E shtune, 21.12.2024, 12:38 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Sot, ''historia, dijetarët, akademikët'' dhe...

E merkure, 15.02.2012, 08:05 PM


SOT: “HISTORIA, DIJETARËT, AKADEMIKËT”  DHE …

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Kur kam lexue librin “E verteta mbi raportin e Komisionit Worren” të shkruem nga Harold Uajzberg (Washington 1966) për vrasjen e Presidentit  Xhon Kennedi dhe se: “E verteta e asaj vrasje do të dalë mbas 50 vjetësh nga koha e vrasjes...” kam thanë me vete: “Punë boshe...edhe 25 vjet tjera kur edhe vetë amerikanët kanë me harrue kush ka kenë Xhon Kennedi!”... Këto ditë më duket se e kam lexue dje librin...Ndigjohen zâne!!..

Mundohem mos me u shkëputë nga Historia e Shqipnisë... Lexoj e mbaj ndonjë shenim, mbasi kur ishte truni i freskët nuk kishim kushte me i lexue e pjesa ma e madhe as nuk kishte materiale ku me shfletue. Tashti që koka asht ba bardh nga bora...një pjesë e mirë e atyne që po shohim dhe lexojmë kanë fillue ma shumë me na ngri trunin akull, se me na mbetë në kujtesë... Gjithshka e shtrembnueme, deformueme, fallsifikueme e pse jo, edhe rrena apo gënjeshtra. I madh e i vogel asht çue me shlye Historinë, tue fillue nga “dr. prof.” e mejtepeve e deri tek “akademikët apo agronomët” e kohës së “patates”, kur Shqipnia pat zgjidhë prodhimin e bukës në vend tue vdekë për bukë!.. “Dijetarët” shqiptarë të periudhës së  “lulëzuar” të socializmit, edhe ata që nuk ua ka premtue koha me i shkrue vetë, ua kanë lanë farës së keqe që kanë mbjellë, pjellë e kultivue në kopshtijet e shtëpijave të veta rrethue në ferrmana: Trashigimtarëve sifilitikë.

Mjaft prej tyne, të shtymë nga origjina e vet, po rropaten me nxjerrë nga fluturimet kozmike kunderthanje edhe për Jezu Krishtin, për të cilin historia botnore ka dy mijë vjet që nuk ka lanë qoshe e skutë në Botë pa hapë fronte lufte e dhune me shlye Emnin e Tij, po edhe pse të gjitha pa asnjë rezultat, vazhdojnë luften e tyne antinjerzore tue kerkue si para sa shekujsh edhe sot me dhunue mendjen, logjiken, arsyen, faktet dhe të Verteten Historike! Predikuesit e Tij u ndoqën e ndiqen si në kohen e Paganizmit!

A vetem kaq? – Jo! Edhe kush ishin Ushtarët e Tij! – Idhujt e Historisë së Epokës mbas Krishtit! Pra edhe Ata duhen zhdukë! E fillojnë luften kundër Gjergj Kastriotit!...

Ma të Madhit Shqiptar që njeh Historia Botnore! Atit të Kombit Shqiptar!

Asnjeni nuk lexon asgja ma shumë se marksizem – leninizmin, apo historinë e asaj kohe të mnershme të Shqipnisë Europjane kur ishte nën zgjedhen turke. Asnjeni sot nuk arrinë me kuptue pse humbi Napoleon Bonaparti? Pse u fshi nga historia teoria e materialistit Marksi apo e majmunit Engels! Asnjeni nuk sheh podrumet e shteteve ma të shpartallueme nga idetë e tyne të mbushuna me bustet e monumentet e diktatorëve Lenin Stalin e Mao... Harrojnë Shqiptarët Kryeqytetin Tirana tue tërhjekë zvarrë terroristin e shekullit XX -  E. Hoxhen! Asnjeni nuk kujton 13 Dhjetorin 1990 në Shkodër...

Por vazhdojnë me kërkue ndër letra çka me shkrue kundër Figurave të Lavdishme të Ibrahim Rrugovës e Nanë Terezes! Atëherë kur Ramiz Alia vazhdon me u zgerdhi...

Shtetet e Europës shikojnë per çudi nga Tirana e Prishtina, Bosnja apo Shkupi... e me gota wisky përpara “Urojnë shpërbamjen e Shtetit Shqiptar..!” – Po shkatrrohet edhe një nga qendrat ma të vjetra anadollake që kishim në Europë...!! Shkojnë e vijnë nëper Ballkanin e terratisun nga ideologjia sllavokomuniste e islamike personalitetet turke dhe iraniane, apo arabe, dhe menjëherë mbas tyne fillojnë si mbas pagesës me llomotitë nga Tirana e Prishtina në TV politikanët me ibrik në dorë: “E duam Europen si Turqia!”...

Në dukje fqinjtë heshtin, po terbimi dhe histerizmi i turmave të drogueme nga maruane afgane ua ka plotsue një dëshirë të vjeter sa vetë anmiqsia e tyne gjithnjë në gjak e pashueme ndaj nesh: “Ja, ky asht Populli kot Shqiptar!”.

Shoh foto dhe turma tue perurue Xhamijat e Mustafa Pashës në Maqedoni apo Sinan Pashës në Kosovë... dhe mendja më fluturon tek 1967 kur eksplozivët zberthenin e hidhnin në erë Kishen Monumentale të Vaut të Dejes (ku mendohej se asht kunorzue Gjergj Kastrioti), që me sa pasion e  knaqësi e shpjegonte kandidati i komitetit qendror të PPSh, osmanlliu Fadil Ymeri, shkatrrimin e Saj... dhe “vullnetarë” me lopata e çeskija, si në kohën e Turqisë, tue sheshue vendin e tue rrafshue me tokën e lame me gjak  afresket e Saja shumëshekullore!...E aksionet e rinisë anadollako – komuniste vazhdonin...

Dëbohet nga zyret e Shtetit që Themeloi vetë Atdhetari i Madh Dr. Prof. Ibrahim Rrugova, Presidenti ma i Nderuemi i Kosovës Martire... e pse? As nuk do të kishe dijtë me e gjetë me mend mos të ma thonte në vitin 1999 në Tiranë një Mik i Tij: “Nuk e duan Rrugoven, se ka punuar gjithë jeten e Tij per Bogdanin!”... Dhe unë ju përgjegja: “Edhe Rrugova po ia shihka sherrin Klerit Katolik!”. Dhe me të vertetë ashtu ndodhi...pa kalue pak vite! Djemët e Enverit, të mbledhun në Zvicerr, shperndahen ndër trojet Shqiptare dhe të çveshun nga uniformat e PPSh dhe spaletat e sigurimit turkoshak të Ramiz Alisë, spijunit veteran të UDB dhe KGB, marrshojnë me gabelë e “muhaxhirë” drejtë selive të sulltanëve të vjeter me veshë çallmat e reja ku “ylli partizan” zevendsohet me “yllin me hanë”... ishte pikrisht ai “yll” që robnoi Shqipninë e Kastriotit dhe sot thonë se “na solli edhe lirinë e humbur në vitin 1912...”

Xhonturqit e Shqipnisë së Re të shek. XXI ... po vijnë!” E ndokush pyetë:

“Çka bajnë Shqiptarët?... Hanë fiq e kastraveca,

E pijnë mastikë, e qesin petulla n’ ujë;

E ngrihen rrugës e fryhen si gjeldeca;

E rrinë tue këqyrë udhës ushtarët e huej

Pale e kanë kësulen qyp ose kapelë,

A e ka uficiali kalin at a pelë...”

“Çohuni, të vdekun!”, thonte At Gjergji i Ri...

Çohuni, bré se ka vdekë Një Shqipni!...

Po Kleri i sotem Katolik çka thotë? – Asht zanë me librin... “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkoder ase Rrethimi i qytetit 1912 - 1913”... As nuk arrijë me kuptue se pse i ka quejtë ato ditë “ditët e mbrame” kur ato janë tue vazhdue edhe tash!

Esad Pashë Toptani paska vra tradhëtisht Hasan Riza Pashen...se donte me ngritë edhe Ky Flamurin Kombëtar! Po sa vetë ka vra Enver Hoxha për Atë Flamur,.. na duhet me ndejë tue lexue me ditë të tana bre Burra... Emnat e Tyne pothuej të “harruem”!

Shkrueni bre haptas: Çka thonte Ramizi me presidenta e kryeministra t? sotem e t? djesh?m per “demokracin?” dhe “hiqni mendjen prej 20 shkurtit 1991!”

Edhe unë tue lexue materialet e Tyne harroj... zhytem ndër ngjarjet e atyne viteve, e arrijë dalngadalë deri aty kah viti 1920...

Aq torollosem, sa kujtoj se kam me lé prap edhe mbas 20 vjetësh të tjera...

Kaq “bukur” e aktuale tingllojnë sot ato ngjarje makaber...

Rêtë janë mbi Tarabosh!...



(Vota: 18 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora