| E shtune, 11.02.2012, 08:02 PM |
Dega e LDK-së në Gjemani përkujtoi Presidentin Rugova dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij
DHEU I KOSOVËS SHËNDRITË NGA VEPRA DHE GJAKIMI I TYRE PËR LIRI, PAVARËSI E DEMOKRACI
Nga Muharrem Sfarqa
Ditë më parë në Frankfurt, Dega e LDK-së e Gjermanisë në organizim të nëndegës së saj të Hessenit, mbajti një Akademi perkujtimore në nderim të jetës dhe vepres së Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugoves dhe bashkëpuntorëve dhe bashkëveprimtarëve të tij; kolonel Tahir Zemajt, Fadil Feratit,Smajl Hajdarajt dhe Abedin Gashit, të cilët shkuan në amshim në muajin më të acartë për historinë shqiptare.
Pjesëmarrës në këtë përkujtim, krahas bashkëatdhetarëve të shumtë ishin edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Gjermani Astrit Zemaj, anëtari i Këshillit të përgjithëshëm dhe kryetari i parë i Degës së LDK-së, Hafiz Gagica, kryetari i Degës së PSHDK-së ne Gjermani Luz Thaqi, perfaqësuesit e LDD-së për Gjermani, familjarë të Presidentit Rugova, pjestarë të familjeve të kolonelëve Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj, të Sali Qekajt, Ismat Rracit, Fadil Feratit, Smajl Hajdarajt, Abedin Gashit etj. si dhe shkrimtarë, publicistë e gazetarë të shumtë që jetojnë e veprojnë në Gjermani.
Fillimisht në emër të nikoqirit përshëndeti nenkryetari i Degës së LDK-së Myftar Dragidella ndërkaq manifestimin përkujtimor e shpalli të hapur kryetari i Degës së LDK-së në Gjermani, Qazim Bajgoraliu i cili tha se jemi mbledhur , për të kujtuar e nderuar, Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, një intelktual i rrallë përmasash ndërkombëtare, njeri i madh dhe heroik që personifikoi shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës, për një shtet të lire, të pavarur e sovran.
Bashkë me Themeltarin e shtetit tone, ne nderojmë dhe kontributet e gjithë atyre bashkëveprimtarëve e atdhetarëve, të cilët u rreshtuan dhe u flijuan nën vizionin rugovian, për atë që e gëzojmë sot, si dr. Fehmi Aganin, Latif Berishën, Bardhyl Çaushin, Idriz Rrecin, Agim Hajrizin, kolonelët Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj e Agim Ramadanin, Sali Çekaj e Rrustem Bruqin, zëdhënësit e vizionit dhe synimeve të këtij populli për liri, Xhemail Mustafën e Enver Malokun, po edhe një listë e gjatë emrash, dëshmorë të lirisë e demokracisë, si Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Ukë Bytyqi,Dhaban Manaj, Isuf Haklaj, Sebahate Tolaj, Shefki Popova…e deri te ata që vdekja I mori në kulmin e angazhimit atdhetar, si Faruk Spahinë, Fadil Feratin, Nekibe Kelmendin e Abedin Gashin.
Duke i nderuar, kujtuar dhe vlerësuar gjithë këta emra dhe mijëra të tjerë, nënvizoi kryetari I Degës së LDK për Gjermani, z. Qazim Bajgoraliu, ne bindemi gjithnjë e më shumë se lëvizja jonë e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci, së cilës i printe vizionari Ibrahim Rugova, pati themele të fuqishme, pikërisht në veprimtarët e devotshëm, besnikë e përherë të qëndrueshëm çka na obligon dhe motivon që sot, edhe ne, në kushte shumë më të mira, të angazhohemi dhe ma fuqishëm në zhvillimin e asaj që na lanë amanet gjithë këta flakadaj të atdhetarisë, Republikën e Kosovës.
Në emër të institucioneve të shtetit të Kosovës, me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve ju drejtua konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt Astrit Zemaj .
Duke qenë me fat që me secilin nga këta mbrojtës të qytetërimit dhe të krenarisë kombëtare, jeta më kishte takuar në rrethana dhe periudha të ndryshme, mësova se si duhet dashur, shërbyer e nderuar atdheun dhe qytetarët e e vendit tim, tha zoti Zemaj duke shtuar se Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kolonel Tahir Zemaj, deputeti Smajl Hajdaraj, nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Istogut Fadil Ferati dhe veprimtari Abedin Gashi, që po përkujtohen në përvjetorët e tyre dhe këtu në Gjermani, është dëshmia ma e mirë se po mbesin udhërrëfyes se si duhet të jetohet dhe veprohet për vendin dhe kombin. Një pjesë e madhe e ëndrrës së tyre tani më është realitet. Por neve, vazhdoi Zemaj, na mbetet edhe shumë për të bërë që të plotësohet vizioni i tyre për një vend ku njerëzit do të jetojnë pa frikën e linqimit, pa ju frikësuar policisë së vendit , pa ju frikësuar vrasjeve pas shpine, vrasjeve në pritë, etheve të nënshtrimit dhe përbuzjeve dhe pa iu frikësuar pasigurisë ekonomike por që të jetojnë të lumtur në familjen e popujve të qytetëruar evropjan.
Më rastisi që të isha së bashku me kolonel Tahir Zemajn, kur u njoftua për vrasjen e mikut të tij nga ditët e vështira, deputetin Smajl Hajdaraj dhe pikëllimi i tij ishte tepër i madh por edhe më i madh ishte trishtimi i tij për ardhmërinë e vendit të tij.
Me emërimin tim konsull i Republikës së Kosovës në Frankfurt, erdha me vetëbesimin tim të plotë se do të jem në cdo kohë përkrah bashkëatdhetarëve tan dhe në shërbim të tyre, por asnjë herë nuk më ka shkuar ndërmend se dokumenti i parë zyrtarë me vulën e Republikës së Kosovës dhe me nënshkrimin tim në emër të këtij institucioni do të jëtë dokumenti 0101/ 2010- certifikata e vdekjes që mban emrin e Fadil Feratit, mikut tim dhe tuajit i cili siq dihet nderroi jete këtu afër nesh, prandaj edhe ky aktivitet nderues si edhe të tjerë nderon jo vetëm LDK-në por edhe tërë Kosovën, tha në përmbylljen e fjalës së tij, konsulli ynë në
Më pas, për jetën dhe veprën e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën foli kryetari i parë i Degës së LDK-së në Gjermani Hafiz Gagica. Për figurën e kolonel Zemajt, bashkëluftëtari e sekretari i degës në Gjermani, Shpend Shala. Për deputetin Smajl Hajdaraj u paraqit publicisti dhe veprimtari Idriz Zeqiraj. Për Fadil Feratin foli veprimtari Dem Qetaj si dhe për veprimtarinë Abedin Gashin foli bashkëveprimtari, Jakup Gërguri.
Në pjesën kulturore të këtij manifestimi nderues dhe përkujtues, disa nga poetët e pranishëm deklamuan vargje përkushtuese nga krijimtaria e tyre si; poeti Arif Bozagji me poezin " Pasaportë lirie", kushtuar presidentit Rugova, Sylejman Alickaj me poemën " Tokë lirie ", kushtuar kolonel Tahir Zemajt si dhe poeti dhe veprimtari Mentor Thaqi, me " Kallnori shqiptar ", një poemë elegjiake për të gjithë të të përkujtuarit me emër e mbiemër, të cilat u ndoqën me interesim dhe emocione nga të pranishmit.
Këtij manifestimi vulën e shkëlqimit i dha tenori ynë i mirënjohur Shkodran Tolaj, me një interpretim brilant nga krijimtaria e tij muzikore, ku shquhej kënga e tij përkushtuese për presidentin Rugova.
Emnues i përbashkët i këtij përkujtimi për Vizionarin dhe Themeltarin dr. Ibrahim Rugovën dhe bashkëpunëtorët e tij ishte angazhimi dhe gjakimi i tyre deri në frymën e fundit, për liri, pavarësi e demokraci.
...
Për interesimin e lexuesve dhe opinionit, po japim pjesë të shkëputura nga fjalët e mbajtura në këtë takim bashkëmërgimtarësh e veprimtarësh, në nderim të figurave me të cilat sot mburret Kosova dhe shqiptarët.
Pjesë nga fjala e z. Hafiz Gagica për presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën
Presidenti Rugova, pa dyshim do mbetet në kujtesën e gjithë burrave të shteteve dhe në librat e historisë si njeri i urtë, por shumë i vendosur, si njeri që optimizmin e bazonte në proceset që po zhvilloheshin në Evropë dhe veçmas në Ballkanin e trazuar si dhe në besimin që kishte në SHBA-të dhe shtetet e Perëndimit për një përkrahje politike.
Presidenti Ibrahim Rugova, jo rastësisht e quante Gjermaninë vendin e dytë të tij. Filozofia e Rugovës ishte praktike, e kapshme për të gjithë ata që donin ta kuptojnë, duke e ditur se në Gjermani ishte numri më i madh i shqiptarëve që kishin emigruar. Ai në takimet që kishte në
Dr. Rugova ishte i vetëdijshëm edhe për kritikat që i bëheshin dhe përpjekjet e grupeve jo formale për ta larguar nga skena politike, apo për ta detyruar me e ndryshuar kursin e veprimit politik, por ai tani më ishte përcaktua qartë se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës veprimet duhet koordinuar me aleatët e natyrshëm dhe me fuqitë e mëdha, siç ishin SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, Italia, etj, dhe në këtë strategji ai qëndroi deri në fund i paluhatshëm, dhe falë kësaj qëndrueshmërie të tij, në fillim të pranverës 1999 patëm një përkrahje ushtarake të Aleancës Veri-atlantike që do udhëhiqet nga SHBA-të.
Të gjithë kritikuesit e tij të djeshëm, përveç ndonjë fanatiku që më shumë ka inat personal se sa dallime konceptuale, sot po e pranojnë filozofinë e tij, po e citojnë dhe shpesh po e kopjojnë punën dhe urtësinë e tij, mbase po e shfrytëzojnë miqësinë e dr. Rugovës që ai e krijojë me botën perëndimore në veçanti.
Dr. Rugova nuk arriti ta gëzonte njohjen formale të Republikës së Kosovës, por ai e ndërtoi dhe e kishte krijuar prej vitesh pavarësinë në mendjen e tij dhe shpirtin e popullit të tij, duke krijuar mekanizma institucional me flamurin dhe amblemën e Republikës së Kosovës. Edhe sot ne ditët e shtetit të pavarur, kosovarët përfitojnë me emrin e dr. Rugovës dhe shumë burra shtetesh që vijnë në Kosovë po pranojnë kontributin e dr. Rugovës për pavarësinë e Kosovës dhe tregojnë si u njohën me të dhe përmes tij edhe me çështjen e Kosovës si B. Klinton, T. Blear dhe shumë të tjerë.
Kujtimi për figurën e madhe intelektuale dhe kombëtare të Ibrahim Rugovës, duhet të na shërbejë si mobilizim dhe forcim të institucioneve tona shtetërore duke afirmuar popullin e Kosovës si njerëz të mirë, punëtorë dhe të vyeshëm, ashtu siç deklaronte Rugova dhe ashtu siç dëshironte ta shihte popullin e vetë dhe të ardhmen e tij.
Kosova ka nevojë të afirmon, ndoshta sot edhe më shumë se kurrë frymën rugoviane, të besimit dhe afrimit mes veti, të krijimit të hapësirës për gjithë njerëzit e dijës dhe punës e jo të luftës politike dhe diferencimit.
Lidhja Demokratike e Kosovës që lidhet si mishi me ashtin me emrin e Ibrahim Rugovës, duhet të zhvillon në praktikë filozofinë e tij dhe këtë punë duhet ta bëjmë bashkërisht.
Kujtimi ynë për veprën e madhe të Ibrahim Rugovës qoftë i përjetshëm,
Atij i qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilën e deshi aq shumë!
Pjesë nga fjala e Shpend Shalës për kolonel Tahir Zemajn
Tahir Zemaj mbetet simboli i përkushtimit dhe i profesionalizmit ushtarak, simbol i bashkimit dhe i unitetit, por mbi të gjitha ai simbolizon ushtarakun dhe njeriun që për interesa kombëtare do t’ia shtrij dorën secilit për t’i tejkaluar paragjykimet dhe mërit. Tahir Zemaj kurdoherë është dëshmuar si njeri i tolerancës dhe sakrificës, ai do të bëjë këtë gjë edhe në frontet e luftës kur do t’u lë shteg të hapur injorantëve dhe bashibozukëve, vetëm e vetëm që Lufta e Kosovës të mos shndërrohej në një luftë vëllavrasëse siç e dëshironin komisar e komandant që lindnin si kërpudhat pas shiu.
Tahir Zemaj s’kishte kohë të merrej me injorant, atë e prisnin detyra fisnike prandaj gjithmonë ka menduar (dhe me këtë mendim ka shkuar edhe në botën tjetër), se kurrë nuk duhet të shtihet nga shqiptari kundër shqiptarit. Kjo frymë e lartë, kjo bindje patriotike do t’i kthehet bumerang pikërisht atij, pasi tradhtarët e spiunët nuk njohin as vlera morale, as patriotike, dhe s’kanë asnjë pikë humanizmi. Ata, në asnjë periudhë kohore nuk janë ngopur me gjakun e bijve të kombit tonë, dhe pikërisht kjo tradhti, kjo smirë e smirëzinjve më 4 janar 2003, do ti zënë pusin për t’ia marrë edhe jetën Tahir Zemajt, sepse atij ia kishin marrë e pushtuar edhe lirin e veprimit, edhe lirinë e lëvizjes, të cilën përpiqej ta bënte më me kujdes.
Por për Tahir Zemajn ka qenë vështirë të lëvizte më pak në Kosovën e çliruar, e cila lahej me gjakun e ushtarakëve, luftëtarëve dhe me gjakun e çlirimtarëve siç ishte vet Ai, siç ishte Ukë Bytyçi, siç ishte Ekrem Rexha - Komandant Drini, apo Komandanti i UÇK-së, për Zonën e Rugovës Smajl Hajdaraj, dhe një mori komandantësh që i shpëtuan frontit të luftës por që i vrau liria e prolonguar nga karrieristë dhe mercenar të kulluar.
Tahir Zemën nuk e kanë thyer burgjet e Nishit, Leskocit, Mitrovicës, Prishtinës, Gjurakocit, Pejës dhe Dubravës sepse ishte idealist i madh, ai e donte pavarësinë e Kosovës. Më kujtohet entuziazmi i tij në vitin 1991 atëherë kur Tahir Zemaj arratiset nga burgu i Dubravës, dhe largohet nga Kosova për në Slloveni, për të kaluar disa kohë në Zvicër dhe së fundi do të vendoset në Gjermani. Më kujtohen edhe përpjekjet e tija për t'i bërë Programet e Vetëmbrojtjes të popullatës në kushtet e luftës speciale që zhvillonte
Tashti më kujtohet edhe kontributi dhe përpjekja e tij së bashku me të madhin Sali Çekaj për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes, po më shumë më kujtohet gëzimi i tij kur për Ministër u emërua Kolonel Ahmet Krasniqi. Më kujtohen fjalimet dhe komandimet e komandantit tim Tahir Zemaj në Brigadat 131, 133 dhe 134 të cilat ishin brigadat e para Operative në kuadër të Shtabit Suprem të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Por gjëja më e gëzueshme për Tahir Zemajn ka qenë 21 qershori i vitit 1998 kur me dekret të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës emërohet komandant i Zonës Operative të Dukagjinit. Janë shumë kujtime që më sillen në këtë rast për mikun, kolegun dhe komandantin tim Tahir Zemajn, por më shumë po më kujtohen gëzimet e tija pas fronteve dhe betejave që ia patën shti tmerrin armikut. Dhe sado që heshtet Beteja e Loxhes, sado që ajo injorohet, të gjithë duhet ta din se ajo Betejë është udhëhequr dhe komanduar nga kolonel Tahir Zemaj.
Populli i Kosovës dhe sidomos anëtarësia e LDK-së i janë mirënjohës Tahir Zemajt për nderin dhe respektin që ai e pat për Kosovën, për institucionet e saj dhe për kryetarin e Kosovës dr. Ibrahim Rugovën të cilin deri në çastin e fundit të jetës së tij e njohu dhe e deklaroi si Komandant Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, sepse siç thoshte Tahir Zemaj këtë post ia ka dhënë dr. Rugovës Kuvendi i Kaçanikut dhe Kushtetuta e Kosovës që u miratua më 7 shtator të vitit 1990, dhe ia kanë verifikuar të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur në Kosovë.
Tahir Zemaj padyshim mbetet simboli i ushtarakut koherent, mbetet simboli i guximit dhe vetëmohimit i cili tërë jetën ia kushtoi artit ushtarak dhe luftarak për ta liruar Kosovën nga thundra e okupatorit.
Pikërisht kur Kosova u Liria nga pushtuesi serb, atë e vrau tradhtia serbe dhe dora e zgjatur e saj që pa pra kujdestaronte mbi komandantët e UÇK-së. Prandaj në këtë nëntë vjetor nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të uroj që Dheu i Kosovës Nënë, të mos e rëndoj trupin e kolonel Tahir Zemajn, as trupin e Enisit të njomë dhe as trupin e veprimtarit të LDK-së Hasan Zemajt, sepse më rënd se Dheu i kanë qëlluar plumbat e tradhtarëve.
Pjesë nga fjala e Idriz Zeqirajt për Smajl Hajdarajn
Smajl Hajdaraj ishte admirues dhe zbatues i pahezitueshëm i vijës dhe filozofisë rugoviane, madje i gatshëm për çdo detyrë, deri në sakrificë. Pas luftës ishte i pari që hapi zyrën e LDK-së në Pejë, në një kohë që "këmerët e kuq" të Lëvizjes, me shantazhe e terror, ishin dyndur në tërë Kosovën dhe pak kush guxonte të shpërfaqej si përkrahës i dr. Rugovës. Në mjediset e afërta me dr. Rugovën, është e njohur afria dhe përkujdesi i Smajl Hajdarajt për kryetarin Rugova, madje në momente të vështira ekonomike, duke i ofrua ndihmë materiale për Familjen Rugova. Përkujdesja e Smajlit nuk mungoi as për sigurimin e financave për udhëtimet, organizimin e siguris fizike të Presidentit Rugova si dhe blerjen e një mercedesi të blinduar. Dhe, e gjithë kjo shton dyshimin e bazuar se përbën një arsye më shumë për vrasjen në pusi të trimit Smajl Hajdaraj.
Nga ekspozeja e bërë rezulton se Familja Hajdaraj për një shekull ka rezistuar, është përgjakur, duke dëshmuar atdhetarinë e saj. Edhe Smajl Hajdaraj, në vazhdë të traditës familjare, është shquar si punonjës shkencor, kuadër drejtues dhe komandant i luftës. Atëherë shtrohet pyetja: Pse duhet vrarë kuadri i LDK-së, komandanti ushtarak i Rugovës, dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj?!
Përgjigjen pse duhej vrarë Smajl Hajdaraj me shokë, e ka dhënë njëri nga SHIK-asit vrasës, por i penduar: "Porosia ishte se duhej vrarë x-y-ni, për ta marrë pushtetin në atë komunë. Nëse Istogu kishte 70 % të votave për LDK-në, Theranda e UKë Bytyçit printe me 72 % të votave. E sigurtë ishte edhe Klina e Ismet Rracit. Por, edhe Peja nuk do të ishte në këtë katandi, po të jetonte sot Smajl Hajdaraj. Të gjitha vrasjet politike në Kosovë, kanë një emërues të përbashkët: marrjen e pushtetit me dhunë e terror fizik dhe psikologjik.
Përgjigja e prerë është se vrasjet i ka bërë kjo, UÇK-ja e dytë, UÇK-ja e SHIK-ut, e themeluar enkas për marrjen e pushtetit me dhunë. Andaj edhe krimi politik nisë në Tiranë me vrasjen e gazetarit Ali Uka, ministrit Ahmet Krasniqi, zhdukja pa gjurmë e oficerit Sadri Ramqaj, vrasja e Ilir Konushevcit, së bashku me doktorin vendor Hazir Mala, vrasjen në pritë të Rushit Elezit kukësian, aktivist i Emergjencës të luftës dhe të tjerë. Është kjo UÇK-e që iu shmang luftës kundër pushtuesit, për çka i akuzon edhe shefi i shtabit, Sylejman Selimi, duke shtuar se nuk ishte Ibrahim Rugova ai që nuk deshti unifikimin e faktorit ushtarak, por ishin krerët e PDK-së të sotme dhe të Parlamentit, që ai i përmend me emër, duke sjellur fakte se nuk ishin pjesë e luftës dhe se në Rambuje nuk kishin përfaqësim, ishin të paligjshëm, ndërkohë që pretendonin ta kryesonin atë! Ndërsa UÇK-ja e Smajl Hajdaraj, me serinë e betejave të Kosharës të Sali Çekaj e Agim Ramadanit, të Rrustem Berishës me oficerët dhe ushtarët trima, betejen fitimtare të Loxhës, me komandant kolonel Tahir Zemaj dhe të tjera, legjitimoi luftën e Kosovës.
Pjesë nga fjala e Demë Qetës për Fadil Feratin
((Marrë nga një shkrim i Eduard Frrokut)
Sipas asaj që dihet dhe është thënë, Fadil Feratin të gjithë ata që e njohën kishin një përshtypje pozitive për të për shkak të qëndrimit, modestisë, besnikërisë, idealit për shtetin dhe fitoreve të vazhdueshme që në Burim zakonisht adresoheshin për figurën e tij që padyshim rrezatonte vlera dhe modesti.Dr Rugova e kishte një ndër apostujt e devotshëm në kauzën e tij historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në këtë rrugë dhe rrugëtim shumë u stepën në mes të rrugës dhe të tjerë u larguan nga pushtetet dhe favoret por po të pyetej dr Rugova padyshim se Fadil Feratin do ta rradhiste në mesin e apostujve besnik.Edhe rrugëtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës shumë i ngjan rrugëtimit biblik të ndarë në dy besëlidhje të vjetër dhe të re që ndajnë në fakt të fundit si me prerje cezariane dy kohë me Rugovën dhe në kohën postrugoviane, nëpër këtë kohë rrugëtimi i Fadil Feratit padyshim se ishte i qëndrueshëm në ide , qëndrime dhe konsiston në një burrështetas që vazhdonte misionin në llogari të kauzës së profetit.Por jeta është e shkurtër, shumë e shkurtër … si tha Herakliti të vdekurit rrinë vec e vec…Jeta dhe vdekja jane një lojë , si ëndrra të zogjve të pagojë.Në kohën kur z. Ferati kishte fituar bindshëm një mandat katërvjeqar për të udhëhequr komunën e Burimit lajmi i së shtunës hyri në q’do familje si një ogur i keq se një njeri i fjalës në një Kosovë që as në ëndrra se kemi pa- pak i besohet fjalës, kishte ndërruar jetë në një spital të Gjermanisë, s’ka se si të mos kujtohen në moment largësia,atdheu, mbase malli dhe simbolika e një spitali në tokën gjermane…Të gjitha u bashkuan si për të shtuar dhembjen për Fadil Feratin , njeriun e mirë të Kosovës .
.Me ikjen e tij të parakohshme u mbyll një cikël politik që kishte një piknisje të largët në jetën paralele institucionale në vitet 1990, cikël që përshkroj veprimtarinë dhe tërë qenien e Fadil Feratit në angazhim për të mbajtur dhe bërë shtetin, cikël që e përmbylli me sukses të vazhdueshëm me besuesshmërinë që ia dhanë në vazhdimësi qytetarët e Burimit.Ikja e tij ishte jashtë c’do rendi logjik të gjërave por jeta dhe vdekja janë një lojë si ëndrra të zogjve të pagojë…I lehtë i qoftë dheu i Kosovës këtij burrështetasi të mirë dhe të urtë të Kosovës.
Pjesë nga fjala e Jakup Gergurit për Abedin Gashin
Posa erdhi ne Gjermani ,menjehere u angazhue ne proceset për dhënjen e kontributeve për Kosovë. Në shtator të vitit 1992,d.m.th vetëm pak kohë iu desh që me një grup shokësh e me shumë atdhetarë ta formojnë Aktivin e LDK-së Heinsberg.
Ne vitin 1996 shpërngulet për shkaqe pune në
Abedini vazhdon dhe nuk ndalet se vepruari per asnje qast.Ne kuader te Aktivit te LDK se ne Achen ,bene levizjet me te dukshme ne burimin e rezultateve per te mirat e Kosoves.
Nga aty ushtron nje varg funksionesh me rendësi në jeten organizative politikoshoqerore po gjithehere ne kuader te institucioneve te Republikes se Kosoves te dala nga Kushtetuta e Kaqanikut
.Zgjedhet kryetar i Aktivit te LDK-së ne Achen ,anetarë i Kryesisë se Nendeges se LDK-së-për NRW, antar i Kryesise se Deges se LDK-së-per Gjermani,anetar i Komisionit rajonal ne Ministrine e financave te Republikes se Kosoves(i njohur si komision i 3 perqindeshit.)si dhe nje varg funksionesh nëpër komisione të ndryshme të themeluara gjatë aksoioneve që buronin atëhere si kerkesë e kohës.Njëri nga ato aksione është me i veqant,ai „Gjithëcka për Pavarsinë e Kosoves“.Kete aksion atëbotë e menagjonte Kryetari i sotëm i LDK –së Isa Mustafa dhe ne në NRW, nën kryesine e Abedin Gashit, Qazim Thaqit dhe Jakup Gërgurit, grumbulluam 10 perqind sa gjithë mërgata shqiptare dhe diku 36 përqind sa gjithë mergata nga Gjermania.
Me 2006 në kuader të Aktivit të LDK-së ne Achen, në bashkëpunim me disa bashkëveprimtar e miqë të tij, me 24 maj,organizon për herë të pare manifestimin e dites së Presidentit Ibrahim Rugova që tanimë është tradicionale,dhe organiozohet për cdo vit ,dhe rikujton 24 majin e vitit 1992,kur nën masat e dhunës serboqetnike mbahen zgjedhjet e para presidenciale në Kosovë. Ai ishte edhe ideator i cmimit " Ora e Presidentit " , që për vitin e kaluar ,laureat i ketije cmimi ishte akademik Idriz Ajeti.
Abedin Gashi priti dhe percolli edhe shumë delegacione nga Kosova e Mërgata edhe në shtëpine e tij, sidomos te atyre qe lëviznin nga Gjermania për në shtetet e Beneluksit.
Përveq kontributeve organizative, Abedini kontribuoi edhe në formë te drejtëpërdrejt me ndihma materiale.Njëra prej shumë sosh është edhe dhënja e bursave për 4 student të Kosovës.
Të nderuar të pranishëm ,a s`është vallë kënaqësi që pas një kohe të shkurtër të dalin kuadro me fakultete të mbaruara nga kontributet e një njeriu që si njeh fare ata. Këtë e bëjnë veq njeëzit e mëdhenj cfar ishte Abedin Gashi.
Abedini kishte edhe një karakteristike të vequar nga të tjerët. Gjithëherë në takime politike e kombëtare të mërgatës sonë, vinte me nga një anëtarë të familjes; dhëndërrin ose të birin e tij dhe shih nga kjo, sot e kemi pikërisht djalin e Abedin Gashit-Muharremin një ndër më aktivët te Nëndeges sonë, dhe një kuader i i ri LDK-së që premton shumë.
Ne e njohëm Abedinin edhe si njohës i mirë i anekdotave, që sherbehej me to gjithëherë në rastet e nevojshme; e ato gjate periudhave te ndryshme nuk ishin te pakta.
Fotot nga Milazim Dervishi
Kryetari i Deges se LDK-se Qazim Bajgoraliu
Konsulli i Republikes se Kosoves ne Frankfurt Astrit Zemaj
Luz Thaqi- kryetari i PSHDK-se per Gjermani
Hafiz Gagica
Shpend Shala
Dem Qeta
Pamje nga perkujtimi
Publicisti Idriz Zeqiraj
Arif Bozaxhi
Mentor Thaqi
Sylejman Alickaj
Veprimtari Jakup Gerguri