vijnë Rilindasit dhe më pastaj shkrimtarët viteve të pas Rilindjes ku më të shquarët janë Noli e Konica të cilët,herë miq e herë armiq,çfarë nuk nxorrën e thanë për njëri-tjetrin dhe Konica dhe për Rilindasin e madh Naim Frashërin.Pastaj shikoni si është mënjanuar e lënë në hije,për arsye zilie e ideologjie gjithë ajo krijimtari e shkrimtarëve katolikë(më falni që po i veçoj),por këta,katolikët,nuk është se kishin vetëm të madhin deri akdemik,At Gjergj Fishtën,por aty,mes tyre,ka një batalion (besoj nuk e teproj,sikur të vihen në binarët e arsyes dhe të vlerave artistike dhe atdhetare njëherësh) me pena perfide ku nuk duhet harruar Koliqi e Cami paksa më vonë për mos vazhduar me të tjerë e të tjerë.Por kjo esse e thjeshtë nuk ka për qëllim që të evidentoj vlerat e mohuara apo të mbivlerësuara.Jo.Objekti i essesë sime është kjo dhe vetëm kjo:-A janë krijuesit pak si foshnjat?
Atëherë,po vazhdojmë duke lakuar raste të cilat i kam arshivuar në kujtesë nga leximet e ndryshme të miat.Kur them,po,nuk e kam fjalën veç për krijuesit shqiptarë,por mirëfilli në tërë botën letrare.
Qysh në vitin 1954,Miliano Stefa,në kujtimet e tij,tregon një rast domethënës.E ftova Ismail Kadarenë për një kafe.Erdhi dhe më tha:-Mbaje mënd,ke pirë kafe me Poetin më të madh SHqiptar! Dhe kjo thënie,pardoksalisht,si bufkë asi kohe,për fat të mirë,u realizua.Nuk ka njeri që njeh letërsinë shqipe që,sado mos e doj,Isamilin,që mos pranoj faktin e të qenit të tij,si maja më e lartë e Olimpit të Letërsisë Shqipe.Është foshnjarake,pastaj,mendimi se Kadare u bë i madh se e përkrahu Enver Hoxha.Unë hyj në grupin e atyre njerëzve se Kadareja është i madh se ka penë të fuqishme.Kur flas për Kadarenë,dua t'ju them se flas për Kadarenë si shkrimtar,pa bërë shartime të tjera.Se është alogjike dhe njëkohësisht,foshnjarake,që të mendosh që,me që e përkrahu Enver Hoxha,u bë i madh.As çmimin në Angli,as në Spanjë dhe as në Itali nuk ia dha Enver Hoxha,por ia dhanë veprat letrare të shkruara aq bukur.Nuk ia dha Enver Hoxha as titullin si akademik në Francë.Po unë nuk hyj në grupin a atyre njerëzve se gjoja për ta nxjerrë sa më të pastër nga"njollat" e komunizmit Kadarenë venë dhe bëjnë"shartime të ndyra" që,kur flasin për poezinë e Kadaresë(se me poezi ka hyrë në letërsi),shkon e heqin nga korpusi i poezive,poemën "Shqiponjat fluturojnë lart".Kështu baltoset poeti Kadare(se tentohet të fshihet "faji").Kadareja jetoi në atë sistem,këndoi për atë sistem,qe komunist dhe i zgjedhur në forume,por me penë qëndron artistikisht,mbi të tjerët.
Sa foshnjore është tendenca për ta nxjerë Kadarenë disisident(ai vet e ka kundërshtuar këtë tendencë),aq foshnjore dhe"vocrrake" është qëndrimi Kadare kundrë Trebeshinës;Kadare kundër Qoses etj e tj.
Është foshnjore që të mbështetësh mendimin e Kadaresë se "Trebeshina ka formuar sigurimin shqiptar a ca më tej se ka vrarë pa gjyq e tërti -mërti",dhe po kaq foshnjarake ajo që thotë Trebeshina për Kadarenë se është "pompuar" nga regjimi a ca më tepër nga Enver Hoxha.Paskëtaj,sa e nderon Kadarenë "përleshja"(u bënë hundë për hundë-thotë një këngë popullore) me Akademikun Rexhep Qosja.Njëri i thotë tjetrit spiun,tjetri:-Je i çmëndur! etj,etje..
* * *
Kur u përmbys sistemi komunist në Shqipëri,një krijues u lëshua me anatema kundër Poetit Dritëro Agolli.Anatemat shkuan derinë kërcënim:-Të vritet Dritëroi!
Jo vetëm foshnjarake ,por dhe makabre,por babaxhani Dritëro,iu përgjigj anatemave me vargje plot humor:Sado që e mbaj mënd mirë atë"linçuesin" për politesë,po e shkruaj emrin me iks?!!!
"O Iksi kokën pa qime
Sa di ti,di bytha ime..."
Dhe një poete,të cilën e mbaj mend mirë që në shkollën e lartë shkoi vetëm me këmbënguljen e Dritëroit,u ngrit dhe mbështeti atë"linçuesin",se poetja tani na qenkësh demokrate dhe Dritëroi,po dihej kishte qenë anëtar i KQ të partisë punës së Shqipërisë.Po kështu një poet që,para Dritëroit ka shtatin e një shkurrje vinte "alarmin se mos Dritëroi i merrte një copë"lavdi" që i kishin mohuar.Një tjetër,për të treguar se është "dikushi" tek shkruan kundë Akademikut Qosja,i drejtohet tamaam si një"foshnjë".-O Rexhep! Njësoj sikur po i thërriste një komshiu në lagje.Dhe mund të vazhdohet me shumë e shumë shëmbuj të tjerë.Po kojo"dukuri"( foshnjëria) nuk është veç e krijuesëve tanë.Majfton të shfletosh kujtime,memuare dhe vepra dokumentare dhe do të gjesh të tilla plot.
* * *
Dihet që
Majakovsski.A nuk është ai poeti që i dha frymëmarrje tjetër peozisë ruse.Ai,sikur qe i ndërgjegjshëm,për madhështinë e tij.po krejt si foshnjë,në një takim,i thoshte Anatol Lunaçarskit(atëherë ministër kulture në qeverinë e Leninit):
-Hë,de,pa thuaju këtyre në takim seç mendim ke për mua.Ndërsa perëndimori Luançarski,mundohej ta kalonte me politesë se ç'i kish thënë në intimitet Majakovskit,ky(Majakovski),i bërë pikë e vrerë që nuk po e "llastonin" në sy të krijuesëve të tjerë,bërtiti:
-Nuk do jetë e largët dita,kur mu këtu ku jemi,për mua do të ngrihet një monument!!! Komenti është i tepërt,po e vërteta qëndron mbi komenttin:100 metra më larg nga vëndi ku bëhej takimi,u ngrit monumenti.Se ai monument i
Esenini.A ka lirik më të bukur?Por ky lirik i bukur kthehej në foshnjë e bëhesh ziliqar,po mos ta lavdëroje.Ballë për ballë me Majakovskin,i bërtiti:-Ti je amerikan(se Majakovski shkruante me vargun e lirë si Wollt Witmani),shko në Amerikë.Rusia është imja.Dhe Majakovski,ia ktheu:-Merre,ta kam falur! A ca më tutje,nuk u thoshte prindërve Esenini:"Biri juaj,është poeti më i madh i Rusisë".Dhe Esenini që bënte lirika aq të bukura,kushedi se sa proçka
Po Esenini i thotë një ditë një poeti.-E ç'poet je ti,kur poezinë tënde nuk e lexon njeri.Është "poezi gojëmbyllur!!!".Poeti që bënte atë "poezinëgojëmbyllur" do arrinte apogjeun e tij,por tani në prozë.
Këto "shkëmbime zjarresh" në adresë të njëri-tjetrit tek krijuesit,pothuaj,janë të zakonshme në të gjitha letërsitë.Gjeniu Gëte pëlqente në shumë Walter Skotin se Hygon e Francës.Me që jemi tek Gëtja,dihet qëndrimi pak"mizor" i tij ndaj Hajnes për shkaqe iracionale.Në Francë Balzaku(autori i Komedisë Njerëzore) bërtiste:-Mos më krahasoni me "negrin".Dhe "negri" ishte Aleksandër Duma(ati) aq i njohur në Shqipëri përmjet"Konti i Monte Kristos","Tre muskëtierët" kur dihet që ky"negri" lavdinë(thonë e "pushtoi"Parisin që 20-vjeç) me pjesët teatrale.Por Duma"ati" ka qenë unik si"foshnjë".Ka qenë i "uritur" për femra(numërohen rreth 550 dashnore),por numri i veprave të shkruara prej tij është,siç thonë,rreth
Vetëm një pasazh nga "foshnjëria në moshë të shkuar" ia vlen si dëshmi e këtij shkrimi.
* * *
Dumasi(ati) kish qenë diku për"gjah"(gjah femrash) dhe,tek kthen për në shtëpi,rrëxohet dhe bëhet me baltë.Hyn me një frymë në shtëpi(aty kishte gruan) dhe,pas pak,sheh që hapet dera e banjës dhe rrëfehet një burrë lakuriq.Aleksandri e mbërthen prej gryke,por,pastaj,qetohet,i hedh një batanije dhe i thotë:-Fli aty tek kolltuku se nuk ke ku shkon.Dhe,sikur mos kishte ndodhur,gjë,fillon dhe të shkruaj.Mandje,kur e sheh që"mikut" po i dridhen dhëmbët nga të ftohtit,e fton të futet në krevat ku është me të shoqen.A mund të veproj një njeri gjykim kthiellët kështu,përveçëse një"foshnjeje?!".Pasazhi shkon dhe më tej:-Hajde,pajtohemi si romakët e lashtë!-bërtet shkrimtari.
Mund të vazhdoja dhe me shëmbuj të tjerë,se ka plot të tillë.Dhe në se e bëra këtë shkrim modest,e kam për qëllim që si,krijues,duhe të ruhemi nga ajo"këndellja"që kanë foshnjat.Duhet të jem të thjeshët. Dhe në mbyllje për këtë dukuri"foshnjarake"të krijuesëve,po sjell një porosi të nobelistit rus,Pasternakut:
-Është më lehtë të shkruash për mëngjesin pranveror,por është vështirë që të jesh i freskët dhe i thjeshtë si mëngjesi pranveror"...
7 shkurt 2012